17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 6496

I preu kokën kushëririt, i akuzuari dorëzohet

0

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur arrest me burg për 27-vjeçarin Krenar Terpollari, nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, pas dyshimeve të shtetit grek se ai është një ndër bashkautorët që vrau në Greqi dhe i preu kokën kushëririt të tij Bledar Terpollari.

Burime konfidenciale i thanë Top Channel se i riu nga Skrapari është vetëdorëzuar dy ditë më parë në Policinë e Tiranës, ndërkohë që brenda këtyre orëve Gjykata e Thesprotisë në Greqi ka dërguar me urgjencë masën e shpallur në mungesë.

Për këtë arsye, gjyqtarja Manjola Xhaxho dha arrest me burg për vrasje në rrethana cilësuese, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe prodhim pa leje të armëve sportive.

Terpollari përmendet nga dy të arretsuarit në Greqi, Emiliano Nana dhe Pajtim Jaupi se më 9 maj vrau e mandej i preu kokën kushëririt të tij për 20 mijë euro.

Nga rrëfimi i shokëve të tij në Greqi, Krenar Terpollari dyshohet ta ketë marrë kokën e viktimës për ta sjellë në Shqipëri si provë se porosinë e kishte kryer. Ka dyshime se krimi makabër ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Rusia prodhon aeroplan që i konkurron Boeingut dhe Airbusit

0

Korporata ruse “Irkut”, e ka paraqitur modelin e ri të aeroplanit të udhëtarëve, me të cilin Moska synon tu konkurroj liderëve të industrisë së aeroplanëve, Boeing dhe Airbus.Aeroplani me një korridor, i tipit MC-21, që është i projektuar për 211 ulëse, është paraqitur para publikut sot në fabrikën në qytetit Irkutsk në Siberi.

“Jam i sigurt se aeroplani MC-21 do ta gjej vendin e tij të merituar në tregun botëror”, ka deklaruar kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, në këtë paraqitje, dhe ka shtuar se “Rusia duhet të mbetet në ligën më të lartë të prodhuesve të aviacionit”./Rel/

Lamtumirë vila luksoze e “Playboy”

0

Lamtumirë vilës luksoze të festave ekstravagante dhe të njohura në të gjithë botën, të vajzave të bukura me këmbë të gjata dhe me veshë lepurushi.

Vila e ikonë e mbretërisë së “Playboy” në Los Angeles është shitur nga 90-vjeçari Hugh Hefner dhe pas 45 vitesh ka kaluar pronar të ri.

Për mbi 100 milion dollarë, ka qenë fqinji i Hefner, Daren Metropoulous, 32-vjeç, një biznesmen familja e të cili e ka vënë pasurinë në sajë të industrisë ë ushqimeve të shpejta.

Edhe më parë në 2009, 32-vjeçari kishte blerë nga themeluesi i “Playboy” një rezidencë pranë, për shifrën 18 milion dollarësh dhe tani kjo lëvizje tjetër.

Por në kushte e kontratës është që Hefner mund të qëndrojnë deri në fund të jetës në vilën madhështore, me pishinë, fushë tenisi, një sallë lojrash dhe kinema.

Vila është ndërtuar në vitin 1927 dhe u ble për 1 milion dollarë nga “Playboy Enterprises” në vitin 1971.

Kryeziu: Nuk intervenuam në shtëpi sepse s’kishim kompentenca

0

Njazi Kryeziu, drejtor i Urbanizmit në komunën e Prizrenit në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk kanë mundur të intervenojnë në rregullimin e shtëpive të vjetra, pasi ajo nuk ka qenë në kompetencë të tyre, njofton Klan Kosova.

“Unë e kuptoj shqetësimin e të gjithëve. Pas një lufte të madhe në taskforcën për trashëgimin kulturore ka ndodhur vizita e parë e ministrit të Kulturës në Prizren dhe takimi ka qenë mjaft i ashpër. Ne nuk kemi mundur të intervenojmë, pasi nuk është në kompetencën tonë. Ne nuk mund të hedhim gurë në drejtim të qendrës rajonale për trashëgimi kulturore”.

Ai ka deklaruar se vënia e fajit tek komuna është veprim i gabuar, pasi ka një varg akterësh të përfshirë në këtë situatë.

“Gjithë në këtë debat nuk përmendët Këshilli për Trashëgimi Kulturore që ka një përgjegjësi. Kemi pasur kërkesa për interpretim ligjor nga ministria për ndërhyrje. Ministri Shala, ministri Agani dhe kryetari i Komunës së Prizrenit duhet t’i tejkalojnë barrierat”.

Berisha: Përgjegjësia për vdekjen e tre vjeçares duhet të adresohet

0

Zafir Berisha kryetar i Nisma në Prizren dhe deputet i Kuvenit të Kosovës, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se vdekja e një tre vjeçareje nga shembja e një objekti të vjetër shënon kulmin e neglizhencës të institucioneve dhe komunës së Prizrenit, njofton Klan Kosova.

“Ky është kulmuniacioni i neglizhencës së institucioneve dhe komunë së Prizrenit për qendrën historike. Komuna jo që nuk ka bë asgjë, por është edhe përgjegjëse pa ja hequr fajin edhe ministrisë së Kulturës. Unë kam menduar se rregullimi i asaj rruge do bëhej moti dhe do ishte atraksion për turistët”.

Ai ka deklaruar se nuk pret që pas këtij rasti, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, të dorëhiqet, ndërsa ka kërkuar që faji të adresohet dhe të mos mbetet jetim.

“Në 2009 dhe 2010 kemi intervenuar në shtëpitë me rëndësi të veçantë. Si rrugë, “Marlin Barleti” me shtëpitë karakteristike pavarësisht që janë pronë individuale është dashur të ketë ndërhyrje nga komuna dhe institucionet qendrore. Për fatin e keq të qytetarëve të Prizrenit ne e kemi një kryetar komune të dënuar për krim të organizuar. Këtu përgjegjësi nuk jepet, nuk pres nga ky kryetar të jap dorëheqje. Faji po tentohet të mbetet jetim, por faji ka adresa. Adresa e vetme është kuvendi komunal për këtë tragjedi. Nëse nuk intervenohet tragjedia e para dy dite mund të përsëritet shumë shpejtë”.

Bytyçi për vdekjen e tre vjeçares: Fajin e ka ministria

0

Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Bedri Bytyçi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thëënë se komuna ka punuar në drejtim të mënjanimit të problemeve që shkakton vjetërsia e disa objekteve në qytetin e Prizrenit, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi munduar të veprojmë ditë e natë për sanimin e ndonjë problemi, por nuk mund ta ruajmë askënd 24 orë. Komuna nuk ka qëndruar kot, ka reaguar në dy objekte. Institucionet po vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre”.

Ai ka deklaruar se ka munguar vullneti i institucioneve qëndrore që të japin fonde për këtë gjë.

“Problemi qëndron tek mjetet financiare, ku niveli qendror nuk ka gjetur kurajën të sponsorizoj. Ku janë fondet për t’i restauruar shtëpitë e vjetra? Ne si komunë nuk kemi mundësi, për këtë është ministria e Kulturës, niveli qendror. Institucionet lokale dy deri tri herë kanë reaguar në disa shtëpi.

Hoxha: Komunarët e Prizrenit s’po e flasin të vërtetën

0

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se e vërteta lidhur me rastin e humbjes së jetës së trevjeçares në Prizren nuk është në anën e zyrtarëve të komunësm njofton Klan Kosova.

“Në momentin kur ka ndodhur incidenti tragjik, ku humbi jetën një vajzë trevjeçare unë nuk kam pranuar prononcimin në atë moment për shkak të situatës”.

“Involvimi im në këtë debat vije pas deklarimeve të zyrtarëve të komunës së Prizrenit duke hedhur faj tek personat tjerë, e veçanërisht tek qendra për trashëgimi kulturore. Zëdhënësi i komunës së Prizrenit akuzonte se nuk ka pas reagim, por e vërteta nuk është ashtu siç deklarojnë zyrtarët e komunës”.

Ai ka deklaruar se i kanë dërguar një varg shkresash komunës së Prizrenit për gjendjen e disa objekteve të vjetra, por që kurrë nuk kanë marrë përgjigje.

“Ne i kemi dërguar kohë me parë shkresë për gjendjen alarmante në rrugën “Marlin Barleti” kjo me datë 27 shkurt 2015, ku kemi bërë kërkesë komunës për intervenim në këtë lagje”.

“Kërkesa tjetër është bërë me 9 shtator 2015 ku i adresohet të gjitha institucioneve relevante. Kërkesa tjetër është 27.02.2012 ku i adresohet ministrisë së Kulturës për intervenim të menjëhershëm.
Kemi dërguar kërkesë edhe në janar 2016 dhe komuna e Prizrenit nuk ka marr veprimet e duhura konform ligjeve në fuqi”.

Berisha: S’kthehemi në Kuvend, nuk ia bëjmë kuorumin këtij pushteti

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk e kanë ndërmend të kthehen në Kuvend.

Por bojkoti tyre sipas Berishës do të ndërpritet në rast se partnerët e koalicionit qeverisës do të tentojnë të ratifikojnë marrëveshjen për Demarkacionin dhe Asociacionin.

“Ne kemi paralajmëruar rikthimin në Kuvend vetëm nëse diskutohet për Asociacionin dhe Demarkacionin. Pasi nesër nuk pritet të flitet për Demarkacionin, ne vazhdojmë t’i bojkotojmë seancat, pra edhe bojkoti ynë është një lloj proteste kundër këtyre marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Berisha për ORAinfo.

Duke folur rreth vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për rikthim në Kuvend, Berisha ka deklaruara se rikthimi i tyre është çështje e brendshme e Vetëvendosjes, por Nisma dhe AAK sipas tij, nuk janë të interesuara që t’ia bëjë kuorumin këtij koalicioni qeverisës.

“Seancat e fundit kanë treguar se mosprezenca e opozitës ka bërë që të dështojnë disa seanca të Kuvendit për shkak të mungesës se kuorumit”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, bërja e kuorumit të një seance plenare është zgjatja e jetës të qeverisë anti-kushtetuese.

Kujtojmë se ditë me parë Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim që të rikthehet në Kuvend. Drejtuesit e kësaj lëvizje kanë thënë se ky rikthim ka për qëllim t’i pengojë partnerët në koalicion që t’i ratifikojë dy marrëveshjet e dëmshme për Kosovën. /ORAinfo/

Haki Abazi i shkruan prokurorit për vdekjen e vajzës 3 vjeçare në Prizren!

0

Analisti politik, Haki Abazi ka reaguar ndaj mos përgjegjësisë së zyrtarëve komunal për vdekjen e vajzës 3 vjeçare në Prizren, si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër. Ai në një shënim në Facebook i ka shkruar një letër prokurorit, duke kërkuar ndërmarrjen e hapave për këtë rast.

I dashur Prokuror:

Nese Ramadan Muja eshte me i forte se shteti a nuk do te ishte me mire qe te gjithe te dime se ky eshte shteti- shteti i Ramadanave. Nese Ramdan Muja sikurse edhe Xhabir Zharku jane modeli i nje kryetari komune te suksesshem sipas presidentit me zor* atehere a nuk do te ishte me mire per qytetaret ta kuptonin qe te mos beheshin viktima te pritjese se keto modele te “suskeshsme” ju sigurojne jeten e tyre perderisa ata ecin ne rruget dhe hapsirat publike. Apo qytetaret ndo te duhej te mbylleshin permebrenda derisa koha e “modeleve te suksesheme” perfundon

Z. prokuror nuk ka rendesi se kush dhe ne cfare menyre por eshte shume rendesishme qe t’i kthehet vlera jetes se qytetarit dhe ne rastet e ketyre aksidenteve te shkatuara nga pakujdesia, joserioziteti, neglizhenca, paturpesia dhe papergjegjesia e zyrtareve atehere duhet qe te reagohet, se paku marrja ne pyetje e zyrtareve dhe pergjgjeseve duhet te filloj.Duhet percaktuar standard edhe ate menjehre jo pas 15 viteve dhe me urdher te shefave, athere jur atyre ju konvenon me tregu qe po behet pak drejtesi.

Prokuror me pas qene ajo vjaza qytetar e ndonje shteit “mik” cka kishte me ndodhe, me pas qene ajo vjaza dhe nena e saj gruaja dhe vajza e Ramadan Mujes apo shefave te PRONTOs dhe RIINVEST+, cak kish me ndodhe?

Me pas ndodhe ajo vjaza me shkru nje status “kercnimi” per shefat dhe papergjegjesine shefave te tyre me siguri qe policia speciale kishin me shku me arrestu.

AGK pranohet në FIJ

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është pranuar sot në Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (FIJ), pas vendimit që është marrë në kongresin e 29-të të IFJ-së në Angers të Francës.

Sipas njoftimit të AGK-së, pranimi i gazetarëve të Kosovës në institucionin përkatës ndërkombëtarë ka ardhur pas përmbushjes së të gjitha kërkesave të kërkuara.

“Pranimi vjen si rezultat i përmbushjes të se gjitha kritereve të kërkuara. Asociacioni në këtë kongres përfaqësohet nga unë si kryetar dhe nga anëtari i bordit Fidan Rama me të cilin kemi raportuar në sesionin e parë para komisionit”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Në këtë ngjarje të rëndësishme të IFJ-së, udhëheqësit e AGK-së do të jenë edhe gjatë dy ditëve në vijim, deri në zgjedhjen e strukturave të reja të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.

Duhet thënë se Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka rreth 140 shtete anëtare me mbi 60 mijë gazetarë nga e gjithë bota. /PrizrenPress.com/