20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6545

Gjykimi i dy vëllezërve për vrasje të dyfishtë nga Brestovci i Rahovecit

0

Në gjykimin e Nazim e Shpëtim Orllatit, të akuzuar për vrasje të Petrit e Nazim Elshanit u dha fjala përfundimtare.

Nazim e Shpëtim Orllati nga Brestovci i Rahovecit që mes vete janë vëllezër akuzohen se më 10 tetor 2010 në dyqanin e tyre vranë dy vëllezërit Petrit e Nazim Elshani gjithashtu nga i njëjti fshat pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Në fjalën përfundimtare prokurori Agron Matjani kërkoi dënimin e të akuzuarve.

“Propozoj që i akuzuari Nazim Orllati nga fshati Brestovc të shpallet fajtor për vepër penale të vrasjes së rëndë, ndërsa i akuzuari Shpëtim Orllati për veprën penale të vrasjes në ndihmë dhe të dënohen sipas ligjit,” tha prokurori Matjani.

Ndërsa Pjetër Përgjoka, avokati i Nazim Orllatit, kërkoi që kienti i tij të mos dënohet për vrasje të rëndë.

“Pra veprimet e të akuzuarve janë marrë në afekt mendor në të cilën gjendje i akuzuari reagon pa fajin e tij, në gjendje të tronditjes mendore të shkaktuar nga sulmi dhe fyerja nga ana e të ndjerit. Nëse gjykata nuk e aprovon tezën e mbrojtjes së nevojshme për veprimin e të akuzuarit, atëherë me padyshim mund të konstatohet se këto veprime janë ndërmarrë në afekt ,” tha avokati Pjetër Përgjoka.

Aktakuzën e kundërshtoi edhe Et’hem Rugova, avokati i Shpëtim Orllatit, me arsyetimin se nuk janë plotësuar elementet e veprës penale për të cilën akuzohet i mbrojturi prej tij.

Sipas prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur në lokalin e vëllezërve të akuzuar, në marketin “Lumi”, kur për shkak të një mosmarrëveshjeje tani i ndjeri Petrit Elshani kishte kërcënuar të akuzuarin Nazim Orllatin.

Orllati më pas kishte lajmëruar policinë, por vëllezërit Elshani ishin futur në lokalin e tash të akuzuarve, duke i thënë Nazim Orllatit: “A po mendon se ka me të mbrojtë gjithmonë policia”.

Ngjarja, sipas përshkrimit të prokurorisë në aktakuzë kishte përfunduar tragjikisht në momentin kur i akuzuari Nazim Orllati kishte nxjerrë revolen duke qëlluar me 3 plumba Petrit Elshanin. Pajtim Elshani pastaj duke dashur ta mbrojë të vëllanë ishte munduar t’ia kapë revolen Nazimit, por ishte goditur me një mjet të fortë nga tash i akuzuari tjetër Shpëtim Orllati.

Kur Pajtim Elshani tashmë ishte shtrirë përtokë nga kjo goditje, Nazim Orllati e kishte qëlluar edhe atë me një plumb, duke ia shkaktuar vdekjen.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 25 maj.

Ky rast është kthyer dy herë në rigjykim. Vëllezërit Orllati ishin dënuar me 42 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut në Prizren./kallxo.com/

Prokurori Sefer Morina nga Prizreni, përfundon në Komision Disiplinor

0

Zyra e Prokurorit Disiplinor ka ndërmarrë hetime disiplinore ndaj Sefer Morinës, prokurori i rastit të dy fëmijëve të familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit, të cilët janë mbytur në një gropë me ujë.

Gjetjet e emisionit “Drejtësia në Kosovë” e kanë shtyrë Zyrën e Prokurorit Disiplinor të ndërmarrë hetime disiplinore ndaj prokurorit të rastit ku humbën jetën dy fëmijët e familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit.

Zyra e Prokurorit Disiplinor ka ndërmarrë hetime disiplinore ndaj Sefer Morinës, prokurori i rastit të dy fëmijëve të familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit, të cilët janë mbytur në një gropë me ujë.

Gjetjet e emisionit “Drejtësia në Kosovë” e kanë shtyrë Zyrën e Prokurorit Disiplinor të ndërmarrë hetime disiplinore ndaj prokurorit të rastit ku humbën jetën dy fëmijët e familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit.

Zyra e Prokurorit Disiplinor ka ndërmarrë hetime disiplinore ndaj Sefer Morinës, prokurori i rastit të dy fëmijëve të familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit, të cilët janë mbytur në një gropë me ujë.

Gjetjet e emisionit “Drejtësia në Kosovë” e kanë shtyrë Zyrën e Prokurorit Disiplinor të ndërmarrë hetime disiplinore ndaj prokurorit të rastit ku humbën jetën dy fëmijët e familjes Bytyqi nga Serbica e Ulët e Prizrenit./kallxo.com/

Limaj n’Kosovë Show: Kurrë më në PDK

0

Fatmir Limaj ishte mysafiri i radhës n’Kosovë Show.

Ai foli për jetën e tij që nga periudha e paraluftës, kohës kur ishte inkuadruar ne UÇK, kohen e daljes me maska etj. Limaj tregoi edhe për takimin e rastësishëm me Milosevicin në Tribunalin e Hagës.

Limaj u ndal edhe te periudha e kthimit në Kosovë nga Haga dhe mëdyshjen e tij për t’iu rikthyer politikës.

I pyetur se a do të rikthehet në PDK, ai pohoi se kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me partinë e Kadri Veselit.

Liria lidhë marrëdhënie me skuadrën turke Genclerbirligi

0

Një delegacion pesë anëtarësh i KF ‘Liria’, kryesuar nga kryetari Mirsad Çollaku, ka qëndruar për vizitë 4-tër ditore në Turqi, përkatësisht në Ankara dhe në Stamboll.

Fokusi i qëndrimit ka qenë lidhja e marrëveshjes së bashkëpunimit me gjigantin turk, Genclerbirligi. Delegacioni i Lirisë është pritur nga n/kryetari i kësaj skuadre Niyazi Aktas dhe kryesia e klubit.

Në takim që publicitet i kanë dhënë edhe mediet turke është folur për bashkëpunimin e ndërsjellë.

‘Pos vëllazërimit të klubeve, jemi dakorduar të vazhdojmë bashkëpunimin ndërmjet klubeve në shumë sfera, përkatësisht në ngritjen sa më profesionale te klubit tonë, tashmë pas pranimit t në UEFA e FIFA.
Shpejt një delegacion nga Genclerbirligi do të vizitojë Lirinë dhe nga afër do të shikojnë nevojat që kemi dhe mundësit për të dhënë ndihmë konkrete.

Ndërkohë, po pas vizitës së drejtuesve të kësaj skuadre, do të nënshkruhet edhe marrëveshje bashkëpunimi’, ka thënë Çollaku, pas kthimit nga Turqia.
Delegacioni i Lirisë, ka ndjekur ndeshjen ndërmjet: Genclerbirligit e Eskishejir. Ndërsa, ka pasur takim edhe me biznesmenë me origjinë nga Kosova që janë duke vepruar në Stamboll, sikurse është Minir Hakcan.

Gjatë këtij takimi është folur për mundësitë që bashkatdhetarët, që kanë biznese atje të ndihmojnë Lirinë.

Zafir Berisha: Kushtetuesja edhe luftën e UÇK-së, do të shpallte të padrejt !

0

Deputeti i partisë opozitare Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka shkruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me pronat e falura pa të drejtë të Manastirit të Deçanit jo që bën padrejtësi, por sipas tij ky vendim legjitimon edhe masat e dhunshme dhe gjenocidin serb mbi qytetarët e Kosovës si dhe ligjet diskriminuese që janë përdorur ndaj Kosovës.

Në një postim në facebook, ai ka shkruar se sipas logjikës së këtij vendimi edhe lufta e UÇK mundë të shpallet e padrejtë sepse ka ra ndeshë me ligjet e regjimit okupues të viteve 90 të Serbisë.

Ja postimi i plotë i Berishës në facebook:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të njohtë vendimet e regjimit fashist të Milosheviqit të viteve 1993 dhe 1997 lidhur me pronat e falura pa të drejtë të Manastirit të Deçanit jo që bën padrejtësi por ky vendim legjitimon edhe masat e dhunshme dhe gjenocidin serbe mbi qytetarët e Kosovës si dhe ligjet diskriminuese qe ka përdor ky regjim ndaj Kosovës.

Sipas logjikës së këtij vendimi edhe lufta e UÇK mundë të shpallet e padrejtë sepse ka ra ndeshë me ligjet e regjimit okupues të viteve 90 të Serbisë millosheviqjane. Politikanët e shantazhuar edhe i kuptoi sepse Kosovën në ankande e kanë ven për ta shpëtuar kokën e vet, por s’po muj me i kuptu juristët që bëjnë këto gabime trashanike ku me vendimet e veta vënë në pikëpyetje funksionalitetin e vendit.

Shkarkohet shefi i Sigurisë së Farkës, fluturonte me një helikopter privat

0

Kur Prokuroria e Shkodrës ka ripyetur për të disatën herë të mbijetuarin Gerald Baramuça, pa marrë ende një përgjigje se çfarë ndodhi para aksidentit ajror të Grizhës, Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar hetimin administrativ për këtë ngjarje.

Burime pranë kësaj ministrie, jozyrtarisht pohuan se është shkarkuar nga detyra shefi i Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore në Farkë. Nënkolonel Altin Lame – thanë burimet, – duhej të ishte në detyrë ditën e 6 prillit, kur edhe ndodhi aksidenti ajror. Largimi i tij nga Forcat Ajrore është bërë me motivacionin “për shkelje të rëndë të disiplinës”.

Sipas listës së miratuar, ai ishte zyrtari i fundit në bazën e Farkës, që firmoste lejen e fluturimit dhe konfirmonte kontrollin e pilotëve që do të niseshin me mision trajnues. Por prania e tij ka qenë fiktive në detyrë, pasi nënkoloneli në fakt atë ditë rezulton të ketë qenë i angazhuar si pilot në një agjenci private fluturimi.

Nga ana e saj, Prokuroria e Shkodrës i ka dërguar fletëthirrje shtetasit Altin Vrapi, me detyrë drejtor i Sigurisë Ajrore të Licencave, në Autoritetin e Aviacionit Civil. Prokuroria thotë se thirrja e tij është bërë pasi shikohen të dyshimta licencat e lëshuara ndaj kompanisë private për fluturimet, në një kohë që një piloti ushtarak nuk i lejohet të jetë i angazhuar.

Aktualisht Prokuroria e Shkodrës është në pritje të ekspertizës së kartës së memories së helikopterit “EC 145”, nga rrëzimi i të cilit humbën jetën Donald Hoxha dhe Florian Deliu. Ndërkohë i mbijetuari Baramuça, në të gjitha seancat e pyetjeve këmbëngul se nuk mban mend asgjë nga dita e aksidentit.

Ja kush po i dezinformon qytetarët e Prizrenit (Video)

0

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren Hasan Hasani, ka akuzuar mediat se kanë dezinformuar opinionin për kohën e punimeve në vendosjen e kolektorit të ujërave të zeza në rrugën “Remzi Ademaj” në këtë qytet. Ai thotë se data e përfundimit të punimeve në këtë rrugë është përcaktuar nga mediat. Sipas tij, askush nuk ka deklaruar se punimet në vendosjen e kolektorit të ujërave të zeza, do të përfundojnë brenda një muaj, përkatësisht me 25 prill të muajt të kaluar.

“Po më vjen keq për një dezinformatë që ka dalë në media. Ne e kemi pas një leje deri për 24 prill, kurse mediat e kanë marrë si datë përfundimtare”, ka thënë Hasani në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, raporton “PrizrenPress”.

Dinamika e punimeve në vendosjen e kolektorit të ujërave të zeza në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, ka ngjallur reagimin e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës.

Një pjesë e të zgjedhurve lokalë kanë kërkuar informata nga Ekzekutivi komunal për afatin e kryerjes së punimeve, por ka pas dhe të tillë që e kanë cilësuar si kaotike gjendjen aktuale në këtë segment rrugor.

I revoltuar me kritikat e këshilltarëve të Kuvendit, drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, ndërkaq fajtor i ka bërë mediat. Pavarësisht se zyrtari i drejtorisë, të cilën e drejton, Përparim Shala, ka deklaruar se punimet në rrugën “Remzi Ademaj”, do të përfundojnë brenda një muaj, përkatësisht deri me 25 prill, Hasani këtë informacion e ka quajtur dezinformatë të sajuar nga mediat.

“Është paraparë që të përfundoj brenda një muaj, përkatësisht deri me 25 prill. Shpresojmë se do t’i përmbahen dinamikës së punës”, kishte thënë Shala, në një konferencë për shtyp, një ditë para fillimit të punimeve në këtë rrugë.

Videot e siguruar nga kronikat e lajmeve të TV Prizrenit dhe RTV Besa, vërehet qartë kontradikta që drejtori Hasan Hasani ka me zyrtarin e tij, Përparim Shala, por jo edhe me raportimin e mediave. Ai, madje del të jetë kontradiktor edhe me vetëvetën.

“Puna është dashur të kryhet në muajin prill, por është shtyrë pak”,ka thënë Hasani ditë më parë për Klan Kosovën.

Ky projekt është më i madhi që nga paslufta në Prizren.

“Ky është investimi më i madh që nga paslufta dhe lajmi më i mirë për qytetin e Prizrenit. Kolektori ka filluar të ndërtohet që nga viti i kaluar,” ka thënë Hasani.

Projekti është duke u realizuar në bashkëpunim me bankën gjermane./PrizrenPress.com/

 

 

Kërcënim përmes SMS-së, arrestohet një person në Malishevë

0

Policia ka arrestuar një person në fshatin Drenoc të Malishevës. Ai dyshohet se ka kërcënuar me SMS një person tjetër për motive deri më tash të panjohur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Liria e mbyll me fitore

0

Skuadra e Lirisë e ka mbyllur me fitore edicionin e sivjetëm duke e mposhtur para tifozëve të vet skuadrën e Llapit.

Dueli ndërmjet dy skuadrave që nuk kishin ambicie fare, filloi me golin e Blendi Memajt që dha epërsinë vendasve në minutën e shtatë.

Më pas Llapi u kundërpërgjigj me dy gola me anë të Visar Zenelit dhe Egzon Sinanit.

Megjithatë skuadrat shkuan në pushim pranë rezultatit të barabartë 2-2, falë golit të Qëndrim Gashit (43’), derisa në pjesën e dytë Liridon Fetahaj e vulosi rezultatin përfundimtar të takimit./borozani/

Testi për maturantët mbahet më 4 e 18 qershor

0

Nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë të shkollës se fillore dhe ata të cilët përfundojnë klasën e 12-të, të shkollës së mesme, sipas ligjit, e kanë obligim t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, respektivisht testit shtetëror të maturës.

Përgatitjet për mbajtjen e këtyre testeve tashmë kanë përfunduar. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë treguar se testi i arritshmërisë, i cili do të mbahet më 21 maj, do t’i nënshtrohen rreth 30 mijë nxënës në gjithë Kosovën, kurse rezultatet pritet të publikohen më 30 maj.

Ndërsa, testit shtetëror të maturës, më 4 dhe 18 qershor, do t’i nënshtrohen 36 mijë nxënës, të cilët e kanë përfunduar klasën e 12-të.

Përfundimi më sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet.

Kryetari i Komisionit shtetëror të maturës, Azem Guri, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se risi gjatë këtij viti, është se nxënësit do t’i kenë 100 pyetje nga lëndët e përgjithshme dhe profesionale dhe jo 120 sa kanë qenë vitin e kaluar.

Ai ka treguar se broshurat apo fletëpalosjet janë dërguar në të gjitha shkollat e mesme në Kosovë.

“Matura shtetërore ka prag të kalueshmërisë, që nënkupton se nxënësit përkatësisht kandidatët, të cilët arrijnë 40 për qind të pikëve nga testi i maturës, e kalojnë maturën dhe në këtë rast, Këshilli shtetëror i maturës i pajis me certifikatë. Që do të thotë, maturantët me diplomë dhe certifikatë kanë të drejtë të aplikojnë në Universitet, përkatësisht në njësi akademike”, ka thënë Guri.

Sidoqoftë, ekspertë për çështje të arsimit jo gjithmonë kanë qenë të kënaqur me nivelin e kalueshmërisë të testit të maturës.

Dukagjin Pupovci, udhëheqës në Qendrën për Arsim të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjatë këtij viti, në testin e maturës, pret administrim më të mirë, por jo rezultate në cilësi.

Ai, madje, është shprehur se duhet të bëhen publike rajonet dhe shkollat ku nxënësit tregojnë më pak rezultate, në mënyrë që të rritet angazhimi në ato vende.

“Cilësi më të mirë nuk pres, por administrim po. Nëse do të ketë administrim më të mirë të testit, atëherë mendoj se do të kemi një pasqyrë reale të cilësisë së arsimit. Pra, rezultati do të mund të jetë më i dobët se sa ka qenë viteve të kaluara. Dhe është me rëndësi qëkjo mos të shihet në nivel të Kosovës, por të shihet në nivel të komunave dhe në nivel të shkollave”, ka theksuar Pupovci.

Këshilli shtetëror i maturës, është fokusuar në administrimin e maturës, ka thënë Azem Guri, duke shtuar se gjatë këtij viti pret rezultate më të mira, pasi, siç është shprehur ai, një nga objektivat e Ministrisë është rritja e cilësisë së arsimit në nivelin parauniversitar.

“Edhe në programin qeverisës të MASHT-it të prezantuar në Qeverinë e Kosovës, një nga objektivat kryesor është cilësia në arsim dhe mu për këtë, kjo ministri ka përgatitur Strategjinë e Sigurimit të Cilësisë, dokument që vitin e kaluar është miratuar në Qeveri. Tani do të thotë është një bazë e mirë ligjore për avancimin e cilësisë”, ka deklaruar Guri.

Ndryshe, përveç testit të maturës dhe atij të arritshmërisë, për cilësi të arsimit Kosova vitin e kaluar i është nënshtruar një vlerësimi ndërkombëtar, i njohur me emrin “PISA”, rezultatet e të cilit do të bëhen publike në fund të këtij viti.

Vlerësimi i radhës i këtij vlerësimi ndërkombëtar do të jetë në vitin 2018.