16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6573

Morata zëvendëson Ibrën

0

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata është një nga lojtarët më të kërkuar të këtij afati kalimtar, shkruan Calciomercato.

Tashmë në garë përveç Realit, Arsenalit dhe Manchester Unitedit, ka hyrë edhe skuadra e PSG’së, e cila e sheh si zëvendësues të Zlatan Ibrahimovicit, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni.

Reali ka opsionin e parë për ta kthyer në skuadër për 30 milionë euro, por mund ta shes atë menjëherë nëse PSG ofron 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Wenger i pavendosur për të ardhmen

0

Arsene Wenger ende nuk ka vendosur për vazhdimin apo jo të kontratës me Arsenal.

Francezi, kontrata e të cilit mbaron në fund të edicionit tjetër, është vënë në thumb të tifozëve të Arsenal për shkak të edhe një edicioni të dështuar.

Skuadra nga Emirates pret që nga viti 2004 për të triumfuar në Premierligë.

“Do të pres për të vendosur. A do të thotë që do të ketë biseda të vonshme me skuadrën? Po”.

“Nuk është për mua, është për klubin. Roli im është që t’i shërbej sa më mirë”.

Verratti drejt Madridit

0

Real Madridi është duke synuar transferimin e mesfushorit italian të Paris Saint Germain, Marco Verratti.

Verratti tash e një kohë ka qenë në radarin e Barçës, por duket se Los Blancos janë më afër akordit.

Italiani ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit tek parisienët, ndaj menaxheri i skuadrës, Zinedine Zidane, është shumë i interesuar për të nënshkruar me të.

Cavani në La Liga

0

Fernando Torres me shumë mundësi nuk do të mbetet në Atletico Madrid edhe edicionin e ardhshëm, shkruan Gianluca di Marzio.

Trajneri Diego Simeone është në kërkim të një sulmuesi kualitativ dhe tashmë kanë nisur bisedimet me uruguaianin, Edinson Cavani.

Lojtari nuk është i kënaqur në PSG dhe dëshiron të largohet, ndërsa Atletico do të ishte një mundësi e mirë, pasi viteve të fundit është ne mesin e skuadrave më të mira të Spanjës dhe Evropës.

Atletico do të ketë konkurrencë të madhepër Cavanin, i cili po ashtu po kërkohet edhe nga Atletico Madrid.

Sharon Osbourne do divrocohet nga Ozzy

0

Sharon Osbourne, është duke i kërkuar avokatëve që t’i përgatitin dokumentet e divorcit për t’u ndarë nga burri i saj, këngëtari Ozzy.

63 vjeçarja e kishte dëbuar nga shtëpia për shkak që ai e kishte tradhtuar me stilisten e flokëve, Michelle Pugh.

Mirëpo gjërat u dukën sikur po përmirësohen, pasi të dy janë fotografuar duke drekuar të enjten, por si duket ky ishte vetëm takim për të diskutuar për divorcin.

Qytetet, pa qendra historike

0

Kosova ka një trashëgimi të pasur kulturore, por ajo nuk po bëhet sa duhet e ditur. Përveç trashëgimisë monumentale, vendi ka edhe ato që njihen si pasuri shpirtërore, duke dëshmuar kështu për vjetërsinë e popullsisë së Kosovës. Gjithë kjo pasuri paraqet një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit. Për këtë qëllim dje janë mbledhur studiuesit e shkencave të ndryshme në tryezën

“Trashëgimia kulturore e Kosovës sot” organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, përkatësisht Këshilli për Trashëgimi. Në këtë tryezë u fol pak për gjendjen e kësaj trashëgimie, demolimet dhe shkatërrimet e njëpasnjëshme si dhe nuk u tha po ashtu asgjë rreth artefakteve që po mbahen në Serbi.

Arkeologu Arben Hajdari ka folur rreth potencialit që ka trashëgimia arkeologjike për zhvillimin e turizmit. Ai ka folur për disa nga lokalitetet që ofrojnë kushte për zhvillimin e turizmit , siç janë Ulpiana antike, apo Kalaja e Harilaqit, Novobërda etj. /Kosova Sot/

E dashura e re e DiCaprios

0

Pas lidhjeve të tij të mëparshme me modele si Naomi Campbell, Gisele Bundchen e Bar Rafaeli, kohët e fundit Leonardo DiCaprio duket se është fiksuar me modelet bjonde dhe e radhës është polakja Ela Kawalec.

Sipas “Daily Mail”, Ela është e dashura e re e aktorit tashmë 41 vjeçar.

Fituesi i çmimit “Oscar” dhe modelja polake janë fotografuar së bashku në Nju Jork ditën e enjte pas një feste një natë më parë.

Ela Kawalec1

Zika rrezik gjatë Olimpiadës në Brazil

0

Ekspertët e Shëndetësisë kanë paralajmëruar Brazilin se “virusi Zika mund të përhapet në kohën e zhvillimit të Lojërave Olimpike”.

Sipas tyre, mushkonja e rrezikshme që qarkullon në vend mund të infektojë më shumë se gjysmë milioni vizitorë, të cilët do të shkojnë në Brazil për të ndjekur nga afër maratonën e gjatë të lojërave.

Ndërkohë, ekspertët kanë dalë në përfundimin se ky virus është i përhapur në më shumë se 50 vende, por Brazili mbetet ende një nga shtetet më të prekur.

Numri i foshnjave me kokë të deformuar dhe tru të pazhvilluar është tepër i lartë.

Ende nuk ekzistojnë masa konkrete për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi kura nuk është gjendur akoma.

Në të njëjtën kohë, ekspertët e shëndetësisë thonë se, përpara sesa të presin biletën e Lojërave Olimpike, mijëra vizitorë duhet të mendojnë se po shkojnë drejt e në zemër të epidemisë./rel/

Muze për Nënë Terezën

0

Bashkia e Durrësit dhe agjencia “SocialCom” do të realizojnë një muze për Nënë Terezën. Muzeu do të zërë vend në sheshin “Liria” në Galerinë “Nikolet Vasia” dhe do të inaugurohet më 4 shtator ditën kur Papa Françesku do ta shpallë zyrtarisht shenjte Nënë Terezën.

Tashmë, për të ka edhe një web-faqe, www.museomadreteresa.it ose www.motherteresamuseum.net.

Muzeu do të ketë tekste, dokumente, ndërsa frazat më të bukura të Nënë Terezës dhe imazhet më të bukura nga fotografë të mëdhenj (si Morihiro, Collopy dhe Podesta) që ndoqën jetën dhe veprën e saj. Do të ketë edhe imazhe të marra nga Arkivi i Vatikanit, nga televizioni Rai dhe Mediaset (Canale 5) të cilat tregojnë çaste të ndryshme të jetës së Nënë Terezës, gjatë punës së saj me të varfrit, por edhe nga takimet me njerëzit më të fuqishëm në botë, shkruan BW.

Organizatorët shprehen se muzeu do të ishte edhe më i madh nëse do të arrinte të mblidhte dokumentet që gjenden në pronësi të shoqërive dhe organizatave, ndaj ata kërkojnë bashkëpunim me këdo që zotëron sende e dokumente që kanë të bëjnë me Nënë Terezën.

Muzeu, është një projekt i madh italo-shqiptar i nisur disa vite më parë dhe i mbështetur nga Vatikani, nga Çmimi Nobel për Paqen dhe nga klerikët në Shqipëri siç është edhe Peshkopi i Tiranës dhe Durrësit Mons. George Frendo.

“Ka edhe vende të tjera që janë frymëzuar ose që i janë kushtuar Nënë Terezës. Por, Muzeu i Durrësit ka të gjitha tiparet për të qenë vërtetë vendi i mesazhit të kësaj figure të madhe, sepse ajo vjen në vendin e saj të origjinës, për shkak se shqiptarët Nënë Terezën e mbajnë si një heroinë kombëtare, figurën që prezanton në mënyrën më të mirë, karakterin e lartë dhe shpirti shqiptar të solidaritetit dhe takimit mes kulturave. Për këto arsye (muzeu), ka të gjitha mundësitë për t’u bërë, nëse shqiptarët besojnë dhe ne investojmë, një mundësi e madhe për zhvillim përmes turizmit. Shoqatat tashmë kanë plane për të propozuar një vizitë në këtë muze të gjitha famullive (organizatave të lidhura me kishat) italiane dhe evropiane, shoqatave rinore, operatorëve turistikë të specializuar dhe agjencive të udhëtimit”, thuhet në njoftim.

Reagon Federata e Zvicrës

0

Menjëherë pas pranimit të Kosovës në FIFA mediumet zvicerane kanë shprehur shqetësimin e tyre që në titujt e lajmeve.

“FIFA e pranoi Kosovën si anëtare të ‘210 – çka do të bëjnë Shaqiri dhe të tjerët?”, pyet portali Watson, pak më neutrale ishte gazeta Blick: “Edhe FIFA i thotë po Kosovës”.

Në mbrëmje Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) ka lëshuar një komunikatë, ku fillimisht nënvizohet se, pas pranimit të Kosovës në UEFA më 3 maj, anëtarësimi në FIFA ishte i pritshëm.

Federata konstaton se dispozitat e FIFA-s sa i përket të drejtës së lojtarëve për të luajtur për ekipet kombëtare nuk janë ndryshuar.

“Ato nuk ishin fare temë në Kongresin e FIFA-s”, tha presidenti i Federatës Peter Gilléron.

Ai nënvizoi: “Për këtë arsye ne konsiderojmë se lojtarët me shtetësi të Zvicrës apo të Kosovës, të cilët janë angazhuar në një ndeshje zyrtare të ekipit tonë nacional, nuk kanë mundësi të luajnë ndonjëherë për Kosovën”.

Megjithatë, Federata Zvicerane e Futbollit nuk është aq e sigurt. Sipas rregullores nuk mund të përjashtohet mundësia që një lojtar të synojë të luajë për Kosovën.

Shefi i shërbimit juridik të Federatës, Robert Breiter, ka shpjeguar: “Nëse një lojtar kërkon të ndërrojë Kombëtaren, për një kërkesë të tillë do të duhej të merrte vendim komisioni përkatës i FIFA. Aktualisht nuk kemi indikacione se ndokush nga lojtarët e ekipit A e ka ndërmend të bëjë një ndërrim”./Dialog Plus/