22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Elina Duni në Tiranë, promovon albumin “Dallëndyshe”

“Dallëndyshja” e këngëtares Elina Duni do të stacionohet në datat 14 dhe 15 shtator në Tiranë. Albumi me këtë titull i këngëtares, prodhuar në një ndër shtëpitë më të mira diskografike në botë sa i takon muzikës jazz, vjen në Shqipëri pas promovimit në Berlin, Paris, Suedi e Estoni. “Dallëndyshja’ e Elina Dunit do të qëndrojë dy ditë në kryeqyet për të vijuar shtegtimin e saj në Beograd.

“Albumi ‘Dallëndyshe’ është publikuar tek shtëpia diskografike legjendare e jazz-it në botë. Kisha shumë dëshirë që të bëhej dhe në Ballkan dhe në gjithë vendet shqipfolëse. Për mua është shumë e rëndësishme, ashtu siç shkruaj dhe këndoj shqip, të vi dhe t’i sjell këngët nga kurbeti i tyre zviceran t’i risjell në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ishte shumë e rëndësishme për mua që ky tur të kapte gjithë njerëzit, gjithë shqiptarinë dhe pjesa e fundit e turit është Beogradi, do të këndoj shqip në Beograd ”, thotë Duni.

Ky album, thotë këngëtarja, përmban këngë mërgimi dhe dashurie duke sjellë një pjesë të shpirtit të Elinës. Titulli i zgjedhur enkas, si për të treguar dhimbjen dhe mallin që Elina përjeton në vazhdimësi si një emigrante e dashuruar me vendlindjen, ndonëse me famë botërore dhe shumë e suksesshme në lëvrimin e muzikës jazz.

“Kuarteti është “Kuarteti Elina Duni” në kemi dhjetë vjet që luajmë nëpër Europë, ky është albumi i katërt. Do të prezantojmë 12 këngët e këtij albumi që quhet “Dallëndyshe” dhe ka këngë të vjetra mërgimi dhe dashurie shqiptare, të gërshetuara me jazz-in, me tingujt e jazz-it bashkëkohor”, rrëfen Duni.

Elina Duni do të mirëpresë publikun e kryeqytetit në koncertin e saj live, në datat 14 dhe 15 shtator në sallën e Katedrales së Kishës Ortodokse. /Top Channel/

Më Shumë

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve në Prizren, policia arreston shtatë persona

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona. Të njëjtit janë ndaluar për...

Lajmet e Fundit