15.7 C
Prizren
E enjte, 29 Maj, 2025
Home Blog Page 6529

Brenda Carl Jung

0

Urtësia e Carl Jung: Droga, alkooli, idealizmi: të gjitha format e varësisë janë të këqia.

– Çdo gjë që na irriton tek të tjerët, mund të na shpjerë drejt kuptimit të vetvetes

– Edhe një jetë e lumtur nuk mund të ketë një masë errësire, dhe fjala “e lumtur” do ta humbte kuptimin, nëse nuk do të ekuilibrohej prej trishtimit. Eshtë shumë më mirë që t’i marrësh gjërat ashtu si vijnë, me durim dhe gjakftohtësi

– Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë, deri kur e pranojmë atë. Dënimi nuk cliron, ai vetëm shtyp

– Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet

– Lavjerrësi i mendjes luhatet mes arsyes dhe mosarsyes, jo mes të drejtës dhe të gabuarës

– Një grua vecanërisht e bukur, është një burim terrori. Si rregull, një grua e bukur është një zhgënjim i tmerrshëm

– Në të gjithë kaosin ka një kozmos, në të gjithë mungesën e rendit, ka në fakt një rend të fshehtë të gjërave

– Krijimi i dickaje të re nuk arrihet përmes intelektit, por përmes instiktit, që vepron nga nevoja e brendshme. Mendja krijuese luan me objektet që do

– Takimi i dy personaliteteve është si kontakti mes dy substancave kimike: nëse ka një reaksion, të dy ata ndryshojnë

– Një burrë që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer asnjëherë ata

– Njeriu i shëndoshë nuk i torturon të tjerët – zakonisht janë pikërisht të torturuarit, që torturojnë

– Çdo formë varësie është e keqe, qoftë kjo varësi nga alkooli, droga, apo idealizmi

– Fëmijët edukohen nga ajo që i rrituri është, dhe jo nga ajo që thotë

– Ne nuk duhet të pretendojmë që ta njohim botën vetëm përmes intelektit. Gjykimi i intelektit është vetëm pjesërisht i vërtetë

– Njeriu ka nevojë për vështirësitë; ato janë të domosdoshme për shëndetin

– Gjithçka varet nga mënyra si ne i shohim gjërat, dhe jo si ato janë

– Neuroza është gjithmonë një zëvendësuese për vuajtjet legjitime

– Të gjithë veprat e njeriut e kanë origjinën tek fantazia krijuese. Atëherë, c’të drejtë kemi ne që të zhvlerësojmë imagjinatën?

– Tkurrja prej vdekjes është dicka e pashëndetshme dhe jonormale, që na rrëmben neve qëllimin e pjesës së dytë të jetës.

Urimi i Mujës për Festën e Bajramit

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Lutfi Balleku dhe të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit me rastin e Festës së Bajramit.

“Festa e Bajramit, uroj që të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët”.

“Festa e Kurban Bajramit e lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata, ngrit ndjenjat e solidaritetit dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme”.

“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të jetë e angazhuar thellësisht, për ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët e komunës sonë”.

“Uroj që kjo festë të na bashkojë, të jemi më solidar me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë së bashku drejt fitoreve dhe sukseseve të reja”./PrizrenPress.com/

Sylë Hoxhaj: Prizreni nuk është kryeqyteti i fajdeve

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj, nuk pajtohet me konstatimin se Prizreni është shndërruar në kryeqytet të fajdeve.

“Nuk qëndron konstatimi se kryeqyteti i fajdeve është Prizreni”, thotë Hoxhaj për TV Besa.

Sipas tij, institucioni që drejton ka shënuar rezultate në luftimin e këtij fenomeni.

“Prokuroria në Prizren është ndër të parat që ka punuar më së shumti në luftimin e këtij fenomeni.

“Nuk është çrrënjos ky fenomen, por kemi pasur rezultate konkrete”.

Ai tregon se Prokuroria gjatë këtij viti ka ngritur aktakuza ndaj individëve që janë marrë me fenomenin e fajdeve.

“Ne jemi të përkushtuar që të luftojmë këtë fenomen”.

Hekuran Morina është viktima e fundit e fajdeve. Ai u vra nga Bernard Përlazri./PrizrenPress.com/

Policia gjyqësore u bllokua nga politika

0

Nuk është e rastësishme që asnjë zyrtar i lartë në Kosovë, për të cilin dihet publikisht se si ka qenë nga ana ekonomike pak vite më parë dhe se si në pak kohë është bërë milioner, nuk janë zhvilluar hetime, dhe në këtë mënyrë për dënim nuk mund të imagjinohet. Gjithashtu, hetimet nuk janë zhvilluar, ose është vepruar sikur po kryhen hetime për raste të skandalit të privatizimeve të ndërmarrjeve të ndryshme, ku dyshohet se janë përfshirë njerëz të politikës. Kjo po ndodh se qendra ku kryhen hetimet, pra në polici, kontrollohet nga politika.

Të paktën ky është vlerësimi i juristëve, sipas të cilëve, policët u japin llogari komandantëve të tyre, këta të fundit drejtorit, i cili i raporton ministrit të Brendshëm për të vijuar më pas tek kryeministri. Sipas kësaj lidhje, vendoset kush do të hetohet apo jo dhe se në çfarë rastesh duhet të manipulohen apo të fshihen provat. Më herët me kodin e vjetër penal ka qenë parashikuar policia gjyqësore, e cila do të ishte në urdhrat e Prokurorisë, por në fakt ky sektor nuk funksionoi asnjëherë dhe për më tepër në Kodin e ri penal as nuk u mor parasysh./Kosova sot/

Mustafa të japë dorëheqjen

0

“Isa Mustafa po të kishte ndjenjë përgjegjësie as që do të pranonte të bëhej kryeministër në kushte të tilla. Por, me që është i papërgjegjshëm, ai do të vazhdojë ta thellojë krizën në Kosovë dhe do të përfundojë me namin e fytyrës më negative në historinë e Kosovës, duke e tejkaluar atë të Rrahman Morinës”, tha analisti Nexhmedin Spahiu

Pas situatës së tensionuar në Kuvendin e Kosovës, për shkak të marrëveshjeve të 25 gushtit dhe ultimatumit opozitar për tërheqjen e nënshkrimeve të kryeministrit Isa Mustafa nga marrëveshjet për ‘Zajednicën’ dhe Demarkacionin me Malin e Zi, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të reja, sipas një marrëveshje politike, mbetet alternativa e vetme e ofruar nga opozita.

Kreu i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Visar Ymeri, tha të martën se kërkesa e opozitës për tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e dëmshme për Kosovën dhe dorëheqja më e shpejtë e kryeministrit janë kërkesa për mbrojtjen e sovranitetit dhe funksionalitetit të Republikës. “Ne këtu jemi në mbrojte të Republikës, e ky nuk mund të jetë kryeministër derisa është në mbrojtje të ‘Zajednicës’. Mustafa duhet të përcaktohet ose në mbrojtje të Republikës ose të ‘Zajednicës’ dhe le të shkojë me ‘Zajednicën’”, tha Ymeri../Kosova Sot/

Ndërron jetë Tonin Tërshana

0

Këngëtari i njohur shqiptar Tonin Tërshana ka ndërruar jetë sot në Tiranë në moshën 66 vjeçare.

Tërshana është një ndër këngëtarët me më shumë trofe të fituar në vendin tonë.

Ish-presidenti Bamir Topi e kishte ndëruar atë me tiullin “Mjeshtër i Madh”.

Tërshana ka marrë pjesë në mbi 20 festivale dhe ka fituar katër çmime të para.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Pak kohë më parë këngëtari mori një apartament social në Shkozë.

Në tetor nis greva e arsimit

0

Tetori mundet me gjetë Kosovën me grevë të pergjithëshme në sistemin arsimor.

Këtë paralajmrim e banë sot për Televizionin Rrokum Sindikata e Bashkueme e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nëse nuk plotësohen disa nga pikat kyçe të tyre si: kontrata unike për mësimdhanës, rregullimi i çashtjeve të udhëtimit dhe tre pagat e mësimdhanësve.

Kryetari Jashari dje i ka dërgue nji ftesë Kryeministrit Isa Mustafa, Ministrit të Financave Avdullah Hoti, Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi dhe Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami që me bashkëbisedue për çashtjet dhe kërkesat reale e ligjitime, siç i quejnë ata.

Por në ministrinë e Arsimit thonë se po dialogojnë vazhdimisht me sindikalistët për me gjetë zgjidhjen e kërkesave.

Madje këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Azem Guri thotë se nuk ka me pasë kurrfarë greve./tv rrokum/

Zafir Berisha përqafohet me Hashim Thaçin

0

Me gjithë kundërshtimet e ashpra në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës momentet relaksuese nuk munguan as në mes të pozitës dhe opozitës.
I tillë ishte edhe ky përqafim i Elmi Reçicës me Pal Lekajn.

Pa u përqafuar nuk e la as zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Bile këtë veprim ai e bëri me një ish-anëtar të partisë së tij, Zafir Berisha.

Mustafa: Ngjarja e sotme në Kuvend nuk është shenjë e mirë e demokracisë

0

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka folur për incidentin e sotëm në Kuvendin e Kosovës kur u sulmua me vezë nga deputetët e opozitës. Ky veprim tha se ‘nuk është shenj e mirë e demokracisë’.

“Deputetët duhet të reflektojnë në kulturë demokrati,e për hapësirë në dialog për këmbim të mendimeve. Për faktin që ekziston Kuvendi do të thotë se të gjitha palët nuk kanë mendime të njëjta. Unë isha në Kuvend të raportoja ashtu sic ka qenë e definuar pika e rendit të ditës. Nuk ka të drejtë askush t’ia pamundësojë kryeministrit të sqarojë para qytetarëve. Kjo nuk është një shenjë e mirë por mendoj se është një fazë që do të tejkalohet shumë shpejt.”, ka thënë Mustafa në emisionin Debat në RTK.

Rita Ora me UNICEF do të ndërtojnë shkollë arti në Kosovë

0

Ndërtimi i një shkolle të artit në Kosovë, që ende vuan pasojat e luftës së viteve të 90-ta vlerësohet të jetë një ndër planet e këngëtares me prejardhje shqiptare, Rita Orës

Ajo ka dhënë një intervistë për Glamour Magazine për të cilën është shkruar rreth karrierës së saj të bujshme që po prek majat e suksesit.

Mirëpo, në këtë intervistë është prekur edhe një detaj mjaftë i rëndësishëm, ai i themelimit të një shkolle të artit, ku kjo magazinë prestigjioze ka përmendur se ndërtimi i shkollës do të vjen në bashkëpunim të Rita Orës dhe UNICEF. Po ashtu përmendet se ky projekt është në planet afatgjate të Rita Orës./KultPlus.com