19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 6594

Parti me mentalitet totalitar

0

Mungesa e demokracisë brenda partive politike, linçimi i zërave ndryshe dominojnë në secilën parti politike në vend.

Dallimet e mëdha brenda subjekteve politike dhe pakënaqësitë e shfaqura në forma të hapura nga njerëzit brenda tyre kanë çuar deri te ndarjet në dysh e përplasjet brenda partive.

Ndarjet brenda partive janë treguar haptazi me deklarata kontroverse në PDK, LDK, AAK dhe së fundmi shumë e shprehur edhe në LVV.

Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e deputetit të LVV-së, Ilir Deda, i cili në mënyrë të hapur ka kundërshtuar heqjen e dhunshme të rrethojave të ndërtesë së Qeverisë së Isa Mustafës dhe zyrtarë të kësaj partie ta “linçojnë” atë, duke e kundërshtuar me të madhe nëpër rrjete sociale nga aktivistët e partisë.

Nuk është vetëm rasti i Dedës, por ky subjekt politik është ballafaquar me pakënaqësi dhe çarje të brendshme edhe më herët, të cilët kanë çuar deri te largimi i Ajnishahe Halimit, Arben Gecjat…etj./zeri/

Bërllogu mbulon rrugët e fshatit Bubavec të Malishevës

0

Kjo është rruga që të dërgon në pyjet e fshatit Bubavec të Malishevës.

Por kalimin nëpër të e vështirësojnë gjithë këto mbeturina, por edhe kafshët e ngordhura që kanë kundërmim të rëndë.

Ndërkohë, gjendjen e kanë rënduar edhe më shumë kompanitë e betonit të cilat mbetjet i hedhin po në këtë vend. E si i tillë ky ambient po i rrezikon mbi 200 familje të këtij fshati.

Kryetari i fshatit Fehmi Kryeziu po kërkon nga komunarët që sa më shpejt të ndërhyjnë për përmirësimin e ambientit.

E mungesën e kontrollit të plotë shefi i inspektoratit të Malishevës po e arsyeton me faktin që ka vetëm një inspektor të ambientit për krejt komunën. Ndaj ende nuk kanë arritur të gjejnë se cila nga kompanitë e betonit po dëmton pyjet. /Klan Kosova/

Universiteti i Prizrenit pavarësohet nga UP-ja

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, rektori i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Ramadan Zejnullahu dhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vata, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Mirëkuptimi, me të cilën Universiteti i Prizrenit pavarësohet nga Universiteti i Prishtinës.

Ministri Bajrami e vlerësoi këtë ngjarje si shumë të rëndësishme dhe tha se kjo Marrëveshje është pjesë e solidaritetit akademik. Ai tha se Universiteti “Ukshin Hoti” tashmë është një universitet stabil dhe në planet e MAShT mbetet prioritet.

Bajrami përmendi edhe faktin se tashmë Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim që stafit akademik t’i lejohet të punojë edhe një ditë pune me një normë të caktuar (6 orë) te universitetet e reja, për t’i ndihmuar ato me kuadro.

Rektori Zejnullahu shprehu gatishmërinë që Universiteti i Prishtinës të vazhdojë ta përkrahë Universitetin e Prizrenit, ndërsa rektori Vata tha se kjo Marrëveshje është shumë e rëndësishme për universitetin që e udhëheqë dhe hapë rrugë për të vazhduar më tutje drejt avancimit të tij.

Me këtë Marrëveshje do të rregullohet përfundimisht çështja e lëvizshmërisë së stafit akademik, statustit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e Universitetit “Ukshin Hoti”. /PrizrenPress.com/

Hetohen diplomat e mësimdhënësve në Prizren

0

Kuvendarja e VV-së, Drita Millaku, dyshon se në Shkollën Fillore “Lekë Dukagjini” në Prizren, një arsimtar punon me diplomë të falsifikuar. Ajo shpreh habinë e saj, se si Drejtoria e Arsimit, nuk ka marrë masa ndaj këtij arsimtari.

“Në këtë shkollë një arsimtar punon me diplomë false”, tregon ajo.

Millaku këtë çështje e ka ngritur edhe në Kuvend.

Ajo, ka një pyetje për drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajn. Sa është numri i mësimdhënësve në Prizren, që punojnë me diplomë të falsifikuar?

“Nuk kam informacione se në këtë shkollë punon ndonjë arsimtar me diplomë të falsifikuar”, përgjigjet Çoçaj.

Drejtori Çoçaj tregon se institucioni që drejton, nga viti 2009, ka kërkuar verifikimin e diplomave të mësimdhënësve.

“Unë nuk kam dijeni se në këtë shkollë, punon ndonjë arsimtar me diplomë të falsifikuar”.

“Policia është duke i hetuar diplomat e mësimdhënësve”, tregon Çoçaj. /PrizrenPress.com/

Digjet një hektar pyll në Rahovec

0

Në rrethana ende të panjohura janë përfshirë nga zjarri rreth rreth një hektar pyll në fshatin Pastasell të Rahovecit, pronë private e dy personave.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Policia bën të ditur se janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Reinhardt: Kosovës i mjaftojnë 3 mijë ushtarë

0

Kosova nuk ka nevojë për ushtri më të madhe sesa ajo që e ka, sepse asnjë vend i rajonit, e madje as Serbia nuk do ta sulmojë atë.

Kështu ka thënë në një intervistë për Rrokum, ish-komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, gjenerali i NATO-s, Klaus Reinhardt.

“Ju e keni një ushtri të vogël dhe kjo është mirë. Paratë e tjera duhet t’i shfrytëzoni në gjëra të tjera. Nuk keni nevojë të frikësoheni as prej Serbisë, as prej Maqedonisë, Malit të Zi apo Shqipërisë. Asnjëra nuk do t’ju sulmojë. Edhe nëse dikush e thotë këtë, nuk është e vërtetë”.

“Pra, kush po e sulmon shtetin tuaj? Askush!”

“Pra, juve ju nevojitet një ushtri e vogël për t’iu bashkuar ndonjë shteti tjetër në Europë. Numri i ushtarëve që e keni tash është i mjaftueshëm. Nëse më pyetni se sa ushtarë i nevojiten Kosovës, unë do të thoja se maksimumi është 3000, numër ky që korrespondon me numrin e popullsisë dhe sipërfaqen e shtetit”.

“Ju duhet të jeni totalisht të pavarur. Duhet të futeni në ujë, të notoni për të mbijetuar. Ne nuk mund t’ju mbrojmë më. Do të ishte mirë sikur dikush të thoshte “t’i marrim paratë që i kemi investuar në ushtri për t’i investuar në hapjen e vendeve të reja të punës”.

I pyetur për deklaratat e disa politikanëve, se Kosovës i duhet patjetër ushtria për shkak të Serbisë, Reinhardt thekson se nuk ka asnjë mundësi që Serbia të hapë konflikt me Kosovën dhe se ata që mendojnë kështu duan vetëm të krijojnë panikë tek njerëzit.

Djali rreh nënën në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

NISMA i bashkohet protestave të VV-së e AAK-së kundër Qeverisë

0

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se partia në të cilën bënë pjesë ai do të jetë përkrahëse dhe organizatore e protestave të paralajmëruara nga dy partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK.

Sherifi në një prononcim për ORAinfo, ka thënë se NISMA në bashkëpunim me subjektet e tjera opozitare tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në protesta.

“Ne do të jemi pjesëmarrës në protestën qe ka të bëjë lidhur me këtë keqqeverisje dhe këto marrëveshje të dëmshme për vendin. Ne do të japim kontributin tonë në organizmin e këtyre protestave”, ka thënë Sherifi.

Ai ka ftuar të gjitha ata qytetarë të cilët nuk pajtohen me këtë keqqeverisje që të dalin në protestat që pritet të organizohen nga opozita.

Sherifi ka theksuar se protestat do të jenë të qeta dhe jo të dhunshme, përderisa ato nuk do të provokohen nga ana e Qeverisë.

“Një njeri normal në këtë vend nuk dëshiron që të shkaktoj dhunë për t’i realizuar qëllimet e veta. Mirëpo nëse Qeveria vendos siç ka veprua disa herë që me dhunë t’i shpërndajë protestat, atëherë duhet të merr përgjegjësin Qeveria, të merr përgjegjësin shteti dhe organizatore për dhunën që mund të shkaktohet në protesta”, ka thënë anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Qendra Kinematografike shpall projektet fituese

0

Qendra Kinematografike e Kosovës ka shpallur projektet fituese të konkursit për subvencionimin e filmave të metrazhit të gjatë të vitit 2015.

Juria në përbërje të Fjolla Hoxha– Kryesuese, Brendan Ward, Jean-Yves Roubin, Ndricim Xhepa, Kujtim Rrahmani, Gjergj Xhuvani, (Sylejman Kllokoqi -në mungesë ) shpalli këto projekte fituese:

1. “Shpia”, skenari dhe regjia: Lendita Zeqiraj, me producent Bujar Kabashi.
Deklarata e jurisë: Një tregim me natyrë teatrale dhe i bazuar në karaktere të plota. Skenari i shpalosë këndet e errëta të një historie të idhët të mbetjeve të gruas kosovare pas luftës e cila vazhdon të përballet me përulje dhe burokraci. Edhepse të shtypura dhe të lëna anash si hije që gjallërojnë me zor, përballemi me gra që e kanë mvetësu patriarkalizmin dhe e kanë normalizu frikën. Përkundër kësaj, atmosfera e lehtë shpalos dëshirat dhe sfidën për liri të karaktereve me prejardhje të ndryshme të cilat i miqëson përvoja e hidhur dhe mungesa e rrugëdaljes. Motivet e tyre janë të kjarta dhe kjo del në pah lehtë e në mënyrë shumë natyrale. Qasja komike në gjithë këtë dramë të mbijetimit e mbush skenarin me shpresë për jetë dhe përçon bashkëndjenjë.

2. “Vera e andrron detin”, skenari: Doruntina Basha, regjia: Kaltrina Krasniqi me producent Shkumbin Istrefi.
Deklarata e jurisë: Aq sa një rrëfim i thjeshtë, konkret dhe i përqëndrum, Vera Andrron Detin është njëherësh abstrakt, simbolik dhe kritik. Përmes rrethanave private të një gruaje jepet një pasqyrë e shoqnisë kosovare dhe ‘vlerave’ që mbretërojnë në të, me një fokus në portretizimin e pozitës së gruas në shoqni, por duke rezonuar deri tek problematikat e grupeve të tjera të margjinalizuara si romët, pleqtë dhe shurdhmemecët në ambiente protektive si shtëpija në qytet e në fshat dhe ato ekspozuese si mediat dhe gjykata.
Skenari është shumë direkt dhe shpues gjë që bën të emitojë ndjenja të forta për tretjen e të cilave lypet kohë.
Simbolikat në mënyrë inteligjente përdoren për ta tregu lidhshmërinë e karaktereve dhe për t’i definu ndjenjat e sakta që ata i kanë për njëri tjetrin. Njëherësh, jehona e luftës dhe zhvillimeve politike pas saj është në sfond gjatë gjithë kohës si preokupim ngërthyes i njerëzve në vend.

3. “Njeriu i Dosjeve”, skenari: Arian Krasniqi dhe Ismet Sijarina, regjia: Ismet Sijarina me producent Arian Krasniqi.
Deklarata e jurisë: Përditshmëria e viteve të 90-ta për shqiptarët e Kosovës shikohet nga një prizëm i ri provokativ, përmes një teme të pa shtjelluar më parë, por që bartë rrëfimin me të cilin bashkëndiejnë shumë njerëz. Karakteret vihen në një dilemë ekzistencialiste që i përballë haptaz me normat morale dhe antipodin e tyre që ‘garanton’ mbijetesë. E gjithë kjo shtjellohet përmes një rrëfimi me sfida të vështira dhe alternon në kthesa të papritura por me pasoja shumë të besueshme. Këndvështrimet e ndryshme falë humbjeve personale nga një sistem rigoroz dhe diskriminues jepen në mënyre të pasforcuar gja që e bën këtë projekt më gjithpërfshirës dhe të përtogëzuar.
Për koproduksion minor, juria vlerësuese ka vendosur për projektin:

4. “Freedom or Die”, skenari dhe regjia: Vladimir Blazefski me producent Agon Uka.
Deklarata e jurisë: Edhepse përmes gjetjeve fiktive, ky projekt bartë sintagmën e një ndodhie origjinale me tonalitet të komedisë së zezë. Një hard core punk film që e sfidon përditshmërinë e realitetit ballkanik të ndërtuar mbi një sfond të hareshëm dhe njëherësh pikëllues. Përmes një skenari të mprehtë dhe karaktereve të vrazhda detektohet idealja më e afërt me të mundshmen në një realitet të mbushun me pasiguri, mosbesim, urrejtje, varfni, shpresë të humbun, mosrespekt, krim, hajni dhe nonshalancë.
I falemnderojmë të gjithë aplikantët për punën dhe prezantimet e tyre, me shpresë që një pjesë të mirë e këtyre projekteve filmike t’i shohim të realizuar në të ardhmen.

Ndërsa juria vlerësuese për film të metrazhit të gjatë – debutant, zhvillim skenari, metrazhit të shkurtër, dokumentar dhe animacion, e përbërë nga: Imer Mushkolaj – Kryesues, Arben Bajraktaraj, Eqrem Basha, Jahi Jahiu, Rebeka Qena, Hazir Haziri, Yll Citaku – anëtarë, kanë kënaqësinë të shpallin këta fitues:

Për film të metrazhit të gjatë debutant juria vlerësuese ka vendosur për projektet:
1. “Vdekja e Hakiut”, skenari dhe regjia Anton Nrecaj, me producent Adriatik Kelmendi.
2. “Një tregim Prishtine”, skenari: Getoarbë Mulliqi , regjia: Burbuqe Berisha, me producent Agron Vula.
3. “Gjumi dhe Dashuri”, skenari dhe regjia Arsim Haliti me producent Valon Bujupi.

Për zhvillim skenari, juria vlerësuese ka vendosur për projektet:
1. “Zana”, skenari dhe regjia: Antoneta Kastrati, me producent Sevdije Kastrati & Casey Cooper Johnson.
2. “Deri në fund”, skenari: Astrit Kabashi, regjia: Valter Lucaj, me producent Liridon Cahani.
3. “Gjakmarrja”, skenari dhe regjia: Marija Zidar, me producent Latif Hasolli.
4. “Zgjoi”, skenari dhe regjia: Blerta Basholli, me producent Yllka Gashi.

Për film të metrazhit të shkurtër juria vlerësuese ka vendosur për projektin:
1. “Home”, skenari dhe regjia: More Raca, me producent Sunaj Raca.
Për film dokumentar juria vlerësuese ka vendosur për projektet:
1. “Njihuni me Enver Hadrin”, skenari dhe regjia: Gilles Coton, me producent Yll Uka.
2. “People of Baushtellë”, skenari dhe regjia: Ilir Hasanaj, me producent Rina Kika.
3. “ Msitnia”, skenari: Genc Mehmetaj, regjia: Genc Mehmetaj & Dren Berisha, me producent Kastriot Jahaj.
4. “Tregimi i tregimtarit”, skenari dhe regjia: Gazmend Avdiu, me producent Gëzim Avdiu.

Për film të animuar juria vlerësuese ka vendosur për projektin:
1. “Clara”, skenari: Dafina Syla, regjia: Valë Blakqori, me producent Ilir Blakqori.

Deklarata e jurisë: Juria që ka bërë përzgjedhjen e projekteve në kategorinë e filmit të shkurtër, filmit dokumentar, të animuar, filmit debutant të metrazhit të gjatë dhe në kategorinë e zhvillimit të skenarit shpreh kënaqësinë për prurjet e këtij viti dhe përgatitjen shumë të mirë të aplikuesve në prezantimin e projekteve. Juria konsideron se ka bërë punë korrekte në përzgjedhjen e skenarëve, pjesa dërmuese e të cilëve i kanë plotësuar kriteret profesionale.Në shumicën e skenarëve kanë dominuar temat sociale, ndërkohë që juria ka mirëpritur aplikimet për zhvillimi skenari, duke e konsideruar këtë si një qasje serioze në përgatitjen para aplikimit.Po ashtu, juria çmon përpjekjet për krijimin e bashkëproduksioneve me kompani jashtë vendit, rrugë që duhet ndjekur gjithnjë e më shumë.Juria ka mirëpritur sidomos aplikimet për film të gjatë debutant, një kategori e re shumë e rëndësishme për sprovimin e regjisorëve të rinj në këtë zhanër.

Ja kush ishin shkrimtarët spiunë

0

Autori i romanit ‘’Dita e çakallit’’ Frederick Forsyth zuri faqet e para të gazetave kur kishte pranaur se kishte punuar si agjent sekret për MI6- Agjensi Britanike e Intelegjencës.

Megjithatë ky nuk është edhe i vetmi shkrimtar që kishte qenë spiun.

Më poshtë do të i’u rëndisim disa nga shkrimtarët të cilët i hynë rendit të spiunazhit, dhe gjithësesi ju mund të mbeteni të habitur.

Ian Fleming

Duke qenë krijuesi i spiunit më të njohur në botë ai ishte edhe vet i tillë, ky Flemingu që shkroi novelat e James Bond- 007 punoi si agjent i Marinës Britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u bërë kështu ndihmës me rol të madh në disa misione të suksesshme spiunazhi kundër Gjermanisë naziste.

Roald Dahl

Dahl, duke qenë pilot i avionëve luftarak gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas përfundimit të saj punoi në ambasadën britanike në Washington, DC. Gjatë kësaj kohe thuhet se bashkë me agjentë britanik dhe kanadezë, hetoi prirjet politike të grave të shquara amerikane, ku sipas disa burimeve Roald Dahl ka fjetur me të gjitha këto gra, si një mënyrë për t’u afruar më tepër me to.

Graham Greene

Një person i cili shkruan romane, duhet të ketë patjetër dicka të vecantë bashkëpunimi me Intelegjencën Britanike që e frymëzon atë të bëjë dicka të tillë. Ashtu si shumë autorë të tjerë në këtë listë Graham Greene ka punuar poashtu për MI6, por në fakt pozicioni i tij është unik, sepse në kohën kur iu bashkua agjencisë ai ishte vecse shkrimtar i njohur, duke e ndihmuar atë në hyrje-daljet e tij në zona të ndjeshme si një nga asetet më të çmuara të MI6.

Ernest Hemingway

Hemingway përcolli informacione agjensisë ruse të spiunazhit deri në vitet 50-ta, kështu të paktën e pranuan autorët Harvey Klehr, John Earl Haynes dhe Alexander Vassiliev në librin ‘’Spiunët: Shkëlqimi dhe rënia e KGB-së’’. Por Ernest Hemingway u lirua nga ajo detyrë sepse kishte cilësi të dobët të informacioneve.

Peter Matthiessen

Si themelues i ‘’Paris Review’’, shkrimtari Matthiessen ka fituar tri herë çmimin kombëtar të letërsisë, por kjo nuk është e vetmja, ai gjithashtu ka punuar për CIA-në. Kurse ‘’Paris Review’’ ishte pjesë e mbulimit të tij ndërsa bashkëthemeluesit e tjerë nuk ishin në dijeni të këtij fakti. /BotimeShqip/