16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6548

PSG fiton Kupën

0

Pas shpalljes kampion në Ligue 1, PSG-ja ka arritur ta fitojë edhe Kupën e Francës për herë të dhjetë në histori.

Në finale kampioni i Francës e mposhti Marseillen me rezultat prej 2:4, me golat e Matuidit, Edinson Cavanit dhe dy të tjera nga Ibrahimovic.

Për Marseille shënuan Florian Thauvin dhe Michy Batshuayi.

Bayerni fiton Kupën

0

Bayerni i Mynihut ka fituar për herë të 18-të Kupën e Gjermanisë pas 120 minutave lojë dhe saktësisë bë ‘lotarinë’ e 11-metërshave në fund.

Fillimisht 90 minuta dhe më pas 30 të tjera shtesë nuk mjaftuan si për Bajernin ashtu edhe për Dortmund që të gjenin një gol.

Bavarezët ishin më sipërorë në fushën e lojës, por edhe përpjekjet e tyre rezultuan pa sukses.

Përveç trofeut në mes, finalja e Kupës së Gjermanisë ishte edhe finalja e dy lamtumirave, nga një për secilën skuadër. I pari është Pep Guardiola që e mbylli me trofe aventurën 3-vjeçare në Gjermani, ndërsa i dyti ishte Hummles, që fatkeqësisht nuk e luajti të gjithë ndeshjen e fundit me Dortmundin, pasi la fushën e lojës për shkak të një dëmtimi.

Guardiola do të largohet drejt Anglisë për të marrë timonin e Manchester City, Hummels largohet nga verdhezinjtë për t’iu bashkuar pikërisht Bayernit.

Gjergjaj s’i bën ballë as dy raunde Hayesit

0

Arnolld Gjergjaj nuk ka mundur t’i bëjë ballë më shumë se dy raunde ish kampionit të botës David Haye.

Britaniku ka arritur që në raundin e dytë të mposht me nokaut 31 vjeçarin Gjergjaj.

Kjo është humbja e parë në karrierë për “Kobrën”, që ka edhe 29 fitore, ndërsa në anën tjetër për 35 vjeçarin Haye kjo ishte fitorja e 28, që po kërkon t’u rikthehet majave të boksit profesionist.

Limaj: Disa në PDK i gëzoi burgosja ime në Hagë [Video]

0

Në emisionin n’Kosovë Show, i ftuar këtë javë ishte kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

I pyetur se a ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga PDK-ja, ai u përgjigj me po.

Limaj u shpreh se dëshiron të jetë i sinqerte dhe qysh kur ishte në Hagë ka menduar të heqë dorë, e kjo sepse ai vlerëson që egzistojnë principe përtej politikës. Sipas tij, shokë të tij dhe anëtarë të PDK-së i janë gëzuar burgosjes së tij në Hagë.

Limaj tha se disa nga ata që i konsideronte miqtë i kanë fërkuar duart duke thënë: “Mirë që po shkon, sepse po na hapet rruga neve për tu bërë të mëdhenj”.

Limaj Disa nga PDK i gëzoi burgosja ime në Hagë

Limaj Disa nga PDK i gëzoi burgosja ime në Hagë

Gepostet von FIRST Channel am Samstag, 21. Mai 2016

Haxhi Avdyli: LDK-ja gaboi me Donika Gërvallën

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj partisë së tij, për sjelljen që ka treguar me Donika Gërvallën. Ai thotë se me këtë veprim, LDK-ja i ka shkaktuar dëme shumë vetvetes.

“Dëmi i moslejimit t? pjesëmarrjes së Donikas në takimin e djeshëm është shumë i madh se sa pjesmëmarrja e saj n? këtë takim”, thotë Avdyli, shkruan PrizrenPress.

“Ky zhgënjim po ndihet dhe vërehet gjithkund dhe me gjithkënd .Kjo huti dhe pakënaqësi e elektoratit është më e madhe pas atyre skenave të pakëndshme, sesa do prodhonte një diskutim i saj aty”.

“Ne nuk guxojmë të lëndojmë besimin e elektoratit besnik në vlerat që përfaqëson LDK-ja”

“Ne nuk guxojmë të nëpërkëmbim kontributin 25 vjeçar e veteranëve të LDK-së, sidomos elektoratin e diasporës”.

“Ne jemi aty për ata”.

“Ne duhet të dëgjojmë zërin e tyre” .

“Skenat e tilla nuk kanë me dëmtuar asnjë individ m? shumë, se sa vetë LDK-në”./PrizrenPress.com/

United fiton FA Cup

0

Manchester United shpëtoi disi një sezon zhgënjyes duke fituar Kupën FA, një trofe finalen e të cilit e diskutoi me Crystal Palace.

“Djajtë e Kuq” fituan jo pa vështirësi me rezultatin 1-2.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Palace kaloi e para në avantazh me anë të Puncheon në minutën e 78-të. United u kundërpërgjigj 9 minuta më vonë me anë të Matas.

Në kohën shtesë skuadra e Van Gaal penalizohet me karton të kuq, pas të dytit të verdhë të marrë nga Smailing.

Megjithatë, avantazhi numerik nuk u shfrytëzua nga Crystal Palace, përkundrazi, “Djajtë” gjejnë golin e dytë me Linegard në minutën e 5-të të shtesës së dytë.

Ky trofe mungonte për Manchester United që prej vitit 2004.

Ekskluzive: Fatmir Limaj rrëfen takimin me Millosheviqin në lift (Video)

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka rrëfyer për herë të parë takimin e Sllobodan Millosheviqin në Hagë.
Ai ka thënë se Millosheviqin e ka takuar në lift.
Dëgjojeni një pjesë të rrëfimit të Limajt:

Limaj rrëfen takimin me Millosheviqin në lift

Ekskluzive: Limaj rrëfen takimin me Millosheviqin në lift

Gepostet von FIRST Channel am Samstag, 21. Mai 2016

Conte e do Higuain

0

Antoino Conte ka kërkuar me çdo kusht transferimin e Gonzalo Higuainit në Stamford Bridge.

Bisedimet mes dy klubeve tashmë kanë filluar dhe pritet të zgjasin pasi Napoli nuk heq dorë lehtë nga ylli i saj.

28-vjeçari ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm pasi ka shënuar 36 gola në Serie A, duke thyer të gjitha rekordet.

Kështu për ta bindur Napolin, Chelsea po mendon të ofrojë 65 milionë funte apo rreth 85 milionë euro për transferimin e Higuainit në Londër.

Në rast se ndodh ky transferim, atëherë Higuain do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i blerë nga Chelsea dhe më i shtrenjti që është shitur nga Serie A.

Aksident në Ratkoc të Rahovecit, lëndohet rënd një person! (Foto)

0

Para pak çastesh, në fshatin Ratkoc të Rahovecit ka ndodhur një aksident i rënd trafiku, ku një veturë e tipit “Mercedess” ka goditur shyllën elektrike.

Dëshmitarët e rastit tregojnë për portalin Indeksonline se vetura ishte rrotulluar disa herë, meqë rast shoferi dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Ata menjëherë janë dërguar në qendrën mjekësore.

Aksident ne Ratkoc te Rahovecit3 Aksident ne Ratkoc te Rahovecit Aksident ne Ratkoc te Rahovecit1

E dashura superseksi e Tygas

0

Tyga nuk ka pritur shumë. Këngëtari është parë në shoqërinë e një modeleje, vetëm pak ditë pasi u nda nga Kylie Jenner.

Ajo është britanikja Demi Rose Mawby.

21-vjeçarja është një modele e njohur dhe parvjet u shpall femra më e nxehtë e re në planet.