13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 6504

Kallashi mban Ramazanin, han syfyr (Foto)

0

Valltarja e clubeve të natës, Donjeta Kosumi, ka vendosur që ta agjëroj këtë Ramazan. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku vazhdimisht publikon foto që ka të bëj me fenë islame, shkruan Gazeta Express

Ajo këtë herë ka postuar foto duke ngrenë syfyr me shoqëri ku ajo i quan vëllezër dhe motra myslimane.

“Per Hir Te Allahut Syfyrin e par vendosa ti respektoj vëllezërit e motrat e mia Muslimane”, shkruan Kallashi në Facebook.

A do ta agjërojë Ramazanin apo do të vallëzoj Kallashi, mbetët të shihet.

Kallashi han syfyr

Në Maqedoni sillet një vrasës serik i cili në listë ka 81 persona!

0

Sh.M i moshës 35 vjet, i njohur për vrasjen e trefishtë në fshatin Crvulevo para 16 viteve, këto ditë sillet nëpër fshatrat përeth qytetit të Shtipit. Ai shëtitet me pushkë automatike ”AK 47”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të shtunen rreth orës 17 ai ka qëlluar drejt vëllait të tij Q.M, i cili është mbajtur për shërim në spitalin e Shtipit, përshkak plagëve të rënda, transmeton Faktor.mk

Sh.M i është kanosur familjes dhe të afërmve se ka listë pritjesh prej 81 personave që planifikon ti likuidoj.

Në vitin 2000 ai vrau tre veta me pushkë gjuetie. Për këtë krim ai u gjykua me 20 vite heqje lirie.

Përherë të fundit SH.M është parë mëngjesin e sotëm në afërsi të daljes së qytetit të Shtipit.

Policia ka marr masa për pengimin dhe gjetjen e tij.

Zgjedhësit ta kuptojnë kush po i përfaqëson

0

Investitorëve duhet t’u hiqen pengesat. Për Demarkacionin duhet të debatohet në Kuvend. Asociacioni është detyrim nga Marrëveshja me Serbinë. EULEX-i i duhet Kosovës edhe ca kohë. Për zgjedhje të reja vendos koalicioni.

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets flet ekskluzivisht për “Kosova Sot” për zhvillimet e fundit.

“Kosova Sot”: Si e vlerësoni situatën aktuale në Kosovë, sa i përket aspektit politik, ku opozita po vazhdon ta bojkotojë Kuvendin e Republikës?

Angelika Viets: Termi parlament vjen nga gjuha franceze ‘parler’, që do të thotë ‘flet’ dhe ‘assembly’ do të thotë ‘të mblidhesh’. Prej muajsh mbretëron përshtypja se në parlament nuk flitet, dhe se përfaqësuesit e popullit pothuajse fare nuk mblidhen. Tri herë nuk është arritur kuorumi. Kjo është një gjendje alarmante. Në shtetet demokratike parlamenti është përfaqësuesi i popullit dhe detyrat e tij më të rëndësishme janë ushtrimi i pushtetit legjislativ, i së drejtës buxhetore dhe i kontrollit të Qeverisë. Për këtë qëllim zgjidhen deputetët. Mirëpo, këto detyra ata kohët e fundit qartazi i ushtrojnë vetëm në mënyrë të kufizuar. Këtu Kosovës mund vetëm t’i dëshirohet që zgjedhësit ta kuptojnë kush është duke i përfaqësuar.

“Kosova Sot”: Ka kundërshtime të ashpra të dy marrëveshjeve, për Asociacionin dhe Demarkacionin. Së pari për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, cili është komenti juaj për këtë zvarritje pa një epilog të arsyeshëm, në pajtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e vendit?

Angelika Viets: Është për t’u rikujtuar se etablimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin është arritur pajtim në vitin 2013, është një element i rëndësishëm i procesit të normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në Kosovë ajo marrëveshje është ratifikuar nga Parlamenti më 21.04.2013 gjatë një seance të jashtëzakonshme, pas debateve të gjata dhe të nxehta. Katër partitë më të mëdha në vend (PDK, LDK, AAK und AKR) i patën dhënë mbështetje dhe në fund 89 deputetë kanë votuar për dhe 5 kundër (3 abstenime) ratifikimin e marrëveshjes. Tani bëhet fjalë për formulimin e statutit. Për këtë gjë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas shqyrtimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ka përcaktuar kritere, të cilat duhen respektuar. Ky është një proces shumë krejt normal. Merr kohë, aq sa i duhet, derisa në fund të përpilohet statuti, me të cilin mund të jetojnë dhe punojnë të dyja palët, e para së gjithash qytetarët. Këtë unë faktikisht do ta quaja “fund racional”.

Fakti që ka pasur zvarritje me vite, si nga ana kosovare, ashtu edhe nga ajo serbe, tregon se sa të vështira mund të jenë çështje të caktuara dhe sa i rëndësishëm është procesi i normalizimit, i cili nga aspekte të ndryshme shfaqet që në fillim. Mirëpo, ai pa dyshim do të çohet përpara dhe do të sjellë përmirësime të mëtejme për qytetarët, derisa në fund të arrihet pajtimi. Kjo kërkon kohë dhe në këtë rast nuk do të flisja për zvarritje.

“Kosova Sot”: A ekziston rreziku nga bosnjëzimi i Kosovës?

Viets: Jo.

Zbatimi i marrëveshjeve është obligativ

“Kosova Sot”: Serbia ende mban struktura paralele në Kosovë. A është kjo një tregues dhe shtytës i jostabilitetit permanent të Kosovë?

Angelika Viets: Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit i shërben pikërisht edhe shpërbërjes së strukturave paralele serbe. Marrëveshja e Brukselit, e arritur në vitin 2013, që është negociuar e përcjellë nga shumë vështirësi, sigurisht që nuk shënon fundin e konfliktit që ka vazhduar prej dekadash, sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për dy shtete, por para së gjithash për bashkëjetesën e shqiptarëve dhe serbëve. Kjo gjë nuk mund të rregullohet aq thjesht, mirëpo paraqet një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Me siguri të gjithë pjesëmarrësit në procesin e dialogut kanë qenë dhe janë të vetëdijshëm për problemet e implementimit. Mirëpo, ata kanë treguar gatishmëri dhe interes që së bashku me BE-në të gjejnë një rrugëdalje nga kjo situatë e ngatërruar.

Gjermania në mënyrë të përsëritur e ka theksuar se procesi i dialogut është për t’u përshëndetur, mirëpo të gjithë pjesëmarrësve u duhet të jetë e qartë se rezultate konkrete, të kontrollueshme dhe marrëveshje obligative e të shkruara, të cilat implementohen, janë të domosdoshme. Korniza për këtë është Kapitulli 35 i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE. Kjo në aspektin afatgjatë i shërben stabilizimit të Kosovës dhe mbarë rajonit, ani pse ky proces për nga politika e brendshme nuk mund të përcillet me lehtësi. Vetë ekzistimi i një procesi të tillë të dialogut dhe bisedimet e politikanëve të të dyja vendeve mes vete, janë fakte që gjithsesi nuk kanë qenë mundur të parafytyrohen para ca viteve.

“Kosova Sot”: Opozita, por edhe deputetë të pozitës kontestojnë Demarkacionin me Malin e Zi. Cili është qëndrimi i GJERMANISË ndaj kësaj çështjeje?

Angelika Viets: Nuk e kuptoj pyetjen tuaj, saktësisht ku dëshironi të dilni. Gjermania nuk ka asnjëlloj qëndrimi lidhur me çështjen se ku bien kufijtë në mes të Malit të Zi dhe Kosovës. Shqyrtimi i kësaj çështjeje është e drejtë e rezervuar e të dyja shteteve të prekura.

Mali i Zi e ka ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit, ndërsa ratifikimi i saj në Kosovë nuk është bërë ende. Përderisa nuk është arritur dy e treta e votave të domosdoshme, është e qartë që ka ende nevojë për sqarime dhe debat në Parlament.

Gjyqtarët dhe prokurorët vendorë nuk janë të gatshëm për raste të rënda

“Kosova Sot”: Si shpjegohet që EULEX-i sa herë i vjen fundi i mandatit, aktivizohet me disa raste të mëdha, siç është ky i grupit të Azem Sylës, deputet me ndikim në PDK, që është në burg për krim të organizuar?

Angelika Viets: Mendoj që perceptimi juaj mund te jete pak selektiv. EULEX-i në tetë vjetët e angazhimit të tij ka nxjerrë 620 aktgjykime, 460 prej të cilave kanë qenë të ndërlidhura me vepra penale, si: korrupsioni, krimi i organizuar, trafikimi me qenie njerëzore dhe krime të luftës. Ndër të akuzuarit ka pasur prokurorë, ish-gjykatës, policë, deputetë dhe personalitete të tjera të larta dhe me ndikim. Një proces si ky, kundër personit që e përmendët, nuk mund të hapet spontanisht në përfundim të mandatit, por zakonisht kërkon kohë intensive dhe punë përgatitore.

Aktualisht prokurorët e EULEX-it brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës janë duke përndjekur 15 raste të korrupsionit, 40 raste të krimit të organizuar dhe 7 raste që kanë të bëjnë me luftimin e terrorizmit.

Është e sigurt që këtij misioni do t’i vazhdohet mandati edhe për dy vjet. Ndër arsyet kryesore, të cilat kanë ndikuar që EULEX-it t’i vazhdohet mandati edhe për një periudhë të caktuar kohore, është mosgatishmëria e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendorë për t’u ballafaquar me raste të mëdha, ku janë të përfshira profile të larta, si dhe ndërhyrjet e shumta të politikës në sistemin e drejtësisë.

“Kosova Sot”: Raporti i Pulsit publik që bëhet nga UNDP-ja tregoi se qytetarët vlerësojnë se drejtësia është tepër e korruptuar. Si mund të ndryshojë kjo situatë?

Angelika Viets: Po, kjo ka qenë një anketë interesante dhe e kam parë edhe unë: “Institucionet që janë perceptuar si më të korruptuarat janë gjykatat kosovare (42%), Agjencia Kosovare e Privatizimit (39%), ofruesit e shërbimeve shëndetësore (38%), institucionet qendrore të administratës publike (37%), Dogana (32%) dhe Korporata Energjetike e Kosovës (31%).”

Nuk ka ndonjë recetë të patentuar për forcimin e pavarësisë dhe integritetit të sistemit të drejtësisë. Kjo para së gjithash kërkon kohë. Nga rrethi i gjykatësve tanë gjermanë, disa prej të cilëve janë të angazhuar prej vitesh në sistemin e drejtësisë në Kosovë, mund të përcjell propozimet se nevojitet për shembull:

shkollim gjithëpërfshirës në universitete,

përzgjedhje e gjykatësve/prokurorëve sipas parimit të më të mirit, përmbajtje strikte e procedurave të alokimit të rasteve, shmangie vetëm në raste të arsyetueshme dhe me arsyetim të shkruar, që duhet të bëhet përmbajtje e dosjes. Në rastet me palë të etnive të ndryshme (serb/shqiptar): panele etnikisht të përziera, në rastet e (tentim) influencimit publik nëpërmjet medieve, përçmim i menjëhershëm dhe i qartë nga ana e ministrive gjegjëse/bashkësisë ndërkombëtare, pajisje e mjaftueshme financiare dhe me personel të gjykatave dhe prokurorive për të parandaluar korrupsionin.

Përderisa është bashkësia ndërkombëtare në Kosovë: monitorim strikt i inspektimit të dosjeve. Monitorimi në sallat e gjykimit nuk është i mjaftueshëm, sepse korrupsioni ndodh në mënyrë të fshehtë.

Nxitja e qytetarëve që u janë nënshtruar korrupsionit për ta raportuar atë pa reprezalje. Për këtë duhen hapur zyra të veçanta brenda policisë dhe prokurorive.

Plotësimi i vendeve të punës në Komisionin Disiplinor të Këshillit Gjyqësor/Zyrën e Prokurorit Disiplinor me njerëz me integritet.

Forcimi i KGJK-së dhe KPK-së si organe të pavarura, pa të punësuar politikë dhe eventualisht obligimi për deklarim tatimor të gjyqtarëve më të lartë.

Familja Beckham me pushime në Greqi. Ndalesa e radhës Shqipëria?

0

E gjithë familja Beckham po kalon disa ditë pushime në Greqi.

Victoria u duk një mama mjaft e dedikuar, teksa bënte disa foto-kujtimi me celularin e saj.

Ndërsa babai David nuk iu ndahej fëmijëve, edhe pse kishte shpalosur fizikun që e ka bërë të famshëm në botë.

Ndoshta stacioni i tyre i radhës do të jetë Shqipëria, e cila e sfidon Greqinë me zonën e Ksamilit dhe të Dhërmiut… gjithnjë kur ka ujë dhe drita…

LDK në Prizren uron besimtarët për muajin e Ramazanit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, me rastin e muajit të Ramazanit, uron të gjithë besimtarët musliman këtë muaj të veçantë, muajin e paqes, begatisë dhe të shpëtimit.

“Urojmë që gjatë këtij muaji të madhërishëm besimtarët e agjërueshëm të kenë agjërim të lehtë, me shëndet të plotë dhe t’u shumëfishohen e pranohen të gjitha lutjet e veprat e mira.

Muaji i madhërishëm te besimtarët përçon mesazhin e solidaritetit, të devotshmërisë dhe të humanizmit, duke forcuar përkushtimin për vlerat e paqes dhe të tolerancës që kemi si shoqëri ku veprojmë”, thuhet në urim./PrizrenPress.com/

Vëllezërit nga Landovica, vdesin brenda javës

0

Vëllezërit Xhelal e Hajdar Krasniqi nga Landovica e Prizrenit, kanë ndërruar jetë brenda javës. Ata kanë qenë veteranë të luftës së UÇK-së.

Xhelali ka ndërruar jetë pas një sëmundje, ndërkaq Hajdari nga pikëllimi për vëllain.

Xhelali gjatë luftës, ishte në grupin e parë të atyre që kaluan Pashtrikun për të marrë armatim për luftëtarët e lirisë në Kosovë.

I takonte grupit të dëshmorit të kombit Hashim Gashi.

Bashkëluftëtarët kanë çmuar lartë kontributin e Xhelalit.

Një javë pas vdekjes së Xhelalit, nga pikëllimi, ndërroi jetë vëllai i tij, Hajdar Krasniqi. Ai ishte kyçur në celulat e para të UÇK–së.

Vdekja e parakohshme e vëllait, e rëndoi dhe e mërziti aq shumë sa që zemra e tij ende pa mbushur të plotë një javë u ndal nga dhembja që kishte.

Komandanti i UCK-së Osman Çerreti thotë se të mirët po i merr Zoti.

“Të mirët po i merr Zoti që mos ta shohin këtë lemeri që po ndodhë”, pohon Çerreti.

Ai vlerëson se veteranët nuk po trajtohen si duhen. Në mesin e tyre, ishte edhe Xhelali, i cili vuante nga sëmundja e zemrës. / Q.THAÇI

E konfirmuar: Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin rrugor në Landovicë

0

Zëdhënësi për informim nga policia e rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi e ka konfirmuar lajmin për Indeksonline se një person ka humbur jetës si pasojë e aksidentit që ndodhi në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Sipas Gashit, dy persona të tjerë janë lëndua ku njëri prej tyre është në gjende të rëndë.

“Sot mbas orës 19 në aksin rrugorë Prizren- Gjakovë në fshatin Landovicë ka ndodhur një aksident, si pasoj e këtij aksidenti një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar, njëri prej tyre shumë rëndë”, tha Gashi.

Ai poashtu njoftoj, se aksidenti ka ndodhur si pasoj e mos respektimit te rregullave të komunikacionit, Gashi tha gjithashtu, se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të rajonit të Prizrenit dhe janë marrë më rastin në fjalë.

“Deri te aksidenti ka ardhur si pasoj e mos respektimit të rregullave të komunikacionit. Në lidhje me rastin të gjitha njësitë relevantë kanë dalë në vendin e ngjarjes, përfshirë hetuesit e njësive të trafikut rajonal, prokurori i shtetit, njësia e zjarrfikësve dhe eprorët kompetent”, tha në fund ai. /Indeksonline/

Aksident i rëndë në Landovicë të Prizrenit, dyshohet për një të vdekur

Si pasojë e një aksidentit të rëndë që ndodhi para disa momenteve në Landovicë të Prizrenit, dyshohet për një të vdekur dhe një të lënduar rëndë, raporton Indeksonline.

Një lexues i portalit Indeksonline i ka dërguar një fotografi nga vendi i ngjarjes, në këtë foto shihet se vetura është tejet e shkatërruar.

Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit Golf 3 dhe një kamion.

 

Zafir Berisha zgjedhet kryetar i Nismës në Prizren

0

Zafir Berisha është zgjedhur kryetar i Degës së Nismës në Prizren. Pas zgjedhjes, Berisha është zotuar para delegatëve për fuqizimin e vizionit të Nismës dhe fitoren e Prizrenit dhe Kosovës.

Në Kuvendin Zgjedhor të Nismës në Prizren, është zgjedhur edhe Kryesia prej 25 anatërësh, transmeton PrizrenPress.

Në këtë kuvend kanë marrë pjesë 283 delegatë.

Nisma në Prizren deri më tash është drejtuar nga Sinan Aliaj./PrizrenPress.com/

Limaj: As LDK s’e do më Prizrenin, është bërë copa-copa (VIDEO)

0

Fatmir Limaj ka mbajtur një tubim në Prizren ku ka hedhur akuza në drejtim të LDK’së. Ka thënë se edhe kjo parti ka hequr dorë nga ndryshimi i gjendjes në këtë qytet. Ka thënë se kjo parti është bërë copa copa. Alternativë për këtë qytet, ai ka thënë se është NISMA për Kosovën.

“Nga Prizreni kanë hequr dorë partitë. Ajo parti e dytë (LDK) që shpresonte se do ta ndryshonte gjendjen është bërë copa copa. Ju e dini më mirë”, ka thënë Limaj, në Kuvendin Zgjedhor të NSIMA’s në Prizren.

“Ajo (LDK) ka hequr dorë nga mundësia e ndryshimit. Të tjerat janë larg dhe po mbesim ne”, ka shtuar ai.

Fatmir Limaj ka thënë se pushteti i sotëm po e dëshiron vetëm qetësinë dhe vjedhjen e jo aktivizmin.

“Duhet t’i aktivizojmë djem e vajza në frymën e ndryshimit”, ka thënë Limaj.

Me këtë rast, ai ka thënë se duhet të ketë sa më shume aktivitete pasi zgjedhjet janë afër.

https://www.facebook.com/fatmirlimaj/videos/10154170357049098/

Sali Asllanaj nuk mund ta gjejë derën e sallës (Video)

0

Pas një debati që pati me një asamblist derisa po lëshonte asamblenë, kryetari i Suharekës, Sali Asllanajnuk mundi ta gjejë derën e sallës.

Në Asamblenë e Suharekës po diskutohej lidhur me Projekt-Vendimin për Miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Zonën “Qendra” në Suharekë, që u votua nga të gjithë asamblistët, me përjashtim të atij të LVV-së Leonard Shala, i cili abstenoi.

Komuna nuk i ka ende paratë për këtë projekt, ndërsa kryetari Sali Asllanaj u nis të dalë nga salla e Kuvendit Komunal, derisa për projektin po fliste asamblisti i AAK-së Pal Baftiaj.

Baftiaj i kërkoi kryetarit të qëndrojë në sallë, pasi asamblistët do të vendosin t’ia lënë një emër projektit për rregullimin e qendrës së qytetit.

Kryetari Asllanaj pasi u ndal për pak çaste, i tha me shaka të përzier me ironi asamblistit se ky projekt do ta ketë emrin tënd, por pastaj u ngatërrua duke kaluar pa e parë derën e sallës së asamblesë dhe duke u përpjekur ta hapë derën në vendin ku ndodhej muri.

Në të njëjtën mbledhje të asamblesë nga deputeti i PDK-së Jeton Rrakaqi, kryetari i Suharekës u pyet se kur do ta vendosë në zyrë fotografinë e Presidentit Thaçi.

Asllanaj u përgjigj shkurt se fotografinë do ta vendosë kur ajo t’i vijë në komunë. /kallxo.com/