Cana godet keq Kosovën

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, është i mendimit që Shqipëria duhet të jetë parësore për të gjithë futbollistët shqiptarë.

Në konferencën për shtyp, të zhvilluar në qendrën stërvitore të kuqezinjve në Austri, kapiteni ka bërë të qartë se për të, vetëm Shqipëria përfaqëson të gjitha trevat shqiptare dhe kualifikimi në Europian ishte meritë e “bashkimit” të tyre.

“Të gjithë e dinë mendimin tim dhe kam vite që e them. Që nga krijimi i FSHF-së, Shqipëria ka pasur gjithmonë përfaqësuese dhe asnjëherë kombëtare. Kemi vetëm 4 vite që kemi një kombëtare mbarëshqiptare, me lojtarë nga Kumanova, Presheva, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Është hera e parë që e kemi këtë kombëtare të bashkuar dhe shihet që të bashkuar arrijmë gjëra të mëdha”, tha Cana.

“Kombëtarja e Kosovës? Kam qenë me mendimin që elita duhet të qëndrojë me Kombëtaren shqiptare. Kam qenë i mendimit që lojtarët më të mirë të rrinë me kombëtaren shqiptare. Ndoshta në të ardhmen mund të bashkohen Federatat, por kjo nuk i takon brezit tonë”, ishte sugjerimi i Canës.

Kapiteni ka folur edhe për fillimin e përgatitjeve të Europianit dhe përqendrimin maksimal që kanë lojtarët, të cilët duan të japin maksimumin që në ndeshjen e parë kundër Zvicrës.

“Ndeshja e parë është më e rëndësishmja dhe ajo e para është ajo ku ne jemi përqendruar, me një kundërshtar të vështirë. Ne jemi rritur dhe ajo përballje do të jetë ndeshja më e rëndësishme e kompeticionit tonë”, deklaroi kapiteni i përfaqësueses, i cili konfirmoi se kishte lënë plotësisht pas problemet me dëmtimin në mes dhe do të ishte në formën më të mirë gjatë Euro 2016.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit