Prokuroria të hetojë skandalin me listat e veteranëve

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tha për gazetën “Kosova Sot” se qysh në fillim, kur ishte formuar dhe kishte filluar punën ky Komision, është vërejtur se ka parregullsi dhe po përfundon me shumë parregullsi. “Edhe shumë ish- eprorë të Shtabit të Përgjithshëm, të cilët e pranojnë se listat jo që janë të fryra, por janë më tepër se të dyfishuara, mirëpo, siç po shihet, nuk ka interesim Prokuroria e Shtetit që ta mbrojë ligjin dhe shtetin, po ashtu edhe buxhetin e vendit”, tha ai

Procesi i verifikimit të listave të veteranëve të luftës që do të përfitojnë nga fondet e Qeverisë së Kosovës deri më tani është përcjellë me mjaft diskutime dhe vlerësime kontradiktore e të ndryshme rreth rregullsisë, ligjshmërisë dhe dyshimeve të mëdha për përpilime joreale dhe me akuzat se ka pasur shumë manipulime të listave nga ana e kompetentëve, por edhe ndërhyrjeve politike. Andaj, për ta bërë sa më të besueshëm dhe të drejtë, por edhe për t’i hequr të gjitha dilemat rreth këtij procesi, nga ish- komandantë të gueriljes shqiptare të UÇK-së është shtruar pyetja se a do t’i hetojë Prokuroria e Shtetit të gjitha dyshimet e lartcekura të këtij procesi, të cilat janë përfolur në opinion për mundësinë e keqpërdorimeve që janë bërë me listat e veteranëve të luftës, në mënyrë që të gjithë personat, të cilët kanë hyrë në procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së, dhe të cilët konsiderohen se kanë bërë mashtrime të përballen me drejtësinë. Ndërkaq, me gjithë pyetjet e dërguara, Prokuroria e Shtetit nuk e ka pohuar e as mohuar se listat e veteranëve të UÇK-së do të hynë nën ‘llupën’ e këtij institucionit.

“Ju informoj se Prokurori i Shtetit vepron dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore që ka, në secilin rast që gjen elemente të kryerjes së ndonjërës vepër penale, pa marrë parasysh se nga kush mund të jetë kryer vepra, pa e përjashtuar edhe rastin për të cilin keni pyetur”, ka deklaruar për gazetën “ Kosova Sot”, zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi Hajdaraj..

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit