Reagon Federata e Zvicrës

Menjëherë pas pranimit të Kosovës në FIFA mediumet zvicerane kanë shprehur shqetësimin e tyre që në titujt e lajmeve.

“FIFA e pranoi Kosovën si anëtare të ‘210 – çka do të bëjnë Shaqiri dhe të tjerët?”, pyet portali Watson, pak më neutrale ishte gazeta Blick: “Edhe FIFA i thotë po Kosovës”.

Në mbrëmje Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) ka lëshuar një komunikatë, ku fillimisht nënvizohet se, pas pranimit të Kosovës në UEFA më 3 maj, anëtarësimi në FIFA ishte i pritshëm.

Federata konstaton se dispozitat e FIFA-s sa i përket të drejtës së lojtarëve për të luajtur për ekipet kombëtare nuk janë ndryshuar.

“Ato nuk ishin fare temë në Kongresin e FIFA-s”, tha presidenti i Federatës Peter Gilléron.

Ai nënvizoi: “Për këtë arsye ne konsiderojmë se lojtarët me shtetësi të Zvicrës apo të Kosovës, të cilët janë angazhuar në një ndeshje zyrtare të ekipit tonë nacional, nuk kanë mundësi të luajnë ndonjëherë për Kosovën”.

Megjithatë, Federata Zvicerane e Futbollit nuk është aq e sigurt. Sipas rregullores nuk mund të përjashtohet mundësia që një lojtar të synojë të luajë për Kosovën.

Shefi i shërbimit juridik të Federatës, Robert Breiter, ka shpjeguar: “Nëse një lojtar kërkon të ndërrojë Kombëtaren, për një kërkesë të tillë do të duhej të merrte vendim komisioni përkatës i FIFA. Aktualisht nuk kemi indikacione se ndokush nga lojtarët e ekipit A e ka ndërmend të bëjë një ndërrim”./Dialog Plus/

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit