18.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Universiteti i Prizrenit pavarësohet nga UP-ja

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, rektori i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Ramadan Zejnullahu dhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vata, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Mirëkuptimi, me të cilën Universiteti i Prizrenit pavarësohet nga Universiteti i Prishtinës.

Ministri Bajrami e vlerësoi këtë ngjarje si shumë të rëndësishme dhe tha se kjo Marrëveshje është pjesë e solidaritetit akademik. Ai tha se Universiteti “Ukshin Hoti” tashmë është një universitet stabil dhe në planet e MAShT mbetet prioritet.

Bajrami përmendi edhe faktin se tashmë Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim që stafit akademik t’i lejohet të punojë edhe një ditë pune me një normë të caktuar (6 orë) te universitetet e reja, për t’i ndihmuar ato me kuadro.

Rektori Zejnullahu shprehu gatishmërinë që Universiteti i Prishtinës të vazhdojë ta përkrahë Universitetin e Prizrenit, ndërsa rektori Vata tha se kjo Marrëveshje është shumë e rëndësishme për universitetin që e udhëheqë dhe hapë rrugë për të vazhduar më tutje drejt avancimit të tij.

Me këtë Marrëveshje do të rregullohet përfundimisht çështja e lëvizshmërisë së stafit akademik, statustit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e Universitetit “Ukshin Hoti”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit