8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 6567

Jahjaga frekuenton lokalet e natës (Foto)

0

Në paraqitjen e fundit publike si presidente, Atifete Jahjaga, pati thënë se do t’i jep vetës një pushim të gjatë pas lodhjes pesë vjecare në krye të shtetit. Dhe ashtu po vepron.

Ish presidnetja e Kosovës, po shihet herë pas here duke e shijuar atë pjesë që i ka munguar sa ishte në politikë.

Mbrëmë u pa me miqtë e saj, vendor e ndërkombëtar, në një prej lokaleve të natës në Prishtinë. Miqësia me amerikanët duket se ka mbetë e pashkëputshme edhe tash kur Jahjaga nuk është në krye të shtetit.

Në fotografitë që një lexuese e Magazina.al ka dërguar, Jahjaga shihet në këtë ndejë bashkë me zv.ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë. /Magazina.al

Jahjaga frekuenton lokalet e nates1

De Boer lë Ajaxin

0

Trajneri holandez, Frank de Boer edhe zyrtarisht është larguar nga posti i trajnerit të Ajaxit dhe kjo është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e skuadrës.

De Boer ishte në krye të skuadrës që 5 vite e gjysme dhe vendosi të largohet pas dështimit të fitojë ligën e Holandës, të cilën e humbi vetëm në javën e fundit nga PSV.

Ai në katër vitet e para e kishte fituar katër vite radhazi Eredivisie dhe dështoi vetëm këtë edicion.

‘Reali po e dëmton futbollin’

0

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart ka thënë se Real Madrid po i bën dëm futbollit dhe duhet të dënohet.

Ditëve të fundit në mediat spanjolle është shkruar se Real Madrid u ka ofruar premi lojtarëve të Granadas që të ndalin Barcelonën në ndeshjen e fundit në La Ligas, në mënyrë që të kenë mundësi për të fituar titullin këtë edicion.

“E vetmja gjë që din të bëjë Real Madrid është të dëmtojë futbollin. Nëse do të isha lojtarë i Granadas do të ndihesha i ofenduar, sepse i bie që ata mund të blihen”, tha Gaspart për gazetën spanjolle Ara.

“Unë besoj në futboll dhe ndershmëri. Nëse diçka e tillë vërtetohet, atëherë klubet e përfshira duhet të dënohen”.

Kujtojmë se një javë pa përfunduar kampionati, Barcelona kryeson me një pikë më shumë se sa Real Madrid.

Rikthimi i Enver Hoxhajt në bastionin suharekas, goditje për MPJ-në

0

Ministri në ardhje instaloi rrjet klientelist dhe korruptiv

Drejtimi i Ministrisë së Jashtme nga ana e PDK-së gjatë mandatit të kaluar, saktësisht nga i zgjedhuri prej këtij subjekti politik, Enver Hoxhaj, sipas raportimeve të ndryshme në medie, gjatë atij mandati ishte cilësuar si njëri nga rastet më eklatante të instalimit të rrjetit nepotik dhe lokalist në një dikaster qeveritar. Tani me rikthimin e tij në të njëjtën pozitë, po cilësohet nga opozita dhe analistët politikë si një vazhdimësi e shndërrimit të MPJ-së nga Hoxhaj në një bastion akoma më të fuqishëm të suharekasve, me një rrjet të fortë nepotist, duke krijuar mundësi rehatimi dhe sistemimi të njerëzve më jokompetentë, thuajse analfabetë, nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës dhe ambasada gjithandej nëpër botë. Ky rrezik vlerë- sohet të jetë dëmi më i madh që pritet t’i bëhet, për pjesën e mbetur të këtij mandati, politikës së jashtme të Kosovës.

Deputeti i lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Ismail Kurteshi, tha për “Kosova Sot” se jo vetëm në këtë ministri, por pothuajse në të gjitha dikasteret ministrore, praktika e instalimit të rrjeteve nepotiste dhe joprofesionale në punësim është bërë “Ligj” i llojit të vet të kapjes së shtetit nga kjo klasë politike e korruptuar, prandaj është e nevojshme që shteti sa më parë të lirohet nga keqqeverisja e tyre.

“Një ndër të këqijat e mëdha, që i karakterizon institucionet e vendit në të gjitha nivelet, është nepotizmi. Kusht shumë i rëndësishëm për punësim, pavarësisht kualiteteve, janë lidhjet qoftë partiake qoftë familjare, ose korrupsioni. Këto dukuri të shëmtuara e pamundësojnë parimin – njeriu i duhur – në vendin e duhur, kështu i kemi degraduar institucionet, shkollat, spitalet e pse jo edhe ambasadat, pasi që me detyra të përfaqësuesit të vendit janë angazhuar njerëz, që nuk janë të zotët t’i përfaqësojnë as familjet e tyre”, u shpreh ai.

Dështoi në arsim, pa sukses në MPJ

Edhe anëtari i kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, vlerëson se rikthimi i Hoxhajt në këtë ministri është kulmi i të gjitha dështimeve të deritanishme dhe jo vetëm ruajtjes dhe instalimit të klientelës së ngushtë lokaliste të ministrit Hoxhaj, bastionit suharekas të punësuar në MPJ. Kelmendi tha se edhe sa ishte në krye të MASHT-it, ky ministër qe i dështuar.

“Në tërësi mund të themi se kemi dështim të këtij njeriu në të gjitha drejtimet. Sa ishte ministër i Arsimit e shkatërroi në ato përmasa, saqë nuk bëri as më të voglën ecje në modernizimin dhe në rritjen e kualitetit të mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Si ministër i Punëve të Jashtme pati dështuar gjithashtu. Në mandatin e tij, pastaj edhe të Thaçit, e kështu pritet të vazhdojë edhe tash, nuk e kemi asnjë rezultat konkret në raport me botën e jashtme”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se tri zhvillimet pozitive, dhënia e MSA-së, pranimi në UEFA dhe tash propozimi për liberalizimin e vizave janë një politikë me dy tehe e interesit politik evropian, por assesi zhvillim pozitiv i punës së MPJ-së.

“Përveç UEFA-s, ku mund të flitet për sukses të lartë, sepse Kosova u bë anëtare e barabartë e këtij subjekti të futbollit, derisa në dy çështjet e tjera kemi dështim të plotë që ndërlidhen me MPJ-në dhe drejtuesit e saj të deritanishëm. MSA-ja e ka refuzuar Kosovën si shtet, kurse edhe propozimi për liberalizimin e vizave e ka refuzuar po ashtu specifikimin dhe adresimin e këtij propozimi për Kosovën si shtet i pavarur, i barabartë me shtetet e tjera. Pra, të dy këto çështje nuk e njohin shtetin e pavarur dhe sovran. Ky është dështim absolut i politikës së jashtme në vazhdimësi. Dhe, në këtë rrugë, duke i ditur dështimet e tërësishme të Enver Hoxhajt, nuk është as politike dhe as diplomatike, zgjidhje dhe vendosja e tij përsëri në një dikaster, ku ka dështuar dhe nuk ka arritur asnjë sukses”, theksoi Kelmendi.

Dikasteri i luksit dhe jo i punës

Veç vazhdimit të traditës së dështimit të mandatit të kaluar dhe fuqizimit të klientelës rajonale në punësim në këtë ministri, asnjë qëllim tjetër të kthimit në këtë ministri të ish-ministrit Hoxhaj nuk sheh edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Albinot Maloku.

“Politika e jashtme e vendit tonë e drejtuar nga ministri i rikthyer, Enver Hoxhaj, që në start vihet në dyshim për suksese, e për të cilat suksese ka nevojë shteti i Kosovës. Dikasteri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së vendit është parë më shumë si luks sesa si angazhim maksimal në rrugëtimin e shtetndërtimit të mirëfilltë dhe pasjen e një strategjie zhvillimore të shteti të Kosovës. Mandati i parë i ministrit të rikthyer është përcjellë me dështime nga më të ndryshmet, e deri në skandale të diplomatëve të Kosovës dhe kjo për shkak të virusit më të keq për sistemin shtetëror, e që është nepotizmi familjar e politik. Angazhimi i mirëfilltë e profesional në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës nuk duket gjëkundi. Rikthimi i Enver Hoxhajt pa e menduar periudhën e tij me skandale, është pjesa kryesore e këtij virusi që po e ndrydh shtetin e shoqërinë kosovare”, tha Maloku për “Kosova Sot”.

Femra më e dëshiruar në botë

0

Aktorja e bukur, Jennifer Lawrence, është përzgjedhur përsëri si femra më e dëshiruar në botë sipas anketës së organizuar nga ueb-faqet amerikane.

Edhe pse që nga fillimi i karrierës vazhdimisht ka qenë në goditje të kritikëve për shkak të formave të saj trupore dhe rreth disa kilogramëve të tepërt, që janë standardet rigoroze të Hollywood-it, Jennifer Lawrence, duket se po i pëlqen popullatës së meshkujve dhe atë aq shumë saqë vizitorët e këtyre ueb-faqeve e kanë vendosur në krye të top-listës së 100 femrave më të dëshiruara.

“Format e saj paksa më të plota trupore, janë ato që preferohen më shumë nga meshkujt dhe jo format thatanike. Dhe pikërisht Jennifer Lawrence ka forma të tilla të dëshirueshme, prandaj në anketë ka marrë më së shumti vota”, thuhet në komunikatën e ueb-faqeve.

Në pozitën e dytë të kësaj liste, gjendet supermodelja amerikane dhe njëra nga engjëllushet e “Victoria’s Secret”, Kate Upton, e cila gjithashtu dallohet për trupin e saj jashtëzakonisht seksi dhe paksa të plotë.

Për befasinë e shumicës, pozitën e tretë në këtë listë e ka zënë këngëtarja e mirënjohur nga Barbadosi, Rihanna.

Haradinaj: Të shtunën protesta më masive

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se protesta e së shtunës do të jetë edhe më e madhe sesa protesta e 9 janarit dhe se ajo e 17 shkurtit.

Presioni për dorëheqje ndaj Qeverisë, siç thotë Haradinaj në një intervistë për “Zërin”, do të rritet dhe më shumë, ndërsa zgjedhjet, sipas tij, do të mbahen në vjeshtë.

Lideri i AAK-së është optimist se protesta e të shtunës (14 maj) e organizuar nga partia e tij dhe nga Nisma do të jetë edhe më e madhe se sa protestat e kaluara të opozitës.

Ai e konsideron të dhimbshëm faktin që nuk ka vazhduar presioni i filluar me protesta të organizuara nga blloku opozitar, “VV, AAK dhe Nisma”, por lufta po vazhdon e ndarë.

Mirëpo, Haradinaj shprehet i bindur se presioni për dorëheqje ndaj Qeverisë “Mustafa” do të rritet dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

I pari i AAK-së gjithashtu ka thënë se do të ishte mirë që të shfrytëzohet koha për t’u korrigjuar gabimet në Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në të kundërtën, sipas tij, kjo Marrëveshje nuk kalon në Kuvend. /Zëri/

“Anadrinia Jehon”, po ruan trashëgimin e kombit shqiptar

0

Në fshatin Dejn të Rahovecit, mbrëmë ka nisur festivali tradicional treditor folklorik, edicioni i 15-të me radhë, ku marrin pjesë ansamblet folklorike nga e gjithë treva shqiptare.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica, potencoi se festivali “Anadrinia Jehon 2016”, tash e 15 vite e ruan traditën e trashëgimisë së muzikës folklorike të mbarë trojeve shqiptare, lashtësia e cila vazhdohet të pasqyrohet ende.

“Përmes kësaj trashëgimie pasqyrohet, jeta, puna dhe begatia kulturore dhe etnografike e një populli”, tha Shtavica.

Vajdin Berisha, kryetar i degës së OVL në Rahovec, thotë se ky festival madhështor mbahet në kuadër të “Javës së Dëshmorëve”, dhe nuk është e rastësishme që përshëndetjet i fillova nga familjarët e dëshmorëve, sepse ata janë më meritorët për iniciativën e mbajtjes të këtij festivali madhështor, i cili do të mbijetoj edhe shumë vite e dekada.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se me festivalin “Anadrinia Jehon” tashmë indetifikohet komuna e tyre.

“Jam i nderuar që sonte gjendem në mesin tuaj për të hapur një ngjarje kaq të rëndësishme, ngjarje me të cilën tashmë identifikohet komuna jonë, festivali “Anadrinia Jehon 2016”. Ky festival tashmë i përmbush 15 vjet jete, i cili na sjell një trashëgimi të lashtë të kombit shqiptar, gjithë ato të bëmat, doket, zakonet dhe traditën kulturore përmes folklorit burimor dhe autokton dhe na sjell frymën e të parëve tanë. Përmes festivalit, i cili mbahet në kuadër të Javës së Dëshmorëve, ne i kujtojmë edhe dëshmorët të cilit kanë rënë për liri, dhe përkujtimet janë traditë e jona”, tha Vehapi.

Festivalin e kanë hapur Sh.K.A. “Anadrinia” nga Dejni, nikoqir dhe Sh.K.A. “Rahoveci”. Ndërkaq, natën e parë në konkurrencën garuese janë paraqitur me programet e tyre Sh.K.A. “Shqiponja” nga Saraji i Shkupit, Sh.K.A. “Ardhmëria” nga Gjakova dhe Sh.K.A. “Isa Boletini” nga Rogova e Hasit .

Të gjitha paraqitje i vlerëson juria në përbërje: Dilaver Kryeziu koreograf, Sami Piraj kompozitor, dhe Zymer Neziri folklorist. /PrizrenPress.com/

Prizren: Pamjet ekskluzive në sekuestrimin e pronave të familjes së dyshuar për fajde

0

Në edicionin e radhës, të premten, rubrika “POLICIA” e cila transmetohet në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë” sjell pamjet ekskluzive të operacionit të fundi të policisë në konfiskimin e pronave të familjes Kqira në Prizren, të dyshuar për fajde.

Operacioni i cili është zhvilluar javën e kaluar ka pasur cak sekuestrimin e pronave me vlerë milionëshe të cilat dyshohet se janë fituar nga veprimtaria kriminale e fajdeve.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar: një hotel, një restorant dhe veranda e tij, një objekt dhe një parcelë toke (6664 m2).

Policia në lidhje me këtë rast ka sekuestruar më herët edhe “para të gatshme 303,235.00 euro, 1,100 franga zvicerane, 700 gramë ar, 7 vetura private.

Në sekuenca të shkurtra ‘Drejtësia në Kosovë’ tashmë ka publikuar disa nga pamjet e këtij operacioni.

Clinton vetëm 1 % para Trumpit

0

Sipas rezultateve të anketës Reuters /Ipsos, të publikuar sot përkrahja e Donald Trumpit është rritur dhe tani ai pothuaj është barazuar me Hillary Clintonin.

Në hulumtimin më të ri, 41 për qind e amerikanëve që me siguri do të votojnë, do ta zgjedhin Hillary Clintonin, kandidaten e demokratëve, e 40 për qind do ta zgjidhnin Trumpin e republikanëve, ndërsa 19 për qind e votuesve janë të pavendosur.

Hetime për vdekjen e Prince

0

Detektivët në Minnesota morën në pyetje mjekun e yllit të popit, Prince, i cili e kishte vizituar këngëtarin dy herë brenda një jave, përpara se ai të ndërronte jetë.

Në mandatin e policisë thuhet ndër të tjera se, doktor Michael Schulenberg i kishte dhënë edhe një mjekim Princit më 20 prill, që do të thotë vetëm një ditë para se të vdiste. Dokumenti nuk tregon megjithatë se për çfarë ilaçi bëhej fjalë saktësisht, e as nëse 57-vjeçari e ka marrë vërtet

Forcat e policisë zhvilluan edhe një kontroll tjetër në shtëpinë e gjeniut të popit në Minneapolis, e kanë kërkuar t’i hedhin një sy kartelave mjekësore nga spitali ku punon Schulenberg. Ende nuk është e qartë se çfarë roli mund të kenë pasur narkotikët në shuarjen nga jeta të këngëtarit të famshëm.

Rezultati i ekzaminimit pas vdekjes e përjashton vetëvrasjen, ndërsa rezultatet e verifikimit të plotë mjekësor mund të kërkojnë disa javë kohë.

I përshkruar si kitarist gjenial, këngëtar i përkryer, autor fantastik e plot fantazi, Prince karakterizoi muzikën pop të shekullit të XX-të, e me vdekjen e tij të parakohshme skena humbi një nga figurat më me influencë të saj.

Spektaklet me shumë efekte të këngëtarit trupvogël, Prince Roger Nelson, janë përshkruar rëndom si panaire me ngjyra të forta të një gjeniu ekscentrik të muzikës.