16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6574

Muze për Nënë Terezën

0

Bashkia e Durrësit dhe agjencia “SocialCom” do të realizojnë një muze për Nënë Terezën. Muzeu do të zërë vend në sheshin “Liria” në Galerinë “Nikolet Vasia” dhe do të inaugurohet më 4 shtator ditën kur Papa Françesku do ta shpallë zyrtarisht shenjte Nënë Terezën.

Tashmë, për të ka edhe një web-faqe, www.museomadreteresa.it ose www.motherteresamuseum.net.

Muzeu do të ketë tekste, dokumente, ndërsa frazat më të bukura të Nënë Terezës dhe imazhet më të bukura nga fotografë të mëdhenj (si Morihiro, Collopy dhe Podesta) që ndoqën jetën dhe veprën e saj. Do të ketë edhe imazhe të marra nga Arkivi i Vatikanit, nga televizioni Rai dhe Mediaset (Canale 5) të cilat tregojnë çaste të ndryshme të jetës së Nënë Terezës, gjatë punës së saj me të varfrit, por edhe nga takimet me njerëzit më të fuqishëm në botë, shkruan BW.

Organizatorët shprehen se muzeu do të ishte edhe më i madh nëse do të arrinte të mblidhte dokumentet që gjenden në pronësi të shoqërive dhe organizatave, ndaj ata kërkojnë bashkëpunim me këdo që zotëron sende e dokumente që kanë të bëjnë me Nënë Terezën.

Muzeu, është një projekt i madh italo-shqiptar i nisur disa vite më parë dhe i mbështetur nga Vatikani, nga Çmimi Nobel për Paqen dhe nga klerikët në Shqipëri siç është edhe Peshkopi i Tiranës dhe Durrësit Mons. George Frendo.

“Ka edhe vende të tjera që janë frymëzuar ose që i janë kushtuar Nënë Terezës. Por, Muzeu i Durrësit ka të gjitha tiparet për të qenë vërtetë vendi i mesazhit të kësaj figure të madhe, sepse ajo vjen në vendin e saj të origjinës, për shkak se shqiptarët Nënë Terezën e mbajnë si një heroinë kombëtare, figurën që prezanton në mënyrën më të mirë, karakterin e lartë dhe shpirti shqiptar të solidaritetit dhe takimit mes kulturave. Për këto arsye (muzeu), ka të gjitha mundësitë për t’u bërë, nëse shqiptarët besojnë dhe ne investojmë, një mundësi e madhe për zhvillim përmes turizmit. Shoqatat tashmë kanë plane për të propozuar një vizitë në këtë muze të gjitha famullive (organizatave të lidhura me kishat) italiane dhe evropiane, shoqatave rinore, operatorëve turistikë të specializuar dhe agjencive të udhëtimit”, thuhet në njoftim.

Reagon Federata e Zvicrës

0

Menjëherë pas pranimit të Kosovës në FIFA mediumet zvicerane kanë shprehur shqetësimin e tyre që në titujt e lajmeve.

“FIFA e pranoi Kosovën si anëtare të ‘210 – çka do të bëjnë Shaqiri dhe të tjerët?”, pyet portali Watson, pak më neutrale ishte gazeta Blick: “Edhe FIFA i thotë po Kosovës”.

Në mbrëmje Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) ka lëshuar një komunikatë, ku fillimisht nënvizohet se, pas pranimit të Kosovës në UEFA më 3 maj, anëtarësimi në FIFA ishte i pritshëm.

Federata konstaton se dispozitat e FIFA-s sa i përket të drejtës së lojtarëve për të luajtur për ekipet kombëtare nuk janë ndryshuar.

“Ato nuk ishin fare temë në Kongresin e FIFA-s”, tha presidenti i Federatës Peter Gilléron.

Ai nënvizoi: “Për këtë arsye ne konsiderojmë se lojtarët me shtetësi të Zvicrës apo të Kosovës, të cilët janë angazhuar në një ndeshje zyrtare të ekipit tonë nacional, nuk kanë mundësi të luajnë ndonjëherë për Kosovën”.

Megjithatë, Federata Zvicerane e Futbollit nuk është aq e sigurt. Sipas rregullores nuk mund të përjashtohet mundësia që një lojtar të synojë të luajë për Kosovën.

Shefi i shërbimit juridik të Federatës, Robert Breiter, ka shpjeguar: “Nëse një lojtar kërkon të ndërrojë Kombëtaren, për një kërkesë të tillë do të duhej të merrte vendim komisioni përkatës i FIFA. Aktualisht nuk kemi indikacione se ndokush nga lojtarët e ekipit A e ka ndërmend të bëjë një ndërrim”./Dialog Plus/

Studentët i bashkohen protestës së AAK-së dhe NNISMA-s

0

Studentët e të gjitha Universiteteve të Kosovës do të mbajnë një protestë sot (14 maj), ku do të shfaqin pakënaqësitë dhe diskriminimet në universitetet publike dhe ato private anembanë Kosovës.

Përfaqësuesi i këshillit organizativ, Atdhe Halilaj tha se pas shumë konsultave brenda universiteteve publike dhe atyre private kanë vendosur që të marrin pjesë në protestën e 14 majit duke shfaqur kërkesat e tyre dhe preokupimet që kanë çdo ditë.

“Disa prej shqetësimeve që po na preokupojnë janë cilësia e dobët në Universitetin e Prishtinës, dhe në të gjitha universitete tjera të Republikës së Kosovës. Kemi përfaqësues edhe të kolegjeve private të cilat kanë të njëjta probleme si ne. Në protestë do të marrim pjesë me këto kërkesa tona por edhe duke mos lënë anash edhe dy çështje të rëndësishme që janë Demarkacioni dhe Asociacioni që janë preokupim jo vetëm për neve si student por për çdo qytetar të Republikës së Kosovës”, tha Halilaj.

Halilaj tha se tani ka ardhur koha që të bashkohen dhe të jenë njëzëri që të kërkojnë ndryshim në vend e që zëri i tyre të dëgjohet dhe që kërkesat e tyre të miratohen dhe të fillojë ndryshimi.

“Janë të diskriminuar studentët , janë të diskriminuar të gjithë qytetarët të Kosovës, ne e dimë që niveli i papunësisë në Kosovë është në shkallën maksimale edhe ne e dimë që Kosova popullsinë e ka të re , dhe ne jemi të papunë nuk kemi praktika. Është një çështje tjetër që na preokupon dhe ajo është e cilësisë së diplomës. Ne diplomojmë pas tri vitesh ose katër vitesh, por diploma jonë zakonisht nuk njihet në asnjë vend të botës”, tha Halilaj./Telegrafi/

Opozita sot proteston

0

Dy partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, sot do të organizojnë protestë gjithëpopullore kundër Qeverisë së Kosovës.

Liderët e këtyre dy partive dje në një konferencë për media kanë thënë se protesta do të jetë më e madhja që nga paslufta.

Haradinaj dhe Limaj u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në këtë protestë.

Është hera e parë pas shumë muajsh që AAK dhe Nisma organizojnë protestë pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo e fundit e cila bashkë me AAK-në dhe Nismën për disa muaj përbënin opozitën e bashkuar nuk i është përgjigjur dy partive më të vogla opozitare për protestë.

Ndërkohë, AAK dhe Nisma kanë nënshkruar një koalicion parazgjedhor.

Protesta do të fillojë në orën 14 në sheshin “Skënderbeu” dhe është paralajmëruar që të jetë paqësore.

Prizren: Aksioni policor në familjen e dyshuar për fajde (Video)

0

Rubrika “Policia” e cila është transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka sjellë të premten detajet e aksionit të policisë në konfiskimin e pasurive të dyshuarve për fajde në familjen Kqira në Prizren.

Siç transmetoi Rubrika “Policia”, një hotel, një restorant dhe një pronë luksoze janë konfiskuar gjatë këtij aksioni në rrethin e Prizrenit.

Në nisje të aksionit, majori Rexhep Fetahu ka deklaruar se operacioni ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar.

Ndërsa në detaje të tjera përgjegjësi I hetimit të rastit ka shpjeguar ecurinë e hetimit, përfshirë arrestimin e 7 personave dhe sekuestrimit të disa aseteve në një operacion të zhvilluar gjatë vitit të kaluar.

Tutje kapiteni policor ka sqaruar se hetimet financiare kanë rezultuar me zbulimin edhe të katër pronave të tjera të cilat janë konfiskuar gjatë aksionit të javës së kaluar. /Kallxo.com/

Kylie Jenner të lë pa frymë

0

Pak ditë pas ndarjes me të dashurin, reperin Tyga, modelja Kylie Jenner i ka treguar atij se çfarë po humbet.

Ajo ka postuar disa foto të nxehta bardhezi.

Muharremaj: Nesër do të ketë protestë të madhe!

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka thënë se tani janë duke i bërë përgaditjet e fundit, rreth protestës së paralajmëruar për nesër nga dy subjektet opozitare, AAK dhe NISMA,

Muharremaj thotë se një numër i madh i qytetarëve ka shprehur vullnetin për t’iu bashkuar protestës së opozitës, kundër dy marrëveshjeve, atë të Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit.

Shkrimi i plotë i tij:

Qytetarë të nderuar

Tashmë jemi thuajse në përgaditjet e fundit, rreth protestës së paralajmëruar për nesër në Prishtinë ora 14:00 tek Sheshi “Skendërbeu”.

Nga Samadraxha, Studenqani, Vraniqi, Greikoci, Javori e Luzhnica, kanë shpreh shumë qytetarë vullnetin e tyre, për pjesëmarrje në protestë, andaj kemi organizuar udhëtim falas me autobusë nga ora 11:00, në qendër të secilit fshat të përmendur më lartë.

Nga qyteti i Therandës, poashtu ka interesim të madh për pjesëmarrje, andaj duke pa këtë gadishmëri, tek Ura e Qytetit nga ora 11:00, nisemi për Prishtinë në mënyrë të organizuar me autobusë falas.

Nesër shprehim kundërshtimin tonë, në mënyrë paqësore dhe madhështore, kundër qeverisjes së keqe dhe gjithë projekteve të dëmshme për Kosovën.

Secili me familjet tuaja, nesër përmes pjesëmarrjes në protestë konfirmojmë vullnetin për drejtimin e ri i cili duhet ta ket vendi.

Ne kemi vullnet dhe e bëjmë të mundur, drejtimin e duhur për vendin!

Rrëfimi i shqiptares që u përdhunua për gjashtë orë (Video)

0

27-vjecarja shqiptare B. Kosturi, që u rrëmbye dhe u përdhunua një javë më parë në kryeqytetin italian, ka rrëfyer orët e tmerrit që kaloi me agresorët.

“Më kanë kapur për flokësh dhe për fyti. Më kanë kaluar nëpërmjet një vrime në rrjetë tek një kamp romësh”, ka thënë Kosturi.

Ajo tregon për Ora News se ka mundur të largohet prej tyre pas gjashtë orësh, duke përfituar nga momenti kur dy agresorët ishin në gjendje të dehur.

Sipas saj, plani i tyre ishte ta vrisnin, pasi nuk donin të binin në duart e Policisë.

Baliç dhe partia e tij i bashkohen protestës së nesërme

0

Partia SDA e Numan Baliq do t’i bashkohen protestës së nesërme të organizuar nga e AAK-së dhe Nismës për Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic vetë Baliq.

Ai ka thënë se do t’i bashkohen kësaj proteste, për shkak të pakënaqësisë me zhvillimet në vend.

“Jo vetëm unë dhe partia, por edhe qytetarë të shumtë do të jenë në protestën e nesërme”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Ndërkohë, është paralajmëruar se protestës së nesërme do t’i bashkohen edhe një pjesë e studentëve dhe banorët e Rugovës, të cilët janë të pakënaqur me procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Megjithatë, partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në protestën e nesërme.

Prokurori Hamitaga flet për çadrën që mori nga familja e të akuzuarit (Video)

0

Dyshimet të tjera për afera korruptive në Prokurorinë e Prizrenit janë trajtuar edhe sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Pas transmetimit të pjesës të parë të hulumtimit ekskluziv ku u transmetuan pamjet filmike të diskutimeve të takimeve në mes sekserëve të prokurorisë dhe familjes Paçarizi, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka folur për takime të tjera në mes familjes dhe prokurorit të rastit, Bajram Hamitaga.

Familja Paçarizi ka ngritur dyshime se prokurori u kërkoi mito në këmbim të lirimit të familjarit të tyre nga ndjekja penale.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, përpos takimeve ku pretendohet se është kërkuar mito, prokurori Hamitaga ka kërkuar edhe favore tjera nga familjarët e Granit Paçarizit, i akuzuar për tentim-vrasje.

Një takim i tillë besohet të jetë mbajtur në restorantin e familjes Paçarizi, ku temë e diskutimeve thuhet se ishte edhe një çadër për prokurorin.

Hulumtimi tregoi se prokurori Hamitaga fillimisht e mohon të ketë kërkuar ndonjë favor nga familjarët e të akuzuarit, por pas pyetjeve të gazetarit dhe redaktorit të emisionit Kreshnik Gashi, atij i kujtohet se e ka pranuar një çadër për kopshtin e tij nga familja Paçarizi, por se të njëjtën thotë se e ka kthyer një ditë pas.

Vetëm disa ditë pas intervistës së parë, prokurori Hamitaga përmes një emali ka sqaruar se çadrën e kishte pranuar nga Sadri Paçarizi, babai i të akuzuarit Granitit.

Prokurori Hamitaga e ka pranuar se për çadrën nuk kishte biseduar fare për çmimin e saj me Sadri Paçarizin. /Kallxo.com/