Riciklimi i Hoxhajt, skandal politik

E kaluara në MASHT dhe MPJ e ndjek nga pas ish-ministrin. Analistët janë tepër kritikë për riemërimin e Enver Hoxhajt, sepse, sipas tyre, ai nuk bëri asgjë, kur ishte në Qeveri, për t’i ndalur abuzimet, siç ishte rasti me aferat milionëshe të teksteve shkollore, apo degradimi i shërbimit diplomatik të Kosovës

Vendimi i kryesisë së PDK-së për rikthimin e deputetit Enver Hoxhaj në pozitën e ministrit të Jashtëm, pas lirimit të kësaj pozite nga Hashim Thaçi, pavarësisht rezultatit të tij të dobët në qeverisje për dy mandatet e kaluara, ish-ministër i Jashtëm dhe ministër shumë i dështuar i Arsimit, po befason për të keq jo vetëm deputetët e partive politike, brenda dhe jashtë koalicionit qeverisës, por edhe analistë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkruan Kosova Sot.

“Diplomacia e Kosovës me vite ka qenë e dështuar dhe vazhdon të jetë e tillë. Edhe me herët, Ministria e Punëve të Jashtme, edhe para Thaçit, gjatë mandatit të tij, por besoj edhe tash, nuk e ka arsyetuar aspak rolin e saj. Kanë qenë shumë të pakta njohjet që ka sjellë Ministria e Jashtme e Kosovës. Thaçi e përfundoi mandatin me një njohje të vetme, të cilën mezi e solli. Mendoj se do të vazhdojë situatë e njëjtë. Përndryshe roli i MPJ-së është esenciale për politikën e jashtme të shtetit dhe sjelljen e njohjeve. Mendoj se në të ardhmen, jo vetëm kryeministri, por edhe Kuvendi duhet ta vlerësojë performancen e MPJ-së dhe të kërkojë nga kryeministri që të ndërmarrë veprimet e duhura për ta përmirësuar gjendjen në këtë ministri”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit