11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Gjykimi i dy vëllezërve për vrasje të dyfishtë nga Brestovci i Rahovecit

Në gjykimin e Nazim e Shpëtim Orllatit, të akuzuar për vrasje të Petrit e Nazim Elshanit u dha fjala përfundimtare.

Nazim e Shpëtim Orllati nga Brestovci i Rahovecit që mes vete janë vëllezër akuzohen se më 10 tetor 2010 në dyqanin e tyre vranë dy vëllezërit Petrit e Nazim Elshani gjithashtu nga i njëjti fshat pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Në fjalën përfundimtare prokurori Agron Matjani kërkoi dënimin e të akuzuarve.

“Propozoj që i akuzuari Nazim Orllati nga fshati Brestovc të shpallet fajtor për vepër penale të vrasjes së rëndë, ndërsa i akuzuari Shpëtim Orllati për veprën penale të vrasjes në ndihmë dhe të dënohen sipas ligjit,” tha prokurori Matjani.

Ndërsa Pjetër Përgjoka, avokati i Nazim Orllatit, kërkoi që kienti i tij të mos dënohet për vrasje të rëndë.

“Pra veprimet e të akuzuarve janë marrë në afekt mendor në të cilën gjendje i akuzuari reagon pa fajin e tij, në gjendje të tronditjes mendore të shkaktuar nga sulmi dhe fyerja nga ana e të ndjerit. Nëse gjykata nuk e aprovon tezën e mbrojtjes së nevojshme për veprimin e të akuzuarit, atëherë me padyshim mund të konstatohet se këto veprime janë ndërmarrë në afekt ,” tha avokati Pjetër Përgjoka.

Aktakuzën e kundërshtoi edhe Et’hem Rugova, avokati i Shpëtim Orllatit, me arsyetimin se nuk janë plotësuar elementet e veprës penale për të cilën akuzohet i mbrojturi prej tij.

Sipas prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur në lokalin e vëllezërve të akuzuar, në marketin “Lumi”, kur për shkak të një mosmarrëveshjeje tani i ndjeri Petrit Elshani kishte kërcënuar të akuzuarin Nazim Orllatin.

Orllati më pas kishte lajmëruar policinë, por vëllezërit Elshani ishin futur në lokalin e tash të akuzuarve, duke i thënë Nazim Orllatit: “A po mendon se ka me të mbrojtë gjithmonë policia”.

Ngjarja, sipas përshkrimit të prokurorisë në aktakuzë kishte përfunduar tragjikisht në momentin kur i akuzuari Nazim Orllati kishte nxjerrë revolen duke qëlluar me 3 plumba Petrit Elshanin. Pajtim Elshani pastaj duke dashur ta mbrojë të vëllanë ishte munduar t’ia kapë revolen Nazimit, por ishte goditur me një mjet të fortë nga tash i akuzuari tjetër Shpëtim Orllati.

Kur Pajtim Elshani tashmë ishte shtrirë përtokë nga kjo goditje, Nazim Orllati e kishte qëlluar edhe atë me një plumb, duke ia shkaktuar vdekjen.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 25 maj.

Ky rast është kthyer dy herë në rigjykim. Vëllezërit Orllati ishin dënuar me 42 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut në Prizren./kallxo.com/

Më Shumë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në stadiumin...

Zhegrova nonimohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez. Ai është...

Lajmet e Fundit