9.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 6569

Sevilla favorite ndaj Liverpoolit

0

Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se Sevilla ka përparësinë para duelit final që zhvillohet më 18 maj.

Andaluzianët sigurt do të përfundojnë në pozitën e shtatë pa Ligën e Kampionëve dhe Klopp beson se Unai Emery do të vë një ekip të dobësuar në fushë në ndeshjen e ardhshme në La Liga për të përgatitur finalen ku ekipit të tij i nevojitet fitorja.

“Unë gjithmonë tentoj të them se ju duhet ritmi, por nëse ne humbim në dy ndeshjet e ardhshme unë sërish do të shkoj në Basel me besim se ne do të fitojmë”.

“Do të ishte mirë të fitojmë, por kështu është. Tjetër është motivimi për finale”, ka deklaruar Klopp.

KDI: Kryetarët e komunave, jo transparent në publikimin e vendimeve të tyre

0

Vendimmarrja e kryetarëve të komunave vazhdon të jetë jo transparente. Baza ligjore që rregullonte transparencën në nivel lokal përjashtonte në mënyrë absolute transparencën dhe vendimmarrjen e kryetarëve të komunave. Ky boshllëk ligjor ka bërë që kryetarët e komunave t’i ikin përgjegjësisë dhe llogaridhënies për vendimet e tyre në raport me publikun, thuhet në një njoftim nga KDI.

Amandamentimet e fundit në Udhëzimin Administrativ për transparencë komunale 01/2015 nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) i hyrë në fuqi nga janari i vitit 2016, në mënyrë decidive obligojnë kryetarët e komunave që t’i publikojnë vendimet e tyre edhe në ueb faqen zyrtare të Komunave, transmeton Indeksonline.

Sic thuhet në njoftim, pavarësisht këtyre ndryshimeve të rëndësishme, 8 nga 11 kryetarët e komunave në të cilat KDI monitoron institucionet lokale (Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Suharekë, Rahovec, Graçanicë, Deçan, Dragash dhe Mamushë) vazhdojnë të mos u përmbahen këtyre parimeve bazë të qeverisjes llogaridhënëse. Të përgjegjshëm në këtë drejtim janë treguar vetëm kryetarët e komunave të Prizrenit, Prishtinës dhe Rahovecit, të cilët kanë publikuar vendimet e tyre për periudhën janar – maj 2016. Megjithatë, duke marrë parasysh karakterin e vendimeve të kryetarëve të komunave të cilët kanë karakter administrativ dhe hynë në fuqi menjëherë, edhe kryetarët të cilët kanë filluar në publikimin e vendimeve kanë vonesa të konsiderueshme.

Si të zgjedhur të drejtpërdrejtë nga qytetarët, kryetarët e komunave duhet të jenë shumë më të hapur dhe më llogaridhënës në bërjen publike të vendimeve të tyre. Artikulimi publik i këtyre vendimeve që prekin direkt jetën e qytetarëve, përveç që i kontribuon qeverisjes së mirë, ndihmon në promovimin e vetë punës së kryetarëve.

KDI-vendimi i kryetareve te komunave

KDI kërkon nga Kryetarët e Komunave të bëjnë publike vendimet e tyre konform përgjegjësive me legjislacionin aktual. Për më tepër, kërkon nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) të ushtrojë autoritetin e saj drejt krerëve të komunave në përmbushjen e obligimeve ligjore, e me këtë publikimin e vendimeve të tyre në ueb faqet zyrtare.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) që nga janari i vitit 2016 ka filluar zbatimin e projektit në 11 komunat e Kosovës. Projekti ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale në nivel lokal me theks të veçantë rritjen e transparencës së shpenzimeve financiare të komunave dhe hapjen e këtyre të dhënave karshi publikut të gjerë. /PrizrenPress.com/

Mos e keqpërdorni heshtjen time parimore

0

Nga Jakup Krasniqi

Dardan Molliqaj në shkrimin e tij më titull: “Si po bitiset Nisma?”, të botuar në “Zëri”, në mes të tjerave shkruan: “E sa për Thaçin e kundër pazareve të tij, kryeparlamentari Krasniqi i kishte dy shanse ideale që s’i përdori: kur u bë Pacolli president (2011) dhe kur u ratifikua marrëveshja Thaçi-Daçiq (2013). Ato ishin momente vendimtare politike kur ka mundur të japë dorëheqje dhe ta nis Nismën. Sot, Jakup Krasniqi tashmë ka vendosur që të mos ketë shans të tretë”. Kështu shkroi këto ditë në “Zëri”, D. Molliqaj.

Konsideroj që ia vlen që ta sqaroj opinionin, për disa zhvillime në seancën e Kuvendit të Kosovës ku është diskutuar Marrëveshja e 19 prillit 2013. Pasi ketë e paska bërë temë Sekretari i VV-së.
Diskutimi im për Marrëveshjen e 19 prillit 2013, ka qenë analitik e përmbajtjesor, prandaj të interesuarve po ua sjellë në kujtesë edhe një herë atë diskutim i cili gjendet në ketë link: https:/www.youtube.com/watch?v=HpOKrzbTZSE

Pse nuk e pengova votimin?

E kam thënë disa herë kam qenë Kryetar i Kuvendit, jo mbret apo despot. I kam paralajmëruar deputetet me paqartësitë e pasojat që i kishte Marrëveshja në fjalë. Vullneti i shumicës së deputetëve ishte për ta votuar atë. Në Kuvend vendosë jo vota e vullneti i Kryetarit, por shumica e deputetëve! Kush mendon ndryshe, ai nuk ka lidhje me sistemin demokratik dhe demokracinë!

Atë ditë para se të fillonte votimi, në zyrën time ka ardhur Komandanti i njësisë speciale, i cili me tha:”Shefi (Kryeministri) me tha se policët do të hyjnë në sallën e Kuvendit”. Unë i thash: Për Kuvendin, shefi jam unë. Unë nuk e kam dhënë një urdhër të tillë e as më ka thënë kush gjë! Komandanti i policisë u pajtua, kuptohet pasi i thash, çdo hyrje e policisë në sallë, unë do e ndërpres seancën. Ketë e kisha të drejtë që ta bëja dhe e bëra.
Pas reagimit të deputetëve të VV-së, e kam ndërprerë seancën dhe i kam thirr Kryetarët e GP në zyrën time. Të gjithë një zëri, veç Kryetarit të GP të VV-së, kanë thënë “pse nuk e qite në votim, ne deshëm të votonim”! Dihet më vonë Marrëveshjen e votuan 86 (89) deputetët e Kuvendit.

Më pas deputetet e VV-së e “pushtuan” karrigen e Kryetarit. Të gjitha këto i ka parë opinioni, por opinioni nuk e ka parë dhe nuk e kam njoftuar deri më tani, (VV-së i është i njohur fakti të cilin do ta sqaroj më poshtë).

Deri sa unë po mendoja edhe në dorëheqje ( ishin shumë miq që nuk më patën lënë të dorëheqësha edhe para kësaj seance), mora telefonat nga një deputet i VV-së, ai kërkoi nga unë: “që të intervenoja me polici se ata nuk po dinin sesi të dilnin nga situata në të cilin ishin futur”. Vetëm pas kësaj telefonate, u kam thënë policisë së Kuvendit që të ndërhynin në largimin e deputetëve të VV-së. Deputetët edhe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë. Pra, sikur mos të ishte kërkesa e deputetit të VV-së, kurrën e kurrës nuk do ta urdhëroja ndërhyrjen e policisë në Kuvend! Dorëheqja ishte puna më e lehtë e imja. Pse ata tani dëshirojnë ta mashtrojnë opinionin, është çështje e tyre.

Dikush sot edhe mund të thotë pse nuk u dorëheqe nga pozita e Kryetarit të Kuvendit ?.

Në rend të parë, atë detyrë nuk e kisha marrë si dhuratë nga askush. Në rend të dytë, për atë pozitë më kishin votuar 90 nga deputetët prezent (vota që si ka marrë askush deri më sot në Kuvendin e Kosovës), veç atyre të VV-së që ishin kundër të gjithëve dhe e treta, nuk dëshiroja që Thaçi ta kapte edhe Kuvendin si institucionin më të lartë të shtetit. Madje, atëherë edhe Vetëvendosja ishte kundër dorëheqjes sime. Por ata, sot e kanë të drejtën që t’i hanë fjalët e veta!

Drejtuesit e VV-së e dinë ketë fakt! Ata nuk duhet ta keqpërdorin heshtjen time!

Krejt në fund. Për sa u përket shanseve të mija, e them me bindje se gjithë angazhimin e konfrontimin tim politik, mbase jo vetëm politik nder vite e kam bërë për vendin e kombin, se fateve personale edhe i dihet edhe nuk i dihet. Ndërsa angazhimin e konfrontimin politik të dy viteve të fundit, nuk e bëjë as për veti e as për gjeneratën e mashtruesve, të mashtruarve, të zhvatësve e grabitësve të çdo gjeja, pa dyshim që nuk e bëjë as për “revolucionarët” e “rinj”! E bëjë se e ndjej për obligim njerëzor e kombëtar!

Opozita s’e lejon Demarkacionin

0

Opozita është e vendosur që mos ta lejojë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Si të tillë, këtë marrëveshje, opozitarët e konsiderojnë të papranueshme, sikur që e vlerësojnë të padrejtë kushtëzimin e ratifikimit të saj me ecjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Madje, Zgjim Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka dyshime që kjo çështje si kusht është kërkuara nga vetë politikat e Kosovës.

“Ne mendojmë që ky kusht është krejtësisht i panevojshëm dhe i padrejtë, i cili s’ka asnjë arsye që të jetë kusht për liberalizimin e vizave. Bile ne dyshojmë se ky kusht është vendosur kështu prej insistimit të politikanëve si Isa Mustafa”, tha Hyseni për Radio Kosovën.

Edhe për AAK-në, sipas Pal Lekajt, kushtëzimi i ratifkimit të kësaj marrëveshje me liberalizimin e vizave është i papranueshëm.

“Është e papranueshme edhe për qytetarët, por duhet të jetë e papranueshme edhe për Qeverinë e Kosovës një kushtëzim i tillë, sepse lëvizja e lirë është një e drejtë ndërkombëtare”, tha Lekaj për Radio Kosovën.

Lekaj thotë se është e habitshme se si derisa Qeveria e Malit të zi është e gatshme që të ulet në tavolinë që ta rinegociojë marrëveshjen, Qeveria e Kosovës heziton dhe insiston se marrëveshja është e drejtë.

“Në këtë drejtim është e çuditshme pse nuk rinegociohet marrëveshje dhe nëse dakordohen dy palët, atëherë edhe Brukseli do të dakordohet”, tha Lekaj për Radio Kosovën.

Lekaj thotë se AAK-ja është këmbëngulëse në kundërshtimin e ratifikimit të kësaj marrëveshje, por përveç vendimit për bojkotimin e seancave, nuk ka ndonjë vendim tjetër për mënyrën e kundërshtimit. Gjithsesi ai thotë se të gjitha opsionet janë të hapura. E më e qartë në këtë drejtim është Vetëvendosje. Procedimi i ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit, sipas Zgjim Hysenit, e kthen Vetëvendosjen në Kuvend.

“Jemi kundër kësaj marrëveshje në formën aktuale, dhe do të bëjmë përpjekje për ta kundërshtuar. Për mënyrën e kundërshtimit do të diskutohet në ditët në vijim”, tha Hyseni.

Ndryshe, pas propozimit pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian, ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, mbetet kushti kryesor që Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian ta miratojnë fillimin e zbatimit të liberalizimit, e që pritet të ndodh brenda 90 ditësh. Në rast të vonesave të ratifkimit të kësaj marrëveshje, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se mund të ketë zvarritje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. /RTK/

BB Poqi publikon online albumin ‘Nr.5’

0

Rokeri kosovar, Bajram Bylykbashi, i njohur për publikun si BB Poqi, ka publikuar online për dashamirët e muzikës së tij albumin e fundit, të titulluar “Nr. 5”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Bylykbashi përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se miqtë dhe adhuruesit e tij mund ta shkarkojnë falas këtë album me njëmbëdhjetë këngë nga faqja e tij në Facebook.

Në këtë album gjinden këngë si “Rrugët janë fate”, “Të gjeta ty”, “Dhe në vdeksha pa të pa”, e të tjera.

Sot nis Festivali i Kanës

0

Festivali më i madh i filmit në botë do të hapet sot në Kanë të Francës.

Festivali i 69-të me radhë do të nisë me filmin “Café Society” të regjisorit amerikan, Woody Allen.

Në garë për çmimin prestigjioz “Palma e Artë” janë 21 filma.

Regjisori australian, George Miller, është president i jurisë për garën kryesore.

Festivali do të zgjasë deri më 22 maj.

Zogu i Tiranës, seks me të dashurën

0

Hermes Nikaj, prej disa kohësh një nga personazhet më kontraverse të televizionit ka rrëfyer për revistën “Story” marrëdhënien që ka në shtrat me partneren e tij.

Zogu i “Aldo Morning Show”, thotë se lidhja erotike me Angelën është e rrethuar me zjarr dhe pasion.

“Ne jemi shumë të nxehtë në krevat të dy, kështu që kryejmë seks shpesh herë. Tre-katër herë në javë është e zakonshme për ne”, shprehet Zogu, duke pohuar se stilet e Kamasutrës i praktikojnë pasi ndihen mirë si çift.

24-vjeçari tregon më tej se “ka patur raste edhe që na kanë ngacmuar si çift, por i kemi marrë parasysh, pasi jemi të dy të njohur”.

“Ka pasur oferta dhe ngacmime për të bërë seks treshe, por edhe pse jemi çift modern, kemi bazën e tradicionalitetit”, përfundon Zogu.

Inva Mula me “La boheme” në Serbi

0

Zëri i saj i ka dhënë shumë muzikës operistike shqiptare, franceze dhe evropiane. E për këtë arsye, kremtimi i Ditës së Europës, iu besua për të dytin vit sopranos së njohur shqiptare Inva Mula në një koncert me mezzosopranon Vikena Kamenica dhe tenorin Klodjan Kaçani. Simfonia e përzgjedhur ishte e 9-ta e Bethovenit.

Pas “Ditës së Europes”, Inva Mula do të jetë sopranoja e parë shqiptare që do të këndojë në Teatrin Kombëtar të Beogradit. Pas dy javësh personazhi i Mimit, në “La boheme-n” e Giacomo Puccinit do të interpretohet nga Inva Mula, e para që e shkel këtë skene si e ftuar speciale.

Shenjtërimi i Nënë Terezës në Shtator do të prihet nga një koncert në Vatikan, ku hymni i nobelistes shqiptare i është besuar Inva Mulës.

Arrestohet një person për fajde dhe detyrim në Prizren

0

Policia në Prizren, dje rreth orës 10:25, ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, raporton PrizrenPress.

“Policia në Prizren ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’rast është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull k-shqiptar, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Aksident në Suharekë, lëndohet shoferi

0

Në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa civile me ngasës meshkuj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhë në rrugën Shirok –Sopijë, raporton PrizrenPress.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e automjeteve dhe i njëjti pas marrjes së ndihmës mjekësore në ambulancën e Suharekës është liruar. /PrizrenPress.com/