17.3 C
Prizren
E diel, 1 Qershor, 2025
Home Blog Page 6527

Mjekët do t’i nënshtrohet vizitave sistematike mjekësore

0

Jo vetëm pacientët, por tani e tutje edhe stafi mjekësorë do t’i nënshtrohet vizitave sistematike mjekësore. Shërbimi Spitalorë Klinik Universitarë i Kosovës (SHSKUK), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka filluar me realizimin projektit që ka të bëjë me vizitat sistematike të punëtorëve shëndetësorë.

Sali Bllaca, zyrtar për siguri dhe shëndet në punë në SHSKUK, ka thënë se meqë kjo është paraparë edhe më ligjin e punës që të dihet gjendja shëndetësore e punëtorëve shëndetësorë, ky projekt ka filluar të zbatohet në QKUK, ndërsa parashihet që të aplikohet edhe në qendrat tjera mjekësore të Kosovës.

“Rëndësia e këtyre vizitave është që të dihet saktë gjendja fizike dhe psikike e punëtorëve shëndetësor. Në këtë pako përfshihen analizat biokimike, një rengen nga radiologu, pulmologu, kardiologu, psikiatri, neurologu, ORL-ja. Oftamologu dhe të gjinia femërore nga gjinekologu”, ka deklaruar Bllaca.

Ndërsa kardiologu Basri Sejdiu ka thënë për Radio Kosovën se ata që mjekojnë duhet të jenë edhe vetë të shëndoshë, andaj vizitat e tilla, janë të mirëpritura.

“Mund të evidentohen edhe sëmundje të cilat më herët nuk kanë qenë të evidentuara. Sa i përket sistemit kardiovaskular shpesh hasim nëpër ambulance pësona të cilët vuajnë nga s’mundje të ndryshme koronare të cilat nuk kanë pasur simptome, mirëpo gjatë vizitave sistematike mund të evidentohen dhe është një përparësi e madhe se ai që mjekon njëkohësisht duhet të jetë edhe për veti i shëndoshë”, ka thënë Sejdiu.

Projekti do të zgjasë deri në fund të këtij viti, duke përfshirë tërë territorin e Kosovës.

Hetim e ndëshkim për plagjiatët

0

Përgjegjësit për manipulim të dijes në institucione të arsimit të lartë në Kosovë duhet të ndëshkohen. Kështu kanë kërkuar të shtunën anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim.

Ata kanë thënë se përhapja e plagjiaturës te profesorët, si dhe studentët që u larguan nga lista e bursave të USAID-it, sinjalizon “bombën” që ka rënë në arsimin e lartë.

Ismail Kurteshi, anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim, ka thënë se për të luftuar plagjiaturën së pari duhet të funksionojë shteti ligjor, duhet të ekzistojë edhe institucioni i përgjegjësisë.

“Por, gjeneratat më të vjetra, profesorë e pushtetarë po e shkelin ligjin përherë dhe në çdo formë, në format më të vrazhda dhe nuk po përgjigjen edhe atëherë kur janë para organeve të drejtësisë, madje po tallen me to siç janë rastet e arrestimeve, spitaleve, daljeve, ikjeve, por dhe po mbeten pa dhënë kurrfarë përgjegjësie për ata që kanë shumë argumente që ose kanë falsifikuar diploma…, dhe askush nuk po merret me këto raste”.

Kurteshi thotë se plagjiaturë kanë bërë profesorët e që në fakt duhet të jenë shembull për studentët. /Zëri

Veteranët ndjehen të përbuzur nga vendimi i Qeverisë

0

Rreth 50 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të kompanisë së parë të brigadës 134 “Bedri Shala”, kanë marr të shtunën certifikatën e veteranit të luftës së UÇK-së.

Komandanti i kësaj brigade, Skender Misiri, tha se është i lumtur që tashmë po shpërndahen certifikata për të vlerësuar punën e ushtarëve gjatë kohës së luftës, ndonëse certifikatat u ndanë vetëm për një pjesë prej tyre.

Misiri duke kritikuar vendimet e qeverisë për të ndarë 170 euro në muaj për veteranët, tha se kjo është shumë është e vogël për punën që kanë bërë ata.

“Kjo brigadë e mban emrin me nder dhe respekt për Bedri Shalën. Sot është numër prej 50 vetave, sepse ushtarët tjerë janë në diasporë dhe nuk kanë mundësi për shkak të kushteve të ndryshme të vijnë të gjithë. Unë mendoj që shuma 170 euro nuk është e mjaftueshme dhe qeveria duhet rishikuar edhe njëherë këtë vendim”, tha Misiri.

Ndërsa, vëllau i dëshmorit Bedri Shala, Ilmi Shala tha se UÇK ka qenë një ushtri e organizuar mirë për mbrojtjen e vendit. Ai kritikoi qeverinë për përbuzjen që po i bënë kësaj shtrese.

“UÇK është një ushtri e përbërë dhe e organizuar mirë për një të ardhme të mirë të këtij populli, i cili ka qenë me shekuj i robëruar. Është një akt që vërtetë ia vlen të ketë një organizim të tillë edhe më të mirë dhe të jetë një datë dhe një certifikim historik. Nuk ia vlen sepse e kjo shtresë e këtyre djemve dhe burrave që kanë dhënë edhe jetën, atë më të çmuarën, nuk ia vlen nëse shteti jonë ose vendi ynë nëse don një të ardhme sikur të gjitha shtetet duhet të përkushtohet për këtë shtresë, e cila dha atë çka patë nga vetvetja”, tha Shala.

Rikujtojmë se edhe veteranët tjerë reaguan lidhur me vendimin e Qeverisë që ata t’i gëzojnë vetëm 170 euro. /KosovaLive

Festari i Suharekës: Muzikë, teatër, sport dhe bamirësi

0

Festa e rinisë, e njohur ndryshe si Festari, në Komunën e Suharekës, ka nisur të hënën dhe do të përfundojë këtë të diel.

Festari, i cili ka filluar të mbahet në komunën e Suharekës, që nga viti 2002, e tani është bërë festë tradicionalë në këtë komunën, mbahet në javën e fundit të muajit shator me aktivitete të ndryshme, kulturore, sportive, artistike, humanitare.

Në kuadër të kësaj feste zhvillohen aktivitet të ndryshme, si gara të ndryshme sportive, shfaqje teatrale, koloni të artistëve nga disa shtete të ndryshme ngjarje bamirësie.

Zëdhënësi i komunës së Suharekës, Reshat Reshitaj, tha për KALLXO.com, se festari është bë tani më një festë tradicionale për komunën e Suharekës.

“Festari është festa e rinisë dhe e gjithë qytetarëve të komunës së Suharekës, e cila ka filluar që nga vitit 2002 dhe kjo është hera e 14, do të thotë është bë tradicionale dhe çdo herë organizohet në javën e fundit të muajit shtator”, thotë Reshitaj.

Po ashtu i njëjtit tregoi se në kuadër të festarit është edhe kolonia e artistëve që vini nga Kanadaja, Bullgaria, Shqipëria, Maqedoni.

“Artistët janë jo vetëm mbarë kombëtar por edhe ndërkombëtarë, kemi nga Kanadaja, Bullgaria, Shqipëria, Maqedoni e kështu me rradhë”.

Artistë vijnë nga disa shtete, ku pikturojnë piktura të ndryshme, për komunën e Suharekës, të cila komuna më vonë i përdorë për dhurata për delegacione të ndryshme.

Në kuadër festarit u realizua edhe dhurimi i gjakut. Disa qytetarë kanë dhënë gjak në kuadër të këtij aktiviteti, me moton “dhuro gjak, shpëto një jetë”.

Festari do të zgjatë deri ditën e diel, ku do të përmbyllet me turnirin e pingpongut. /Kallxo.com

Shkrimtari Ylljet Aliçka botohet në çekisht

0

Gjatë natës dhe promovimit të veprës, do të mbahet edhe debat me temë: “Të mendojmë, të punojmë, të jetojmë si revolucionarë”, me pjesëmarrjen e kritikës dhe medias çeke.

Biblioteka “Václav Havel Library”, organizon më 22 tetor 2015, në ora 19 promovimin e librit “Kur Hrushovi kaloi pranë fshatit tonë” të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Ylljet Aliçka, me temë: “Të mendojmë, të punojmë, të jetojmë si revolucionarë”, me pjesëmarrjen e kritikës dhe medias çeke.
Gjatë natës do të mbahet edhe lexim nga vepra, ndërsa libri do të prezantohet nga Ambasadori Shqiptar në Ceki, Riza Poda. Nata do të modelohet nga Hana Tomkova.

Tregimet e shkurtra të Aliçkës sjellin në retrospektivë jetën dhe përditshmërinë shqiptare, komunizmin dhe kolapsin. Autori tregon eksperiencën e tij në shtetin i cili në krahasim me shtetet tjera evropiane kaloi në regjime të ndryshme, në zhvillimet politike të rrepta dhe ideologji të llojllojshme. Të lexosh letërsi në vitet e 80-ta në Shqipëri ishte e ndaluar, shumë autorë ishin të ndaluar nga shteti dhe u futën në listën e zezë të shtetit. / KultPlus.com

Grabovci: Opozita nuk është e gatshme për zgjedhje të reja

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci vlerëson se opozita nuk është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme.
Ai beson se nuk është në interesin e opozitës me dëmtu vetveten.

“Të gjithë e dimë se nëse shkojmë në zgjedhje, opozita do të dalë më e dobët. Prandaj nuk besoj që është e interesuar me dëmtu vetveten”, ka thënë Grabovci për Gazetën Tribuna.

I pyetur nëse PDK është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, Grabovci thotë se partia e drejtuar nga Hashim Thaçi nuk i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, PDK nuk i është frikësuar asnjëherë daljes për të kërkuar votëbesimin e qytetarëve.

Arrestohen katër të mitur në Prizren, dyshohen për therje me thikë

0

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje rreth orës 13:00 janë arrestuar katër të dyshuar të mitur pasi njëri prej tyre ka goditur me thikë një person, poashtu i mitur, lidhur me një mosmarrëveshje.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar.

Therje me thikë në “Shatërvan” të Prizrenit

0

Një person është therë me thikë në sheshin “Shatërvan” në Prizren. Policia njofton se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Është arrestuar një i dyshuari që ka goditur me thikë viktimën”.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”/PrizrenPress.com/

PDK në Malishevë: Ragip Begaj nuk po i respekton vendimet e Gjykatës së Apelit

0

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Malishevë, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Ragip Begajn, për mos respektim të vendimit të Gjykatës së Apelit.

“Gjykata e Apelit ka kthyer në punë edhe një punëtor të Qendres se Kompetencës në Malishevë, që ishte larguar nga puna me ardhjen në pushte të partisë ,,Nisma” të udhëhequr nga Fatmir Limaj”, thuhet në reagimin e PDK-së .

“Mirëpo këto vendime edhe pse janë të formës së prerë, prapë se prapë Kryetari i Komunës që vjen nga subjekti politik i lartpërmendur Ragip Begaj nuk po i zbaton, edhe pse i njëjti thirret në atë se ligji duhet të zbatohet, por sic edhe shihet ky po e shkel ligjin më së shumti”

“Po ashtu kryetari Begaj thotë se komuna e Malishevës ka buxhet shumë të vogël, por i njëjti paguan punëtorë pa punar fare!”

“PDK-ja si subjekt politik i mbështetë vendimet e gjykatave, mirëpo kërkon që ato edhe të zbatohen në praktikë”/PrizrenPress.com/

Thaçi thotë se në New York do të lobojë për njohje

0

Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, po mendona ta shfrytëzojë vizitën në New York për t’i sjell vendit njohje të reja.

“Po nisem për New York, për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Do të kemi takime me zyrtarë të OKB-së, të BE-së, të Departamentit të Shtetit. Shumë mundësi për të lobuar për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ende nuk është bërë ndonjë vlerësim i punës së Thaçit në krye të MPJ-së, por ajo që dihet është se shtetin më të ri të Evropës ende nuk e njohin shumë shtete të botës. Prej se Thaçi është shef i diplomacisë ka ardhur njohja nga Antigua and Barbuda.