20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 6538

Politikanët e Kosovës nuk ngopen me zhvatje

0

” Edhe në periudhat më të vështira zëri i qytetarit ka qenë më kryengritës dhe më kundërshtues sesa është sot, kur diktatura klasike ka përfunduar, por, për fat të keq, është instaluar një diktaturë e re, e cila në saje të infrastrukturës moderne e ka peshën e krimit dhe të ndikimit shumë më të madh sesa atëherë. E tërë kjo është bërë në saje të rrjetit, i cili përmes presionit dhe frikës ua ka futur frikën të gjithë atyre të cilët mund të mendojnë ndryshe nga shefi?!”, ka theksuar, analisti Shefqet Dibrani, shkruan sot Gazeta Kosova Sot.

Rrjedha e ngjarjeve dhe zhvillimeve në Kosovën e pasluftës e deri më tani, në aspektin e perspektivës dhe mirëqenies së qytetarit, mund të thuhet se nuk ka qenë aspak pozitive dhe shpresëdhënëse për ta. Kjo ngase, veç tjerash, politikanët dhe pushtetarët e njëpasnjëshëm që kanë udhëhequr vendin nuk kanë punuar dhe as menduar asnjëherë seriozisht për të mirën e qytetarit në drejtim të ofrimit të një jetese sa më të mirë për të. Realiteti ka treguar se ata preokupimin e vetëm dhe kryesor e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë përfitimin dhe pasurimin vetëm për vete, duke e marrë edhe epitetin e njerëzve më të pangopshëm të vendit. Për më keq, siç duket, atyre nuk u ka mjaftuar vetëm zhvatja e shtetit përmes tenderëve të ndryshëm si dhe rrugëve të tjera korruptive, por kanë instaluar edhe një sistem serviliteti për klasën e tyre politike, e cila u shërben atyre dhe rrjedhimisht ata favorizohen si në punësim, por edhe në rrugë të tjera të paligjshme. Se a gjendet Kosova në një situatë alarmante për shkak të kësaj politike të papërgjegjshme, flasin njohësit e këtyre rrethanave. Dibrani: Pushtetarët politikë janë tejet të pangopshëm.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Kosova po ballafaqohet nga një klasë politike e krimit të organizuar, derisa, sipas tij, ata i kanë zënë vendet kyçe në të gjitha segmentet e shtetit, duke përfshirë institucionet e rëndë- sishme shtetërore, pastaj agjencitë, kompanitë publike dhe çdo institucion tjetër.

“Kudo që ata janë, bëjnë filtrimin e të punësuarve, duke lejuar kësisoj që të hyjnë në punë vetëm njerëzit e tyre. Janë disa institucione ekskluzive, ku ka të holla shumë dhe mundësia e zhvatjes është e madhe, në të cilat asnjë person i vetëm nuk mund të punësohet pa lejen e shefit të SHIK-ut. Kjo ka qenë kështu me vite të tëra, por që e tillë është edhe tani”. Më tej Salihaj ka nënvizuar se qytetarët e Kosovës, por as mediet dhe shoqëria civile ende nuk janë sa duhet të vetëdijshëm se deri ku ka arritur e keqja dhe në çfarë gjendje ka rënë Kosova.

Ndërkaq, analisti Shefqet Dibrani thotë për gazetën “Kosova Sot” se pushtetarët politikë të Kosovës janë aq të pangopshëm saqë mendja e shëndoshë nuk e përthekon këtë. Këtu Dibrani thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për keqpërdorimin e një sasie sa për të siguruar një kulm mbi kokë, por, siç ka thënë ai, pasuria e tyre është marramendëse, duke krijuar një jetesë luksoze të paimagjinueshme.”E kur gjithë kësaj ia shtojmë standardin dhe gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet Kosova, këta njerëz për keqpërdorimet e tyre jo që do duhej të dënoheshin me burgime të gjata dhe t’iu konfiskohej pasuria, por të njëjtit do duhej të shënoheshin edhe në librin e Genisit, për atë se sa e thellë është marrëzia në emër të luftës, në emër të vlerave dhe në emër të patriotizmit”.

Pas 500 vjetësh shqiptari i Turqisë kthehet në Krujë

0

Tridhjetepesë shqiptarë të Turqisë në kërkim të rrënjëve të tyre në Shqipëri dhe në Kosovë. Secili nga ta rrëfen një histori familjare sesi të parët braktisën trojet dhe u shpërngulën në Turqi. Shumë pak nga ta dinë të ndërrojnë ndonjë fjalë shqip, por shqiptarinë thonë se e kanë në zemër

Janë tridhjetepesë veta, shtetas të Turqisë që janë nisur në kërkim të rrënjëve të të parëve të tyre për në Shqipëri dhe Kosovë. Nga të parët e tyre iu transmetua gjeneratë pas gjenerate se janë shqiptarë, se vijnë nga ai apo nga ky vend pjesë e trojeve shqiptare. Malli për atdheun që ata panë te paraardhësit e tyre, i shtyri të nisën në kërkim të rrënjëve bazuar në ato që iu folën stërgjyshi -gjyshit, babai, nëna, e që u përcollën deri te gjenerata më e re që sot jeton në Turqi.

Shumë pak nga ta dinë të ndërrojnë ndonjë fjalë shqip, ata që kuptojnë dhe mund të zhvillosh një bisedë deri diku janë të rinjtë që kanë filluar të ndjekin kurse të gjuhës shqipe, e që po mbahen në kuadër të Qendrës Kulturore në Stamboll e hapur nga Ministria e Diasporës e Kosovës (MDK).

Secili nga ta rrëfen një histori familjare sesi të parët braktisën trojet dhe u shpërngulën në Turqi. Të jesh pjesë e ekipit të tyre për të vizituar vendet më domethënëse të historisë shqiptare, si: Kalaja e Krujës, e Shkodrës, Durrësin e vjetër-objektet e kohës antike./zeri/

Rrëfimi i sinqertë i prostitutës: Ja pse burrat i tradhëtojnë gratë

0

Një prostitutë australiane ka deklaruar që burrat dhe gratë tradhtojnë sepse “nuk dinë të bëjnë seks”.Një punonjëse bordeli rreth 23 vjeçare, që fiton rreth 2 mijë paundë në javë, ka rrëfyer që edhe vajzat jo të bukura mund të bëhen “perëndesha seksi”. Vajza ka shkruar në Reddit që ndonëse ka shumë forume për pyetje të seksit, ju jeni të lirë të pyesni çfarëdo prapë se prapë” dhe si rezultat këto janë pyetjet që ajo mori:

Sa i vogël duhet të jetë një penis për tu konsideruar si i vogël?“Penisët super të vegjël janë diku rreth 2­5 cm, apo mikropenis, sic i pëlqen asaj t’I quajë.”“Penisi i vogël është 6 centimetra ndërsa penisët që janë 10­15 centimetra janë mesatar딓Penisi më i madh që kam parë ka qenë sa parakrahu im dhe unë refuzova të bëj seks me këtë person. Të shkretit burrë iu mbushën sytë me lot se nuk bënte dot seks shkaku I madhësisë shumë të madhe. Penisët me atë madhësi kanë edhe problem të eksitohen mjaftueshëm”.

Me sa burra bën seks mesatarisht gjatë një nate?“Të premteve dhe të shtuneve mund të bëj seks me 7 deri në 9 persona për 6 orë”.

Sa para fiton?“Unë fitoj 2.554 euro gjatë javës, ndërsa pa taksë fitimi është rreth 2.758 euro.

Kush të prezantoi me prostitucionin?“Vetja ime. Kam qenë e re, e eksituar dhe rebele. Kam pasur edukim të shkëlqyer, prindër të mirë dhe shkolla të shkëlqyera . Por për mua nuk bënin këto. Më pëlqente të bëja shumë seks dhe të paguhesha. Kam kërkuar në internet për bordele dhe gjeta këtë në të cilin punoj aktualisht. Ishte i dyshimtë kur fillova.”

A e shijon seksin apo shtiresh?“Thuajse shumicën e kohës e shijoj seksin. Disa meshkuj janë të tmerrshëm, por me humor dhe në mënyrë të sjellshme iu sugjerojë që të përmirësojnë teknikën e tyre dhe si të më tërheqin më shumë. 99% e tyre pranojnë kritikat e mia me pozitivitet. Por, seriozisht, shumica e njerëzve nuk dinë të bëjnë seks. Nuk është çudi pse burrat dhe gratë tradhtojnë kaq shumë”.

Sa është mosha mesatare e grave që punojnë në bordelin ku punon edhe ti ? A janë ato gra të bukura?“Kemi disa vajza vërtetë të bukura, mesatare dhe disa që nuk do t’ua hidhje sytë në rrugë. Mesatarja e moshës është rreth 28 vjeç. Është interesante, fute një vajzë paksa të lezetshme në bordel, vishi asaj të brendshme të bukura dhe do ta shohësh që ajo do të kthehet në perëndeshë seksi”

A bën ndonjëherë seks me djem tjerë, apo seksi në punë të mjafton?“Nevojën time seksuale e mbushi në punë, por më pëlqen seksi që e nxis vetë. Paraloja, flirtimi, tensioni, këto nuk i bën dot në bordel. Më mungon kjo pjesë, plus edhe intimiteti dhe seksi i dashurisë me një partner

Nuri Seferi mposht boksierin serb

0

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka fituar pa problem meçin kundër boksierit serb Dushan Krstin, që u zhvillua në Olten të Zvicrës, duke e mposhtur në raundin e gjashtë.

Një numër i madh i shqiptarëve i kanë dhënë përkrahje të madhe Nuri Seferit sonte në Olten të Zvicrës.

Kupa e Zonjës së Vjetër

0

Juventusi ka arritur ta fitoj Kupën e Italisë për herë të 11-të në histori duke e mposhtur në finale rivalin AC Milan.

Koha e rregullt e takimit përfundoi pa ndryshim në rezultat, por në vazhdime Zonja e Vjetër u tregua më efikase, duke arritur të shënojë golin e fitores.

Ishte goli nga Alvaro Morata në minutën e 110 që i siguroi trofeun e Kupës së Italisë skuadrës së Juventusit.

PSG fiton Kupën

0

Pas shpalljes kampion në Ligue 1, PSG-ja ka arritur ta fitojë edhe Kupën e Francës për herë të dhjetë në histori.

Në finale kampioni i Francës e mposhti Marseillen me rezultat prej 2:4, me golat e Matuidit, Edinson Cavanit dhe dy të tjera nga Ibrahimovic.

Për Marseille shënuan Florian Thauvin dhe Michy Batshuayi.

Bayerni fiton Kupën

0

Bayerni i Mynihut ka fituar për herë të 18-të Kupën e Gjermanisë pas 120 minutave lojë dhe saktësisë bë ‘lotarinë’ e 11-metërshave në fund.

Fillimisht 90 minuta dhe më pas 30 të tjera shtesë nuk mjaftuan si për Bajernin ashtu edhe për Dortmund që të gjenin një gol.

Bavarezët ishin më sipërorë në fushën e lojës, por edhe përpjekjet e tyre rezultuan pa sukses.

Përveç trofeut në mes, finalja e Kupës së Gjermanisë ishte edhe finalja e dy lamtumirave, nga një për secilën skuadër. I pari është Pep Guardiola që e mbylli me trofe aventurën 3-vjeçare në Gjermani, ndërsa i dyti ishte Hummles, që fatkeqësisht nuk e luajti të gjithë ndeshjen e fundit me Dortmundin, pasi la fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.

Guardiola do të largohet drejt Anglisë për të marrë timonin e Manchester City, Hummels largohet nga verdhezinjtë për t’iu bashkuar pikërisht Bayernit.

Gjergjaj s’i bën ballë as dy raunde Hayesit

0

Arnolld Gjergjaj nuk ka mundur t’i bëjë ballë më shumë se dy raunde ish kampionit të botës David Haye.

Britaniku ka arritur që në raundin e dytë të mposht me nokaut 31 vjeçarin Gjergjaj.

Kjo është humbja e parë në karrierë për “Kobrën”, që ka edhe 29 fitore, ndërsa në anën tjetër për 35 vjeçarin Haye kjo ishte fitorja e 28, që po kërkon t’u rikthehet majave të boksit profesionist.

Limaj: Disa në PDK i gëzoi burgosja ime në Hagë [Video]

0

Në emisionin n’Kosovë Show, i ftuar këtë javë ishte kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

I pyetur se a ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga PDK-ja, ai u përgjigj me po.

Limaj u shpreh se dëshiron të jetë i sinqerte dhe qysh kur ishte në Hagë ka menduar të heqë dorë, e kjo sepse ai vlerëson që egzistojnë principe përtej politikës. Sipas tij, shokë të tij dhe anëtarë të PDK-së i janë gëzuar burgosjes së tij në Hagë.

Limaj tha se disa nga ata që i konsideronte miqtë i kanë fërkuar duart duke thënë: “Mirë që po shkon, sepse po na hapet rruga neve për tu bërë të mëdhenj”.

Limaj Disa nga PDK i gëzoi burgosja ime në Hagë

Limaj Disa nga PDK i gëzoi burgosja ime në Hagë

Gepostet von FIRST Channel am Samstag, 21. Mai 2016

Haxhi Avdyli: LDK-ja gaboi me Donika Gërvallën

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj partisë së tij, për sjelljen që ka treguar me Donika Gërvallën. Ai thotë se me këtë veprim, LDK-ja i ka shkaktuar dëme shumë vetvetes.

“Dëmi i moslejimit t? pjesëmarrjes së Donikas në takimin e djeshëm është shumë i madh se sa pjesmëmarrja e saj n? këtë takim”, thotë Avdyli, shkruan PrizrenPress.

“Ky zhgënjim po ndihet dhe vërehet gjithkund dhe me gjithkënd .Kjo huti dhe pakënaqësi e elektoratit është më e madhe pas atyre skenave të pakëndshme, sesa do prodhonte një diskutim i saj aty”.

“Ne nuk guxojmë të lëndojmë besimin e elektoratit besnik në vlerat që përfaqëson LDK-ja”

“Ne nuk guxojmë të nëpërkëmbim kontributin 25 vjeçar e veteranëve të LDK-së, sidomos elektoratin e diasporës”.

“Ne jemi aty për ata”.

“Ne duhet të dëgjojmë zërin e tyre” .

“Skenat e tilla nuk kanë me dëmtuar asnjë individ m? shumë, se sa vetë LDK-në”./PrizrenPress.com/