12.4 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6584

Mos e keqpërdorni heshtjen time parimore

0

Nga Jakup Krasniqi

Dardan Molliqaj në shkrimin e tij më titull: “Si po bitiset Nisma?”, të botuar në “Zëri”, në mes të tjerave shkruan: “E sa për Thaçin e kundër pazareve të tij, kryeparlamentari Krasniqi i kishte dy shanse ideale që s’i përdori: kur u bë Pacolli president (2011) dhe kur u ratifikua marrëveshja Thaçi-Daçiq (2013). Ato ishin momente vendimtare politike kur ka mundur të japë dorëheqje dhe ta nis Nismën. Sot, Jakup Krasniqi tashmë ka vendosur që të mos ketë shans të tretë”. Kështu shkroi këto ditë në “Zëri”, D. Molliqaj.

Konsideroj që ia vlen që ta sqaroj opinionin, për disa zhvillime në seancën e Kuvendit të Kosovës ku është diskutuar Marrëveshja e 19 prillit 2013. Pasi ketë e paska bërë temë Sekretari i VV-së.
Diskutimi im për Marrëveshjen e 19 prillit 2013, ka qenë analitik e përmbajtjesor, prandaj të interesuarve po ua sjellë në kujtesë edhe një herë atë diskutim i cili gjendet në ketë link: https:/www.youtube.com/watch?v=HpOKrzbTZSE

Pse nuk e pengova votimin?

E kam thënë disa herë kam qenë Kryetar i Kuvendit, jo mbret apo despot. I kam paralajmëruar deputetet me paqartësitë e pasojat që i kishte Marrëveshja në fjalë. Vullneti i shumicës së deputetëve ishte për ta votuar atë. Në Kuvend vendosë jo vota e vullneti i Kryetarit, por shumica e deputetëve! Kush mendon ndryshe, ai nuk ka lidhje me sistemin demokratik dhe demokracinë!

Atë ditë para se të fillonte votimi, në zyrën time ka ardhur Komandanti i njësisë speciale, i cili me tha:”Shefi (Kryeministri) me tha se policët do të hyjnë në sallën e Kuvendit”. Unë i thash: Për Kuvendin, shefi jam unë. Unë nuk e kam dhënë një urdhër të tillë e as më ka thënë kush gjë! Komandanti i policisë u pajtua, kuptohet pasi i thash, çdo hyrje e policisë në sallë, unë do e ndërpres seancën. Ketë e kisha të drejtë që ta bëja dhe e bëra.
Pas reagimit të deputetëve të VV-së, e kam ndërprerë seancën dhe i kam thirr Kryetarët e GP në zyrën time. Të gjithë një zëri, veç Kryetarit të GP të VV-së, kanë thënë “pse nuk e qite në votim, ne deshëm të votonim”! Dihet më vonë Marrëveshjen e votuan 86 (89) deputetët e Kuvendit.

Më pas deputetet e VV-së e “pushtuan” karrigen e Kryetarit. Të gjitha këto i ka parë opinioni, por opinioni nuk e ka parë dhe nuk e kam njoftuar deri më tani, (VV-së i është i njohur fakti të cilin do ta sqaroj më poshtë).

Deri sa unë po mendoja edhe në dorëheqje ( ishin shumë miq që nuk më patën lënë të dorëheqësha edhe para kësaj seance), mora telefonat nga një deputet i VV-së, ai kërkoi nga unë: “që të intervenoja me polici se ata nuk po dinin sesi të dilnin nga situata në të cilin ishin futur”. Vetëm pas kësaj telefonate, u kam thënë policisë së Kuvendit që të ndërhynin në largimin e deputetëve të VV-së. Deputetët edhe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë. Pra, sikur mos të ishte kërkesa e deputetit të VV-së, kurrën e kurrës nuk do ta urdhëroja ndërhyrjen e policisë në Kuvend! Dorëheqja ishte puna më e lehtë e imja. Pse ata tani dëshirojnë ta mashtrojnë opinionin, është çështje e tyre.

Dikush sot edhe mund të thotë pse nuk u dorëheqe nga pozita e Kryetarit të Kuvendit ?.

Në rend të parë, atë detyrë nuk e kisha marrë si dhuratë nga askush. Në rend të dytë, për atë pozitë më kishin votuar 90 nga deputetët prezent (vota që si ka marrë askush deri më sot në Kuvendin e Kosovës), veç atyre të VV-së që ishin kundër të gjithëve dhe e treta, nuk dëshiroja që Thaçi ta kapte edhe Kuvendin si institucionin më të lartë të shtetit. Madje, atëherë edhe Vetëvendosja ishte kundër dorëheqjes sime. Por ata, sot e kanë të drejtën që t’i hanë fjalët e veta!

Drejtuesit e VV-së e dinë ketë fakt! Ata nuk duhet ta keqpërdorin heshtjen time!

Krejt në fund. Për sa u përket shanseve të mija, e them me bindje se gjithë angazhimin e konfrontimin tim politik, mbase jo vetëm politik nder vite e kam bërë për vendin e kombin, se fateve personale edhe i dihet edhe nuk i dihet. Ndërsa angazhimin e konfrontimin politik të dy viteve të fundit, nuk e bëjë as për veti e as për gjeneratën e mashtruesve, të mashtruarve, të zhvatësve e grabitësve të çdo gjeja, pa dyshim që nuk e bëjë as për “revolucionarët” e “rinj”! E bëjë se e ndjej për obligim njerëzor e kombëtar!

Opozita s’e lejon Demarkacionin

0

Opozita është e vendosur që mos ta lejojë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Si të tillë, këtë marrëveshje, opozitarët e konsiderojnë të papranueshme, sikur që e vlerësojnë të padrejtë kushtëzimin e ratifikimit të saj me ecjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Madje, Zgjim Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka dyshime që kjo çështje si kusht është kërkuara nga vetë politikat e Kosovës.

“Ne mendojmë që ky kusht është krejtësisht i panevojshëm dhe i padrejtë, i cili s’ka asnjë arsye që të jetë kusht për liberalizimin e vizave. Bile ne dyshojmë se ky kusht është vendosur kështu prej insistimit të politikanëve si Isa Mustafa”, tha Hyseni për Radio Kosovën.

Edhe për AAK-në, sipas Pal Lekajt, kushtëzimi i ratifkimit të kësaj marrëveshje me liberalizimin e vizave është i papranueshëm.

“Është e papranueshme edhe për qytetarët, por duhet të jetë e papranueshme edhe për Qeverinë e Kosovës një kushtëzim i tillë, sepse lëvizja e lirë është një e drejtë ndërkombëtare”, tha Lekaj për Radio Kosovën.

Lekaj thotë se është e habitshme se si derisa Qeveria e Malit të zi është e gatshme që të ulet në tavolinë që ta rinegociojë marrëveshjen, Qeveria e Kosovës heziton dhe insiston se marrëveshja është e drejtë.

“Në këtë drejtim është e çuditshme pse nuk rinegociohet marrëveshje dhe nëse dakordohen dy palët, atëherë edhe Brukseli do të dakordohet”, tha Lekaj për Radio Kosovën.

Lekaj thotë se AAK-ja është këmbëngulëse në kundërshtimin e ratifikimit të kësaj marrëveshje, por përveç vendimit për bojkotimin e seancave, nuk ka ndonjë vendim tjetër për mënyrën e kundërshtimit. Gjithsesi ai thotë se të gjitha opsionet janë të hapura. E më e qartë në këtë drejtim është Vetëvendosje. Procedimi i ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit, sipas Zgjim Hysenit, e kthen Vetëvendosjen në Kuvend.

“Jemi kundër kësaj marrëveshje në formën aktuale, dhe do të bëjmë përpjekje për ta kundërshtuar. Për mënyrën e kundërshtimit do të diskutohet në ditët në vijim”, tha Hyseni.

Ndryshe, pas propozimit pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian, ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, mbetet kushti kryesor që Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian ta miratojnë fillimin e zbatimit të liberalizimit, e që pritet të ndodh brenda 90 ditësh. Në rast të vonesave të ratifkimit të kësaj marrëveshje, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se mund të ketë zvarritje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. /RTK/

BB Poqi publikon online albumin ‘Nr.5’

0

Rokeri kosovar, Bajram Bylykbashi, i njohur për publikun si BB Poqi, ka publikuar online për dashamirët e muzikës së tij albumin e fundit, të titulluar “Nr. 5”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Bylykbashi përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se miqtë dhe adhuruesit e tij mund ta shkarkojnë falas këtë album me njëmbëdhjetë këngë nga faqja e tij në Facebook.

Në këtë album gjinden këngë si “Rrugët janë fate”, “Të gjeta ty”, “Dhe në vdeksha pa të pa”, e të tjera.

Sot nis Festivali i Kanës

0

Festivali më i madh i filmit në botë do të hapet sot në Kanë të Francës.

Festivali i 69-të me radhë do të nisë me filmin “Café Society” të regjisorit amerikan, Woody Allen.

Në garë për çmimin prestigjioz “Palma e Artë” janë 21 filma.

Regjisori australian, George Miller, është president i jurisë për garën kryesore.

Festivali do të zgjasë deri më 22 maj.

Zogu i Tiranës, seks me të dashurën

0

Hermes Nikaj, prej disa kohësh një nga personazhet më kontraverse të televizionit ka rrëfyer për revistën “Story” marrëdhënien që ka në shtrat me partneren e tij.

Zogu i “Aldo Morning Show”, thotë se lidhja erotike me Angelën është e rrethuar me zjarr dhe pasion.

“Ne jemi shumë të nxehtë në krevat të dy, kështu që kryejmë seks shpesh herë. Tre-katër herë në javë është e zakonshme për ne”, shprehet Zogu, duke pohuar se stilet e Kamasutrës i praktikojnë pasi ndihen mirë si çift.

24-vjeçari tregon më tej se “ka patur raste edhe që na kanë ngacmuar si çift, por i kemi marrë parasysh, pasi jemi të dy të njohur”.

“Ka pasur oferta dhe ngacmime për të bërë seks treshe, por edhe pse jemi çift modern, kemi bazën e tradicionalitetit”, përfundon Zogu.

Inva Mula me “La boheme” në Serbi

0

Zëri i saj i ka dhënë shumë muzikës operistike shqiptare, franceze dhe evropiane. E për këtë arsye, kremtimi i Ditës së Europës, iu besua për të dytin vit sopranos së njohur shqiptare Inva Mula në një koncert me mezzosopranon Vikena Kamenica dhe tenorin Klodjan Kaçani. Simfonia e përzgjedhur ishte e 9-ta e Bethovenit.

Pas “Ditës së Europes”, Inva Mula do të jetë sopranoja e parë shqiptare që do të këndojë në Teatrin Kombëtar të Beogradit. Pas dy javësh personazhi i Mimit, në “La boheme-n” e Giacomo Puccinit do të interpretohet nga Inva Mula, e para që e shkel këtë skene si e ftuar speciale.

Shenjtërimi i Nënë Terezës në Shtator do të prihet nga një koncert në Vatikan, ku hymni i nobelistes shqiptare i është besuar Inva Mulës.

Arrestohet një person për fajde dhe detyrim në Prizren

0

Policia në Prizren, dje rreth orës 10:25, ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, raporton PrizrenPress.

“Policia në Prizren ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’rast është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull k-shqiptar, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Aksident në Suharekë, lëndohet shoferi

0

Në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa civile me ngasës meshkuj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhë në rrugën Shirok –Sopijë, raporton PrizrenPress.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e automjeteve dhe i njëjti pas marrjes së ndihmës mjekësore në ambulancën e Suharekës është liruar. /PrizrenPress.com/

Haradinaj: Protestën e bëjmë madhështore edhe pa VV-në

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se protesta e 14 majit do të jetë madhështore dhe e fuqishme edhe pa pjesëmarrjen e Vetëvendosjes.

“Po, protesta e 14 majit do të jetë më e madhja deri më tani”, ka thënë shkurt Haradinaj për Botapress.

Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA deri më tani kanë protestuar bashkë, por me 14 maj nuk do të bëjnë të njëjtën gjë.

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesëmarrëse në protestën e organizuar nga AAK-ja dhe Nisma për shkak se sipas tyre kjo protestë është organizuar pa u konsultuar me ata si parti më e madhe opozitare.

Por pse u përçanë partitë opozitare? A ishte kjo protestë një arsye për prishje të bllokut opozitar?

Zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës të cilët kanë thënë së protesta do të jetë më madhështore dhe krejt paqësore, për shkak se nuk do të merr pjesë Vetëvendosje.

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, bëri të ditur se qytetarët pa ngjyrime politike çdo ditë e më shumë po e vërtetojnë se do të ketë një protestë të fuqishme.

“Gjithsesi do të jetë një protestë shumë e fuqishme, ketë çdo ditë po na e vërtetojnë qytetarët e shumë edhe pa ngjyrime politike. Protesta do të jetë paqësore e cila është kërkesë edhe shumë qytetarëve në vazhdimësi” , tha Haxhiu.

Po ashtu edhe deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj tha se në protestën e 14 majit do të marrin pjesë edhe gra e fëmijë e që do të thotë se pjesëmarrja e protestuesve do të jetë masive.

“Ne kemi çdo ditë takime mobilizuese anë e mbanë Kosovës, ku në të gjitha këto takimet po shihet një klimë e mirë për protestë. Të gjithë po e shfaqin gatishmërinë që të marrin pjesë në mënyrë masovike. Do të marrin pjesë me gra e me fëmijë. Pasi që Vetëvendosje nuk është pjesëmarrëse po dihet se protesta do të jetë paqësore” tha Brahimaj për Botapress i cili ka ftuar të gjithë qytetarët për protestë duke i siguruar se gjithçka do të jetë e qetë dhe paqësisht.

Edhe Bilall Sherifi nga Nisma ka thënë se janë duke u angazhuar për një protestë masive.

“Ne jemi duke u angazhuar në terren që protesta të jetë dinjitoze dhe masive. Besojmë që përderisa arsyet për protestë nuk kanë pushuar dhe qytetarët do t’i përgjigjen në mënyrë masive” tha Sherifi.

33 thënie nga Sokrati për ta njohur vetveten

0

Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore.

Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni. Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij. Ai besonte se filozofia duhet të arrijë rezultate praktike në mirëqenien më të madhe të shoqërisë. Ai besonte gjithashtu se zgjedhja e njeriut është e motivuar nga dëshira për lumturi, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me njohuri të drejtë të vetes – kjo është më shumë mundësi për të bërë zgjedhje që do të na sjellin lumturi të përjetshme që ne e dëshirojmë.

Dënimi me vdekje

Në vitin 399 para erës sonë, Sokrati dënohet me vdekje nga qeveria e Athinës nën akuzat se mohonte perënditë dhe kishte korruptuar të rinjtë me mësimet e tij.
Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; 1) të hiqte dorë nga bindjet e tij; 2) të vdiste duke pirë helm – filozofi zgjodhi të dytën.
Nxënësi i tij, Platoni, ishte i pranishëm në vdekjen e Sokratit dhe e përshkroi ngjarjen: “Pasi piu kupën me helm, Sokrati filloi të ecte nëpër dhomë për të ndihmuar përhapjen e helmit në organizëm, derisa këmbët iu mpinë. Mpirja iu përhap më lart, arriti në zemër, rrahjet e saj u ndalën dhe Sokrati vdiq”.
Sokrati ishte 70 vjeç. Në shekullin XVIII, artisti francez Jacques Louis-David realizoi një pikturë nga kjo skenë duke u mbështetur në përshkrimet e Platonit dhe të një sërë autorësh të periudhës klasike. Piktura ndodhet e ekspozuar në Muzeun e Artit Metropolitan të Nju Jorkut.

Njih vetveten: Jeta e pashqyrtuar është më mirë të mos jetohet

Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë, është jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”.
Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale.
Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar.

THËNIET MË TË BUKUA NGA SOKRATI (Përzgjedhur nga Tirana Observer)

1- Urtësia fillon në mrekulli.
2- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
3- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis
5- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.
7- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.
8- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.
9- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.
10- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.
11- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
12- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.
13- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
14- Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.
15- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.
16 -Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.
17- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.
18- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.
19- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar.
20- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.
21- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.
22- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.
23- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.
24- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak.
25- Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh.
26- Mençuria fillon nga habia.
27- Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton.
28- Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi.
29- Mos i zër miqtë me lajka, por duke u dhënë dhurata të prekshme dashurie.
30- Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën.
31- Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira.
32- Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh se si e shfrytëzon atë.
33- Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm njerëzor.