26.8 C
Prizren
E hënë, 2 Qershor, 2025
Home Blog Page 6526

Aktakuzë e konsoliduar kundër Fatmir Limajt në rastin MTPT

0

Prokuroria Speciale e Kosovës bën të ditur se dje, një prokuror i Prokurorisë Special të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit “MTPT” kundër pesë të pandehurve, në përputhje me urdhrin e Gjykatës së Apelit.

Në rastin e quajtur si MTPT akuzohen Fatmir Limaj, ish ministër i Transportit, këshilltari i tij Endrit Shala, ish shefi i prokurimit në këtë Ministri Nexhat Krasniqi, pronari i Tali Copmany Florim Zuka dhe Shpëtim Tealku .

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Fatmir Limaj, Tomë Gashi.

Ndërkohë, sipas komunikatës së Prokurorisë Speciale të pandehurit akuzohen për Krim të Organizuar (Neni 274, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës (KPK), Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare (Neni 339, paragrafët 1 dhe 3 të KPK (të vjetër); në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje), Keqpërdorim të Autorizimeve Ekonomike (Neni 236, paragrafi 1, nën paragrafi 5 dhe paragrafi 2 i KPK (të vjetër)), Marrje dhe Dhënie të Ryshfetit (Neni 344, paragrafi 1 i KPK (të vjetër); në lidhje me sektorin 117.1.a. dhe d. Të Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe Neni 343, paragrafi 2 i KPK (të vjetër) në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje) në përputhje me rrethanat) dhe vepra të tjera penale. /zëri/

Bajaga ka kërkuar 30 mijë euro për të kënduar në ndeshjen Shqipëri – Serbi

0

Mediet serbe nuk kanë raportuar se nëse kanë lidhur marrëveshje deri më tash me këngëtarët e negociuar
Mediet serbe kanë raportuar se janë duke u negociuar këngëtarë serb që të këndojnë në ndeshjen Kosovë- Serbi që do të zhvillohet më 8 tetor në Elbasan të Shqipërisë.

Tashmë mësohet se janë negociuar disa këngëtarë serb për të kënduar në këtë ndeshje dhe në mesin e tyre është edhe këngëtari i njohur Bajaga, por ky i fundit për këtë performancë ka kërkuar 30 mijë euro. Mediet serbe nuk kanë raportuar se nëse kanë lidhur marrëveshje deri më tash me këngëtarët e negociuar./KultPlus.com

Munir Basha: Pozita dhe opozita janë përgjegjëse për gjendjen e keqe në Prizren

0

Kryetari i Partisë Konservatore(PK) Munir Basha vlerëson se pozita dhe opozita në Prizren nuk janë duke e luajtur rolin e tyre ashtu sic duhet.

“Pozita e opozita nuk janë duke e ërë punën e tyre”, vlerëson Basha.

“Pozita nuk jep llogari, kurse opozita sillet si profiteve”, ka thënë Basha në TVPZ.

“Përgjegjësia për mospunë bie mbi pozitën, por edhe opozita nuk mund të lirohet nga përgjegjësia”./PrizrenPress.com/

“Bar Camp”-i i radhës me fokus në festivale

0

Edicioni i 31-të i “Bar Camp” në Prishtinë fton të interesuarit të mblidhen më 29 shtator në Teatrin “Oda” dhe të dëgjojnë historitë e organizatorëve të disa prej festivaleve më të mëdha që organizohen në Kosovë dhe të diskutojnë me ta.

“Pak kush i ka rezistuar sivjet tundimit për t’iu shmangur statusit për dukje në DokuFest. Të shumtë janë edhe ata që në fund të verës ia kanë mësy Pejës që ta shijojnë festivalin e vetëm të animacionit në vend. Ndërkohë, Prishtina ka qenë pikë gravituese për shumë muzikantë të klasikes që pranverës ia patën shtuar hijeshinë.

Tek i kemi shijuar kënaqësitë që na kanë ofruar këto festivale, rrallë e kemi menduar se ç’energji duhet për të sjell ato rezultate. Prandaj, këtë edicion me të cilin hapim sezonin e ri të ‘Bar Camp Prishtina’ po e nisim me festivalet.

Kemi për qëllim të diskutojmë rreth asaj që kërkohet për të organizuar një festival të suksesshëm në vendin tonë, çfarë vlera shpalosin dhe sjellin ato, si dhe si priten këto festivale në Kosovë”, thuhet në njoftimin e “Bar Camp”.

Folësit e këtij edicioni janë Veton Nurkollari dhe Eroll Bilibani nga DokuFest, Ron Bajri nga Anibar dhe Rafet Rudi nga ReMusica.

“Bar Camp” realizohet nga Fondacioni IPKO.

Argumentimi dhe diskutimi politik

0

Ali Hertica

Aktorët politikë mund të marrin pjesë edhe në një këmbim të hapur dhe të diskutohet rreth mendimeve të hapura dhe të ndershëme.Kjo vlen për liderët kosovrë dhe politikat e tyre të dy llojeve të përditëshme dhe krijuese në sferën e rrafshit të diskutimeve demokratike.Këtu duhet të flitet për rastet ku mendohet për një çështje,ku formohet një mendim për tu parashtruar të tjerëve dhe përpiqesh që t’i bindësh se pikëpamja e jote ka diçka në vetvete duke u bazuar në formë të diskutimit dhe paraqitjes së argumetit të bazuar në fakte politike,por edhe njëkohësisht të dëgjosh edhe ato pikëpamje të të tjerëve se çka thonë,me qëllim që në qoftëse argumentet e tyre janë më të mira ku mund të shëndërrohen në mendime apo replika.

Kjo është një mënyrë e sjelljes që lidhet me politikën individuale dhe partiake ku ti-ajo gjendeni në atë vend.Është e zakonshme të dëgjosh ,dhe lehtë të besosh se politika ka pak të bëjë ose aspak,me diskutimin e qetë dhe serioz.Mirëpo këtu,më tepër se kudo duhet të rrish syhapur për të dalluar realitetin nga të thënat dhe përftyrimet për të.Demokracia nuk është vetëm votim dhe tërheqje litarësh,ajo është gjithashtu një sistem që e bën debatin një dukuri të përditshme.Debati zhvillohet ngadalë ku pjesëmarrësit nuk dallohen gjithmonë të njejtë për retorikë dhe aftësi analitike,është e pamundur dhe e besuar për të qënë nga një hërë i përmbajtur në pyetje,pasi mendon kështu apo ashtu…në idetë tua..apo të tjetrit.

Politikanët demokratikë e ata kosovarë duhet t’i arsyetojnë gjithmonë pikëpamjet e tyre politike me argumente të bazuar në alternativën politike dhe partiake se çfaër vizioni ka…

Për më tepër ,ekziston një formë këmbimesh të mendimeve të hapura dhe të ndershëme,ku debatet politike dhe filozofike të vizioneve janë pjesë e politikës dhe lënë gjurmë në mënyrën e të menduarit në debatatin politik.

Kur ke njohuri mbi mendimet politike,krijohet më mirë argumeti që përdoret në politikë,veçanëarisht argumentet që përdoren për problemet e mendimeve politike dhe kushtetuese.Problemet kushtetuese tërhiqin vëmendjen e mendimtarëve politikë dhe të gjithë sovranit sepse është çështje e ndijeshme në idetë liberale.Këtu pyesin se çfarë forme qeverisje dhe çfarë rregullash duhet për të krijuar drejtësia që të jetë e qëndrushme për të qënë mirëqenje për shoqërinë sociale.Ato mirren me vartësinë e politikës së institucioneve dhe mundësitë njerëzore për t,i zhvilluar aftësitë e tyre sa më mirë të politikës, për frymëzime të ideve dhe mendimeve politike.

Në veprimtarinë politike ka shumëllojshmëri të mëdha historike dhe gjeografike ku institucionet marrin forma të ndryshme dhe politika ka përmbajtje të ndryshme ku duhet të dihet se kush e shkakton ndryshimin ku duhet të përgjigjet,por në fillim duhet kërkuar shkaqet,kur mësohen idetë politike dhe formën e tyre të drejtë,ku njeriu mëson gjithashtu t’i njohë ato vlera kur duken politikanët e vërtetë.

Opozita do ta përmbysë pushtetin

0

Analistët nuk përjashtojnë edhe skenarë, si ai i vitit 1997 në Shqipëri

Kushtet e opozitës për Qeverinë nuk mund të plotësohen dhe, si rrjedhojë, vendi së shpejti mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Mungesa e një kornize ligjore, e cila përcakton më saktë përgjegjësitë e deputetit në Kuvendin e Kosovës, po bën që kryesia të mos gjejë zgjidhje se si do të zhbllokohet kjo situatë e bllokuar politike në punën e legjislativit, pas zhvillimeve të fundit.

Njohës të proceseve në vend, nuk e përjashtojnë rrezikun e eskalimit të situatës me trazira të përmasave të mëdha, ngjashëm me trazirat në Shqipëri në vitin 1997, si rrjedhojë e sjelljes arrogante të pushtetarëve aktualë në raport me qytetarin. Eksperti për çështje të sigurisë, Naim Maloku, konsideron se protesta dhe trazira mund të ketë në vend, por nuk beson që faktori ndërkombëtar që përkujdeset për sigurinë e Kosovës do të lejojë që ato të marrin përmasat e Shqipërisë së vitit 1997.

“Kosova në kuptimin e funksionimit normal të një shteti me strukturat e sigurisë akoma nuk është krejtësisht shtet i pavarur, edhe pse e ka ligjërisht të përshkruar atë kontrollin e tërësisë së plotë territoriale”, tha Maloku për ‘Kosova Sot’…

Krasniqi: Isa Mustafa e nisi me mashtrim, me mashtrim do të përfundojë

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum, ka thënë se opozita me kërkesën për tërheqjen e nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin dhe demarkacionin po mbron funksionimin e institucionit të shtetit për të funksionuar në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Krasniqi ka thënë se opozita është më e konsoliduar dhe e bashkuar dhe duhet të vlerësohet edhe më shumë.

Sipas tij, koalicioni qeverisës në Kosovë është formuar vetëm për interesa personale të njerëzve të caktuar, e jo per interesa te popullit.

“Kjo qeveri është duke mashtruar vendin në çdo proces dhe vendim të tyre”.

Ai thotë se vendi është kapluar nga një krizë morale.

“Kriza morale shfaqet kur vendi është në trazicion, por te ne trazicioni po zgjat më shumë sesa në vendet e tjera”, shtoi Krasniqi.

Lidhun me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, Krasniqi tha se ato janë të dëmshme për Kosovën.

“Partitë në pushtet duhet ta dinë që nuk e kanë as 1/3 e votuesve, pra nuk e kanë as shumicën e qytetarëve, përderisa opozita e ka”, tha ai.

Sipas tij, opozita ka arsye për bllokim të Kuvendit.

“Marrëveshjet e 25 gushtit është dashur të votohen në Kuvend. Por ata (Qeveria) kanë qenë të sigurtë se kjo marrëveshje nuk kishte me u votue nga deputetët”, vleresoi Krasniqi.

Ai thotë se bisedimet kanë qenë të papërgatitura dhe jo transparente.

Për koalicionin PDK-LDK, Krasniqi tha se nuk është koalicion që përmirëson gjendjen në vend.

“Është një koalicion për përfitime personale, e jo për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Kjo i dedikohet Mustafës, që i ka bërë mashtrim anëtarëve te LDK-së. Mashtrimi nuk prodhon diçka tjetër përpos mashtrimit”, tha ai.

Krasniqi tha se kjo Qeveri e ka nis keq në cilindo segment të jetës dhe “sa më shpejt që shkon kjo Qeveri, aq më mirë ka me qenë për vendin tonë”.

Millaku: AAK-ja në Prizren, po luan rolin e Anton Çettës

0

Kuvendarja e VV-së në Prizren, Drita Millaku thotë se AAK-ja në këtë qytet, deri më tash ka luajtur rolin e Anton Çettës.

“AAK në Prizren ka luajtur rolin e Anton Cettës, herë me LDK-në e herë me PDK-në”, ka thënë Millaku në TVPZ.

Sipas saj, AAK-ja, në qeverisjen me PDK-në, nuk ka treguar asnjë rezultat për të mirën e qytetarëve dhe qytetit.

“Asnjë sukses nuk e kemi parë që AAK-ja ka bërë në drejtoritë që udhëheq”.

“AAK-ja është rebeluar vetëm atëherë kur kanë dashur të përfitojnë vende të punës”./PrizrenPress.com/

Sinan Aliaj: Vendimet e Ramadan Mujës janë të pavlefshme

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Sinan Aliaj thotë se vendimet e kryetarit të Prizrenit,Ramadan Muja nga dita e dënimit janë të pavlefshme.

“Nënshkrimet e Mujës, prej ditës kur është dënuar nga Gjykata në Prizren, janë të pavlefshme”, thotë Aliaj.

“Investitorët po ikin për shkak dënimit të Ramadan Mujës”./PrizrenPress.com/

Kujtim Gashi: Opozita po luan rol konstruktiv në Prizren

0

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prizren Kujtim Gashi ka vlerësuar pozitivisht rolin e opozitës. Sipas tij, opozita në Prizren deri më tash ka luajtur një rol të rëndësishëm në korrigjimin e pushtetit.

“Opozita po luan një rol aktiv, ku me veprimet e tyre janë munduar të korrigjojnë KK-në”, ka thënë Gashi për TVPZ.

“Roli i tyre shkon në interes të qytetarëve” .

Gashi tha se LDK-ja po luan një rol më të butë të opozitës, për dallim nga VV-ja dhe BD-ja.

“LDK është parti me traditë dhe e dinë se si funksionon pushteti,prandaj edhe është më e butë, kurse VV dhe BD aktivitetet e tyre i zhvillojnë për interesa të partisë”./PrizrenPress.com/