Qëllohet me armë zjarri një person në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën e “Janinës” në Prizren, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

Sipas informatave të viktimës që ia ka dhënë Policisë thuhet se derisa ishte në punishten e një objekti afarist ku punon, kishte shkuar i dyshuari dhe pas shkëmbimit të disa fjalëve i njëjti ka qëlluar me armë zjarri, raporton PrizrenPress.

Policia bën të ditur se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë dëshmi përveç një predhë që kishte dëshmuar viktima.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajte. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit