13.8 C
Prizren
E shtunë, 31 Maj, 2025
Home Blog Page 6528

Begaj, priti komandantin italian të KFOR-it, Ciro Forte

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim njohës, komandantin e njësisë shumëkombëshe perëndimore të KFOR-it në Pejë, kolonelin Ciro Forte, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, mes KFOR-it italian dhe Komunës së Malishevës.

Kryetari Begaj e njoftoi kolonelin Forte, me situatën e përgjithshme në Komunën e Malishevës, popullsinë, infrastrukturën, arsimin, resurset e Komunës së Malishevës, si dhe e falënderoi KFOR-in italian dhe shtetin italian për përkrahjen e deritashme që i kanë dhënë vendit në përgjithësi dhe në veçanti Malishevës.

Koloneli Forte, pasi e falënderoi kryetarin Begaj për pritjen, tha se përveç njohjes, qëllim i kësaj vizite, është edhe rritja e bashkëpunimit të ndërsjellë mes KFOR-it, njësive të saj dhe Komunës së Malishevës, jo vetëm në fushën e sigurisë, por në të gjitha fushat e jetës.

Koloneli Forte, tha se KFOR-i italian, në kuadër të angazhimeve të tyre, kanë në plan edhe pjesëmarrjen në projekte të caktuara dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe më ngushtë me Komunën e Malishevës.

Sa i përket situatës së sigurisë së përgjithshme në Malishevë, kryetari Begaj dhe koloneli Forte, i shprehën të kënaqur me gjendjes e sigurisë në Malishevë, pasi Malisheva vazhdon të mbetet njëri prej rajoneve më të sigurta në vend.

Sylë Hoxhaj: Vrasja e Hekuran Morinës, më ka tronditur

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Sylë Hoxhaj është ndjerë i tronditur me vrasjen e Hekuran Morinës. Ai thotë se personalisht nuk ka pasur rastin të njohë Hekuranin, “mirëpo si rast ka qenë tronditës”.

“Rasti i vrasjes së Hekuran Morinës na ka tronditur të gjithëve. Personalisht edhe unë jam ndjerë i tronditur edhe pse nuk e kam njohur”, tregon Hoxhaj për TV Besa,transmeton PrizrenPress.

Dy javë me parë, Hekuran Morina është vrarë nga Bernard Përlazri. Vrasje dyshohet se ka ndodhur për shkak fajdeve.

“Unë atë ditë kam dalë personalisht në vendin e ngjarjes”, tregon Hoxhaj.

“Ne nuk do të rrimë duarkryq. Do të luftojmë krimin që të mos na përsëriten rastet e tilla”, premton ai.

Vrasja pretendohet se ka ndodhur pasi që i dyshuari Bernard Perlazri pretendonte se babai i tashmë viktimës, Hekuran Morina, i kishte marrë 70 mijë euro me fajde për t`i kthyer në afat prej gjashtë muajsh. Kjo ishte mohuar nga familjarët e Morinës.

Përlazri, pak ditë para se të kryente aktin ishte liruar nga paraburgimi, ku kishte qëndruar afër katër muaj.

Vrasja për fajde në Prizren është ngritur si çështje edhe në Kuvendin e Kosovës nga deputet që vijnë nga ky qytet./PrizrenPress.com/

Suharekë: Grushton bashkëshorten në Festën e Bajramit

0

Në vend të urimit për Festën e Bajramit, një person në Suharekë, ka grushtuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Vdekje e dyshimtë në Prizren

0

Një person është sjellë i vdekur në Spitalin e Prizrenit. Policia e Kosovës njofton se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Prishtinë.

“Në emergjencën pranë spitalit rajonal të Prizrenit nga një mashkull është sjell pa shenja jete viktima”, njofton PK-ja.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”./PrizrenPress.com/

Sot shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte

0

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot shpall rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte.

Në kuadër të përgatitjeve të cilat po bëhen për vendosjen e studentëve, Qendra e Studentëve më 3 shtator ka shpall konkursin për pranimin e studentëve për strehim, konkursi ishte i hapur 10 ditë .

Afati për ankesa eventuale është me datat 28 dhe 29 shtator ku ankesat dorëzohen bashkë me numrin e dokumentacionit,në zyren e salles në konviktin nr VI, nga ora 10:30 deri 14:00.

Publikimi i rezultateve të ankesave bëhet më datë 9 tetor.

Peticioni, test për Qeverinë

0

 

“Këto nënshkrime tani nuk mund të cilësohen si nënshkrime të opozitës apo të pozitës, por thjesht janë nënshkrime të qytetarëve të këtij shteti, për çështje tepër vitale dhe të rëndësishme, që kanë ngritur shqetësim të arsyeshëm te popullata”, tha Baraliu për “Kosova Sot”

Numri i madh i qytetarëve që po i përgjigjet nismës së opozitës për peticionin kundër marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës, që u nënshkruan më 25 gusht, Pakoja e marrëveshjeve me Serbinë, përfshirë atë për Asociacionin dhe marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, sipas ekspertëve të drejtësisë do ta detyrojë Qeverinë t’i rishikojë marrëveshjet.

Profesori i së drejtës, Mazllum Baraliu, tha se në mungesë të Ligjit për referendum peticioni që po nënshkruhet nga qytetarët tani e ka marrë numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve që kërkohen me rregullore të Kuvendit që ky dokument të marrë fuqi të bazuar ligjore dhe në kushtetutën për t’u shqyrtuar nga trupat kuvendore, komisioni përkatës parlamentar dhe pastaj të debatohet edhe në Kuvend. “Bazuar në rregulloren e punës së Kuvendit të futin në rend të punës këtë peticion, i cili tanimë ka kaluar numrin e 55 mijë nënshkrimeve të dhëna nga qytetarët e këtij shteti në kundërshtim të atyre marrëveshjeve”, tha Baraliu./Kosova Sot/

Lamtumirë Tonin Tërshana!

0

Bujar Nishani – “Me interpretimet e tij virtuoze, Tonin Tërshana do të kujtohet ngaherë një zë kumbues dhe i spikatur ndër dekada në festivalet e përvitshme të Radio Televizionit dhe skenat anembanë Shqipërisë.”

Edi Rama – “Lamtumirë Tonin Tërshana, zë i njohur i fëmijërisë sonë.”

Elton Deda – “Mësova me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të një prej zërave më të bukur dhe domethënës të skenës muzikore shqiptare. Tonin Tërshana, këngëtari melodioz dhe i ngrohtë, pionier i festivaleve dhe ndërkohë edhe mik i babait tim të ndjerë, pushofsh i qetë mjeshtër i këngës.”

Shpëtim Saraçi – “Pusho në paqe o bylbyl i Shkodrës dhe i tanë Shqipnisë. RIP, përulem me respekt.”

Ardit Gjebrea – “Na la edhe një artist … Tonin Tërshana! Skena atëherë dominohej nga zëri dhe ajo ishte njësia matëse. Aq mjaftonte për të dalluar Toninin nga shumë të tjerë.”

Zhuliana Jorgnaxhi – “NUK SHUHEN YYYJJJEEETTTT.”

Myfarete Laze – “Jeton gjithmonë sa dhe ne të jetojmë. Një artist me përmasa sa e tërë shqiptaria, një artist mbarëkombëtar Tonin Tërshana.”

Sidrit Bejleri – “Ndërroi jetë vokali brilant, ai që me bukurinë dhe mjeshtërinë e tij vokale bëri që breza të tërë të dashuroheshin me muzikën e mirëfilltë shqiptare … E gjithë Shkodra dhe Shqipëria krenohej me të … Iku Tonin Tërshana … Paqja e Zotit qoftë me të.”

Homazhet për nder të tij do të bëhen në ambientet e Radio Tiranës nga ora 10:30

Tonin TershanaTonin Tërshana do të ndalojë sot për herë të fundit në ndërtesën nga ku jeta e tij do të ndryshonte përgjithmonë. Edhe pse eter, rrugëtimin për në banesën e fundit këngëtari do ta nisë nga holli i Radio Tiranës (RTSH). Lamtumira për një nga ikonat e muzikës së lehtë shqiptare do të mbahet sot, në ambientet e RTSH-së në orën 10:30. Lajmi i ndarjes nga jeta i këngëtarit është pritur me trishtim nga mijëra fansa, njerëz të kulturës dhe politikës. Rrjetet sociale kanë qenë të mbushura dje me këngë të njohura të Tërshanës si “Erdhi pranvera”, “Lulet e limonit”, “Të dua o det”, “Qeshu vogëlushi im” etj. Komente ngushëlluese për familjen dhe kulturën shqiptare, e cila humbi një nga zërat e saj më të mirë ndër vite. Me një foto të këngëtarit të veshur me kostumin gri gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Kryeministri Edi Rama shkruante: “Lamtumirë Tonin Tërshana, zë i njohur i fëmijërisë sonë”. Presidenti Bujar Nishani u është drejtuar me një telegram ngushëllimi familjarëve.

“Në këto çaste dhembjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta! Me ikjen e tij të parakohshme nga jeta, ju humbët njeriun tuaj më të dashur e më të pazëvendësueshëm, ndërsa ne dhe të gjithë artdashësit humbëm një nga këngëtarët më të talentuar e të përkushtuar, i cili me mjeshtëri e profesionalizëm të rrallë ka lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesën tonë”, thuhej në telegramin ngushëllues të Presidentit. “Lamtumirë zëri ujëvarë. Diamant i muzikës shqiptare. U prehsh në paqe, Tonin Tërshana“, shkruante në faqen e saj në “Facebook” këngëtarja Aurela Gaçe.

“Zëri i Tonin Tërshanës ishte pjesë e një prurjeje interesante në fushën e muzikës së lehtë shqiptare, të asaj muzike që u ngjit në nivelin më të lartë të kësaj krijimtarie, krijimtari e larmishme që erdhi në jetën e vendit me disa këngëtarë të një niveli të lartë, siç ishte edhe Tërshana. Mund të them se niveli i të kënduarit të Tonin Tërshanës ishte krahas këngëtarëve më të shquar të kohës si Vaçe Zela e Avni Mula apo edhe të një ndonjë këngëtari të shquar që në këtë moment të trazuar nuk më vjen në mendje”, u shpreh muzikologu Vasil Tole. Me një zë të veçantë, Tonin Tërshana do të ishte një ndër personazhet më të dashura të muzikës shqiptare para viteve ’90. Fati i tij ishte i ngjashëm me atë të shumë artistëve pas ndërrimit të sistemit. Nuk u ngjit më në skenën e festivaleve, duke bërë një jetë të tërhequr kushtuar familjes. Pas emigrimit disavjeçar jashtë Shqipërisë, ai kthehet në Tiranë. Me humbjen e banesës në firmat piramidale ai jetoi me qira. Vetëm disa javë më parë, ai u bë me shtëpi, nga banesat sociale të dhëna prej Bashkisë së Tiranës, por që nuk mundi ta gëzonte dot. Tërshana lindi në Shkodër më 1 qershor 1949. Arriti një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutim, në Festivalin e 4-t në Radio Televizion në vitin 1965, me këngën “Të dua o det” (muzika Tonin Arapi, teksti, Mark Gurakuqi), mori çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç.

Tërshana ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11 të RTVSH-së. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale, duke fituar katër çmime të para e duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në festivale. Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Në historinë e muzikës shqiptare zëri i Tonin Tërshanës do të mbetet përgjithmonë si një kujtesë që do të kujtojë një kohë dhe artistë që mbajtën gjallë shpirtin e një vendi, duke u dhënë shpresë përmes këngës në një kohë të vështirë.

Kënga me pozitive e të gjitha kohërave

0

Shkencëtarët zbuluan këngën më pozitive të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për një këngë të vitit 1978, të shkruar nga grupi “Queen” dhe titullohet “Don’t stop me now”.

Kompania britanike “Alba” që prodhon aparatura elektronike ka kryer studimin dhe ka pyetur mbi 2000 persona. Sipas saj “muzika e kësaj kënge ka fuqinë për të na ndryshuar humorin dhe për t’i bërë njerëzit të ndjehen shumë mirë”.

Shkëncëtari Xhakob Xholixh i universitetit holandez “Groningen’ e konfirmoi ketë. Këngët e shkruara me tone të larta dhe me një rritëm të shpejtë – tha ai – janë më të mirat për të transmetuar emocione pozitive.

Në krye të klasifikimit veç ritmit rok të Queen janë edhe: Grupi ABBA me “Dancing Queen”, “Good Vaibration” të Beach Boys dhe “Uptown Girl” të Billi Joel.

“Arti si mëkat”, libri i ri i Ismail Kadaresë

0

Shtëpia botuese Onufri njoftoi daljen në librari të librit më të ri të shkrimtarit Ismail Kadare, “Arti si mëkat”, një sprovë letrare, ku Kadare zbërthen lidhjet e artistit dhe shkrimtarit me artin dhe letërsinë.

Një fragment mjaft ngacmues nga kjo sprovë letrare është publikuar sot, si një ftesë për lexim, fragment që zbulon paksa nga ky libër i ri i shkrimtarit.

Ismail Kadare-Arti si mekat
Ja fragmenti:

”Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto. Në shtëpitë e tyre nuk është dëgjuar kurrë muzikë, s’është folur kurrë për pikturë dhe të vetmit dialogë dramatikë që janë dëgjuar kanë qenë grindjet e prindërve në ditët plot mërzi. Askush nuk mund ta dijë, ndërkaq, se cili mjedis e nxit më fuqishëm prirjen e artistit të vogël: ai që e josh me praninë e tij gjithkund, apo tjetri, që ia shton etjen me mungesën e tij. Ndërkaq, ka edhe një fat të tretë, disi më të rrallë, por më dramatik.
Jo vetëm që fëmija që ëndërron të pikturojë ose të shkruajë nuk ka kurrfarë nxitjeje nga njerëzit e familjes, por, përkundrazi, ka pengesë. Dhe artisti i ri shkon drejt artit siç shkohet drejt mëkatit” /KultPlus.com

Bahtijar Bislimaj, një jetë në shërbim të kombit

0

Shkruan:  Avdi Ibrahimi

Të parët e Bahtijarit kanë qenë fshatar të zbritur nga Zhuri, aty nga fillimi i shekullit të kaluar u vendosën në fshatin Kobajë i Vjetër, e tani Kobajë i Ri, ku familja e tij ishin të lidhur me token dhe njiheshin si bujq e blegtor të mire, por ishin edhe arsimdashës.

Në këtë fshat lindi Bahtijar (Shyqri) Bislimaj më 27.12.1956 fëmijë i dytë që në vijim pati edhe dy vëllezër e pesë motra,tetë fëmijët e Shyqri Bislimajt, dhe Naxhije Çoçajt.

Bahtijari erdhi në jetë në një vit të njohur për historinë shqiptare që jetonin nën thundrrën okupuese të Jugosllavisë.Ishte koha e akcionit të armëve, ku Kosova me viset e saja shqiptare u bënë arenë përleshjesh në mes sllavëve të jugut.

Bahtijari shkollën fillore e kreu në fshatin Vlashnje, ndërsa Shkollën e Mesme Normale, dhe Shkollën e Lartë Akademin Pedagogjike në Prizren.

Bahtijari shkonte mire në mësime, ishte i zgjuar, i urtë, fjalëpakë, e shumë i sjellshëm, dhe kjo e bënte të fitonte simpatinë e profësorëve dhe shokëve patriot të qytetit, që vepronin kundër rregjimit gjakatar titisto – rankoviçist dhe puthadorëve të tyre shqipfolës.Gjatë viteve të studimeve në Prizren hyri në lidhje me rrethet patriotike shqiptare, që njëri nga shokët e tij të ngushtë ishte Xhemajli Berisha.

Foto: Bahtijar Bislimajme shokun e tij të idealeve atdhetare Xhemajli Berisha.

Sikundër shumë të rinjë patriot, edhe atë e shqetësonte fati i atdheut tërobëruar, ndaj ndiqte me simpati të veçantë çdo përpjekje të atdhetarëve për çlirimindhe bashkimin e toakave shqiptare nga zgjedha e huaj jugosllavo-serbe.

Mbasi diplomoi në SH.L.P, punoi si mësues i matematikës në fshatin Zhur, Vlashnje e në vendëlindje. Që shqetësim i madh për të u bë përkujdesja dhe edukimii fëmijëve, i frymëzuar nga parimet e shëndosha idealiste shqiptare. Sado që vetë ishte rritur dhe edukuar në ambiente orientale, dinte të ngrihej mbi konceptet e vjetra të kohës, sidomos të atyre anadollake, e të vepronte ashtu siç e kërkonte interesi i formimit arsimor kulturor dhe i mbarëvajtjes së nxënësve.Dashuria për atdheun shqiptarë, për popullin dhe historine tone të lavdishme, respekti që tregoi për punën, si burim i gjitha të mirave njerëzore, në veçanti, thjeshtësia dhe urtësia – ishin disa nga vyrtytet më të çmuara të Bahtijarit, tek përpiqej vazhdimisht të rrënjoste tek nxënësit.Pjekuria dhe përvoja e jetës, kultura dhe takti prej të urtit, e kishin bërë një mesues të dytë në familje.Ai diti të nxiste e t’i drejtonte nxënësit në botën e madhe të dijës në shkencat e natyrës – matematikës.

Intersat e pushtuesve jugosllavo-serb dhe shqipfolësve hafije, ishin që patriotët t’i mbanin të përçarë, përderisa këta patriot përparimtar nuk donin që hija e së kaluarës të errësonte horizontin e jetës së patriotëve, që luftonin për liri e të drejta kombëtare.Bahtijarime shokë u vë në lëvizje. Vetë Bahtijari, në jetën e përditshme jep shembullin, jo vetëm që donte Çlirimin dhe Bashkimin e Trojeve Shqiptare me shtetin amëme Shqipërinë, po edhe luftonte me këtë qëllim. Ainëpërmjet mikut të tij Avdiut që në vitin 1987 anatrësohet dhe vepron në Organizatën Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkim e Trojeve, Organizatë kjo që udhëhiqej nga Ruzhdi Saramati.

Dekadat e fundit të shekullit të kaluar, vetëm i forcuan shkëndijat e mllefit shqiptar ndaj një mizorie që s’dinte të marr fund.Sa më shumë rritej fryma gjenocidale dhe diskriminuese e pushtetit të egër serbo-jugosllav kundër popullit të pafajshëm dhe liridashës shqiptar të Kosovës, aq më shumë u zgjua shpirti i pastër si loti i djemëve, vajzave, burrave dhe nënave të kësaj toke, që ditën të flasin edhe me jetën edhe me vdekjen e tyre.

Jeta e këtij atdhetari të etur për liri ishte e ngjashme me ato të bashkëatdhetarëve të tij; me skamje, me halle, me vuajtje, me mjerim. Gjithmonë të ndjekur e të përndjekur.në Kosovë, hasmëria me cerberët karpatianë nuk u zbut fare.Përkundrazi, ajo u thellua dhe u ashpërsua edhe më shumë.Zullumi i gjakpirësve serbo-malazezë ishte bërë i padurueshëm.Kriminelët serbë e malazezë nuk linin gjë pa bërë mbi shqiptarët e pambrojtur.Çdo ditë rrahje, maltretime, tortura, vrasje. Me këtë gjendje të rëndë robërie nuk mundi të pajtohej kurrësesi as Bahtijar Bislimaj.

I gjendur midis robërisë së padurueshme, ai u bë tok me njerëzit e gjakut të tij, dhe bashkëveprimtar tjerë dhe ia vu gjoksin së keqes, duke qëndruar i pathyeshëm, mu si lisat e Kosovës dhe Shqipërisë martire. Tashmë ai kishte fituar besimin e palëkundur të shokëve të Lëvizjes ilegale dhe shtëpia e babait tëtij Shyqriut në Kobajë u bë edhe nji nga bazat tejet më rëndësi të Lëvizjes Guerile “SHQIPET E LIRISË” që drejtohej e udhëhiqej nga Ruzhdi Saramati me shokë… sa here që na duhej të kalonim në shetin amë SHQIPËRI, strehim për ne do të ishte shtëpia e Bahtijar Shyqri Bislimajt, i cili do ti përcjell ilegalet dhe guerilasit deri në kufirin shqiptaro-shqiptar, nga kur ktheshin nga Shqiperia përsëri do të shkonin në bazën e tyre te Bahtijari, ku pastaj shpërndaheshin në vatrat e tyrepër veprime të mëtejme. Pata rastin ta dëgjoj në kuvend burrash në kushte ilegaliteti Bahtijarin tek shprehej: – Kosova është kreshnike, ka burra të mençur e trima, ka edhe ca ferra me gjemba, por ka më shum lisa që i përballojnë stuhihve dhe nji dit ka për ta pare veten të çliruar e uroj ta gëzojmë këtë ditë lum miku… – Koha ecën me hapa ujku luftëtarët e lirisë me në krye komandanin legjendar të UÇK-së Adem Jashari në luftrat dhe betejat e njëpasnjëshme po korrnin fitore te reja kundër okupatorit serbo-malazez, shtëpia e Batijarit, po priste dhe përcillte luftëtaret e lirisë në çdo cep të Kosovës, ai po zbatonte me përpikmëri urdhërat e Shtabit të brigades 28-128 të UÇK-së, dhe komandantit të saj Ruzhdi Saramati, kjo baze për neve ishte shum më rëndësi logjistike, aty pushonin luftëtarët e lirisë të lodhur tek bartnin armatim nga Shqipëria, aty ruheshin te gjitha armatimet këmbësorie dhe pastaj i merrninin luftetaret e lirisë, ku më pastaj ne beteja të ndryshme lufohej për jetë a vdekje. Rol të rëndësishëm në operacionin “SHIGJETA” në Pashtrik në misionin e logjistikës dhe moralit pati Bahtijari, në Frontin e luftës të opracionit “Shigjeta” Bahtijari, kishte edhe djalin e vëllait, hoxhë Kujtim (Fadil), dhe djalin e axhës, hoxhë Orhan (Ibish) Bislimaj. Ai kishte vullnet e dashuri të pathyeshme për ta pa ushtrin serbe malazeze duke ikur nga Kosova.Angazhimi dhe trimëritë e tij u pane në çdo aksion illegal e luftarak, andaj përherë lavdërohej e çmohej nga shokët.

Bahtijari nga viti 2000 punoi në administratën e KEK-ut, të Prizrenit deri në momentin kur ndërroi jetë.

Bahtijar Bislimaj, Veteran Luftëtar Lirie i UÇK-së, nd?rroi jet? më 19 shtator 2015.Pasë një sëmundje të rëndë duke u kuruar në Spitalin e Prizrenit,

Nuk di të na falni ju bashkëidealist të çëshjes së madhe kombëtare shqiptare, ju invalid, veteran, pjestar të UÇK-së, dhe ju familjar, far e fis, miq, e shokë të Bahtijarit, për këtë dobësi që nuk kam force të shkruaj a as të flasë diçka më shumë, ngushllojmë familjen BISLIMAJ, nga fshati KOBAJË, nënën, vëllezërit, motrat, bashkëshortën, djemt e vajzat nipat e mbesat, e mbarë farefisin BISLIMAJ.