16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6549

E dashura superseksi e Tygas

0

Tyga nuk ka pritur shumë. Këngëtari është parë në shoqërinë e një modeleje, vetëm pak ditë pasi u nda nga Kylie Jenner.

Ajo është britanikja Demi Rose Mawby.

21-vjeçarja është një modele e njohur dhe parvjet u shpall femra më e nxehtë e re në planet.

Dokumentar për Iggy Pop

0

I njohur për stilin e tij ekstravagant, Iggy Pop nuk zhgënjeu në tapetin e kuq të Kanës gjatë premierës së dokumentarit mbi jetën e tij, “Gimme Danger”. Muzikanti u paraqit me një xhaketë shik, të veshur pa bluzë apo këmishë.

Filmi me regji të Jim Jarmush hedh një dritë lozonjare mbi Iggy Pop and The Stooges, një grup me influencë të jashtëzakonshme mbi “punk rock”-un. Ndërsa, “Paterson” i Jarmushit, që konkuron për Palmën e Artë, ishte një odë e qetë për rutinën e përditshme, “Gimme Danger” e çoi amplifikatorin në maksimum, me karrierën e Stooges nga 1967 në 1974 e pas kësaj, nga 2003-shi e këtej.

Dokumentari i shfaqur jashtë konkurrimit në Kanë përmban pamje të rralla të grupit të siguruara nga ekipi i Jarmushit e në ndonjërin prej rasteve, edhe me ndihmën e Iggy-t vetë.

Shkëlqim Hysenaj zgjedhet kryetar i AGK-së

0

Gazetarët e Kosovës sot kanë zgjedhur kryetarin dhe bordin e ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Shkëlqim Hysenaj është zgjedhur kryetar i AGK-së me 123 vota pro.

Kuvendi zgjedhor u mbajt pas përfundimit të mandatit dy vjeçar të kryetarit dhe bordit të kaluar, ku në krye të asociacionit ishte Zekirja Shabani.

Kisha Ortodokse serbe e Prizrenit mirëpret vendimin e Gjykatës për tokat e Deçanit

0

Dioqeza e Rashkës – Kisha Ortodokse serbe e Prizrenit ka lëshuar një komunikatë për medie në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për kontestin mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit.

Ata shprehin kënaqësi për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tyre është arritur në bazë të fakteve konkrete, transmeton Koha.net.

“Dioqeza e Rashkës-Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe shpreh kënaqësinë e saj mbi padinë e finalizuar dhe vendimin e institucionit më të lartë gjyqësor i cili është arritur në bazë të fakteve konkrete. Gjykata Kushtetuese provuar kompetencën e saj dhe gatishmërinë për të bërë një gjykim të paanshëm i cili e ka mbrojtur në mënyrë të përhershme të drejtat pronësore të Manastirit mbi tokën e tij”, thuhet në komunikatën e kësaj dioqeze.

Vendimi, sipas kësaj komunikate, ka rëndësi të veçantë për qëndrueshmërinë e Manastirit të Deçanit, vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

Prona për të cilën bëhet fjalë është 24 hektarë.

Arrestohet në Malishevë, dërgohet në burgun e Prizrenit

0

Një person është arrestuar në fshatin Pagarushë të Malishevës. Ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Policia e Kosovës nuk ka treguar identitetin e të arrestuarit.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit”, njofton PK-ja. /PrizrenPress.com/

Zyrtare: Xhaka i Arsenalit

0

Edhe zyrtarisht Granit Xhaka është futbollist i Arsenalit. Mesfushori kosovar brenda pak minutave do të prezantohet para skuadrës londineze.

Paparacit anglezë kanë arritur të shkrepin foto nga fotografimet që Xhaka i ka bërë në mëngjesin e sotëm te skuadra londineze.

Në zyrtarizimin e skuadrës pritet të mësohen edhe detajet e këtij transferi. Xhaka pritet ta mbajë fanelën me numrin 34 te skuadra e madhe angleze.

Presidenti në Podgoricë

0

Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanovic, do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, njofton Presidenca e Kosovës.

Në mesin e mysafirëve të shumtë, siç thuhet, pritet të jenë edhe Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Eurazinë, Hoyt Yee, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, si dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

“Presidenti Thaçi fillimisht do të marrë pjesë në drekën e shtruar nga Presidenti malazez, Vujanovic, në Milloçer, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim bilateral”.

“Në mbrëmje, delegacioni kosovar do të udhëtojë në Podgoricë, ku Presidenti Thaçi do të jetë i pranishëm në pritjen e organizuar për përfaqësuesit më të lartë të shteteve, në Villa Gorica, ndërsa në fund do të marrë pjesë në kremtën zyrtare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi në sheshin “Republika” në Podgoricë”, thuhet në njoftim.

Vdes 68 vjeçari duke bërë seks me fqinjen

0

Afër lumit Vrbas në Bosnje, policia ka gjetur trupin e pajetë të një 68 vjeçari, vdekja e të cilit sot është temë kryesore në mesin e banorëve aty dhe inspektorëve të policisë.

Kjo pasi që hetimi ka konstatuar se ai kishte vdekur meqë zemra i kishte pushuar së rrahuri pasi kishte konsumuar viagra dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me fqinjen e tij 75 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Sipas hetimeve të fundit është konstatuar se kjo e fundit për ta mbajtur të fshehtë mënyrën e vdekjes së tij, e kishte veshur me rroba të vdekurin dhe kishte tentuar ta hidhte ne lum, por nuk i kishte mbetur më forcë, meqë e kishte penguar një mur që ndante lumin me shtëpinë e saj.

“Nuk e di se përse nuk e ka lajmëruar menjëherë policinë, por kishte ardhur tek unë dhe më ka treguar që ai ka vdekur në shtëpinë e saj, gjë që më ka tronditur”, ka thënë një fqinje e tyre.

Ajo po ashtu ka treguar se pas gjithë kësaj që ka ndodhur, gruaja 75 vjeçare ka shkuar tek motra e saj në qytetin e Visokos.

Ata që e njohin gruan, tek të cila ka ndërruar jetë burri nga Banja Lluka, kanë treguar se ajo është shumë vitale dhe se duket shumë më e re nga mosha që ka.

“Ajo jeton në relacionin Suedi-Banjallukë, dhe me të vërtetë duket bukur”, ka shtuar një e njohur e saj.

Perëndimi dhe Rusia, drejt luftës në 2017-n

0

Pretendimi i parë se perëndimi është drejt një lufte me Rusinë, është bërë nga ish-zëvendëskomandanti i NATO-s, ish-gjenerali britanik Sir Alexander Richard Shirreff.

Në një libër të botuar të mërkurën, “2017 War with Russia”, Shirreff argumenton se ngjarjet në Krime kanë shkatërruar marrëveshjet e pas Luftës së Ftohtë dhe kanë krijuar terrenin për një konflikt, që do të nisë vitin e ardhshëm, shkruan Ewen MacAskill në gazetën prestigjioze britanike “The Guardian”.

Në bazë të një skenari të frikshëm, ai parashikon se Rusia, në mënyrë që t’i shpëtojë asaj që ajo e konsideron si një rrethim nga NATO, do të pushtojë territore në Ukrainën Lindore, do të hapë një korridor tokësor drejt Krimesë dhe do të pushtojë shtete Baltike.

Shirreff, i cili ka qenë zëvendëskomandanti suprem në Europë nga 2011 më 2014 dhe që përpara kësaj ka shërbyer në Irlandën e Veriut, në Irak dhe bë Ballkan, ka vënë në rrezik reputacionin e tij duke bërë një parashikim kaq të guximshëm. Por ai pretendon se tregimi i tij është i modeluar te përvoja e lojës së luftës së NATO-s për konfliktet e ardhshme.

Skenari i tij është specifik, ai përmend Letoninë si vendin e parë Baltik që do të pushtohet, në majin e vitit të ardhshëm. Këto specifikime rrezikojnë që ai të bëhet qesharak.

Gjatë prezantimit të librit në London’s Royal United Services Institute, ai e mbrojti këtë skenar, por tha se NATO mund ta shmangë në rast se ndërmerr hapat e nevojshëm, duke rreshtuar një numër të mjaftueshëm forcash në shtetet baltike. NATO po përgatitet ta bëjë një lëvizje të tillë, në një mbledhje që do të zhvillohet në Varshavë në korrik.

I përballur me skepticizmin e gazetarëve gjatë prezantimit të librit – shtetet Baltike, ndryshe nga Ukraina, janë anëtare të NATO-s dhe aksioni rus ndaj secilit prej tyre, teorikisht do të shkaktonte një përgjigje – Shirreff tha se historia është plot me vendime irracionale të udhëheqësve.

Ai tha se Putin mund të pushtojë shtetet baltike dhe më pas të kërcënojë me një luftë bërthamore në rast se NATO kërcënon që të ndërhyjë.

Paralajmërimi i Shirreff lidhur me rrezikun që përbën Rusia është jehonë e asaj që parapriu admirali amerikan James Stavridis, ish-komandant suprem i aleancës në Evropë, i cili shkruante: “Nën Presidentin Putin, Rusia ka ndërmarrë një kurs të rrezikshëm, i cili, në rast se lejohet që të vazhdojë, mund të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt një përplasjeje me NATO-n. Dhe kjo do të thoshte një luftë që mund të bëhet lehtësisht bërthamore”.

Shirreff këmbëngul se mbajtja e deterrentit bërthamor është thelbësor. “Mos kini asnjë iluzion, sepse përdorimi i armëve bërthamore parashikohet në strategjinë ushtarake të Moskës” – shkruan ai.

Ai e përshkruan Rusinë si kundërshtarin më të rrezikshëm aktual të perëndimit dhe thotë se kursi i Putinit mund të ndalet vetëm nëse perëndimi zgjohet përballë mundësisë reale të luftës dhe ndërmerr veprime urgjente.

Ai foli edhe për Britaninë, për atë që ai e quajti si një cungim të aftësive të saj konvencionale ushtarake, në rast se skena ndërkombëtare do të mbetet beninje. Ai tha se NATO ka gjithnjë e më shumë hendeqe lidhur me njohuritë, aftësitë dhe fuqinë ushtarake për të qenë në një nivel me atë që ai e quan si përmirësimin më të madh që ka njohur ndonjëherë aftësia konvencionale e Rusisë.

Ai kritikoi David Cameron dhe Philip Hammond, i cili ishte sekretar i mbrojtjes përpara se të bëhej sekretar i jashtëm, lidhur me shkurtimet në ushtri. Duke folur për Cameronin, ai shkruan se kryeministri britanik e ka “bërë veten gjithnjë e më të parëndësishëm në arenën ndërkombëtare”.

Shirreff rrëfen një përplasje të 2014-s me Hammond, asokohe sekretar i mbrojtjes, pasi ai shkruajti një artikull të Sunday Times, duke thënë se shkurtimet ishin një lojë e madhe bixhozi. “Sekretari i mbrojtjes ishte aq i zemëruar kur u pyet në publik, saqë unë u thërrita nga gjenerali Sir Peter Wall, kreu i ushtrisë, që më tha se sekretari i mbrojtjes kërkonte një ‘aksion formal’ ndaj meje”.

“Sidoqoftë, një aksion formal do të përfshinte një gjykatë ushtarake dhe fatmirësisht për reputacionin e mëpasshëm politik – ai gjithashtu duket se nuk e vlerësoi faktin që unë i raportova NATO-s dhe jo atij – këshilla e mençur mbizotëroi”.

I pyetur gjatë prezantimit të librit për incidentin, ai tha “Mendoj se është detyrë e ushtarakëve të lartë të angazhuar me politikanët që të mos mendojnë si politikanët, të mos ua bëjnë jetën e lehtë politikanëve, por të marrin parasysh pasojat ushtarake të vendimeve politike. Dhe kam përshtypje se është diçka, e cila ka ardhur duke rënë gjatë viteve të fundit”.

Një pikë tjetër e prekur i referohet dështimit të krerëve të ushtrisë britanike për ta kundërshtuar Tony Blair, lidhur me pushtimin e Irakut. Hetimi Chilcot për Irakun pritet të kritikojë komandantët e lartë britanikë për këtë dështim.

I pyetur lidhur me pasojat për sigurinë britanike në rast të një largimi nga Bashkimi Evropian, Shirreff tha se një gjë e tillë do ta dobësonte më shumë Bashkimin Evropian dhe se një BE më e dobët do ta dobësonte edhe Britaninë.

Gotze largohu nga Bayerni!

0

Trajneri Gjermania Joachim Low ka kërkuar që Mario Gotze të largohet nga Bayern Munich.

Mesfushori gjerman është i lidhur me transferimin në Liverpool, ku do të mund të bashkohej me ish-trajnerin e tij, Jurgen Klopp.

“Unë do të thoja se një transferim mund të lëshojë energji të re”, ka thënë Low.

“Një mjedis i ri, sjell motivimet reja”.

“Vetëm shikoni se si Toni Kroos ka ecur. Ai ishte një lojtar i madh në Bayern, por ai ka bërë një tjetër hap të madh në Madrid”, tha Low.