14.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 6552

Olta Gixhari puth gjoksin e koleges

0

Aktorja Olta Gixhari është tanimë e njohur edhe për fotografitë provokuese që shpesh ajo vetë poston në llogarinë e saj në Instagram.

Por këtë herë duket se ajo ka provokuar edhe më fort për të qenë në përshtatje me temën e “Sonte do të luajmë pa tekst” – pjesën teatrale që do të luhet sot premierë në Teatrin Kombëtar.

Në thelb të ngjarjes që trajtohet tek “Sonte do të luajmë pa tekst” është konflikti midis regjisorit që imponon rregulla strikte dhe aktorëve që duan t’i japin jetë personazheve duke qenë më të lirshëm dhe më improvizues.

Mesa duket, Olta është futur që tani në rol duke pozuar tejet e lirshme ndërkohë që puth në gjoks kolegen e saj!

Muzika kundër Youtube

0

Konsumi i muzikës vit pas viti sa vjen e shtohet dhe për këtë një ndihmë të madhe ka dhënë edhe teknologjia.

Sot mjafton një kompjuter apo një pajisje në gjendje që ka akses në internet dhe mund të dëgjosh këngën apo rrymën tende të preferuar muzikore.
Por rritja e konsumit muzikor ka qenë në përpjestim të zhdrejtë me të ardhurat e siguruara nga këngëtarët dhe për këtë të gjithë e kanë një fajtor; Youtube.
BPI, që harton statistikat mbi konsumin muzikor dhe të ardhurat e siguruara nga kjo industri, thotë se për vitin 2015 pati një rritje me 82 përqind të klipeve të luajtura në Youtube, por të ardhurat për autorët e muzikës u rritën në vetëm 0.4 përqind.

Pjesa më e madhe e videove muzikore ngarkohe në Youtube nga kanali Vevo, një ndërmjetës që ka një marrëveshje me Google. Këtu janë të shumtë ata që ngrenë pyetjen nëse bëhet fjalë për një marrëveshje të ngritur keq, e që duhet të rishikohet?

Për Geoff Taylor ky është problem më i vogël. Së pari, sipas tij, duhet të ndryshohet legjislacioni në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Deri më tani, personat që ngarkojnë video muzikore që shkelin të drejtat e autorit nëpër rrjetet sociale nuk paditen. Ai thotë se është i domosdoshëm një ndryshim që do të lejonte padinë për këto shkelje.

“Muzika po ndihmon në rritjen e YouTube, por YouTube nuk po shpërndan fitimin me muzikantët”, dekaroi Geoff Taylor, kreu ekzekutiv i BPI.

Conte dëshiron Moratan ose Higuainin

0

Trajneri i ardhshëm i Chelseat, Antonio Conte kërkon një sulmues të klasit të lartë për sezonin e ardhshëm.

Tekniku italian sezonin e ardhshëm do të drejtoj “Blutë” e Londrës, dhe tashmë Conte është duke menduar për përforcimet që i duhen skuadrës së tij.

Sipas mediave angleze, në listën e Contes gjenden Alvaro Morata (Juventus), Gonzalo Higuain (Napoli) dhe Romelu Lukaku (Everton).

Por siç shkruajnë mediat në ishull, strategu italian është i fokusuar tek Morata dhe Higuain.

Baldedaj: Ajshe Shala nuk ka njoftuar për dorëheqjen nga AAK-ja

0

Sekretari i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj ka thënë se kuvendarja Ajshe Shala nuk i ka njoftuar për dorëheqjen e saj, nga partia.

“Asnjë shkresë zyrtare nuk ka ardhë në AAK, ku ajo ka kontribuar një kohë të gjatë”, ka thënë Baldedaj për RTV Besa.

“Nëse ka dhënë dorëheqje e falënderojmë për kontributin që ka dhënë në AAK”.

Kuvendarja Ajshe Shala ka braktisur AAK-në në Prizren. Ajo tregon se arsye kryesore që e ka detyruar të marrë këtë vendim, ka qenë “privatizimi i Degës së AAK-së”.

“Udhëheqja e Degës së AAK-së në Prizren drejtohet sikur me qenë pronë private e individëve”, tregon ajo për “PrizrenPress”.

Ajshe Shala dje ka dhënë dorëheqje edhe nga Grupi Parlamentar i AAK-së në Kuvendin e Prizrenit. Ajo ka deklaruar se interesin e qytetarëve do të mbrojë si e pavarur.

Berisha: Do ta pengojmë ratifikimin e demarkacionit

0

Deputeti Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, thotë se se koalicioni aktual PDK-LDK është ndërtuar në bazë të interesave grupore dhe të disa individëve.

Ai thotë se tani, kur po i mungojnë votat në seancat e zakonshme vetëm sa po vërtetohet lidhja e tyre e panatyrshme politike, prandaj ata do të insistojnë që në mungesë të votave të tyre ta marrin disi me vete edhe opozitën.

“Po shihet ashiqare që ky koalicion është vetëm për interesa të ngushta të individëve dhe klanet e tyre, jo për interes të elektoratit që i ka zgjedhur dhe jo për interes të vendit. Ne këtë e kemi kuptuar që tani këta opozitën e kanë keqpërdorë vazhdimisht sa për kuorum në seanca dhe që nga fillimi i bojkotit tonë po shihet fytyra e tyre e vërtetë. Ne edhe nëse shkojmë në atë seancën, në rast se caktohet, do të shkojmë për ta penguar ratifikimin, kurse janë ata që kanë përgjegjësi për këto vendime eventuale antikushtetuese. Mirëpo, kam besim edhe te një shumicë e deputetëve të pozitës që nuk do ta votojnë këtë marrëveshje kundërkushtetuese, që është bërë për interesa të dy-tre individëve”, tha Berisha.

Prokuroria e pranon se ka ankesë për rastin e Rexhep Osmanit

0

Prokurorisë Themelore të Prishtinës i kishte sot ardhur një telefonatë nga Policia e Kosovë, që kishte të bënte me një ankesë për sulm seksual. E kjo ankesë është e bërë për ish-ministrin e Arsimit, Rexhep Osmani, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një studente në Universitetin e Prishtinës.

Vetë lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Prokurorisë së Kosovës, Liridona Kozmaqi, e cila tha tregoi se bëhet fjale për tanimë profesorin e Fakultetit të Edukimit në UP, Rexhep Osmani.

“Ju informoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 19 maj 2016, ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës, se ka një ankuese, në drejtim të veprës penale sulmi seksual”, tha Kozmaqi.

Por, zëdhënësja e Prokurorisë potencoi se çështja është ende në fazën fillestare.

“Kemi të bëjmë me të njëjtin rast, por pasi që kjo çështje është në veprimet fillestare të Policisë dhe me qëllim të mbledhjes së të gjitha provave dhe informatave që mund të përdoren në këtë çështje dhe të mos dëmtimit të hetimeve, tani për tani prokuroria nuk mund të jap të dhëna tjera lidhur me këtë rast”, përfundoi ajo.

Ish-ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht një studente të tij, ashtu sic u raportua në media, porse ka pranuar në një bisedë me Insajderin se e ka përqafur studenten ne fjalë dhe kjo sipas tij është keqkuptuar nga ana e saj. /Insajderi.com

Hasani: Nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse, do të jetë një sfidë e vështirë për të dyja palët

0

Deputeti i PDK-së dhe nënkryetar i këtij subjekti politik, Nait Hasani në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se: “Askush nuk mund të garantojë në këtë situatë të luftës psikologjike që po bëhet se me rastin e procedimit në Kuvend vetëm nga koalicioni qeverisës do të ketë vota të mjaftueshme, prandaj është tepër e domosdoshme që të ulen liderët politikë dhe krerët e institucioneve të shtetit që të merren vesh për veprimin dhe pasojat.

Sipas Hasanit, kjo çështje është një pikëpyetje e madhe. “Unë konsideroj që do të ishte shumë më mirë që të gjithë aktorët politikë të ulen dhe të merren vesh, sepse vetëm marrëveshja gjithëpërfshirëse politike është shpëtimi i vetëm në këtë punë. Nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse, është një sfidë e vështirë, është e vështirë për të dyja palët, është një temë shumë e rëndë nëse nuk arrijnë të merren vesh”, theksoi ai.

“Unë konsideroj se sikur të kishte një kryeministër serioz të fuqishëm, një president dhe një kryetar Kuvendi me autoritetin që duhet ta kenë, me siguri që do të mund të vinte deri te marrëveshja dhe zgjidhja e përbashkët e këtij problemi. Ndryshe nuk është në interes të vendit që të futemi në çështje të tilla të nyjshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e vendit”, tha Nait Hasani.

Hamilton në krahët e Irina Shayk

0

Lewis Hamilton nuk heq dorë nga jeta mondane dhe argëtimet në festa të ndryshme, pavarësisht momentit jo shumë tyë mirë që po përjeton në Formula 1.

Piloti britanik u pa në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, një ngjarje në të cilën ai ka qenë i pranishëm disa herë.

Hamilton ishte në premierën e filmit “The Unknown Girl” dhe gjatë kalimit në tapetin e kuq, ai u fotografua së bashku me modelen ruse Irina Shayik, tashmë partnerja e aktorit të njohur hollivudian, Bradley Cooper, si dhe aktoren Liya Kebede.

Por jo vetëm kaq, Hamilton ishte një nga të ftuarit edhe në festën e organizuar nga kompania “L’Oreal” duke mos menduar aspak për javën e ardhshme kur do të zhvillohet edhe gara e radhës së Formula 1 në pistën e Montecarlos.

Përmbyset autobusi me 60 studentë

0

Një autobus me 60 studentë në bord është përmbysur në aksin Fier-Vlorë, duke shkaktuar plagosjen e 4 të rinjve.

Aksidenti ka ndodhur në kthesën e Levanit, raporton TCH.

Autobusi është përplasur me furgon dhe sipas policisë, shkak i aksidentit është lagështira në rrugë.

Shaqiri: Luaj me shumë zemër për Zvicrën

0

Futbollisti i kosovar i përfaqësueses zvicerane, Xherdan Shaqiri ka thënë se momentalisht është i përqendruar tek përfaqësuesja e Zvicrës dhe Kampionati Evropian.

I pranishëm në hapjen e dyqanit të “Nike Store” në Zvicër, Shaqiri tha se ai luan me shumë zemër për Zvicrën. Ndërkaq, është shprehur i lumtur për inkuadrimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Unë kam qenë shumë i lumtur që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA. Por, unë luaj me shumë zemër për Zvicrën, jam plotësisht i përqendruar të bëjmë një Kampionat Europian shumë të mirë. Unë jam lojtar i Zvicrës, jap gjithçka për Zvicrën. Kjo është e vërteta dhe nuk ka asgjë për të diskutuar”, ka thënë Shaqiri, njofton Blick.

Shaqiri është i lindur në fshatin Zhegër të Gjilanit, derisa ishte shpërngulur së bashku me familjen drejt Zvicrës në moshën 1-vjeçare. Ai ka zhvilluar 51 ndeshje me përfaqësuesen zvicerane duke shënuar 17 gola.