Bayerni fiton Kupën

Bayerni i Mynihut ka fituar për herë të 18-të Kupën e Gjermanisë pas 120 minutave lojë dhe saktësisë bë ‘lotarinë’ e 11-metërshave në fund.

Fillimisht 90 minuta dhe më pas 30 të tjera shtesë nuk mjaftuan si për Bajernin ashtu edhe për Dortmund që të gjenin një gol.

Bavarezët ishin më sipërorë në fushën e lojës, por edhe përpjekjet e tyre rezultuan pa sukses.

Përveç trofeut në mes, finalja e Kupës së Gjermanisë ishte edhe finalja e dy lamtumirave, nga një për secilën skuadër. I pari është Pep Guardiola që e mbylli me trofe aventurën 3-vjeçare në Gjermani, ndërsa i dyti ishte Hummles, që fatkeqësisht nuk e luajti të gjithë ndeshjen e fundit me Dortmundin, pasi la fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.

Guardiola do të largohet drejt Anglisë për të marrë timonin e Manchester City, Hummels largohet nga verdhezinjtë për t’iu bashkuar pikërisht Bayernit.

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit