8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 6568

Debatohet rregullorja për vullnetarizmin në Rahovec

0

Rregullorja për fuqizimin dhe promovimin e vullnetarizmit në komunën e Rahovecit i është nënshtruar një debati të gjerë me publikun. Me këtë rast në Rahovec, Krushë të Madhe dhe Ratkoc janë zhvilluar debate me të rinj dhe grupe të ndryshme të interesit që merren me angazhime vullnetare në kuadër të shoqërisë civile.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Gardalin Shtavica, duke folur për rëndësinë e miratimit të kësaj rregulloreje, tha se aktualisht shumë të rinj e të reja angazhohen në punë vullnetare, mirëpo tani e tutje puna e tyre do të jetë e evidentuar dhe e vlerësuar.

“Rregullorja do të shërbejë për të stimuluar vullnetarizmin në komunën tonë, si dhe do të ndikojë që në këto aktivitete të përfshihen sa më shumë të rinj e të reja në punë vullnetare”, tha Shtavica.

Qemajl Krasniqi, shef i sektorit për Rini dhe Sport, ka shpalosur nene të veçanta të rregullores, duke informuar për dobinë që ka komuniteti nga puna vullnetare dhe përfitimet e vetë vullnetarëve.

Zana Morina-Zllanoga, zyrtare në qendrën rinore “SHL-Kosova”, potencoi faktin se angazhimi në punë vullnetare i disa të rinjve ju ka ndihmuar atyre që të zgjedhin një profesion dhe të sigurojnë bursa e mbështetje të ndryshme në formimin e tyre intelektual. Ndër të tjera Morina-Zllanoga ftoi të rinjtë e të rejat që frekuentojnë qendrën rinore, si dhe të stimulojnë idetë kreative të tyre.

Sead Raba, zyrtar i OSBE-së, tha se kjo rregullore është hartuar edhe me ndihmën e OSBE-së dhe qëllimi ka qenë që të nxitet puna vullnetare, të normohet çdo aktivitet vullnetar, ndërsa kontributdhënësit të stimulohen për angazhimin e tyre në të mirë të publikut.

Në debat ka kontribuuar edhe Enis Berisha, aktivist i shoqërisë civile, i cili foli për përvojat e tij shumëvjeçare në angazhime të ndryshme vullnetare, duke potencuar faktin se puna vullnetare është gjithmonë e dobishme për komunitetin.

“Aksione të ndryshme janë organizuar dhe përfitimet janë më të mëdha se sa angazhimet, prandaj ftojmë të rinjtë që të organizohen dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme të jetës shoqërore”, deklaroi Berisha.

Debate janë organizuar edhe në qendrën rinore në Krushë të Madhe dhe në shtëpinë e kulturës në Ratkoc, ku kanë marrë pjesë numër i konsiderueshëm i të rinjve. Vërejtjet dhe sugjerimet e dëgjuara në këto debate do të inkorporohen në dokumentin final, që do të dërgohet për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës.

Debatet janë organizuar nga DKRS, Qendra Rinore, OSBE dhe grupet e shoqërisë civile në Rahovec, Krushë të Madhe dhe Ratkoc.

Të interesuarit mund të kontribuojnë në plotësimin e kësaj rregulloreje duke e shfletuar atë në faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit, duke dërguar komente në DKRS, zyrën e OSBE-së në objektin e vjetër të Komunës, si dhe duke dërguar vërejtje me shkrim në zyrën e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Nahit Elshani. Afati i dërgimit të vërejtjeve, sugjerimeve dhe plotësimeve zgjat deri më 27 maj 2016. /PrizrenPress.com/

Jepet fjala përfundimtare në gjyqin ndaj Nexhat Çoçajt e Shaip Budurit

0

Prokurori ka kërkuar dënimin e drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçaj dhe drejtorit të gjimnazit “Gjon Buzuku”, Shaip Buduri, të cilët akuzohen për punësim të kundërligjshëm të profesorit Besnik Krasniqi. Mbrojtja, ndërkaq, kërkoi lirimin e të akuzuarve.

Mehdi Sefa, Prokurori në rastin e gjykimit të drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt dhe të drejtorit të Gjimnazit “Gjon Buzuku”, Shaip Buduri, kërkoi sot në fjalën përfundimtare që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Prokurori Sefa, i cili ka zëvendësuar kolegun e tij të suspenduar Bajram Hamitaga, tha se qëndron plotësisht pranë aktakuzës. Ai theksoi se në cilësinë e personave zyrtarë, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, në mënyrë të kundërligjshme të akuzuarit kanë mundësuar dobi për tjetrin, në rastin konkret për profesorin Besnik Krasniqi, duke i mundësuar punësim jo të ligjshëm.

Prandaj, tha ai, kërkoj nga trupi gjykues që të akuzuarit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Ndërsa, mbrojtja e kundërshtoi në tërësi aktakuzën me arsyetimin se ajo është e pabazuar në prova dhe fakte.

“Nëse me vëmendje e analizojmë dispozitivin e aktakuzës dhe provat të cilat janë administruar nga trupi gjykues e sidomos me dëgjimin e dëshmitarëve dhe vet të akuzuarve këtu dhe Ligjin për Arsimin dhe provat materiale që janë proceduar, me plot gojën mund të them se aktakuza juridikisht dhe faktikisht nuk mund të qëndrojë”, tha Esat Gutaj, avokati i të pandehurit Shaip Buduri.

Për më tepër, avokati Gutaj tha se klienti i tij nuk është punëdhënës dhe nuk ka mundur as ta punësojë e as ta largojë nga puna profesorin Besnik Krasniqi, prandaj edhe nuk e ka kryer veprën penale.

Aktakuzën e kundërshtoi edhe mbrojtësi i të akuzuarit Nexhat Çoçaj.

Avokati Rexhep Hasani tha se për rastin konkret në bazë të udhëzimit administrativ nuk është dashur të hapet konkurs dhe se klienti i tij në bazë të këtij udhëzimi ka qenë i detyruar të nënshkruajë kontratë me profesorin Krasniqi, i cili deri në atë kohë ka qenë drejtor në një shkollë tjetër.

Prandaj, kërkoi nga trupi gjykues të marrë aktgjykim lirues.

Të akuzuarit e mbështetën në tërësi fjalën përfundimtare të mbrojtësve të tyre.

Sipas aktakuzës, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj, i ka nënshkruar në mënyrë të kundërligjshme kontratën e punës Besnik Krasniqit. Ai punësimin e Krasniqit e ka bërë pa shpallur konkurs për vendin e punës – profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Ky i fundit kishte punuar edhe pa kontratë pune në gjimnazin “Gjon Buzuku”, drejtor i të cilit është dhëndri i tij, Shaip Buduri.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 16 maj.

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit Çoçaj është duke u gjykuar edhe për dy raste të tjera të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, për të cilat KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi. /Kallxo.com/

Selimi, Krasniqit: VV s’luti për Policinë në Kuvend

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar pas një shkrimi të ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se në seancën e 19 prillit 2013, një deputet i VV-së e ka lutur atë që ta fusë Policinë në Kuvend.

“E lexova me vëmendje reagimin e e Kryeyarit të atëhershëm të Kuvendit Jakup Krasniqit dhe detajet në lidhje me seancën e Kuvendit ku është miratuar marrëveshja e 19 Prillit 2013, e cila hodhi bazat për krijimin e “Zajednicës” në Kosovë.

Pra siç thash më lartë dhe siç mund të gjendet në gjithë procesverbal dhe në video-materialet e asaj dite në seancë, kemi kërkuar nga Jakup Krasniqi që ta ndërpres seancën. Të rezistojë bashkë me ne dhe të mos e lejojë miratimin e Marrëveshjes për “Zajednicën”. Si kryetar Kuvendi ai vërtetë do të kishte ndikuar shumë, së paku në vështirësimin e miratimit të asaj marrëveshjeje. Ai po arsyetohet se nuk e ka bërë këtë ngase shumica e deputetëve ishin PRO miratimit të marrëveshjes dhe se në Kuvend vendosë vota e shumicës së deputetëve.

Por a nuk e kemi thënë, bashkë me Jakup Krasniqin dhe krejt opozitën, tash e 7 muaj, që nuk mund të ketë numra kundër sovranitetit shtetëror?! A nuk kemi qenë pakicë gjatë gjithë rezistencës tonë opozitare dhe a nuk kemi thënë që nuk ka shumicë që mund ta zhbëjë shtetin?! Kush mendon ndryshe, po thotë Jakup Krasniqi, nuk ka lidhje me demokracinë. Por cila demokraci mund të votojë për zhbërjen e Republikës?! Këtë e kemi thënë dhe kundërshtuar, bashkë me Jakupin, tash e 7 muaj. Argumenti i pushtetit vazhdimisht ka qenë “ju nuk e keni idenë çka është demokracia”, “nuk po e respektoni vendimin e shumicës”, etj. Nuk mund të ketë numra kundër Republikës. Pozicioni i sulmit mbi Republikën nuk mund të jetë kurrsesi demokratik. Me numra kalon edhe ‘Zajednica’ edhe ‘Demarkacioni’, por aksioni direkt i opozitës i ndali e do t’i ndalë.

Jakup Krasniqi po e justifikon futjen e Policisë në Kuvend, me një “kërkesë” që i paskësh bërë një deputet Vetëvendosjes!

Unë kam qenë në atë seancë dhe e di që vetëm dy njerëz kanë mundur të flasin dhe të bëjnë kërkesa në emër të VETËVENDOSJE!-s dhe/apo Grupit të saj parlamentar. Ata njerëz kanë qenë Albin Kurti (atëbotë kryetar i Lëvizjes) dhe Visar Ymeri (në atë kohë Drejtues i Grupit tonë Parlamentar). Unë e di që nuk ka shanse që ndonjëri nga ta të ketë kërkuar intervenimin e policisë.

Por ja po e zëmë që dikush të paska kërkuar intervenimin e policisë. Nëse për Kryetari e atëhershme të kuvendit, futja e policisë në Kuvend ka qenë e papranueshme dhe i ka rezistuar kësaj ideje kur është kërkuar nga kryeministri, atëherë si është e mundur që e paska komprometuar qëndrimin e vet, për shkak të një kërkese nga një deputet i cilësdo parti qoftë ai.

Problemi i dytë është ky: pse e paska dëgjuar atë deputet që paska kërkuar ta sjellë policinë, e nuk e ka degjuar gjithë Grupin Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s që bënte lutje të ndërpritej dhe anulohej ajo seancë, ku po miratohej ndarja etnike dhe cenimi i sovranitetit të Republikës sonë. Aq më tepër që për ta bërë këtë ka pasur edhe hapësirë që Kryetari I kuvendit të bazohet në rregullore të Kuvendit.

Baca Jakup, nuk ka heshtje parimore. E vërteta duhet të nxirret në shesh. Çdo e vërtetë e përgjysmuar është e pavërtetë dhe joparimore.

Baca Jakup, kur ta pranosh që ke marrë urdhëra nga deputetët e Vetëvendosjes trego se sa i ke zbatuar ato!

P.S. Një detaj që e vërejta është që Jakupi qenka marrë vetëm me një paragraf nga shkrimi i Dardan Molliqajt. Më intereson shumë ta di se a nënkupton kjo që ai është dakord me pjesën tjetër të artikullit të tij?” (sic.), ka shkruar Selimi në profilin e tij në Facebook.

Limaj: I bëj thirrje VV-së që t’i bashkohet protestës së 14 majit

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se janë duke i bashkërenduar aktivitetet që protesta e 14 majit do të jetë sa më masovike.

Në emisionin Rubikon të Kohavisionit, ai ka thënë se sinjalet nga terreni janë të mira, duke shtuar se ftojnë që protestës t’i bashkohën të gjithë të pakënaqurit me këtë Qeveri dhe me marrëveshjet për Demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“I bëjmë thirrje edhe VV-së t’i bashkohet protestës. Ka ende kohë që drejtuesit e VV-së ta mendojnë që të bëhen pjesë të protestës”, ka shtuar Limaj.

Shefi i Nisma-s, ka theksuar se largimet e disa individëve nuk duhet të shihen se trazim i partisë, por se këto lëvizje sipas tij, janë krejt normale.

Ai, duke folur për arsyet pse partia e tij nuk ka marrë më shumë vota në zgjedhjet nacionale të vitit 2014, ka thënë se partia e tij është dëmtuar në këtë process.

“Ne kemi pasur informata se I kemi marrë rreth 50 mijë vota, por kemi pasur mungesë të komisionerëve dhe vëzhgeusve në terren, por në fund kanë dalur 15 miëj vota më pak”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, Nisma në zgjedhjet e ardhshme nacionale do ta fitoj dyshimin e votive që i ka marrë votat në zgjedhjet nacionale të vitit 2014. /Telegrafi/

Liria del nga zona e Play Out-it

0

Liria ka shënuar fitore të rëndësishme në Prizren ndaj Besës.

Bardhezinjtë e shfrytëzuan humbjen e Dritës këtë javë, për të dal nga zona e Play Out-it.

Që nga minuta e parë Liria krijoi epërsi me golin e Fisnik Ramadanajt, ndërsa goli i dytë i prizrenasve erdhi nga Liridon Fetahaj.

Për Besën i vetmi realizator ishte Kastriot Rexha.

Liria tani ngritet në pozitën e tetë me 38 pikë, një më shumë se Drenica dhe dy më shumë se Drita që gjenden në zonën e Play Out-it, derisa Besa me 47 pikë gjendet në pozitën e katërt.

Të premten përkujtohen 77 martirët e fshatit Korishë

0

Këshilli Organizativ në fshatin Korishë ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e përkujtimit të 77 martirëve të luftës.

Manifestimi përkujtimor do të mbahet më 13 maj në ora 11.00.

13 në maj 1999 shënon datën kur gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, disa banorë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq humbën jetën, pasi ishin përdorur si mburojë e gjallë nga serbët përballë sulmeve ajrore të avionëve bombardues NATO-s./PrizrenPress.com/

Rexhep Selimi e luti Jakup Krasniqin që ta fuste policinë në seancën e Kuvendit ?

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi sot përmes një postimi në Facebook ka sqaruar momentin e votimit të Marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013, si dhe ndërhyrjen e sigurimit për t’i larguar nga foltorja deputetët e Vetëvendosjes.

“Deri sa unë po mendoja edhe në dorëheqje (ishin shumë miq që nuk më patën lënë të dorëheqësha edhe para kësaj seance), mora telefonat nga një deputet i VV-së, ai kërkoi nga unë: “që të intervenoja me polici se ata nuk po dinin sesi të dilnin nga situata në të cilin ishin futur”. Vetëm pas kësaj telefonate, u kam thënë policisë së Kuvendit që të ndërhynin në largimin e deputetëve të VV-së. Deputetët edhe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë. Pra, sikur mos të ishte kërkesa e deputetit të VV-së, kurrën e kurrës nuk do ta urdhëroja ndërhyrjen e policisë në Kuvend!”, ka shkruar Krasniqi.

Indeksonline merr vesh se ky deputet që e thirri në telefon Krasniqin dhe kërkoi nga ai futjen e policisë në Kuvend është Rexhep Selimi.
I kontaktuar nga Indeksonline, Jakup Krasniqi nuk e ka mohuar se Rexhep Selimi e ka thirr në telefon.

“Për këtë më mirë pyetni ata të Vetëvendosjes. Unë as nuk po e konfirmoj as nuk po e mohoj, mirëpo ata e dinë më së miri. Ata pasi po flasin le të tregojnë pse e kanë bërë. Atyre duhet tua drejtoni pyetjen”, ka thënë Jakup Krasniqi për Indeksonline.

Plan për Qendrën Historike të Prizrenit

0

Grupi punues për hartimin e Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit, sot ka mbajtur takimin e parë të punës.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha tha se në këtë takim është diskutuar për veprimet konkrete të cilat do të ndërmerren në ditët e ardhshme.

“Në përputhje me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit të Prizrenit, Ligjin për Planifikim Hapësinor si dhe në zbatim të detyrimeve të përcaktuara dhe planit të punës për vitin 2016, është përfunduar procesi konsultimeve me të gjitha palët për formimin e grupit punues për hartimin e Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit”, shkruan Hoxha në Facebook.

“Grupi punues për hartimin e planit të menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit, përbëhet prej përfaqësuesve institucional nga niveli qendror atij lokal dhe përfaqësues të shoqërisë civile”./PrizrenPress.com/

Demagogjinë e pushtetarëve nuk e gëlltit koha

0

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Të heshtësh sot nuk është gjë e mire ngase ndodhemi në lojën politike që nuk na pëlqen rrjedhat e fundit të ngjarjeve në shtetin e Kosovës nuk të lejojnë të mbetësh indifferent. Këtu duhet ndarë të gjithë ata njerëz që angazhohen për të mirë, që me punën e veprat e tyre konkrete ekonomike dhe shkencore po i shërbejnë Atdheut dhe mbarë njerëzimit që domosdo duhet nderuar e rrespektuar në veçanti, por ata që janë të përfshirë në mëkate e krim të organizuar nuk i falë assesi historia.

Krimi më i madhë që i bëhet një populli është kur e pëfaqëson njeriu me sjellje demagogjike, që të shprehem më ndryshe ka kaluar koha e feudalizmit, që çdo pushtetmbajtës mund të bëjë çfarë t’i teket pa qenë i detyruar të jap llogaridhënie askujt. Këtu kemi të bëjmë me të gjithë ata pushtetmbajtës shqipfolës që shkelin interest tona kombëtare për interest e tyre personale. Ndërsa për të tjerët që janë në përkrahje të antikombëtarizmit vlen porosia që të reflektojnë të kundërtën.

Të them të vërtetën tregtarët e lirisë nuke meritojnë të zënë hapsirë në radio e television e as në faqet e gazetave, revistave e portaleve informative serioze shqipe, (ndërsa në ato të huajat antishqiptare mbase mund të zënë hapsirë), kështu e ndjej për obligim moral që ta themi të vërtetën për opinionin mbarshqiptarë që ndjehen të fyer e të poshtëruar nga përfaqësimi jo i dinjitetshëm i pushtetëmbajtësve në mbarë hapsirat shqiptare.

Tragjedia fillon me oratorin demagogjike e mashtruese të pushtetmbajtësit, fjalë paushalle, duke mospërfillur argumente, flasin duke falsifikuar nga historia e lavdishme e popullit shqiptar, sikur çdo gjë historike fillon e mbaron me ta?! Kështu ata nga demagogjia e tyre e turpshme, problemet politike e ekonomike të shtetit të Kosovës, po i kualifikojnë nëpër qendrat e ndryshme të Europës, si problem të serbëve, e jo të pakicave e të kombësive tjera që jetojnë në Kosovë, pakica këto të cilat duhet t’i kenë të drejtat aq sa kanë të drejta pakicat shqiptare në shtetet e Gadishullit Ilirik dhe atyre të Europës. Të drejtat superiore të dhëna pakicës serbe në Kosovë, kështu të drejtat e shumicës shqiptare dhe pakicave tjera jo serbe po nëpërkëmbën nga ky pluribus të drejtash e mendimesh demokratike, që sot vështir është t’i përbin koha.

Menduam se lufta çlirimtare na e solli lirin e kërkuar ndër shekuj, liri kjo që ujiti me gjak heronjësh e dëshmorësh token shqiptare. Por ju pushtetmbajtës po mendoni, e po silleni sikur jemi në kohën e Mesjetës duke qëndruar mbi kokat tona si lugetërit e asj etape. Gjitherë nga ato pozita prej pushtetmbajtësi po e cenoni sovranitetin territorial të Kosovës duke i falur toka Malit të Zi, dhe duke e bërë faktor Serbin me atë “Zajednicën” e turpshme. Kështu po silleni me frymë përbuzëse ndaj shumicës shqiptare, në këtë rend të ri demokratik.

Përdorët e ç’ka s’përdorët për të na sjellur një flamur ndryshe ng ai i kombit shqiptarë!
Po përdorni lloj-lloj metodash mashtruese për të na ndarë nga kombi shqiptarë, duke mbjellur neveri ndaj atdheadashësve për ta tjetërsuar kombin tone që është njëri nga më të vjetrit në Gadishullin Ilirik dhe Europë, po krijoni njëfarë kombësie hibrite të ashtuquajtur “Kosovar” por ju themi sërish se edhe këto marifete tuaja demagogjike nuk i përbin koha. Kështu ju veqse jeni bërë shërbëtor të interesave të huja dhe interesave tuaja personale, që ta ndani shqiptarinë duke vjellë vrer prej goje, ju thirreni gjithnji me atë demagogjin tuaj të pistë kinse koha e patriotizmit ka kaluar qysh atherë kur ju keni ardhur nëpërmjet mashtrimit në pushtet, mirpo ndarjen e kombit shqiptar ju nuk keni për të arritur kurrë, se popullit shqiptar nuk mund të ja mbyllni sytë para realitetit që shihet ditën për dielle nuk mund t’i mashtroni shqiptarët me ato deklarata tuaja boshe e servile se gjoja nga demarkacioni me Malin e Zi, Kosova nuk humb asnjë pëllmbë tokë, poashtu me “Zajednicën” shqiptarët nuk humbin asgjë, përkundrazi sipas rrenave tuaja ne jemi të fituar?! A ka gjë ma ironike se kjo!

Kështu flisnin nga foltorja edhe pushtetmbajtësit e mëhershëm se nga ndryshimi kushtetues shqiptarët e Kosovës nuk humbnin asgjë edhe pse ata humbën edhe atë pak autonomi që kishin, nga e cila më pas u hapen dhjetra varre të reja, qindra shqiptar u plagosën, mijëra të tjerë u maltertuan, u bënë mijëra burgosje, dhe u larguan mijëra të tjerë nga puna e nga procesi universitar arsimor shkollor.

Si or nuk po mbusheni mend njëherë e përgjithmonë të luftoni për liri e të drejta kombëtare, po a nuk ju duken të mjaftueshme ato drama e tragjedi që përjetoi populli shqiptarë në rregjimet gjakpirëse të Pashiqit, Titos e Millosheviqit, përjetime dramash e tragjedish që nuk i provoi asnjë popull tjetër nga Kontinenti i Europës. Mos more pushtetmbajtës dogmatik e interesagji mos na sillni sërish Serbin në Kosovë, në bazë të do kritereve politike të çorroditura, që imponoheni nga politika ditore kinse kështu po duan miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët miqë i respektojmë, porse nuk mund ta duan ata Atmëmëdheun tone më shumë se sa vetë ne.

E si duket ato karrikat tuaja të kalbura me siguri se do t’ju lëshojnë një ditë, e nuk do ta gjeni më asnjë njeri nga shqiptarët që do t’ju shtri dorën për t’u ngritur. Edhe pse popullit të varfër me sjelljet tuaja anarkiste ja keni gërditur jetën, ai do të di ta tejkaloj edhe këtë fortune, këtë dramë tragjikomike, sikur që ka kaluar edhe shumë të tjera, se gjaku i heronjëve e heroinave shqiptare është gjakë që kurrë nuk shuhet, këtë më së miri e ka treguar edhe vetë historia e popullit shqiptarë, histori kjo të cilën ju servil pushtetmbajtës nuk e njihni dot, se sikur ta kishit mësuar ju do të silleshit ndryshe në qëndrimet tuaja.
Por mos harroni se mbarëshqiptaria ka një qëndrim, se kemi një gjuhë, një flamur, një shtet shqiptarë e ajo është nënëmadhja jonë SHQIPËRIA.
E ardhmja do të tregoj se populli shqiptar ka për t’u përfaqësuar nga intelektual të dinjitetshëm me bërthamë të forte kombëtare e njerëzore që kanë zemrën sa një mal për ta rimëkëmbur Atëmëmëdheun.

“Çfarë të bëj, ta lë varur? Kur marr viagra, më ngrihet”

0

Shumë larg Shqipërisë dhe halleve të saj të shumta, një palë zgjedhje kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Rodrigo Duterte pritet të zyrtarizohet si president i ri i Filipineve.

I mbiquajturi “Ndëshkuesi”, 71-vjeçari ka fituar me një rezultat spektakolar.

Ish-kryebashkiaku i qytetit të tretë më të madh në vend u bë i njohur pasi e luftoi ashpër krimin në një qytet të goditur rëndë nga korrupsioni dhe krimi.

Me angazhimin se do të vrasë 100 mijë kriminelë dhe se do e vrasë edhe djalin e tij, nëse trafikon drogë, ai fitoi mbështetjen e votuesve.

Por komentet dhe deklarata e tij janë të pazakontë dhe jo pak shqetësuese për vëzhguesit.

Ja disa prej komenteve të tij.

– “Harrojini ligjet mbi të drejtat e njeriut. Nëse do të hyj në pallatin presidencial, do bëj atë që kam bërë si kryebashkiak. Ju trafikantë droge, më mirë fshihuni pasi do ju vras. Do ju hedh të gjithëve në gjirin e Manilës, që të majmni peshqit”.

– “Ata i kishin përdhunuar të gjitha ato femrat. Mes tyre ishte edhe një misionare fetare australiane. Ia pashë fytyrën dhe mendova: Bir kurve, sa për të ardhur keq. Ata i rreshtuan dhe i përdhunuan të gjitha. U tërbova që ajo ishte përdhunuar, por ajo ishte kaq e bukur, sa mendova, kryebashkiaku duhej të ishte i pari”.

– “Ngecëm në trafik. Na u desh pesë orë që të lëvizim. Pyeta përse ishte mbyllur rruga. Më thanë se po vjen Papa. Doja ta telefonoja dhe t’i thoja: “Papë mor bir kurve. Shko në shtëpi, mos na vizito më”.

– “Do të shkoj me një ski uji në ishujt Spratli dhe do të ngre flamurin e Filipineve. Do u them kinezëve, ju nuk keni çfarë pretendoni këtu. Por nuk do insistoj se kjo është e jona. Do e bëj një sy qorr”.

– “Jam ndarë nga gruaja. Nuk jam impotent. Por çfarë të bëj? Ta lë varur përgjithmonë? Kur marr viagra, ai ngrihet lart”.