16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6577

Detaje dhe dëshmi të tjera për pazaret në Prokurorinë e Prizrenit (Video)

0

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell detaje dhe dëshmi të tjera për takimet e prokurorit Bajram Hamitaga me familjen Paçarizi dhe diskutimet rreth rastit që prokurori ishte duke e hetuar.

Në biseda me dëshmitarë dhe materiale të filmuara emisioni sjell dëshmi për oferta për të dhënë mitë për prokurorin dhe negociatat e tjera në mes shoferit të prokurorisë dhe familjes Paçarizi.

Dëshmi për takimet ku prokurorit iu dha një çadër dhe për favoret e tjera të cilat familja Paçarizi i dha për prokurorin i cili po hetonte lëndën e djalit të tyre.

Pjesë e emisionit do jenë edhe pretendimet e mëhershme për korrupsion në prokurori e të cilat nuk janë hetuar deri më tani.

Bisedat ekskluzive me dëshmitarë të rastit, sekserë dhe prokurorin e dyshuar për mitëmarrje mund t’i ndiqni të premten në RTK.

Në pjesën e dytë të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton reportazhin e përgatitur në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në sekuestrimin e pronave të familjes Kqirra nga Prizreni, të cilat dyshohet se u fituan nga veprimtaria e fajdeve.

Qëllohet me armë zjarri një person në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën e “Janinës” në Prizren, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

Sipas informatave të viktimës që ia ka dhënë Policisë thuhet se derisa ishte në punishten e një objekti afarist ku punon, kishte shkuar i dyshuari dhe pas shkëmbimit të disa fjalëve i njëjti ka qëlluar me armë zjarri, raporton PrizrenPress.

Policia bën të ditur se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë dëshmi përveç një predhë që kishte dëshmuar viktima.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajte. /PrizrenPress.com/

Prizren: Hajnat i vjedhin ari në vlerë 33 mijë euro dhe armë

0

Në një shtëpi në fshatin Vlashnje të Prizrenit, mbrëmë rreth orës 21:15, ka ndodhur një vjedhje e rëndë, raporton PrizrenPress.

Sipas informatave që ia ka dhënë policisë pronari i shtëpisë thuhet se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur dy armë dhe stoli ari me vlerë rreth 33 mijë euro.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur dy armë me leje, një pistoletë dhe një pushke gjuetisë, 60 fishekë si dhe stoli ari me vlerë rreth 33.000 euro”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Ja arsyeja e anulimit të takimit të ambasadores Kapitanovic me Mujën

0

Komuna e Prizrenit njofton opinionin publik se anulimi i takimit të ambasadores së Kroacisë Marija Kapitanovic me kryetarin e komunës Ramadan Muja, ka ndodhur për arsye të agjendës së ambasadores, e jo për shkak të agjendës së ngjeshur të kryetarit të komunës sonë.

“Kryetari i komunës prof. Dr. Ramadan Muja, ka kërkuar nga protokolli zyrtar i kabinetit të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura zyrtare për pritjen e ambasadores por rreth një orë para takimit, komuna njoftohet përmes emailit për anulimin e takimit”, thuhet në komunikatën e komunës, raporton PrizrenPress.

“Komuna jonë kujdesshëm realizon protokollin zyrtar të takimeve dhe politikat publike komunale në dobi të qytetarëve tanë”.

Në vijim japim emailin e pranuar nga ambasada e Kroacisë drejtuar kabinetit të kryetarit:

“Ju kerkojme ndjese, por per shkak te obligimeve te papritura te Ambasadores duhet te anulojme takimin me kryetarin e komunes te caktuar per sot pasdite”.

Ju faleminderit per mirekuptim.

Debora Mazreku
Administrative Assistant.

Marija Kapitanovic

Obama takon aleatët evropianë

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të presë sot liderët e pesë vendeve nordike, ndërsa në krye të agjendës së bisedimeve do të jetë aktiviteti i rritur ushtarak i Rusisë.

Udhëheqësit e Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Norvegjisë dhe Islandës do të priten në Shtëpinë e Bardhë.

Aneksimi i Krimesë nga Moska, në vitin 2014, ka alarmuar fqinjët nordikë dhe baltikë të Rusisë.

Derisa NATO po shqyrton mënyrat për të penguar agresionin e mëtejshëm rus, Shtëpia e Bardhë dëshiron po ashtu të shprehë mbështetje për aleatët e saj në Evropën veriore.

“Është mënyrë e dërgimit të sinjalit se SHBA është thellësisht e angazhuar kur bëhet fjalë për sigurinë në rajon”, ka thënë Charles Kupchan, këshilltar i Obamës për çështjet evropiane.

Në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë do të diskutohen edhe krizat në Siri dhe Irak./rel/

Nesër drejt Prishtinës mijëra automjete, AAK kërkon mospengimin e tyre

0

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuqi, dhe sekretari Egzekutiv, Valon Tolaj, sot kanë pasur një takim me zyrtarë të policisë së Kosovës, për t’i harmonizuar veprimet për mbarëvajtjen e protestës së nesërme në Prishtinë, njofton kumtesa nga AAK.

”Duke u nisur nga fakti se protesta është shumë e madhe, dhe nesër drejt Prishtinës do të nisën mijëra automjete, Kuqi dhe Tolaj, kanë kërkuar mbështetjen e policisë, që qarkullimi tyre të jetë i papenguar dhe maksimalisht i lehtësuar”, thuhet në kumtesë.

Policia nga ana e saj është treguar e gatshme që të ndërmarrë krejt çka është e nevojshme, që protesta të përmbyllët e qetë, që është edhe përcaktim i organizatorëve të saj.

Rusia kundër Kosovës në FIFA

0

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se ata nuk do të votojnë pro pranimit të Kosovës në FIFA.

“Qëndrimi ynë për Kosovën nuk ka ndryshuar. Me sa duket, aspiratat për FIFA-n janë një përpjekje e saj, por Rusia nuk do ta mbështesë”, ka thënë Zakharova për Rel.

Kujtojmë se sot po vazhdon të mbahet Kongresi i 66’ i FIFA’, ku prite të votohet për pranimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

Ish-pornostarja me set të çuditshëm fotografik

0

Gabi Grecko njihet për setet e saj fotografike të çuditshme dhe të “nxehta”, por duket se e dashura e saj, Angelique ‘Frenchy’ Morgan, është edhe më e pacipë se Gabi.

Ish-ylli i filmave pornografikë ka realizuar një set fotografik shumë të rrallë, që nuk i lë aspak vend imagjinatës.

Në fotot shokuese, 40-vjeçarja shihet me një bikini rozë dhe me një kukull Barbie të veshur njësoj si ajo, përpara se të zhvishet fare për fotot e tjera.

Gabi Grecko1

Man City e meriton Championsin

0

Manuel Pellegrini, ka thënë se Manchester City e meriton të jetë në Ligën e Kampionëve, shkruan Goal.com.

Pelegrini mendon se lojtarët e tij e meritojnë një pozitë në tabelën e top ligës evropiane, teksa ka folur me krenari për arritjet e deritanishme të ekipit të tij, pasi ka fituar Premier Ligën në Angli.

“Mendoj se ne e meritojmë të jemi në Ligën e Kampionëve”, u ka thënë ai reporterëve.

“Kemi luajtur mirë kundër arsenalit, dhe e meritojmë të kualifikohemi, por Liga e Kampionëve nuk është lehtë”.

“Jam krenar për titujt që kemi marrë, e po ashtu jam krenar për stilin tonë të kojes. Ne luajmë për fansat tanë”.

Duda Balje tregon moshën, flet për mashkullin më seksi (Foto)

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar 6+, Duda Balje në një emision në radio Dukagjin ka folur për jetën e saj private e mashkullin më seksi.

Duda, ka lindur në qytetin e Prizrenit, është e martuar dhe ka tre fëmijë. Ajo tregon se është martuar shumë e re, qysh në moshën 17 vjeçare.

E pyetur nëse është penduar për diçka që ka bërë në jetë thotë se deri tash jo, ndërsa sa i përket gënjeshtrave thotë se ka gënjyer disa herë.

Për Dudën mashkulli më seksi konsiderohet George Clooney, ndërsa deputetja në emisionin në fjalë e ka treguar edhe moshën.

Besoni apo jo, Duda Balje është 39 vjeçe./lajmi.net/

George Clooney