22.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 6511

A po rrëshqet demokracia jonë në tirani?!

0

Nga Jakup Krasniqi

Në të gjithë librat që merren më shpjegimin e fjalës demokraci zakonisht atë e shpjegojnë si sundim të popullit që në të shumtën interpretohet edhe si sundim i shumicës. Ky sundim i shumicës qytetare i quajtur demokraci ka kaluar në tri faza të mëdha të historisë: a) demokracia e drejtpërdrejt e qytet-shteteve (Greqi – Romën e vjetër), b) demokracia e tërthortë deri në vitin 1905, kur delegatët e zgjedhur nga zgjedhësit, caktonin deputetet e Parlamentit (Kuvendit) dhe c) demokracia përfaqësuese që del nga zgjedhjet e lira parlamentare (pas vitit 1905). Në demokracinë parlamentare, kanë pushuar zgjedhjet e tërthorta për Parlament, por vazhdohet me zgjedhjet e tërthorta për ekzekutivin i cili del nga votimi i shumicës parlamentare (Knut Midgaard & Bjorn Erik Rasch ; Demokracia – kushtet dhe pasojat, faqe 12). Në demokracinë parlamentare, ku qeveria zgjidhet nga Parlamenti (Kuvendi), formalisht ekziston mundësia për t’ia marrë besimin një qeverie e cila qeverisë keqe, por në demokracitë e brishta, një gjë e tillë nuk ndodh. Kjo nuk po ndodh as tek ne.

Duke e parë se si po trajtohet vullneti i kombit nga qeveritarët tanë, e në mënyrë të veçantë sa i përket sovranitetit të vendit tonë, na përkujton konstatimin e A. D. Tokvilë, i cili thoshte: “Vullneti kombëtar është njëra ndër fjalët të cilën e kanë shpërdorur më të madhe intrigantët dhe despotët e të gjitha kohëve ”. (Mbi demokracinë në Amerikë, faqe 57).

Nuk ka asnjë dyshim, se pas zgjedhjeve të tetë qershorit 2014, edhe despotët tanë në mënyrën më flagrante e kanë shpërdorur vullnetin e kombit, në emër të cilit po marrin vendime në dëm të se ardhmes se tij dhe kjo sidomos po shihet me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, për faktin se janë nisur nga premisat e gabuara, për ketë të fundit.

Demokracinë apo shtetin demokratik, Platoni e shihte si një formë të diktaturës së butë në të cilën do të sundonin mbretërit filozofë (andrew heywood; politika, faqe 13) dhe filozofët ishin njerëzit më të urtë të Athinës apo qytet-shteteve në Greqinë Antike dhe Romën e lashtë. Ndërsa në shekullin tonë, demokracia është një sistem i avancuar, qëllimi i të cilit është për të penguar tiranin dhe për t’i ndihmuar vendimet e drejta, që në perspektivë ajo të ndihmonte marrjen e vendimeve kolegjiale (Midgaard & Rasch, f. 15) në shërbim të kombit apo qytetarëve. Siç po shihet në kohën tonë, demokracia duhet të shërbej për të krijuar një konsensus për çështje të një rëndësie kombëtare. Ndërsa sa u parkete çështjeve që shkojnë përtej një mandati qeverisës, duhet të jenë të hapura në atë mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit t’i kenë mendimet dhe propozimet e tyre, këtu duhet llogaritur pesha e argumentit e në asnjë mënyrë forca e votës apo ndonjë mënyrë tjetër ( po aty), si zakonisht e kemi parë gjatë këtyre viteve në Kuvendin tonë.

Nga kjo që u tha del se për të pasur institucione funksionale, të besueshme e demokratike është e domosdoshme që të sigurohet integriteti dhe legjitimiteti i Sistemit Zgjedhor (po aty . 58).

Ne kemi pasur zgjedhje që janë vlerësuar si të “rregullta”, por vërtetë, sa kanë qenë të tilla?!

Sa besojnë qytetarët tanë, se vërtetë zgjedhjet ishin të rregullta?

Mënyra se si po qeveriset, si janë të ndara e të balancuara pushtetet, si po funksionojnë institucionet e pavarura, e në veçanti Sistemi i Drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, le për të dëshiruar shumë, madje tepër shumë. Jo vetëm kaq, por gjatë këtyre viteve të lirisë, të pavarësisë e të demokracisë, a mund të themi se pushtetet i kemi të ndara, a mund të themi se, institucionet e pavarura kushtetuese janë të pa kapura politikisht?

Se demokracia jonë po rrëshqet në një tirani e cila nuk është si “diktatura e butë” e Platonit, e cila duhej të udhëhiqej nga “mbretërit filozof”, përkthyer në realitetin tonë, donë të thotë, nga njerëz të ditur, që dinë të qeverisin në të mirë të qytetarëve. Konsideroj që është e qartë për një numër të rëndësishëm të qytetarëve tanë, por çështja shtrohet: A ka politika jonë, vullnet politik për të marr seriozisht, ndërtimin e shtetit të së drejtës? Qofsha i gabuar, por unë nuk po e shoh ketë gatishmëri, pasi demokracinë, mashtruesit nuk e kanë asnjë predispozitë që ta instalojnë në qeverisjen e vendit.

Kërkohet mobilizim i Grupit të Grave Asamblesite në Prizren

0

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka organizuar takim me Grupin e Grave Asambleiste të Komunës së Prizrenit, Zyrën për Barazi Gjinore si dhe organizatat e shoqërisë civile.

Temë e këtij takimi ishte “Zgjedhja e këshillave lokal dhe përfaqësimi i gruas në këto mekanizma”. Ky takim kishte për qëllim mobilizimin e GGA-së, ZBGJ-së dhe shoqërisë civile në krijimin e agjendës për fushatë senzibilizuese dhe nxitëse për gratë e komunës së Prizrenit për të qenë pjesë e procesit të tërësishëm në këto mekanizma.

Naim Cahanaj nga KDI tha ”duke e parë të rëndësishëm përfaqësimin e gruas në këto mekanizma, është më se e nevojshme mobilizimi i Grupit të Grave Asambleiste dhe sektorit jo-qeveritar në nxitjen dhe përfshirjen e grave në procesin zgjedhorë të këshillave lokal si dhe për të qenë pjesë e garës zgjedhore për këto mekanizma”.

Ajshe Shala – kryesuese e GGA-së, tha se “duhet të shkojmë të vizitojmë disa lokalitete më të mëdha me qëllim të nxitjes së tyre në këto mekanizma. Ajo gjithashtu theksoi se ne kuadër të këtij takimi duhet të iniciohet një grup dhe të vazhdohet me takime në disa lokalitete që të nxiten gratë të jenë pjesë e këtyre këshillave”.

Drita Millku anëtare e GGA-së potencoi se “është më se e domosdoshme me qenë pjesëmarrëse të gjitha gratë kuvendare në monitorim, me qëllim që të ndërpritet zgjedhja politike e anëtarëve të këshillave. Duhet të bëhet sensibilizim më i madhe tek gratë me qenë pjesë e këshillave dhe të paktën nga një grua të jetë pjesë e çdo këshilli lokal”.

Ganimete Hoxha anëtare e GGA-s tha se “për vetë faktin që një femër nuk është në komision, ato ngurojnë të marrin pjesë në këto tubime, mendimi i femrës mbetët nën hije dhe nuk dëgjohet, duhet shtytje më të madhe prej qendrës, prej kuvendit që gratë të jenë pjesë e këshillave lokal”.

Si konkluzion i përgjithshëm në kuadër të këtij takimi doli të jetë angazhimi i menjëhershëm i Grupit të Grave Asambleiste në teren për të kontaktuar, inkurajuar dhe nxitur gratë të jenë pjesë e zgjedhjeve të Këshillave Lokal si dhe draftimi i një deklarate të GGA-s për Kuvendin e Komunës së Prizrenit dhe Komisionin për Zgjedhjen e Këshillave Lokal për respektimin e rregullores për përfaqësim të gruas në këto mekanizma.

Ky aktivitet është ndërmarrë në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC). Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Grupi i Grave Asambleiste nga komuna e Prizrenit, Zyra për Barazi Gjinore si dhe Organizatat e Shoqërisë Civile. /PrizrenPress.com

Opozita: Thaçi dëshiron të na përçaj!

0

Deklarata e zëvendëskryeministrit të Republikës, Hashim Thaçit, se ai zhvillon takime të shpeshta me liderët e opozitës, po thuhet të jetë krejtësisht e pavërtetë.

Kështu të paktën kanë konfirmuar përfaqësuesit e tri partive opozitare, (VV-AAK dhe Nisma)

Thaçi ka deklaruar se në këto “takime” ka sugjeruar liderët opozitar që t’i ndërpresin veprimet e kundërligjshme në Kuvendin e Kosovës. Këta të fundit, sipas kryediplomatit, i janë përgjigjur duke “ulur kokën”.

“Unë takohem çdo ditë, i shoh. Këmbejmë përshëndetje por edhe këmbejmë opinione të shkurtra. Këshilla ime për ta ka qenë; E keni tepruar, nuk e meriton Kosova këtë veprim, ndërsa ata më kanë thënë: “Jemi futur në këtë lojë dhe s’po mund të dalim më”. Ne mendojmë se do t’ju ndihmojmë që të dalin sepse është në interes të Kosovës”, ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate, zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi ka reaguar duke thënë se, krerët e LVV-së nuk janë takuar asnjëherë me Thaçin dhe se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Sipas tij, synimi i zëvendëskryeministrit është që të krijojë paqartësi në opinion.

“Normalisht se janë krejtësisht shpifje. Hashim Thaçi asnjëherë nuk është takuar me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as që pranojmë ta takohemi me të. Shpifjet e tij janë propagandë e qartë e cila si synim ka krijimin e konfuzionit në opinion, sidomos tash kur Hashim Thaçi e ka kuptuar se opozita është shumë e qartë dhe e vendosur për qëllimet e saj”, ka thënë Krasniqi për “zeri.info”

Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Haradinaj nuk është takuar me Thaçin, dhe që deklarata e tij janë krejtësisht të pavërteta.

“Nuk besoj se z.Haradinaj është takuar me zotërinë Thaçi. Asgjë nuk ekziston se ne kemi hyrë në një rrugë pa planifikim kur e dimë se çfarë rreziku ka Kosova për ndarje. Këto deklarata janë vetëm shpifje. Pra, Thaçi po dëshiron që ta ndaj opozitën”, ka thënë Lekaj.

Edhe deputetja e Nisma-s, Valdete Bajrami ka hedhur poshtë konkludimet e numrit dy të Qeverisë së Republikës, lidhur me takimet e tija fantome.

“Besoj se ju e keni parë qëndrimin e kryetarit Limaj gjatë ‘VLAN-it’. Edhe pse ka pasur oferta marramendëse për tu bërë pjesë e Qeverisë. Kësisoj, mund të them se këto janë tregime të zotëri Thaçit dhe nuk ka asgjë të vërteta nga këto”, ka thënë deputetja e Nisma-s.

Thaçi për RTV21 ka deklaruar se, zhvillon takime të shpeshta me liderët e partive opozitare të cilëve u ka sugjeruar që t’i ndërpresin këto akte. Këta të fundit, sipas kryediplomatit kosovar, i janë përgjigjur duke “ulur kokën”. /Zeri.info

Kosova thellon bashkëpunimin me Turqinë në nivelin universitar

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur në takim një delegacion të Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë, të kryesuar nga kryetari i këtij Këshilli, Yekta Saraç, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve në arsimin e lartë, ndërsa ky bashkëpunim është konkretizuar edhe me një Memorandum Mirëkuptimi, që u nënshkrua nga ministri Bajrami dhe kryetari Saraç.

Ministri Bajrami ka theksuar se, nënshkrimi i këtij Memorandumi krijon mundësinë e një bashkëpunimi edhe më të intensifikuar në fushën e arsimit të lartë, sa i përket këmbimit të përvojave turke të reformës në këtë fushë.

“Ne po hapim rrugën e një bashkëpunimi të dendur dhe intensiv, në mënyrë që të dërgojmë sa më shumë studentë në nivele të ndryshme të studimeve, sidomos në studimet master dhe doktoraturë”, theksoi ministri Bajrami.

Ai e vlerësoi lartë gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në mes të universiteteve të Kosovës dhe Turqisë edhe në fushën e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore.

“Është një mundësi e shkëlqyeshme që të ndërtojmë partneritet të universiteteve tona me universitetet publike dhe private në Turqi, që të krijojmë edhe mundësinë e diplomave të përbashkëta, programeve të përbashkëta dhe të ndërtojmë partneritet midis programeve të Kosovës dhe Turqisë, në aplikimin për fondet evropiane të arsimit të lartë, siç është projekti Erasmus +, Horizon 2020 dhe projektetë tjera”, ka theksuar ministri.

Ndërsa, Kryetari i Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë, Yekta Saraç tha se, sistemi i arsimit të lartë duhet të jetë i hapur dhe i pavarur, në mënyrë që të mundësojë avancimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Këto bashkëpunime paraqesin lidhje të shëndosha ndërmjet dy vendeve, ku bashkëpunimi ndërshtetërorë do të marrë një dimension krejt tjetër, duke rritur mobilitetin e studentëve dhe programet e diplomave të përbashkëta ndërmjet dy shteteve”, tha Saraç.

Më pas, Bajrami dhe delegacioni nga Turqia, i është bashkuar takimit të rektorëve të disa universiteteve më prestigjioze publike të Turqisë dhe rektorëve të universiteteve publike të Kosovës.

Në këtë takim, ministri Bajrami theksoi se bashkëpunimi në fushën e arsimit me shtetin turk po thellohet edhe më shumë.

“Ne si shtet i ri, kemi nevojë për ndihmën tuaj, sidomos në përgatitjen e kuadrove në shkencat ekzakte, teknike dhe mjekësore”, tha Bajrami.

Ndërsa, kryetari Saraç tha se beson që marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës mund të avancojnë edhe më tej në arsimin e lartë, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të tij që të përkrahin çdo kandidat që e dërgon Kosova për studime pasdiplomike në shkencat që kërkoi ministri Bajrami, për të cilat tha se, shpesh janë edhe studimet më të mira në Evropë.

Gjatë këtyre takimeve është biseduar edhe për fuqizimin dhe hapjen e katedrave të reja të alabanologjisë në universitetet publike të Turqisë. /PrizrenPress.com

Filmi ‘Krom’ vjen në Prizren

0

Pas një jave që filmi ‘Krom’ i Bujar Alimanit pati premierën në Tiranë, tani do ta ketë premierën edhe në Kosovë. Me datën 24 tetor 2015 ky film do të shfaqet në Dokukino në Prizren.

Filmi pati premierën botërore në Karlovy Vary këtë vit në garën ‘East of the West’ dhe po vazhdon të shfaqet nëpër festivale ndërkombëtare.

‘Krom’ flet për një nënë memece e cila pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdoj të rrisë fëmijët e të jetoj edhe ajo vet jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetëvjeçar përpiqet të njoh veten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minieres së kromit. Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mësuese rok që është rebeluar për t’iu gjendur djalit si një engjëll në rrugën e tij.

Në rolet kryesore janë: Fredjon Ruçi, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha etj.

Ky film është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Greqisë me producentët Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos, Stella Theodorakis, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri. /KultPlus.com

Vjosa Osmani: Deputetët po konsiderohen si minj

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK ka kritikuar vendimin e djeshëm të kryesisë së Kuvendit për ta caktuar vazhdimin e seancës së ndërprerë për të premten, pa u arritur një marrëveshje politike për normalizimin e punës në këtë institucion.

Gjatë një tryeze me shoqërinë civile, deputetja Osmani tha se Kuvendi nuk mund të funksionojë pa opozitën, ndërsa zhvillimet e fundit i cilësoi si “krizë politike dhe institucionale”, pavarësisht se shefi i partisë së saj, kryeministri Isa Mustafa, pardje e mohoi një gjë të tillë.

“Caktimin e seancës për të premten në ora 16:00 e konsideroj si eksperiment. Deputet po konsiderohen minj se sa mund të thithin gaz lotsjellës dhe sa mund të durojnë pa përdorur dhunë”, tha Vjosa Osmani.

Ajo shtoi se presidentja Atifete Jahjaga është vonuar për t’i ftuar palët në diskutime në kërkim të zgjidhjes. /Kallxo.com

AGK reagon ndaj Këshillit Drejtues të UP-së që përjashtoi gazetarët nga mbledhja

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim moslejimin e gazetarëve që të përcjellin mbledhjen e fundit ndërmjet Senatit, Këshillit Drejtues si dhe menaxhmentit të UP-së.

“Mungesa e transparencës nga senatorët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, si dhe mbyllja e dyerve për gazetarët është kundër parimeve demokratike të këtij institucioni”,thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK kërkon nga Këshilli drejtues dhe Senati që në bazë të nenit 6 pika 7 e rregullores së punës ku parashihet që mbledhjet janë të hapura për publikun të krijoj hapësirë për gazetarët që të përcjellin aktivitete e këtij institucioni.

“Liria e medias dhe transparenca janë shtylla të demokracisë dhe e drejtë që garantohet me ligjet e zbatueshme në vend”.

AGK iu bën thirrje gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrenë zërin për problemet që hasin gjatë punës së tyre. /PrizrenPress.com

Prizren: V.M. dënohet me 15 vjet burgim efektiv për vrasje

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, ia shqiptoi dënimin të akuzuarit V. M. prej 15 viteve burgim efektiv.

Dënimi iu shqiptua të akuzuarit pasi u shpall fajtor, për veprën penale vrasje e rëndë.

“Dënimi do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 25.06.2013”, thuhet në kumtesën e gjykatës.

“I akuzuari me datën 05.06.2013, rrethë orës 21:00, pas një fjalosje dhe përleshje paraprake fizike, privon nga jeta në mënyrë mizore, tani të ndjerin I.K. nga fshati Ratkoc – Komuna e Rahovecit, ndërsa trupi i dekompozuar i viktimës është gjetur me datën 16.06.2013 rrethë orës 16:00 skaj rrugës regjionale Suharekë-Rahovec nga një kalimtar i rastit”. /PrizrenPress.com

Kuvendet e Komunave të mëdha të Kosovës, 6 shkelje ligjore për 9 muaj

0

Kuvendet e Komunave të mëdha të Kosovës në nëntë muajt e parë të këtij viti në raste të caktuara kanë marrë vendime që nuk janë në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Gjatë kësaj periudhe kohore, në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal del se në KK-në e Gjakovës janë evidentuar dy shkelje ligjore, derisa në ata të Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit janë gjetur nga një shkelje ligjore, ndërkohë që në KK-në e Pejës dhe atë të Mitrovicës jugore nuk është identifikuar asnjë shkelje.

Sipas informatave të marra nga MAPL-ja, KK-ja e Prishtinës dhe ajo e Gjakovës nuk kanë adresuar nga një vendim me shkelje, derisa KK-ja e Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit kanë ndërmarrë veprime korrigjuese për harmonizimin e akteve me legjislacionin në fuqi.

MAPL ka sqaruar se në KK-në e Prishtinës gjatë periudhës janar-shtator 2015, është konstatuar një shkelje ligjore.

“Vendimi i mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur më 14.01.2015, që anëtarët e komisioneve të aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale të sjellin informatë me shkrim para anëtarëve të Kuvendit brenda 7 ditësh për çdo veprim të marrë deri me sot. MAPL më datën 12.02.2015, i ka dërguar shkresën KK-së së Prishtinës për ta harmonizuar aktin, por KK-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim lidhur më këtë shkelje”, thuhet në shkresën e kësaj ministrie.

Në vendimmarrjen e KK-së së Gjakovës MAPL ka konstatuar dy shkelje ligjore:

“Vendimi 01 Nr.-01-31359 i Kuvendit të Komunës së Gjakovës i miratuar më 29.04.2015 për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës. MAPL shkresën ia ka dërguar komunës më 22.05.2015, por komuna nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta rishqyrtuar aktin”.

“Vendimi nr. 011-43953, për themelimin e grupit punues për hartimin e rregullores për bashkësi lokale në mbledhjen e mbajtur më 30.06.2015. MAPL shkresën ia ka dërguar komunës më 03.08.2015, kurse Kuvendi i Komunës së Gjakovës në mbledhjen e mbajtur më 28.09.2015, e ka shfuqizuar vendimin në përputhje më kërkesën e MAPL-së për rishqyrtim”.

Në Prizren, MAPL ka kthyer në rishqyrtim një vendim:

“Vendimi Nr.01/011-011-157145 për këmbimin e pronës komunale i miratuar më 27.08.2015, ndërsa shkresa nga MAPL i është dërguar komunës së Prizrenit me datën 10.09.2015. Kuvendi i Komunës së Prizrenit në mbledhjen e mbajtur më 17.09.2015, e ka rishqyrtuar vendimin dhe e ka harmonizuar sipas kërkesës së MAPL-së”.

Ndërkaq në Ferizaj, pas vlerësimit të ligjshmërisë, MAPL ka kthyer prapa një rregullore:

“Rregullorja për dekorata e KK Ferizaj e miratuar në mbledhjen e mbajtur më 04.03.2015, MAPL- shkresën ja ka dërguar komunës së Ferizajt më datën 17.03.2015, ndërsa Kuvendi i Komunës e ka rishqyrtuar dhe harmonizuar rregulloren më datën 31.04.2015”.

Në Gjilan, MAPL ka kthyer në rishqyrtim një vendim:

“Vendimi për dhënien në shfrytëzim të ngastrës kadastrale P-70403013-00162-8 me sipërfaqe prej 233 metra katror, në mbledhjen e mbajtur më 27 janar 2015, Kuvendi i komunës së Gjilanit e ka rishqyrtuar dhe harmonizuar aktin në mbledhjen e mbajtur më 26 shkurt 2015”.

Në anën tjetër gjatë vlerësimit të ligjshmërisë se akteve të komunës së Pejës dhe Mitrovicës Jugore, MAPL ka bërë të ditur se nuk ka evidentuar asnjë shkelje ligjore.

Bazuar në këto të gjetura, EC Ma Ndryshe konsideron se KK-të e lartpërmendura duhet të jenë më të përgjegjshme gjatë vendimmarrjes. Po ashtu përkujton se Kuvendi i Komunës është organi më i lartë përfaqësues në nivel lokal dhe se të gjithë anëtarët e KK-ve betohen se do t’i kryejnë detyrat dhe ushtrojnë autorizimet sipas ligjit.

Prandaj, EC Ma Ndryshe rekomandon KK-të që pas marrjes së vlerësimeve nga niveli qendror në afatin sa më të shkurtër kohor t’i rishqyrtojnë aktet që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe t’i harmonizojnë ato në linjë me udhëzimet e marra nga MAPL-ja.

Gjithashtu i bëjmë thirrje KK-ve të lartpërmendura që të angazhohen në përmirësimin e reputacionit të tyre, duke u angazhuar në mënyrë të sinqertë për përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe zhvillimin e përgjithshëm të komunave përkatëse. /PrizrenPress.com

UNESCO sot voton për Kosovën

0

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris do të vendosë sot për rekomandimin që Kosova të pranohet si anëtare e kësaj organizate.

Këshilli Ekzekutiv ka 58 anëtarë, 32 prej të cilëve janë përfaqësues të vendeve që e kanë njohur Kosovën, dhe rreth njëzet prej tyre e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranim të Kosovës në UNESCO.

Aplikimi për pranimin e Kosovës në UNESCO është dorëzuar formalisht nga Shqipëria dhe është mbështetur nga 45 vende.

Pas votimit të sotshëm nëse Kosova arrin të marrë shumicën e votave, atëherë, pranimi do të duhej të ndodhte në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila do t’i zhvillojë punimet nga data 3 deri më 18 nëntor.

Konferenca e Përgjithshme përbëhet nga përfaqësues të 195 vendeve anëtare. Çdo vend anëtar ka një votë dhe vendimi kërkon një shumicë prej dy të tretash.