17.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Vlashent Sata sjell ‘Hanën e plotë’

Artisti i mirënjohur, Vlashent Sata do të performojë live “jetën e tij” në një koncert recital, të realizuar nga Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol).

“Hana e plotë” është një koncert, ku do të promovohet dhe albumi me të njëjtin titull, këngët e të cilit flasin për fëmijërinë, shokët e parë, lojërat, familjen, dashurinë dhe sfidat e së ardhmes. Janë himn për kohën e bukur që ikën dhe gjithashtu për vlerat e një vendi, duke reflektuar jetën me ngjyrat e saj.

“Ndihem i privilegjuar që Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol) më bëri ftesën për të dhënë këtë koncert që do të shoqërohet edhe me albumin “Hana”, për dy net me radhë në sallën “Shekspir”. Më pëlqen, që do të jap koncert aty, pasi teatri dhe salla prej druri të krijojnë një atmosferë ku ndihesh si në shtëpi. Kontakti i publikut me artistin dhe i artistit me publikun është kaq i afërt, madje unë adhuroj sallat e vogla dhe të rrumbullakëta”, tha Sata.

Ky koncert që do të organizohet në datat 25 – 26 maj në sallën “Shekspir”, vjen në vazhdën e strategjisë dhe projekteve që QKT ka për të promovuar vlerat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare, pas koncertit “JalbaniaZZ Society” të Gent Rushit dhe koncertit “Ritual Moods” nga poliinstrumentisti Robert Bisha.

“Kam rendur shumë, para se të regjistroja albumin dhe në mendjen time, të gjitha komponentët përbërës, vargjet, instrumentet, muzika ishin të plotësuara. Tani erdhi dita që më fund ky album u regjistrua. Është, albumi im i parë, i cili flet për të gjithë etapat e jetës sime, duke nisur që nga fëmijëria e deri aktualisht. Në të gjitha këngët ndihet njëlloj ndjeshmërie për të treguar historitë e mia, e më pas t’i ndajë ato me njerëzit. Është bukuria e epokës sime”, thotë Vlashent Sata.

Zëri dhe timbrika e veçantë e kantautorit stili i tij, poezia e teksteve e tingulli shumë i zgjedhur i muzikës, që në të njëjtën kohë ruajnë thjeshtësinë, çelësin për të arritur deri te dëgjuesi natyrshëm, bëjnë që ky projekt të jetë bashkësia e shumë elementeve të një niveli të lartë artistik e me vlera të rralla.

Ky album na bën të besojmë për një frymë të re në muzikën shqiptare me risitë dhe ndjeshmëritë që sjell për dëgjuesin.

Më Shumë

Vazhdon regjistrimi i popullsisë në Prizren: Kontaktoni në numrat e publikuara!

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë do të vazhdojë deri më 24 maj. "Të gjithë ju që keni mbetur pa u regjistruar,...

Mbrëmë ishte përkrah Mbappes, Dembeles e Aubameyangut, flet Edon Zhegrova

Edon Zhegrova e gjeti veten përballë yjeve të futbollit francez, por edhe të atij botëror në gala mbrëmjen e zgjedhjes së futbollistit të vitit...

Lajmet e Fundit