Prizren: Hajnat i vjedhin ari në vlerë 33 mijë euro dhe armë

Në një shtëpi në fshatin Vlashnje të Prizrenit, mbrëmë rreth orës 21:15, ka ndodhur një vjedhje e rëndë, raporton PrizrenPress.

Sipas informatave që ia ka dhënë policisë pronari i shtëpisë thuhet se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur dy armë dhe stoli ari me vlerë rreth 33 mijë euro.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur dy armë me leje, një pistoletë dhe një pushke gjuetisë, 60 fishekë si dhe stoli ari me vlerë rreth 33.000 euro”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit