Baldedaj: Ajshe Shala nuk ka njoftuar për dorëheqjen nga AAK-ja

Sekretari i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj ka thënë se kuvendarja Ajshe Shala nuk i ka njoftuar për dorëheqjen e saj, nga partia.

“Asnjë shkresë zyrtare nuk ka ardhë në AAK, ku ajo ka kontribuar një kohë të gjatë”, ka thënë Baldedaj për RTV Besa.

“Nëse ka dhënë dorëheqje e falënderojmë për kontributin që ka dhënë në AAK”.

Kuvendarja Ajshe Shala ka braktisur AAK-në në Prizren. Ajo tregon se arsye kryesore që e ka detyruar të marrë këtë vendim, ka qenë “privatizimi i Degës së AAK-së”.

“Udhëheqja e Degës së AAK-së në Prizren drejtohet sikur me qenë pronë private e individëve”, tregon ajo për “PrizrenPress”.

Ajshe Shala dje ka dhënë dorëheqje edhe nga Grupi Parlamentar i AAK-së në Kuvendin e Prizrenit. Ajo ka deklaruar se interesin e qytetarëve do të mbrojë si e pavarur.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit