23.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 6587

Qazim Morina: Suspendimi i Nexhmi Krasniqit, i pakuptimtë

0

Gazetari Qazim Morina, vlerëson se suspendimi i drejtorit të Drejtorisë së Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, është i pakuptimtë. Ai thotë se Krasniqi u suspendua për shkak kritikave të personave me akuza, ndërkaq që nuk u prekë askush nga prokuroria dhe gjykata.

“Fare nuk po e kuptoj si e kanë suspenduar drejtorin e policisë në Prizren, pse e paskan kritikuar personat me akuza, ndërsa nuk e kanë suspenduar askënd nga prokuroria dhe gjykata, të cilët disa herë publikisht i ka kritikuar N. Krasniqi se po i lënë të lirë personat me dosje të rënduar penale”, shkruan Morina në Facebook.

“A po zgjidhet apo po ndërlikohet çështja?”, pyet Morina./PrizrenPress.com/

Përfitimet nga UNESCO

0

Anëtarësimi eventual në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën – UNESCO, do t’i sillte Kosovës përfitime në dy rrafshe, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Petrit Selimi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se në nivelin politik, Kosova tashmë është anëtare e dy agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe Banka Botërore.

Por, sipas tij, UNESCO është agjencioni i parë, ku Kosova, me anëtarësimin eventual, do ta merrte votën e saj, e cila është e barabarte me vendet tjera.

“Pra, derisa në Bankën Botërore e kemi votën e aksionarit – dhe ne jemi aksionar minor- në UNESCO, vota jonë do të jetë e njëjtë si e Kinës, Rusisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Gjermanisë etj. Si e tillë, e amplifikon jashtëzakonisht diplomacinë tonë multilaterale. Pra, e fitojmë një mjet të mirë të interaksionit diplomatik dhe e fitojmë një mundësi të mirë për zërin tonë në një platformë globale dhe shumë të rëndësishme”.

Ndryshe, zëvendësministri Selimi shpjegon se në rrafshin praktik, në shkencë, kulturë dhe arsim, UNESCO mbulon mbi 70 programe të ndryshme, në të cilat Kosova do të mund të merrte pjesë, që në vitin e parë pas anëtarësimit eventual.

Sipas tij, Kosova me popullatën shumë të re, ka nevojë për reforma dhe ndihmë në arsim dhe UNESCO është ajo që merret me çështjen e reformave, standardizimit dhe shkëmbimeve të programeve arsimore.

Ngjashëm, sipas zëvendësministrit Selimi, përfitimet janë edhe në shkencë, si dhe në kulturë dhe trashëgiminë kulturore.

Anila Statovci Demaj, zëvendësministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka rreth gjysmë milionë persona që janë brenda zinxhirit arsimor, që nga institucionet parashkollore e deri në arsimimin e lartë universitar.

Anëtarësimi eventual i Kosovës në UNESCO, sipas saj, ofron mundësinë e bashkëpunimit për gjithë këtë zinxhir me vendet tjera, si dhe është shtytje për krijimin e një standardi krahasues.

“Bashkëpunimi është i larmishëm dhe i paskajshëm, që nga fillet e edukimit, do të thotë, që nga edukimi parashkollor, edukimi fillor, i mesëm, arsimimi i lartë e edhe pastaj më tutje në lëmin e shkencës. Pra, formalizohen disa gjëra, me matjet dhe standardet ndërkombëtare. Kjo do të jetë edhe një motiv, shtytje edhe për ne që t’i realizojmë këto standarde dhe e gjithë kjo, nën objektivën e përgjithshme të rritjes së cilësisë në arsim”.

Arsim Canolli, këshilltar për trashëgimi kulturore i ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Shala, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që me anëtarësimin eventual në UNESCO, përveç përfitimit politik dhe simbolik, Kosova përfiton edhe në rrafshe tjera, që ndërlidhen me trashëgiminë kulturore.

“Thyhet miti propagandistik i Serbisë për Kosovën, si vend që e shkatërron trashëgiminë kulturore e po ashtu edhe miti i Serbisë për Kosovën si djep të saj, si dhe mite tjera të këtij soji. Së treti, Kosova përfiton sepse hyn në hartën e destinacioneve të trashëgimisë kulturore dhe të turizmit kulturor, ku njerëzit tjerë mund të vijnë këtu dhe ta vizitojnë Kosovën, t’i vizitojnë monumentet, objektet e trashëgimisë kulturore”.

Canolli ka shtuar se me përfitimet që vijnë nga anëtarësimi eventual i Kosovës në UNESCO, vijnë edhe obligimet dhe përgjegjësittë, siç është avancimi i legjislacionit, inventarizimi apo krijimi i listës së aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrotje të përhershme, si dhe mbrojtja dhe ruajtja e tyre më e thuktë dhe rigoroze, pa dallim etnik apo fetar, të cilave u takojnë ato.

Edhe zëvendësministri i jashtëm, Selimi, thekson se përfitimet nga anëtarësimi në UNESCO, nënkuptojnë edhe përgjegjësi më të mëdha, përfshirë edhe ato financiare, si dhe të aderimit të Kosovës në disa dhjetëra konventa dhe instrumente ndërkombëtare, e që shumë prej tyre janë obliguese dhe paraqesin një nivel të ri të përgjegjësisë karshi fushave që mbron UNESCO.

“Rriten obligimet formale ndërkombëtare të Kosovës në fushën e trashëgimisë. Në fushën e arsimit rritet nevoja e standardizimit dhe analizës së sistemit arsimor të Kosovës, përfshirë elementin krahasues, ku do të shihet shumë qartë se ku jemi në krahasim me shtetet tjera”.

“Pra, janë benefite të qarta, të cilat ishte dashur që të vilen nga ministritë dhe institucionet tjera të dikastereve, por janë edhe përgjegjësitë. Ne në një mënyrë po vullnetarizohemi që të kemi më shumë përgjegjësi dhe të tregojmë pjekurinë e demokracisë dhe shtetit tonë që të hyjë në mekanizma kompleks multilateral”.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, tashmë ka hyrë në agjendën zyrtare të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate.

Në tetor pritet që Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, ku nevojiten votat e shumicës së thjeshtë apo 51 për qind e votave për rekomandim pozitiv për Kosovën.

Më pas, në nëntor lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO do të votohet në Kuvendin e përgjithshëm, ku nevojiten dy të tretat e votave. / REL

Sylë Hoxhaj: Gjykata liroi Bernard Përlazrin

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj, fajin për lirimin e të dyshuarit për vrasjen e Hekuran Morinës dhe plagosjen e vëllait Fadilit, ia lë Gjykatës Themelore në Prizren.

“Prokurori çështjes nuk ka dhënë pëlqimin për t’ju ndërprerë paraburgimi të dyshuarit për vrasje “, ka thënë Hoxha për Klan Kosova.

Ai pranon se i dyshuari për vrasjen e Hekuranit, Bernard Përlazri dhe një grup prej 9 anëtarësh janë të dyshuar për shumë vepra penale.

“Janë të dyshuar për tentim vrasje, kërcënime dhe për fenomenin e fajdeve”, tregon Hoxha./PrizrenPress.com/

Kush është Nexhmi Krasniqi – “Skifteri 500”?

0

Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, u suspendua sot, pas disa informacioneve të marra nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dhe ankesave nga qytetarët.
Po kush është Nexhmi Krasniqi, drejtor i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit?

Nexhmi Krasniqi është i lindur më 16 tetor 1962 në fshatin Terpezë të Drenasit, ndërsa tash jeton në Prizren, ku ka qenë pjesëtar i UÇK-së, gjatë luftës i njohur me nofkën “Skifteri 500”.

Krasniqi është akuzuar po ashtu nga EULEX-i për krime lufte në shtatë pika të aktakuzës dhe atë në një pikë për Krime të Luftës kundër Popullatës Civile dhe të Burgosurve të Luftës dhe gjashtë pika për Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës. Ai më pas është liruar nga të gjitha akuzat. Krasniqi ka qenë i akuzuar bashkë me Fatmir Limajn.

Krasniqin ditët e fundit është akuzuar nga Bernard Përlazri që është na arrati për shkak të vrasjes së Hekuran Morinës. Përlazri e ka akuzuar Krasniqin si njëri ndër njerëzit kryesor që kryen shërbimet për ‘mafian’ e këtij qyteti ku kryesisht merret me rastet e haraçit dhe fajdesë, transmeton Gazeta Fjala.

Sipas Përlazrit, ka qenë pikërisht Krasniqi ai që ka ndikuar te i ndjeri Hekuran Hoxha që mos t’ia kthejë paret e kjo ka quar edhe deri te vrasja.

Nexhmi Krasniqi po ashtu është akuzuar edhe nga Dibran Hoxha, një person me precedent penal, që ishte arrestuar për shkak të armbajtës pa leje në një lokal nate në Pirzren i quajtur “Kobra City” dhe pjesëmarrje në një rrahje masive në një pompë derivatesh.

Hoxha e ka akuzuar Krasniqin se këtë është duke ia bërë qëllimisht për shkak se është duke iu hakmarrë.

Nexhmi Krasniqi konfirmon se është suspenduar

0

Nexhmi Krasniqi, drejtor rajonal i policisë në Prizren, e ka konfirmuar për Klan Kosovën se ka marrë njoftimin për suspendim nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Ai nuk ka dashur t’i komentojë arsyet e largimit të tij nga posti i deritanishëm në krye të policës së Prizrenit.

Sipas Inspektoratit të Policisë së Kosovës kërkesa për suspendim të Krasniqit është, “pranimi i disa informacioneve dhe ankesës nga qytetarët, si dhe pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore preliminare”.

Elina Duni në Tiranë, promovon albumin “Dallëndyshe”

0

“Dallëndyshja” e këngëtares Elina Duni do të stacionohet në datat 14 dhe 15 shtator në Tiranë. Albumi me këtë titull i këngëtares, prodhuar në një ndër shtëpitë më të mira diskografike në botë sa i takon muzikës jazz, vjen në Shqipëri pas promovimit në Berlin, Paris, Suedi e Estoni. “Dallëndyshja’ e Elina Dunit do të qëndrojë dy ditë në kryeqyet për të vijuar shtegtimin e saj në Beograd.

“Albumi ‘Dallëndyshe’ është publikuar tek shtëpia diskografike legjendare e jazz-it në botë. Kisha shumë dëshirë që të bëhej dhe në Ballkan dhe në gjithë vendet shqipfolëse. Për mua është shumë e rëndësishme, ashtu siç shkruaj dhe këndoj shqip, të vi dhe t’i sjell këngët nga kurbeti i tyre zviceran t’i risjell në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ishte shumë e rëndësishme për mua që ky tur të kapte gjithë njerëzit, gjithë shqiptarinë dhe pjesa e fundit e turit është Beogradi, do të këndoj shqip në Beograd ”, thotë Duni.

Ky album, thotë këngëtarja, përmban këngë mërgimi dhe dashurie duke sjellë një pjesë të shpirtit të Elinës. Titulli i zgjedhur enkas, si për të treguar dhimbjen dhe mallin që Elina përjeton në vazhdimësi si një emigrante e dashuruar me vendlindjen, ndonëse me famë botërore dhe shumë e suksesshme në lëvrimin e muzikës jazz.

“Kuarteti është “Kuarteti Elina Duni” në kemi dhjetë vjet që luajmë nëpër Europë, ky është albumi i katërt. Do të prezantojmë 12 këngët e këtij albumi që quhet “Dallëndyshe” dhe ka këngë të vjetra mërgimi dhe dashurie shqiptare, të gërshetuara me jazz-in, me tingujt e jazz-it bashkëkohor”, rrëfen Duni.

Elina Duni do të mirëpresë publikun e kryeqytetit në koncertin e saj live, në datat 14 dhe 15 shtator në sallën e Katedrales së Kishës Ortodokse. /Top Channel/

Suspendohet Nexhmi Krasniqi

0

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), pasi ka pranuar disa informacione dhe ankesa nga qytetarët, si dhe pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore preliminare, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve të PK-së (njëri nga ta me pozitë të Drejtorit Rajonal të PK-së në Prizren kurse tjetri udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjes në të njëjtën Drejtori Rajonale).

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të dërguar nga IPK, ndërsa thekson se rekomandimi për suspendim deri në njoftimin tjetër bazohet në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, neni 17 – paragrafi 12.

“IPK asnjëherë nuk paragjykon vendimin final të organeve të drejtësisë (bazuar në parimin e prezumimit të pafajësisë). Inspektorati Policor garanton qytetarët e vendit se çdo herë do të angazhohet për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve por edhe ruajtjes me vendosmëri të kredibilitetit të Policisë së Kosovës”, theksohet në njoftim.

Komuna e Prizrenit, ndihmon familjet e dëshmorëve

0

Komuna e Prizrenit të enjten e kësaj jave do të shpërndanë ndihma për familjet e dëshmorëve.

Zëdhënësi i KK-së, Ymer Berisha njofton se vërtetimet merren në  Zyrën e Komunës.

“Më datën 17.09.2015 fillon shpërndarja e ndihmave emergjente për familjet e dëshmoreve”, njofton Berisha .

“Vërtetimet merren në zyrën e Komunës, duke filluar nga ora 8.00”./PrizrenPress.com/

Familjarët e Hekuran Morinës kërkojnë drejtësi

0

Familjarët e Hekuran Morinës që po protestojnë në Prizren, janë zhvendosur para ndërtesës së Prokurorisë Themelore.

Deri më tani ata kanë qenë duke protestuar para ndërtesës së gjykatës, ndërsa takimi ka përfunduar.

Pas takimit, Aziz Morina, familjar i Herkuranit të vrarë tha se ka marrë premtimin nga kryetari i gjykatës, Ymer Hoxha, për zbardhjen e rastit.

“Ymer hoxha na ka premtuar se do ta çojë deri ne fund këtë rast. Nëse nuk zgjidhet ne do obligohemi të vetëmbrohemi”, tha Aziz Morina.

14:41
Familjarët e Hekuran Morinës, të vrarë më 7 shtator në Prizren, kanë nisur sot një protestë sot para ndërtesës së Gjykatës Themelore në këtë qytet në kërkim që drejtësia të nisë punën në ndriçimin e këtij rasti.

Aziz Morina, i afërm i viktimës së fundit në Prizren, tha se Hekurani i ndjerë ishte viktimë e fajdeve.

“Hekuranit i kanë kërku fajde. Baba i Hekuranit nuk i ka pasë borxh asnjë individi apo grupi. Fajdexhinjtë kur e kanë pa që s’po realizohen kërkesat ia kanë nisë me kërcënime. Kanë pasuar rrahjet, e kemi lajmëru ne polici me shpresën që drejtësia do e zgjidhë, por mjerisht drejtësia që po zhvillohet në shtetin tonë nuk po jetësohet sipas ligjit”, tha Aziz Morina gjatë protestës.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta ku shkruante “Stop Haraçit”, “Duam Siguri”, “Duam Drejtësi”, “Ndriçone Rastin”…

Për Aziz Morinën “krimi është i lidhur me pushtetarët dhe me gjyqësinë”.

Ai ka paralajmëruar protestë të gjatë të familjarëve para gjykatës.

“Do qëndrojmë para gjykatës derisa dikush të dalë dhe të bisedojë me ne”, u shpreh ai.

Më 7 shtator, te rrethi i “Bazhdarhanes” në këtë qytet u vra Hekuran Morina dhe u plagosën tre persona, mes tyre edhe vëllai i Hekuranit, Fadili./Kallxo.com/

Amy Winehouse, një shpirt i bukur!

0

Më 14 Shtator, Amy Winehouse do të kishte mbushur 32-vjeç. Për ta kujtuar në këtë ditë do të shfaqet në kinematë botërore një dokumentar mbi jetën e këngëtares që i dha shumë muzkës. Filmi dokumentar është përgatitur nga regjisori, Asif Kapadia.

Në këtë film të shkurtër vijnë momentet më të bukura nga jeta personale dhe artistike e këngëtares së ndjerë britanike.

Dokumentrari është realizuar në bashkëpunim me familjen Winehouse.

Amy ishte e gjatë 1.59 cm. Por ajo që e bëri të veçantë ishte padyshim zëri unik dhe stili i saj. Modeli i flokëve – shkruan revista Vanatifair i jepte edhe 15 cm më shumë gjatësi.

Ky lloj modeli flokësh kishte lindur në vitet ’70 dhe u krijuar nga parukierja Margaret Vinci Held nga Chicago. Amy e përqafoi menjëherë stilin e saj duke e sjell këtë look me lule të freskëta në kokë.

Edhe makiazhi ishte pjesë e pamjes nga artistja e famshme që i çudiste të gjitha. Sytë si mace ishin modeli që ajo i qëndroi besnike deri në vdekje. Madje ajo nuk dilte kurrë nga shtëpia pa make up-in që e bënte të ndihej ndryshe nga të tjerat.