13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6503

Ushtarja bëhet më e bukura e Amerikës

0

26-vjeçarja Deshauna Barber, togere e ushtrisë amerikane dhe analiste informatike në Departamentin e Tregtisë në Washington, është kurorëzuar si më e bukura e SHBA-ve.

Barber ka lënë pas përfaqësueset e Xhorxhias dhe Havait, të cilat u shpallën shoqëruese e parë dhe e dytë.

Ajo ka dhënë përgjigjen më të fortë kur u pyet lidhur me gratë të cilat luftojnë.

“Si një grua në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, mendoj se dimë të komandojmë ashtu si burrat. Si komandante e njësisë sime, unë jam e fuqishme, unë jam e përkushtuar”, tha Deshauna Barber.

“Gjinia nuk na kufizon në Shtetet e Bashkuara.”

Mbretëresha e re e bukurisë amerikane në vitin 2011 ka përfunduar studimet në Universitetin e Virxhinias.

Ajo ka hyrë në ushtri në moshën 17-vjeçare, duke ndjekur gjurmët e prindërve dhe vëllezërve dhe e konsideron uniformën një traditë familjare dhe patriotizëm.

NISMA dhe AAK kërkojnë zgjedhje

0

NISMA dhe AAK kërkojnë që të shpallen zgjedhjet e reja. Liderët e këtyre dy partive në një konferencë të përbashkët për media kanë thënë se Qeveria e Kosovës po tenton t’i trafikojë dy marrëveshjet, që sipas tyre janë të dëmshme për vendin.

“Ne si Nismë dhe AAK kërkojmë që menjëherë të ulemi dhe të shpallim datën e zgjedhjeve dhe pastaj të flasim për këto dy tema. Kjo neglizhencë e ka dëmtuar Kosovën dhe po e dëmton procesin e liberalizimit. Rruga dhe tendenca për të kaluar përmes trafikimit dhe presionit ndaj deputetëve ka vetëm pasoja, andaj kërkojmë të ndalohet çfarëdo tentative për t’i kontrabaduar këto marrëveshje dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Limaj.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se duhet që të ndërpritet kjo gjendje dhe të vendoset për zgjedhje.

“Jemi të shqetësuar se në rast se insistohet për trafikimin e këtyre marrëveshjeve do të thellohet kriza në vend. Po kërkojmë nga koalicioni të mos shkoj kësaj rruge dhe të kthej pamjet e krizës. Situata është serioze. Duhet t’i gjejmë një dalje këtyre marrëveshjeve ajo është shkuarja në zgjedhje. Situata bëhet shumë ë komplikume nëse insistohet këto marrëveshje të kalohen me trafikim. Është momenti me kërku dalje jo kthim në gjendjen e mëhershme. Shqetësimi për këto tema nuk është vetëm i opozitës, por dhe i qytetarëve”, tha Haradinaj.

Policia parandalon grabitjen në Nashec të Prizrenit

0

Mbrëmë, e diel, në ora 21:20 në fshatin Nashec të Prizrenit ka ndodhur një tentim grabitje.

Nga ky rast janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që sipas Policisë, gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar janë gjetur dhe konfiskuar dy maska, dorëza si dhe një pushkë automatike me 31 copë fishekë, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kishin qëllim të kryenin grabitje në shtëpinë e viktimës mashkull dhe njësitet policore kanë arritur ta parandalojnë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Tentim vrasje në Suharekë

0

Polica e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 23:30 në Suharekë ka ndodhur një tentim vrasje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull k-shqiptar”, bën të ditur PK-ja, raporton PrizrenPress.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën CZ me një karikator me tetë fishekë të cal. 9 mm.

Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Aksident në Rahovec, lëndohen dy femra dhe një mashkull

0

Në Rahovec, gjatë ditës së djeshme, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automobili dhe një moto-kultivatori, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Situata epidemiologjike në Malishevë, nën kontroll

0

“Situata epidemiologjike me ethet hemorragjike, është nën kontroll dhe nuk ka asnjë rast të regjistruar me EHKK”, kështu u raportua në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të mbajtur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në këtë mbledhje i shpreh shqetësimi për digën në liqenin e Mirushës, pasi është dëmtuar jashtë mase dhe u kërkua zgjidhje e shpejtë për këtë çështje.

Drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, duke raportuar për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Malishevës, tha se “situata është nën kontroll dhe pavarësisht rasteve të thumbimeve nga rriqrat, nuk ka asnjë rast të infektuar”.

Berisha, po ashtu, bëri të ditur, se po vazhdon me sukses faza e tretë e repelimit të kafshëve dhe faza e dytë e dezinsketimit selektiv.

Ndërsa drejtori i shërbimeve publike, Milazim Morina dhe drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Sejdi Paçarizi, kanë ripërsëritur shqetësimin e tyre, për gjendjen e digës, në liqenin Mirusha, ku sipas tyre, ose duhet të intervenohet urgjentisht, ose të shterohet gradualisht liqeni, pasi vërshimet e dimrit, e kanë dëmtuar jashtë masë digën dhe ekziston rreziku për qarje më të mëdha në digë, që mund të jenë me pasoja, për të gjithë ata që jetojnë përgjatë lumit, sidomos në fshatin Mirushë.

Në mbledhjen e sotme, drejtori i arsimit, Avdi Morina, tha se “testi i maturës, është mbajtur pa asnjë problem në Malishevë, si dhe garat republikane në volejboll për shkolla’.

Po ashtu në këtë mbledhje, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, tha se “po vazhdojnë përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit, ndërsa kanë filluaR procedurat për konkursin artistik, si dhe për mbajtjen e garave sportive, tradicionale, në futboll, volejboll dhe shah”.

Në fushën e bujqësisë, drejtori Haxhi Krasniqi, bëri të ditur se ka përfunduar projekti për ndërtimin e serrave, ndërsa janë në procedurë për projektin e shtallave për fermerë, pjesë e investimeve komunale në bujqësi. /PrizrenPress.com/

Sir Tom Jones emocionohet teksa flet për vdekjen e bashkëshortes

0

Sir Tom Jones ka pranuar se tejkalimi i vdekjes së bashkëshortes së tij është gjëja më e vështirë që ai ka bërë ndonjëherë.

Këngëtari 75 vjeçar i cili ishte shkatërruar kur bashkëshortja e tij Linda kur ka humbur betejën e shkurtër me kancerin në muajin prill është parë për herë të parë pas vdekjes së saj në festivalin Hay në Wales këtë vikend ku edhe është parë i përlotur.

“Është shumë e vështirë, gjëja më e vështirë që kam bërë në jetën time. Ne ishim të martuar për 59 vjet, ne e njihnim njëri tjetrin prej kur ishim fëmijë, ishte një vdekje e shpejtë, ajo kishte kancer” ka thënë Jones që kishte anuluar disa koncerte për të qëndruar pranë saj, transmeton Klan Kosova.

Çifti ishte martuar kur ata kishin vetëm 16 vjet dhe kanë djalin, Mark që tash është 59 vjeçar.

Këngëtari ka thënë se bashkëshortja e tij Linda është gjëja më e rëndësishme në jetë për të.

“Tash e kuptoj se ajo është gjëja më e rëndësishme në jetën time, tash e kuptoj edhe më mirë se sa e rëndësishme ishte ajo për mua” ka thënë ai duke shtuar se martesa e tyre ishte shumë e mirë dhe asnjëherë nuk kishin menduar për një ndarje të mundshme mes tyre.

Këngëtari që ka pranuar se është akoma shumë i shkatërruar pas vdekjes së bashkëshortes së tij ka thënë se nuk është i sigurt nëse mund të vazhdojë të këndojë por do të përpiqet të bëj një gjë të tillë, duke vazhduar turneun e tij evropian.

“Më duhet ta bëj këtë, kur Linda ishte duke vdekur më pa se isha i shkatërruar por me tha se do të jem mirë, më tha të vazhdoja tutje” ka përfunduar Sir Tom Jones që është bërë shumë emocional duke folur për këtë pjesë të jetës së tij.

Sir Tom Jones1

Edhe Dante donte Europë të Bashkuar

0

Uniteti europian si projekt politik ka lindur gjatë Nëntëqindës, në vijim të katastrofave që shkaktuan dy luftërat botërore, të cilat shumë historianë i kanë konsideruar “një luftë civile europiane”.

Por, ideja e Europës ka një histori shumë më të gjatë.

Në një libër të titulluar jo pa domethënie, “Vingthuit siecles d’Europe”, Denis de Reugemont ka hedhur një numër mbresëlënës dëshmish, që nga Hesiodi e deri tek mesi i Nëntëqindës, për të demonstruar që “Europa është shumë më e lashtë se sa kombet që e përbëjnë, por rrezikon që të zhduket për faj të mosmarrëveshjeve të tyre si dhe iluzionit për të ruajtur sovranitetin absolut. Në të kundërt, unioni i tyre do të ruante Europën, duke shpëtuar në të njëjtën kohë, atë që mbetet vitale në diversitetin e saj të frutshëm”.

Historianët kanë gjithmonë tundimin që të vihen në kërkim të pararendësve, edhe pse këta, qofshin ide apo persona, shfaqen zakonisht pas faktit të kryer. Eshtë një fatalitet, sepse ndërkohë që historia ndodh, askush nuk e di rezultatin përfundimtar dhe vetëm koha përzgjedh atë që ka qenë e rëndësishme dhe atë që nuk ka patur peshë. Por deri kur duhet të hidhemi pas në kohë, për të gjetur fillesat e Europës? Tek miti i Europës, nimfa e bukur që u josh prej Jupiterit? Tek Tucididi, që shkruan: “Kur medët ishin larguar nga Europa, të mposhtur prej grekëve në tokë dhe në det…”? Apo tek Aristoteli, i cili e klasifikon me saktësi natyrën e europianëve, sipas vendit ku jetojnë, në Veri, në Jug apo në zonën e mesit të Kontinentit të Vjetër?

Në fillim ishte një ide e pasigurtë. Të zgjatesh me fjalë apo copëza frazash aty-këtu nëpër tekstet e lashtë mund të jetë corientuese, sepse nuk kuptohet me saktësi cfarë ka patur në mendje autori. Në vitin 767, duke përshkruar betejën e Poitiers, Isidori i Riu fliste për ushtrinë e Carlo Martellos si një ushtri “europianësh” (“Në mëngjes, duke dalë nga shtëpitë e tyre, europianët sulmuan cadrat e mirëreshtuara të arabëve”). Po sa ishte e gjallë mes ushtarëve dhe vetë kronistit vetëdija e të qënurit “europianë”? Duket më e mundshme që shkrimtari iberik e ka patur fjalën për një entitet gjeografik të papërcaktuar dhe që ushtarët nuk kanë dëgjuar asnjëherë të flitet për Europën.

Ndoshta ekzagjeron edhe Carlo Curcio kur saktëson: “Nëse me Europë nënkuptohet një njësi kulturore apo një njësi politike, mund të fiksohet origjina e saj në epokën Karolingiane, por, nëse me Europë nënkuptojmë një shumëllojshmëri harmonike popujsh që kanë vetëdijen e tyre, një “shoqëri kombesh”, atëherë origjina është shumë më vonë, mes shekujve XIII dhe XIV, në mos më vonë. Problemi më i rëndësishëm është që të përcaktohet nëse atëherë, ata kanë patur një ide të caktuar për Europën, nëse i kanë dhënë një emër, si në rastin e Charlemagne”.

Edhe pse Charlemagne ka qenë krijuesi i parë i “unionit monetar europian” me futjen e lirës, të parave dhe monedhave – një sistem monetar, i destinuar të zgjaste për më shumë se një mijë vite – ajo dritëz bashkimi që ai kish mundur të realizonte u zhduk shumë shpejt me shpërbërjen e perandorisë. Përshtypja që krijohej, po të analizosh me saktësi shkrimet e juristëve, njerëzve të Kishës, këshilltarëve të oborreve, kronistëve që kanë jetuar në atë kohë, është që Europa ka qenë dicka e paqartë, që përgjithësisht ngatërrohej me Respublica Christiana, e cila përbënte lidhjen më të ndjerë mes njerëzve në atë kohë. Ajo nisi të përvijohet në fillimet e Treqindës, atëherë kur morën rrugë dy koncepte që sot do i quajmë “federalist” dhe “konfederalist”. Te “Monarkia”, shkruar mes viteve 1310 dhe 1313, Dante Alighieri shpresonte për krijimin e një fuqie të fortë imperiale, në gjendje të limitonte sovranitetin e mbretërive të vecanta si dhe të nxiste bashkëpunimin e tyre paqësor. Perandoria universale përkonte me Europën dhe projekti i Dantes, ndonëse aty-këty me tipare utopistë, kishte një identitet të qartë politik. Këtij i kundërvihej projekti, i hartuar disa vite më herët nga Pierre Dubois, një jurist i famshëm francez, që parashikonte krijimin e një Lidhjeje princërish të pavarur nga Papa dhe nga perandori, që do të kishte një këshill dhe një ansamble përfaqësuese të “republikave më kristiane”. Nuk është e vështirë të dallosh në këtë lidhje – në të cilën princërit ruanin sovranitetin e tyre të plotë, një projekt jo shumë të largët nga Europa e “mëmëdheve” aq e dashur për gjeneralin De Gaulle, dhe as Bashkimin Europian të sotëm në të cilin, përtej fasadës, sovranet e vërteta janë qeveritë.

Historia europiane vazhdoi përgjatë rrugës së parashikuar nga Dubois, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse nuk ekzistonin ende kushtet për bashkimin e popujve që mendonte Dante, ndërkohë që ishte më urgjente nevoja për të konsoliduar shtetin përreth një fuqie absolute, në gjendje të impononte autoritetin e saj, mbi një mijë feudet në të cilat ishin ndarë rajonet perëndimorë. Pasi u fuqizuan, Anglia, Franca, Spanja dhe Perandoria e Habsburgëve, u shndërruan në kolonat e atij që në fund të Shtatëqindës, Uilliam Robertson e quajti sistemi europian i shteteve. “Asnjë princ”, shkruante historiani anglez, “nuk ishte kaq u fuqishëm në krahasim me të tjerët, që sforcot e tij të ishin të parezistueshme, apo pushtimet të lehtë. Avantazhet që kishte një shtet, kundërbilancoheshin prej rrethanave më të favorshme të të tjerëve, dhe kjo pengonte secilin prej tyre të arrinte një superioritet që do të kish rezultuar fatal për të gjithë. Kombet e Europës, atëherë ashtu si sot, ishin si një familje e madhe”. Një familje “jo e bashkuar dhe në grindje, pa dyshim”, shton Jean Baptiste Duroselle, “por një familje, gjithësesi. Po lindte një Europë e re, prej shteteve më të fuqishëm dhe koherentë”.

Në çdo sistem, pjesët e vecanta dhe e tëra janë të dallueshme qartë. Kështu, Luigji XIV mund të mendonte për madhështinë e Francës dhe të fliste, sic bënte shpesh, për “interesa” të Europës, për “paqe europiane”. Divergjencat dhe konfliktet që kanë shenjuar historinë në ata shekuj, nuk mund ta fshihnin idenë që europianët ishin të bashkuar prej një fati të përbashkët.

Sette / Marrë nga Bota.al

Një shtet i ri në Evropë në 2017

0

Katalunia po krijon strukturën shtetërore. Ligjet e reja do të vendosin sistem të pavarur tatimor, të gjyqësisë dhe të mbrojtjes sociale.

Lideri i krahinës së Katalunisë, Carles Puigdemont ka thënë se me 2017 procesi i ndarjes së Katalunisë nga Spanja do të hyjë në një fazë prej të cilës nuk ka më kthim prapa.

“Me 2017 pavarësia do të futet në një fazë prej të cilës nuk ka më kthim prapa, për shkak të vendimit demokratik të qytetarëve. Detyra jonë sshtë që të përgatitemi për këtë moment”, ka deklaruar Puigdemont për mediat spanjolle.

Në shtator në zgjedhjet rajonale kishte fituar koalicioni i partive të djathta dhe të majta “Së bashku për PO”, koalicion ky që kishte paralajmëruar se brenda një afati prej 18 muajsh krahina me 7.5 milionë banorë do të ndahej.

Javën e kaluar në Parlamentin Katalunas u votua për krijimin e agjencisë katalunase për mbrojtje sociale, që paraqet ligjin e parë që paralajmëron krijimin e shtetit të pavarur. Dy fusha të tjera që do të ndryshohen me ligj së shpejti janë sistemi tatimor që tash e tutje nuk do të jetë në përgjegjësi të Spanjës, dhe gjyqësia.

Në parlamentin katalunas, prej 135 deputetësh, 72 janë pro pavarësisë së Katalunisë.

“Para vitit 2012 në parlament ishim vetëm 12 deputetë pro pavarësië, sot jemi 72, që paraqet shumicën e qartë”, ka deklaruar Puigdemont, i cili në këtë janar është shpallur Kryetar.

“Në rrugën drejt pavarësisë treni duhet të ndalet në shumë stacione dhe shumë udhëtarë do të hypin e zbresin. Por, ky tren shkon vetëm në një drejtim”, tha Puigdemont.

“Unë jam kryetar kalimtar. Në tranzicion prej post-autonomisë drejt pavarësisë. Detyra ime është kriimi i strukturës së shtetit, ligjet, internacionalizimi. Ajo që do të vijë pas meje, do të jetë krejtësisht e ndryshme”, përfundoi ai.

Filmi shqiptar “Bota” triumfon në Paris

0

Filmi shqiptar “Bota”, i regjisores Iriz Elezi, ka triumfuar në festivalin “Paris South East European Film Festival” duke fituar çmimin “Filmi më i mirë”.

Në këtë festival u shpërblye edhe aktorja kryesore e filmit, Flonja Kodheli, duke rrëmbyer çmimin “Aktorja më e mirë”.

“Bota” është një kafene. Personazhi Juli, e cila mban kafenenë, kujdeset për gjyshen e sëmurë dhe ka shumë probleme financiare, ëndërron të largohet nga ky vend.

Mikja e saj Nora, është e përfshirë me pronarin e kafenesë, Benin, i cili është i martuar. Kur pranë kafenesë fillojnë ndërtimet, duket se gjërat do të ndryshojnë për këto personazhe.

Historia ndodhë në një rajon të harruar ku gjatë regjimit diktatorial armiqtë e regjimit u internuan me familjet e tyre.