25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Opozita s’e lejon Demarkacionin

Opozita është e vendosur që mos ta lejojë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Si të tillë, këtë marrëveshje, opozitarët e konsiderojnë të papranueshme, sikur që e vlerësojnë të padrejtë kushtëzimin e ratifikimit të saj me ecjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Madje, Zgjim Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka dyshime që kjo çështje si kusht është kërkuara nga vetë politikat e Kosovës.

“Ne mendojmë që ky kusht është krejtësisht i panevojshëm dhe i padrejtë, i cili s’ka asnjë arsye që të jetë kusht për liberalizimin e vizave. Bile ne dyshojmë se ky kusht është vendosur kështu prej insistimit të politikanëve si Isa Mustafa”, tha Hyseni për Radio Kosovën.

Edhe për AAK-në, sipas Pal Lekajt, kushtëzimi i ratifkimit të kësaj marrëveshje me liberalizimin e vizave është i papranueshëm.

“Është e papranueshme edhe për qytetarët, por duhet të jetë e papranueshme edhe për Qeverinë e Kosovës një kushtëzim i tillë, sepse lëvizja e lirë është një e drejtë ndërkombëtare”, tha Lekaj për Radio Kosovën.

Lekaj thotë se është e habitshme se si derisa Qeveria e Malit të zi është e gatshme që të ulet në tavolinë që ta rinegociojë marrëveshjen, Qeveria e Kosovës heziton dhe insiston se marrëveshja është e drejtë.

“Në këtë drejtim është e çuditshme pse nuk rinegociohet marrëveshje dhe nëse dakordohen dy palët, atëherë edhe Brukseli do të dakordohet”, tha Lekaj për Radio Kosovën.

Lekaj thotë se AAK-ja është këmbëngulëse në kundërshtimin e ratifikimit të kësaj marrëveshje, por përveç vendimit për bojkotimin e seancave, nuk ka ndonjë vendim tjetër për mënyrën e kundërshtimit. Gjithsesi ai thotë se të gjitha opsionet janë të hapura. E më e qartë në këtë drejtim është Vetëvendosje. Procedimi i ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit, sipas Zgjim Hysenit, e kthen Vetëvendosjen në Kuvend.

“Jemi kundër kësaj marrëveshje në formën aktuale, dhe do të bëjmë përpjekje për ta kundërshtuar. Për mënyrën e kundërshtimit do të diskutohet në ditët në vijim”, tha Hyseni.

Ndryshe, pas propozimit pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian, ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, mbetet kushti kryesor që Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian ta miratojnë fillimin e zbatimit të liberalizimit, e që pritet të ndodh brenda 90 ditësh. Në rast të vonesave të ratifkimit të kësaj marrëveshje, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se mund të ketë zvarritje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. /RTK/

Më Shumë

Totaj: Ndërtimi i shtegut drejt Kalasë ruan trashëgiminë kulturore dhe rrit zhvillimin turistik të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bëri të ditur se vazhdojnë punimet në ndërtimin e shtegut të ri, me gurë, që shpie për në Kalanë...

Ligji i ri i trafikut: Për një muaj policia shqiptoi mbi 36 mijë gjoba

Policia ka bërë të ditur pwr dënimet që janë dhënë më së shpeshti për shkelësit e rregullave në trafik. 27 mijë e tre gjoba janë...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit