31.4 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 6537

Arrestohen katër të mitur në Prizren, dyshohen për therje me thikë

0

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje rreth orës 13:00 janë arrestuar katër të dyshuar të mitur pasi njëri prej tyre ka goditur me thikë një person, poashtu i mitur, lidhur me një mosmarrëveshje.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar.

Therje me thikë në “Shatërvan” të Prizrenit

0

Një person është therë me thikë në sheshin “Shatërvan” në Prizren. Policia njofton se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Është arrestuar një i dyshuari që ka goditur me thikë viktimën”.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”/PrizrenPress.com/

PDK në Malishevë: Ragip Begaj nuk po i respekton vendimet e Gjykatës së Apelit

0

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Malishevë, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Ragip Begajn, për mos respektim të vendimit të Gjykatës së Apelit.

“Gjykata e Apelit ka kthyer në punë edhe një punëtor të Qendres se Kompetencës në Malishevë, që ishte larguar nga puna me ardhjen në pushte të partisë ,,Nisma” të udhëhequr nga Fatmir Limaj”, thuhet në reagimin e PDK-së .

“Mirëpo këto vendime edhe pse janë të formës së prerë, prapë se prapë Kryetari i Komunës që vjen nga subjekti politik i lartpërmendur Ragip Begaj nuk po i zbaton, edhe pse i njëjti thirret në atë se ligji duhet të zbatohet, por sic edhe shihet ky po e shkel ligjin më së shumti”

“Po ashtu kryetari Begaj thotë se komuna e Malishevës ka buxhet shumë të vogël, por i njëjti paguan punëtorë pa punar fare!”

“PDK-ja si subjekt politik i mbështetë vendimet e gjykatave, mirëpo kërkon që ato edhe të zbatohen në praktikë”/PrizrenPress.com/

Thaçi thotë se në New York do të lobojë për njohje

0

Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, po mendona ta shfrytëzojë vizitën në New York për t’i sjell vendit njohje të reja.

“Po nisem për New York, për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Do të kemi takime me zyrtarë të OKB-së, të BE-së, të Departamentit të Shtetit. Shumë mundësi për të lobuar për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ende nuk është bërë ndonjë vlerësim i punës së Thaçit në krye të MPJ-së, por ajo që dihet është se shtetin më të ri të Evropës ende nuk e njohin shumë shtete të botës. Prej se Thaçi është shef i diplomacisë ka ardhur njohja nga Antigua and Barbuda.

Për më pak se një muaj, 19 persona të vdekur nga aksidentet në trafik

0

Sikur asnjë muaj më parë, shtatori i këtij viti është karakterizuar me aksidente të shumta, e shpesh herë edhe me pasoja në njerëz, lëndime dhe humbje jete. Është tejet shqetësues fakti se për më pak se një muaj në aksidente trafiku humbën jetën 19 persona.

Sipas zyrtarëve policorë dhe njohësve të çështjeve të sigurisë kështu po ndodh për shkak të pakujdesit të ngasësve dhe joprofesionalizmit të tyre. Përveç tejkalimit të shpejtësisë, mosrespektimi i rregullave të komunikacionit, tentimet për tejkalim, shkak tjetër për aksidentet që kanë karakterizuar sidomos shtatorin, vlerësohet të jetë edhe kontrolli teknik jo i rregullt që u bëhet veturave.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, me gjithë numrin e madh të aksidenteve të kohëve të fundit, numri i aksidenteve me fatalitet në periudhën janar-gusht 2015 ka shënuar rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Statistikat flasin se vjet nga janari deri në gusht janë regjistruar 76 aksidente fatale me 89 persona të vdekur, derisa në periudhën e njëjtë të këtij viti, numri i aksidenteve fatale ka shënuar rënie në 60, si dhe numri i personave të vdekur ka rënë në 68.

Sipas të dhënave, në vitin e kaluar për tetë muaj kanë ndodhur 11.012 aksidente, derisa këtë vit 11.511 aksidente. Zyrtarët policorë vitin e kaluar kishin shqiptuar 222.705 tiketa për pjesëmarrësit në komunikacion, kurse këtë vit 207.913 tiketa.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se policia me njësitë relevante të saj rregullisht ka ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, veçmas në aspektin parandalues dhe veprues, duke zhvilluar një numër të madh të aktiviteteve në funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ai ka theksuar se policia ka bërë fushata vetëdijesimi përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun.

“Sa i përket muajit shtator 2015, ky muaj është mjaftë shqetësues, sepse gjatë këtij muaji, nga 1 deri 24 shtator 2015, në aksidente fatale kanë humbur jetën 19 persona, ku në të shumtën e rasteve është konstatuar se deri te aksidentet kanë quar tejkalimi i shpejtësisë, mosmbajtja e distancës, pra mosrespektimi i dispozitave që dalin nga Ligji mbi sigurinë në komunikacionin rrugor. Edhe gjendja teknike e automjeteve, si dhe kushtet e rrugës janë ndër faktorët tjerë kontribuues”, ka potencuar Hoxha.

Ai ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat që dalin nga Ligji për komunikacionin rrugor, në mënyrë që t’iu shmangen aksidenteve dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në uljen e numrit të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni.

“Policia në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore duke përfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me Ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugor”, ka thënë tutje Hoxha.

Analisti i çështjeve të sigurisë në vend, Avni Islami, fajtor për aksidentet që po marrin dhjetëra jetë i lë personat që me anë të korrupsionit apo mitos, arrijnë të pajisen me leje të vozitjes. Sipas tij, në rrugë po dalin ngasës joprofesional.

Islami ka thënë se problemet e mosfunksionimit të institucioneve të Kosovës tashmë po reflektojnë edhe tek komunikacioni, ku shumë udhëtarë dhe vet ngasësit po humbin jetën, gjë që po ndodh për shkak të korrupsionit dhe veprave që po kryhen dhe janë kryer edhe më parë nëpër auto-shkolla.

Ai fajëson auto-shkollat, të cilat sipas tij, lëshojnë leje të vozitjes duke marrë mito. Dukuria e korrupsionit po ndikon që të dalin rrugëve ngasës joprofesional.

“Personat përgjegjës për këto aksidente janë mekanizmat e tjerë të cilët i kontrollojnë auto-shkollat dhe janë pjesë e institucioneve të Kosovës. Për shkak të daljes së ngasësve joprofesional,l të cilët nuk po u nënshtrohen testeve si duhet, ata tashmë po bëjnë që të rritet numri i aksidenteve në Kosovë”, vlerëson Islami.

Sipas tij, faktor tjetër për aksidente dhe jo më i vogël për nga rëndësia është kontrolli teknik i automjeteve, ku bëhen lëshime të mëdha, duke ndikuar në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore, shpesh me fatalitet.

“Përveç faktorit ngasës, shkak tjetër për numrin e madh të aksidenteve është edhe kontrolli teknik që u bëhet automjeteve, ku ka lëshime, sepse siç tregojnë vet ngasësit, sot është shumë lehtë të bëhet një kontroll teknik, ku vetëm japin mito dhe dalin në rrugë edhe me veturë me defekte”, ka theksuar Islami.

Këshilli i Sigurisë i Komunikacionit Rrugor i Kosovës ka diskutuar shpeshherë për gjendjen aktuale të sigurisë në komunikacionin rrugor, çështje kjo shumë e rëndësishme për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, por pak është punuar në drejtim të ndryshimit të gjendjes.

Dëshmi për këtë janë edhe të dhënat që Zyra për informim e Policisë së Kosovës, të cilat flasin për pak më pak aksidente me fatalitet dhe viktima që kanë humbur jetën në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por edhe më tej aksidentet në komunikacion mbesin shkaktari më i madh i humbjeve të njerëzve, transmeton KosovaLive.

Rikujtojmë se të dielën në një aksident që ndodhi “Te rrethi” në Prishtinë, janë lënduar 11 persona, njëri nga ta ishte në gjendje kritike.

Sot, 24 vjetori i Referendumit për Pavarësinë e Kosovës

0

Më 26 shtator të vitit 1991është mbajtur Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës me c’rast u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.

Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës.

Kapen me plagjiaturë 42 studentë të UP-së

0

42 studentë të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” janë larguar nga lista e studentëve të përzgjedhur për të fituar bursë për studime jashtë vendit nga USAID-i, të zënë me plagjiaturë.

Gazeta “Zëri” ka siguruar listën e studentëve me plagjiaturë që ka zbuluar USAID, 42 janë nga UP-ja, 5 nga UBT-ja, 2 nga AAB-ja, 1 nga AUK, 1 nga “Riinvest”, 1 nga SEEU dhe 3 të tjerë nga komuniteti pakicë.

Plagjiatura është përhapur jo vetëm te profesorët, por tash edhe në mesin e studentëve. Studentë të Universitetit të Prishtinës me numër më të madh, kanë arritur të kalojnë disa kritere dhe të radhiten në mesin e 160 studentëve që janë përzgjedhur për të fituar bursë për studime jashtë vendit.

Por, në fillim të muajit shtator, USAID përmes një komisioni ka arritur që të identifikojë studentët mashtrues dhe t’i largojë përfundimisht nga lista dhe mundësia për të fituar bursë jashtë vendit. /Zëri

Koalicioni po bie

0

Fakti që shumë se rreth 40% e qytetarëve, sipas sondazheve dhe matjeve të pavarura të muajve të fundit, po e konsiderojnë fajtore Qeverinë e Kosovës për gjendjen e rëndë në vend, për analistët politikë është argument se kjo Qeveri duhet të shkojë sa më shpejt në shtëpi.

Analisti politik nga Grupi për studime juridike dhe politike, Fisnik Korenica, thotë se dështimi gjithëpërfshirës në qeverisjen e vendit, si vazhdimësi e qeverisjes së kaluar nga Qeveria “Thaçi”, edhe tani nga Qeveria “Mustafa”, duke i shtuar edhe pazaret e mëdha politike që u bënë në dëm të Kosovës gjatë bisedimeve në Bruksel, kanë bërë që edhe kjo Qeveri e tanishme, që është vazhdimësi e Qeverisë “Thaçi 1 dhe 2” ta humbasë kredibilitetin dhe besueshmërinë qytetare, për çka edhe zgjidhje e vetme e mirë do të ishte një përfundim më i shpejtë i mandatit të saj.

“Qeveria ka humbur seriozisht kredibilitetin e saj me marrëveshjet e fundit që ka bërë me Serbinë, marrëveshje të cilat e dëmtojnë rënd karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Mbledhja e nënshkrimeve është një prej shenjave që e dëshmojnë këtë të fundit, marrë parasysh edhe faktin që kundërshtimi i marrëveshjes mbi asociacionit i kalon kufijtë e partive politike. Kësaj i shtohet edhe kredibiliteti i humbur i Qeverisë për ta luftuar politizimin e çdo sfere të jetës publike, dhe mungesës së guximit për ta luftuar korrupsionin politik”, tha Korenica. /Kosova Sot

Auditohen 585 lëndë të Gjykatës së Apelit

0

Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të auditojë të gjitha lëndët penale që kanë kaluar nëpër duart e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Kjo pasi KGJK-ja po dyshon se gjykata e shkallës së dytë po i ul shumë dënimet ndaj të akuzuarve për vepra penale.

Ndonëse zyrtarisht thuhet se auditimi do të bëhet për çështje statistikore në mënyrë që të krijohet një praktikë e unifikuar e dënimeve, gjyqtarë nga Gjykata e Apelit këtë e konsiderojnë si ndërhyrje flagrante në punën dhe pavarësinë e tyre, të cilën thonë se e kanë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Auditimi do të bëhet nga ana e Njësisë së Shqyrtimit të Performancës Gjyqësore të KGJK-së dhe si e tillë pritet të fillojë të enjten. /Zëri/

Peticioni: Mblidhen 82 mijë nënshkrime

0

Lëvizja Vetëvendosje! ka bërë me dije se vetëm për shtatë ditë janë mbledhur 82 mijë e 287 nënshkrime kundër marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Opozita vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen këtij peticioni.