23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 6502

Nxënësi kopjon me telefon në Prizren (Video)

0

Monitoruesi i KALLXO.com ka filmuar parregullsi në shkollën e mesme “Avdyl Frashëri” në Prizren.

Një maturante është filmuar tek përdor lirshëm telefonin gjatë procesit të testimit.

Në Prizren tashmë është raportuar se një nxënës është larguar nga procesi i testimit për shkak se ka përdorur telefonin.

Edhe vitin e kaluar gjatë monitorimit të Testit të Maturës KALLXO.com raportoi për përdorim të telefonave nga nxënësit.

Arrestohen dhe dërgohen në burg dy persona në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjate ditës së djeshme ka arrestuar dy meshkuj shqiptar në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, njëri mashkull është arrestuar në rrugën “Jusuf Gërvalla” të qytetit, kurse tjetri është arrestuar në fshatin Atmaxhë.

Të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Polici shkelet me kamion në Vërmicë të Prizrenit

0

Një polic është lënduar ditën e djeshme teksa ishte në detyrë zyrtare në Vërmicë të Prizrenit, pasi është goditur nga një kamion.

Polici i lënduar është dërguar në qendrën emergjente në Prizren për trajtim mjekësor.

“Viktima mashkull K/Shqiptar – zyrtar i PK-së ka pësuar lëndime derisa ishte në detyrë zyrtare, pasi që një automjeti transportues (kamion) gjatë lëvizjes i ka dalur pneumatiku nga boshti i vet dhe ka goditur viktimën”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në qendrën emergjente në Prizren”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”. /PrizrenPress.com/

S’ka banka në gjimnazin e Malishevës

0

Një nxënëse në shkollën “Hamdi Berisha” në Malishevë, një nxënëse është duke e plotësuar testin e maturës në karrige meqë po mungojnë bankat.

Ndërkohë nxënësit po bartin bankat për t’i vendosur nëpër klasë.

Kjo është një dëshmi se autoritetet nuk i kanë kushtuar kujdes përgatitjes së testit. /Kalllxo.com/

Malisheve-ska banke1

Sendet personale të Whitney Houston në ankand

0

Sikurse ndodh pas shuarjes së shumë ikonave nga jeta, sende të tyre personale dalin në ankand.

Këtë herë ishte radha e këngëtares së ndjerë Whitney Houston, ku më shumë se 100 sende simbolike të karrierës së saj, do të dalin në ankand në Beverly Hills në datat 24 dhe 25 qershor. Këto i bëri me dije në një deklaratë për mediat menaxheri, njëkohësisht edhe presidenti i Houston Estate, Pat Houston.

“Ne menduam se ishte koha e duhur për t’i dhënë njerëzve që donin Whitney dhe muzikën e saj, diçka nga ajo, pasi të njëjtën dashuri ka ndjerë edhe ajo për të gjithë.

Sendet përfshijnë kostume të divës se muzikës, që kushtojnë nga 2 mijë deri në 3.500 dollarë. Por ndër pikat kryesore të ankandit janë skenari personal i filmit të vitit 1995 “Waitting Exhale”, i cili kap vlerën e $ 1,000.

Po ashtu interesante është edhe nxjerrja ne treg e pasaportës së parë që Whitney ka përdorur për turneun e saj muzikor ndërkombëtar, e cila shkon deri në 1 mijë e 300 dollarë.

Houston është njëkohësisht femra që ka fituar më shumë çmime muzikore në botë në të gjitha kohërat, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe një nga sendet personale të saj më të shtrenjta është çmimi i Grammy Awards i cili është vlerësuar rreth $ 10,000.

Rrimë të bashkuar, ju lutem

0

Kur duhen tashmë edhe tri javë deri në 23 qershor, kur populli anglez do të thirret të vendosë me referendum, nëse vendi duhet të dalë nga Bashkimi Europian, një burrë i shqetësuar sillet vërdallë nëpër Londër. Bëhet fjalë për Ian McEwan, 67 vjeç, shkrimtari kombëtar më i vlerësuar, edhe për shkak të pozicioneve që ka marrë mbi tema të ndryshme publike.

“Kam arsye publike dhe personale për të qenë në ankth nga Brexit”, thotë. “Dhe nuk kanë të bëjnë aq shumë me Mbretërinë e Bashkuar, se sa me Europën, e cila duket në buzë të humnerës, viktimë e një gjendje të keqe të përgjithësuar. Pa një Union të fortë, nuk besoj se do të ia dalë të mbajë kaq fronte të hapur: agresivitetin e Rusisë, presionin e imigrantëve, krizën e Euros, reshtimet raciste dhe të djathtës ekstreme. Nëse ne largohemi, do të jetë një ortek. Nga Franca e Le Penit, deri në shtete si Holanda apo Austria, suksesi i partive euroskeptike do të rritej. Ndoshta nuk duhej bërë ky referendum”.

Përse?

Sepse ata që votojnë nuk e dinë mirë për se bëhet fjalë. Ka që mendojnë: provojmë të shohim se çfarë do të ndodhë nëse largohemi për disa vite; pastaj, po nuk funksionoi, rikthehemi. Të tjerë thonë se tek BE humbasim sovranitetin, por është absurde. Njerëzit nuk e dinë lodhjen e madhe që është dashur për t’u afruar, nuk e kujtojnë që vetëm falë Unionit kemi patur disa dekada begati. Për disa, dalja nga Europa është kthyer në një fiksim. Pothuaj një fe e re ekstremiste.

Ju keni qenë shpesh një zë skeptik dhe kritik, por asnjëherë kaq i frikësuar për të ardhmen. Cfarë ka ndodhur?

Për referendumin jam bërë pesimist. Pastaj kam frikë se Donald Trumpi do ia dalë të marrë votat e klaës punëtore. Dhe më tremb edhe më shumë ekstremizmi i rilindur europian, i cili ushqehet me antisemitizëm dhe ksenofobi. Pakëz pesimizëm, kujt shkruan mund t’i shërbejë, por ekziston rreziku i ekzagjerimit. Për një klimë si kjo kisha shkruajtur në një libër timin, “Qentë e zinj”.

Nëse fiton Brexit, do të ikni?

Jo. E kisha thënë përpara zgjedhjeve nëse fitonte Thatcheri, pastaj qëndrova. Librat, kafeja dhe miqtë mbeten të njëjtët, dielli lind po njësoj. Pastaj, e ku do të shkoja? Në Mars?

Cila është gjëja që keni lexuar, parë apo dëgjuar në muajt e fundit, që ju ka mbajtur zgjuar: jo prej të kuptuarit, por prej kënaqësisë së pastër.

Një roman që ende nuk ka dalë: “The Gustav Sonata” e Rose Tremain. I shkëlqyer. Kur e  përfundova, provova për të një mirënjohje oqeanike, pikërisht atë që ndien përpara një libri që e do shumë.

Libri juaj i fundit është “Guacka”. Mendoni që ekziston tundimi për t’u mbyllur?

Po, një guackë do të ishte vendstrehimi i përsosur. Romani flet për të tashmen, sepse rrëfimtari provon fillimisht të mendojë për botën bashkëkohore me optimizëm, më pas kur thellohet më shumë në analizë, bëhet kaq pesimist, saqë kërkon një vend ku të fshihet.

Nëse do të mund ta bënit, dhe pastaj të dilnit jashtë pas 50 vitesh, për cilën gjë do të donit të informoheshit më së pari?

Për nivelin e detit. Jo, prit: do të doja të dija nëse romanet e mi i gjen ende.

The Telegraph / Marrë nga Bota.al

Konfirmohen 9 të vdekur nga mbytja anijes në Kretë

0

Mëngjesin e së premtes, një anije prej druri 25 metra e gjatë e mbushur me njerëz, u fundos 140 kilometra në jug të Kretës. Ekipet e kërkimit shpëtuan më shumë se 340 njerëz, pjesa më e madhe e tyre nga Afrika.

Nëntë persona janë konfirmuar të vdekur dhe shumë më tepër rezultojnë të humbur nga mbytja e kësaj anijeje.

Kanë qenë tre anije si dhe dy helikopterë shpëtimi, të cilat u vunë në kërkim të të mbijetuarve. Mendohet se në anije kishin qenë rreth 700 vetë.

Shumica e të mbijetuarve u dërguan në Itali, të tjerë në Maltë, Egjipt dhe Turqi.

Grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International i bëri thirrje Bashkimit Evropian të premten për të ndalur planet e tij, që synojnë kthimin e azilkërkuesve në Turqi, e cila tashmë ka 3 milion refugjatë, më shumë se 90 për qind nga Siria e shkatërruar nga lufta.

Riciklimet e koalicionit vulosin dështimin qeveritar

0

Vendimi përfundimtar i partnerëve PDK- LDK, për të ashtuquajturin riformatim të shumëpritur të kabinetit qeveritar, që ka përfunduar të enjten, vetëm  me një rirreshtim figurash politike në Qeverinë e Kosovës, nga analistët politikë po vlerësohet si lajm i keq që i ka ndodhur Kosovës, dhe si  dëshmia më e mirë se këto dy subjekte politike nuk janë të gatshme për ndryshime dhe kthimin e shpresës së qytetarëve, por një vazhdimësi e qeverisjes së dështuar të PDK-së  në dy mandatet e kaluara.

Sipas analistit politik Blerim Burjani,  me rikonfirmimin e  qëndrimit për të mos bërë ndryshime të tjera në Qeveri, por vetëm  plotësimin e dy pozitave vakante me rirreshtim figurash, edhe në pjesën e mbetur të  mandatit,  nuk priten ndryshime pozitive, qoftë për reformim  kadrovik apo edhe  racionalizimin e dikastereve qeveritare.

“Përfundimisht po shuhen shpresat dhe pritjet për ndryshime pozitive. Me këtë qasje të kësaj klase politike nuk pritet të ketë kurrfarë ndryshimi, as në reduktim të dikastereve qeveritare, as të  përmirësimit të politikave sektoriale qeverisëse. Kosova ka 19 ministri, së paku 40 zëvendësministra, derisa  Kina ka 23 ministri e vetëm  katër zëvendëskryeministra si dhe një kryeministër. E bazuar në atë që thuhet se do të ketë evoluim, përsëri shihet se nuk priten  ndryshime, sepse nuk ka vullnet të tillë”, theksoi ai.

“ Tash dihet shumë qartë se a ka qenë pozitive a negative qeverisja e deritanishme në shumë dikastere, kur nuk po shihet kurrfarë  rezultati, me disa  përjashtime simbolike”, theksoi ai…/kosova sot/

Prokuroria të hetojë skandalin me listat e veteranëve

0

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tha për gazetën “Kosova Sot” se qysh në fillim, kur ishte formuar dhe kishte filluar punën ky Komision, është vërejtur se ka parregullsi dhe po përfundon me shumë parregullsi. “Edhe shumë ish- eprorë të Shtabit të Përgjithshëm, të cilët e pranojnë se listat jo që janë të fryra, por janë më tepër se të dyfishuara, mirëpo, siç po shihet, nuk ka interesim Prokuroria e Shtetit që ta mbrojë ligjin dhe shtetin, po ashtu edhe buxhetin e vendit”, tha ai

Procesi i verifikimit të listave të veteranëve të luftës që do të përfitojnë nga fondet e Qeverisë së Kosovës deri më tani është përcjellë me mjaft diskutime dhe vlerësime kontradiktore e të ndryshme rreth rregullsisë, ligjshmërisë dhe dyshimeve të mëdha për përpilime joreale dhe me akuzat se ka pasur shumë manipulime të listave nga ana e kompetentëve, por edhe ndërhyrjeve politike. Andaj, për ta bërë sa më të besueshëm dhe të drejtë, por edhe për t’i hequr të gjitha dilemat rreth këtij procesi, nga ish- komandantë të gueriljes shqiptare të UÇK-së është shtruar pyetja se a do t’i hetojë Prokuroria e Shtetit të gjitha dyshimet e lartcekura të këtij procesi, të cilat janë përfolur në opinion për mundësinë e keqpërdorimeve që janë bërë me listat e veteranëve të luftës, në mënyrë që të gjithë personat, të cilët kanë hyrë në procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së, dhe të cilët konsiderohen se kanë bërë mashtrime të përballen me drejtësinë. Ndërkaq, me gjithë pyetjet e dërguara, Prokuroria e Shtetit nuk e ka pohuar e as mohuar se listat e veteranëve të UÇK-së do të hynë nën ‘llupën’ e këtij institucionit.

“Ju informoj se Prokurori i Shtetit vepron dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore që ka, në secilin rast që gjen elemente të kryerjes së ndonjërës vepër penale, pa marrë parasysh se nga kush mund të jetë kryer vepra, pa e përjashtuar edhe rastin për të cilin keni pyetur”, ka deklaruar për gazetën “ Kosova Sot”, zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi Hajdaraj..

Sarajeva nderon David Bowie me mural

0

Një mural i madh për nder të yllit të ndjerë të muzikës, David Bowie, tani po e zbukuron një ndërtesë në kryeqytetin boshnjak, në Sarajevë.

Ky mural ndodhet në ndërtesën e rrënuar në afërsi të rrugës së njohur si rrugica e snajperistëve gjatë luftës së viteve 1993-1995.

Bëhet e ditur se në vitin 1994 Bowie e bleu një pikturë anti-luftë nga artisti Peter Howson, ku shfaqej një grua myslimane boshnjake duke u përdhunuar.

Murali, i punuar nga Enis Cisic dhe dhe Zoran Herceg, nderon kontributin e këngëve hit të Bowie “Heroes” dhe “Fashion” dhe mban sloganin “Moda ndryshon, por ju do të mbeteni gjithmonë heronjtë e mi”.

Rikujtojmë së këngëtari legjendar britanik vdiq në moshën 69 vjeçare në janar të këtij viti.