12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6597

Lepurushja: Dua 2 mijë euro të heq penisin

0

Lepurushja, është pseudonimi i një djali, me një histori të veçantë.

Ai tashmë është kthyer në djalë, dhe është “promovuar” në emisionin “Zonën e Lirë” në “Tv Klan”.

Në vigjilie të ditës ndërkombëtare të LGBT, transeksualja “Lepurushe” është ende me organe gjenitale të mashkullit, dhe i duhen 2 mijë euro për të hequr organin gjenital mashkullor në mënyrë që të kthehet në vajzë.

Duke sfiduar paragjykimet, “Lepurushja” me emrin e djalërisë “Xhesi”, vendosi të ndjekë ndjenjat e saj, atë të qenit një femër.

I përjetova sulmet e katër policive sekrete, secila me kriminale se tjetra!

0

Nga Jakup Krasniqi

Në jetën time politike mbi dyzet vjeçare, i përjetova në forma të ndryshme sulmet e katër policive sekrete të nëntokës. E para ishte UDB-a serbo/jugosllave. Arsyeja e të parës ishte pse u anëtarësova në organizata të fshehta për të vazhduar e përhapur idenë e çlirimit e të bashkimit të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e të Malit të zi më Nënën Shqipëri. UDB-ashet na quajtën më epitete të ndryshme si: “nacionalistë, irredentistë, shovinistë, armiq të socializmit e vëllazërim – bashkimit e epitete të tjera. Për këto akuza, banditët jugosllav dhe bashkëpunëtoret e tyre shqiptarë me dënuan dy herë (siç dënuan edhe shumë shqiptarë të tjerë), herën e parë në gusht të vitit 1981 (14 vjet) dhe një vit më vonë (1982), ma shqiptuan dënimin prej 15 viteve, nga të cilat i mbajta mbi 10 vjet burg.

Sulmin e dytë, e pata nga Shërbimi Sekret i LDK-së (i edukuar dhe i specializuar nga UDB-ja jugosllave). Po pse bëheshin këto akuza dhe kur filluan?

Vërtetë është vështirë të thuhet pse bëheshin këto akuza. Akuzat serbe bëheshin kundër lirisë e çlirimit tonë. Po pse bëheshin këto të UDB-ës së LDK-së? Këta me akuzonin pse kisha marrë guximin pa e pyetur sulltanin e LDK-së, që t’i merrnim në duar armët për çlirimin e Atdheut. Këta e mohonin prezencën time në Malet e Kosovës e më qitnin shpesh në Shqipëri ku” kisha marrë ndonjë thikë prapa shpine”. Shpesh me nxirrnin në Evropë në ketë e atë qytet, madje ma “shëtitnin nëpër Evropë me një Mercedes Benc të zi, djalin tim”, e që aso kohe ishte vetëm katër vjeçar. E lloj – lloj akuza të tilla që përhapte nëntoka e LDK-së. Ketë propagandë të ndytë nuk e pushuan as pas Luftës Çlirimtare, gjithnjë me qëllimin për të madhëruar e himnizuar politikën e nënshtrimit të kreut të LDK-së?! Dallimi në mes kësaj të dytës më atë të paren ishte, se kjo nuk pati mundësi të me dërgonte në ndonjë burg. Por, gënjeshtrat e kësaj të fundit ishin më të paskrupullta sesa ato të UDB-ës?!

Sulmin e tretë, më të sofistikuar dhe banal e mora nga Shërbimi Sekret i PDK-së, kuptohet i intensifikuar pas largimit tim nga kjo parti edhe pse ai kishte filluar edhe para “aferës Pronto”, por që u intensifikuar pas kësaj duke i shfrytëzuar mediat, portalet dhe rrjetet e ndryshme sociale. Dirigjimi i kësaj fushate të egër vinte nga kreu i saj, Thaçi. Ky sulm me lloj-lloj gënjeshtrash, sharjesh e denigrimesh përveç rrjeteve sociale e portaleve të ndryshme, vazhdonte edhe gojë më gojë, kudo ku arrinte, nuk kurseheshin as njerëzit e afertë të cilët josheshin më oferta të ndryshme financiare e të punësimit, krejt kjo bëhej që të me lenin “si peshkun në zall” dhe deri diku ia arritën qëllimit, por jo aq sa deshën. Për të me mundur, në Drenicë e në fshatin tim derdhen para të shumta, mashtruan me vende të shumta pune e gënjeshtra të tjera, për të thënë: “Ja ketë (Jakupin) nuk e mbështesin as në fshatin e tij”. Ndonëse angazhimi im politik ishte bërë për komb e atdhe e jo për ndonjë fshat a komunë të veçantë! Ana më negative e kësaj fushate ishin: sharjet e fyerjet më primitive të mundshme, gjë që nuk i kisha dëgjuar as nga dy UDB-të e para. Përgatitjet e tyre ishin më të avancuara sesa ato të Serbisë e të LDK-së, të avancuara për ligësi, shpifje e sharje. Diçka nga ato e dinë edhe opinioni publik. Dhe këto i bënin kundër meje, ani pse isha themeluesi dhe organizatori kryesor i PDK-së?! Dhe ata i mbanin familjet e tyre, po nga ajo PDK që kisha investuar shumë.

Tani, në radhë është sulmi i katërt i një lufte tjetër speciale. Ai sulm po vjen nga individë të VV-së, sidomos pas ikjes nga NISMA të Xhevat Bislimit (i cili u ushqye për dy vjet nga Nisma e punoj kundër saj pa pushuar), i cili duhet të jetë i koordinuar nga “specialci” i këtyre gjerave të liga, Dardan Mulliqi i VV-së dhe kisha dëshiruar që gjithçka të mbetej brenda këtij numri. Kulmi i luftës së këtyre të fundit që është intensifikuar, pas një takimi të rastësishëm që patëm në një koktej të organizuar nga Zyra e BE-së në Hotelin Sviss Diamand, me Hashim Thaçin i cili erdhi në tryezën tonë, natyrisht i pa ftuar. Këta e shfrytëzuan ketë takim për të më linçuar, sikur unë të isha kthyer në gjirin e Thaçit e të PDK-së? Po të doja, do të kthehesha pa i marrë leje askujt! Jam i bindur se këta njerëz -hijena, janë shumë herë me të gatshëm të hynë në gjirin e PDK-së që ka degraduar gjithçka në jetën tonë politike e institucionale! Këta njerëz të sëmur pas pushteti, nuk i pengon takimi im më Thaçin ashtu si u bë dinakërisht, por i pengon këmbëngulësia e autoriteti im i ndërtuar kujdesshëm për më shumë se 40 vjet për të qenë në shërbim të kombit e të atdheut. Por, edhe për faktin se po donë të shiten si opozitarët e vetëm në Kosovë. Nëse kështu na qenka opozita, me gënjeshtra e mashtrime, vaj halli për Kosovën kush paska mbetur opozitar?!

Ne e kishim një luftë çlirimtare, por ku ishin këta trimosh kur luftohej për jetë a vdekje në qytetet e fshatrat, në fushat e malet e Kosovës? Atëherë ata e kishin moshën më të përshtatshme sesa unë për të luftuar! Ku e kishin futur kokën atëherë këta hardhuca të pa gjak? Në zallin e cilit det e kishin futur kokën? Pse nuk ua mësynë çetave të lirisë e të bashkimit kombëtar atëherë kur ishte koha për luftë? Apo donë të na thonë se me ata fillon e mbaron historia e shqiptarëve? Këtyre tipave psikopat, nuk ju duhen aleatë që dinë të mendojnë me kokë të vet, por njerëz që i pranojnë urdhrat e tyre verbërisht, si kuadrot e “reja” të zhveshura nga çdo dinjitet e integritet. Ata gënjeshtarë, shpifës ordiner, po menduakan se unë duhet që t’ju marrë leje se më ke do rri e do të bisedoj?! Këta njerëz, që pa asnjë fije pushteti sillen në ketë mënyrë, si do të silleshin duke qenë në pushtet?! Kjo propagandë e tyre, pas një takimi të rastësishëm, është propagandë e tipit gebellsian! Një propagandë e tillë, e njerëzve të pa pushtet, duhet të jetë e frikshme për çdo njeri normal! Si do të silleshin po të kishin pushtet?!

Unë, nuk kam frikë nga cerberët e tillë, se me diçka të tillë nuk është hera e parë që përballem, për ketë farë të keqe jam më se imun. Por kjo logjikë e të vepruarit nuk duhet të gjejë në mesin tonë as kohë e as hapësirë veprimi. Njerëzimi dhe ne shqiptarët, ketë politikë e kemi kaluar para dekadash, prandaj ketë frymë “shpëtimtare” duhet mbyllur në kafaz?! Nga kjo frymë banditësh, kombit dhe atdheut nuk mund t’i vije asnjë e më asnjë e mirë, veç riciklimit të fatkeqësive?! Ky popull nuk ka nevojë për fatkeqësi të reja e as për “çlirimtarë“ të rinj e psikopatë!

Unë ndjehem mirë që kontribuova në PDK-në. Nuk kontribuova që Thaçi të sillej si monark. E kundërshtova dhe për atë, si mora leje askujt! As Dardanit e Xhevatit e sojit të tyre! Thaçi, vendit e popullit i krijoj shumë vështirësi e probleme, por asnjëherë me miratimin tim. Natyrisht, që nuk ndjehem aspak mirë që gati u gabova për t’u bërë bashkë me ata që nuk njohin asnjë vlerë kombëtare të krijuar nder shekuj e vite, veç demagogjisë nacionaliste të tyre. Ata nuk kanë e as njohin asnjë mirëkuptim a kulturë njerëzore. Jam më se i lumtur që mësimi i parë i marrë në PDK, nuk me lejoj ta bëja të dytin, se nuk do të kisha kohë që ta korrigjoja.

E shfrytëzoj ketë rast që t’ua tërheq vërejtjen njerëzve të mirë, vajzave e djemve të rinj, të mashtruar nga propaganda gebellsiane e këtyre tipave, të distancohen e largohen nga njerëzit e tillë të cilët gënjeshtrën e denigrimin e njerëzve dhe të bashkëpunëtorëve e bashkëluftëtarëve e kanë “parim”! Këta njerëz, janë si hajni që të “hynë në shtëpi e të bëjnë vishkull”! Kujdes nga ta!!! VV-ja duhet t’i tregoj opinionit a i mbështet këta njerëz që pikëpamjet e tyre i përhapin përmes portalit “bashkimi kombëtar” apo është metodë e tyre e punës?! “Bashkim i fortë kombëtar” apo jo?!

Sinqerisht ndjehem shumë i lehtësuar pse u lirova nga kjo farë e keqe!

Milan ka gjetur trajnerin e ri

0

Drejtuesit e Milanit e kanë gjetur trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm dhe ai do të jetë trajneri italian, Vincenzo Montella.

TuttoMercato shkruan se, Montella në fund të këtij edicioni do të largohet nga Sampdoria për të marrë drejtimin e Milanit.

Drejtuesit e skuadrës milanezë nuk janë të kënaqur me punën që po bënë Brocchi dhe janë të bindur që Montella mund ta kthejë skuadrën në krye të futbollit italian.

Montella-firentina

‘Nëse nuk luani mirë ju vras’

0

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri ka kërkuar nga futbollistët e tij që të jenë profesional dhe të luajnë ndeshje serioze kundër Evertonit.

Leicester tashmë e ka siguruar titullin, por Ranieri dëshiron fitore dhe kërkon seriozitet.

“Do t’i vras me duart e mia. Puna jonë është që të luajmë. U kam dhënë atyre një ditë më shumë pushim dhe nga ajo që kam parë në stërvitje, ata janë shumë mirë”, tha Ranieri gjatë konferencës për media.

Riciklimi i Hoxhajt, skandal politik

0

E kaluara në MASHT dhe MPJ e ndjek nga pas ish-ministrin. Analistët janë tepër kritikë për riemërimin e Enver Hoxhajt, sepse, sipas tyre, ai nuk bëri asgjë, kur ishte në Qeveri, për t’i ndalur abuzimet, siç ishte rasti me aferat milionëshe të teksteve shkollore, apo degradimi i shërbimit diplomatik të Kosovës

Vendimi i kryesisë së PDK-së për rikthimin e deputetit Enver Hoxhaj në pozitën e ministrit të Jashtëm, pas lirimit të kësaj pozite nga Hashim Thaçi, pavarësisht rezultatit të tij të dobët në qeverisje për dy mandatet e kaluara, ish-ministër i Jashtëm dhe ministër shumë i dështuar i Arsimit, po befason për të keq jo vetëm deputetët e partive politike, brenda dhe jashtë koalicionit qeverisës, por edhe analistë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkruan Kosova Sot.

“Diplomacia e Kosovës me vite ka qenë e dështuar dhe vazhdon të jetë e tillë. Edhe me herët, Ministria e Punëve të Jashtme, edhe para Thaçit, gjatë mandatit të tij, por besoj edhe tash, nuk e ka arsyetuar aspak rolin e saj. Kanë qenë shumë të pakta njohjet që ka sjellë Ministria e Jashtme e Kosovës. Thaçi e përfundoi mandatin me një njohje të vetme, të cilën mezi e solli. Mendoj se do të vazhdojë situatë e njëjtë. Përndryshe roli i MPJ-së është esenciale për politikën e jashtme të shtetit dhe sjelljen e njohjeve. Mendoj se në të ardhmen, jo vetëm kryeministri, por edhe Kuvendi duhet ta vlerësojë performancen e MPJ-së dhe të kërkojë nga kryeministri që të ndërmarrë veprimet e duhura për ta përmirësuar gjendjen në këtë ministri”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për “Kosova Sot”.

Vjen Radiohead

0

Radiohead ka lansuar këngën më të re “Daydreaming”, që është pjesë e albumit të tyre më të ri – i nënti me radhë – dhe që bendi ka lajmëruar se do të dalë në treg më 8 maj.

Kënga është publikuar së bashku me klipin e punuar nga Paul Thomas Anderson.

Spoti nis me frontmenin e Radiohead, Thom Yorke, që ecën nëpër një seri vendesh të ndërlidhura – apartament, parking, spital, shtëpi, lavanderi, plazh, për të vazhduar nëpër një bjeshkë të mbuluar me borë dhe për të përfunduar në një shpellë.

“Daydreaming” është kënga e dytë e publikuar, pasi vetëm para pak ditësh bendi ka lëshuar singlin e parë “Burn the Witch”. /Politiko.net/

Veseli sot zyrtarizohet në krye të PDK-së

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot do ta mbajë Konventën Zgjedhore, në të cilën do të zgjedhet kryetari i partisë dhe Këshilli Drejtues.

Kadri Veseli, i cili para disa ditëve ka shpallur kandidaturën për kryetar partie, deri më tani nuk ka asnjë kundërkadidat. Pjesë e rendit të ditës së kësaj konvente do të jetë edhe plotësimndryshimi i statutit të PDK-së.

Partitë shqiptare në Maqedoni të unifikohen në dy blloqe

0

Analisti politik shqiptar në Maqedoni dhe profesori universitar në Kosovë, Arsim Sinani, ka thënë se zgjedhja ideale për ta ndryshuar gjendjen diskriminuese të shqiptarëve në Maqedoni do të ishte që partitë politike të unifikohen në dy blloqe.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Sinani ka thënë se në njërin bllok do të duhej të jenë BDI-ja dhe PDSH-ja, kurse në tjetrin LR-PDSH, Besa, RDK-ja, partitë e tjera dhe shoqëria civile.

“Mendoj se zgjidhja ideale është që shqiptarët në zgjedhje të dalin me dy blloqe. BDI-ja dhe PDSH-ja një bllok dhe blloku tjetër LR-PDSH, Besa, RDK-ja, partitë e tjera dhe shoqëria civile. Nëse kjo ndodh mund të kemi faktorizim dhe etablim të partive politike shqiptare duke u etabluar në dy grupe të forta pozitë dhe opozitë. Kjo do ta ndihmonte çështjen shqiptare në Maqedoni”, ka thënë Sinani.

Ai ka shprehur skepticizëm se zgjedhjet parlamentare në Maqedoni mund të mbahen më 5 qershor.

“Nuk besoj se do të kemi zgjedhje më 5 qershor. Ky është përfundimi im nga ajo që e shoh si gjendje aktuale. Tezën time e mbështes me këto argumente: listat zgjedhore nuk janë pastruar, mediet janë të kontrolluara, pushteti aktual kontrollon gjyqësinë, administrata është e politizuar dhe përdoret për zgjedhje si pararojë e këtij pushteti”, ka deklaruar Sinani.

Ai ka thënë se në Maqedoni ka nevojë që garnitura aktuale të ndryshojë si pozitë si opozitë përndryshe, sipas tij, shqiptarët gjithnjë do të dalin në rrugë për t’i kërkuar të drejtat e tyre që i meritojnë.

Sinani në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka folur dhe për marrëveshjen e Ohrit.

“Mendoj se shqiptarët lipset të jenë të vëmendshëm dhe të kërkojnë që me çdo pikë e presje të realizohet marrëveshja e Ohrit. Pikat më delikate që nuk janë realizuar janë: gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare, përfaqësimi nuk është adekuat dhe në promocion me numrin e shqiptarëve, lipset të bëhet regjistrimi i drejtë i popullsisë dhe pushteti të ndahet proporcionalisht me palën tjetër”, ka thënë ai.

Sinani ka shtuar se shqiptarët në Maqedoni janë në kërkim të lidershipit të ri, i cili do të jetë më dinamik, energjik dhe me vizion. Sipas tij, liderët aktualë në Maqedoni nuk kanë filozofi politike, nuk kanë ide, pasi pushteti i ka lodhur.

Analisti politik shqiptar në Maqedoni, Arsim Sinani, ka folur edhe për protestën e paralajmëruar më 9 maj, me rastin e njëvjetorit të ngjarjeve të Kumanovës.

“E kam thënë më herët dhe e them prapë, se 9 maji mund të jetë një datë kur do të ndodhë unifikimi i faktorit opozitar shqiptar. Pra, duke u bërë faktor që ta luftojë këtë pushtet, i cili ka treguar shenja lodhjeje dhe degjenerimi. Personalisht e mbështes çdo nismë e cila e mbron kauzën shqiptare në Maqedoni”, ka deklaruar Sinani. /Epoka e re/

Opozita vazhdon betejën me Qeverinë

0

Nuk ka paqe politike në Kosovë. Aktivistët mobilizohen për protestën e 14 majit. Koalicionit AAK-Nisma pritet t’i bashkohen në protestë edhe opozitarët e Lëvizjes “Vetëvendosje!”, siç thonë zyrtarët e dy partive

Situata e krijuar me mosmarrëveshjet brenda subjekteve politike opozitare rreth listës së përbashkët zgjedhore, që çuan në anulimin e protestës së paralajmëruar dhe të përgatitur për muajin e kaluar, që për disa javë ka krijuar përshtypjen e një atmosfere të shtensionuar në Kosovë, duket se ka qenë vetëm një lloj paqeje e përkohshme, në pritje të reflektimit eventual pozitiv të partive në koalicion karshi kërkesave të opozitës.

Pavarësisht çarjes së madhe që ka ndodhur në treshen opozitare VETËVENDOSJE!-AAK-NISMA, dhe lajmit për rekomandimin pozitiv për vizat, fronti i ri opozitar i dy subjekteve AAK-NISMA nuk ka hequr dorë nga protesta e tyre e caktuar për datën 14 maj.

Përfaqësues të dy subjekteve politike, që kanë vendosur të shkojnë në listë të përbashkët edhe në zgjedhjet e reja, AAK dhe NISMA, Ali Berisha dhe Enver Hoti, thanë se janë duke punuar në terren gjithandej nëpër Kosovë, me qytetar të të gjitha përkatësive politike dhe me anëtarësinë e degëve të tyre, për t’u shpjeguar edhe njëherë qytetarëve të vendit arsyen e daljes në protestë që, sipas tyre, duhet të rezultojë me vazhdimin e parandalimit të zbatimit të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Kosova Sot/

Blerim Destani, aktori shqiptar i filmave botërorë

0

Të vetëm në tavolinë meshkujt flasin për anën më të errët të femrave. Dinë të jenë të ashpër në gjuhën e tyre dhe të thonë edhe gjëra që nuk janë të qëndrueshme. E krejt kjo duket se vjen nga frika që meshkujt kanë përballë femrave. Të paktën në një përfundim të tillë vijnë aktorët e filmit gjerman “Frauen”, në të cilin aktori Blerim Destani luan bashkë me Heiner Lauterbach dhe Martin Brambach.

“Gratë” është film i zhanrit komedi, pjesa më e madhe e të cilit është xhiruar në veturë.

“Aty jemi tre aktorë, ka shumë kamera, varësisht prej skenës, janë pajisjet teknike dhe në këtë hapësirë duhet të realizosh dialogët”, tregon Destani për “Zërin”.

Ai thotë se komedia është zhanri më i rëndë për t’u realizuar, prandaj shprehet se ka respekt për ata që bëjnë komedi.

Blerim Destani, i cili në “Frauen” luan rolin e Lis Tushës, tregon se me aktorët Heiner Lauterbach që luan rolin e të pasurit K.O. Schott, dhe aktorin Martin Brambach në rolin e Rüdiger Kneppke ka pasur fatin të bashkëpunojë edhe para dy vjetëve në një tjetër film.

“Jemi tre meshkuj që kemi pasur eksperiencë në jetë e që flasim keq për femrat”, ka thënë Destani, i cili në rolin e tij, pasi ka frikë nga martesa, ik në ditën e dasmës.

Në makinë xhirohet 60 për qind e filmit, flasin keq pas shpinës së femrave.

“Secili prej nesh flet për gratë e gjeneratës së vet”, thotë Destani, duke shtuar se për të ka qenë një eksperiencë e veçantë, që më parë nuk e kishte provuar se si realizohet një projekt në makinë. “Ka qenë shumë e vështirë. Kur ishte i ulur, kamerat ishin përreth dhe nuk mund të lëvizje pasi dilje nga fokusi. Kemi pasur disa elemente që është dashur t’i përmbahemi kamerës”, tregon Destani, sipas të cilit ka pasur skena kur është dashur dy deri në tre minuta incizim dhe u ka kërkuar regjisori që të kthehen përsëri sepse ka pasur lëvizje që kanë dalë jashtë kamerës.

Blerim Destani në këtë film flet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa fjalët e para janë ato kur i telefonon nënës së tij duke i thënë se nuk mund të martohet me vajzën që nuk e do.

“Unë kur kam mundësi, po flas për tregun e Gjermanisë ku luaj shumë karaktere të huaja, kur nuk prishet skenari i propozoj gjithmonë regjisorit që të flasë shqip. Dhe në këtë rast regjisori tha se nuk prish asgjë në dramën e filmit, dhe pse kjo. Kështu erdhi ideja t’i them nja dy a tri batuta në shqip”, ka thënë Blerim Destani për gazetën.

Destani shprehet se aktrimi është një top bore, kur starton pastaj nuk ndalesh. Ai tregon se ka filluar me filma aksion dhe se aktualisht është në xhirime të një filmi të tillë, derisa ka qenë një audicion të një tjetër filmi komedi, ndryshe nga filmi “Gratë”.

“Mendoj se çdo zhanër që realizohet në mënyrën profesionale, është kënaqësi të luash. Jam i hapur për çdo zhanër. Natyrisht se duhet të përshtatesh, janë disa role që nuk përshtaten, por kur është projekti i mirë, jam i hapur”, ka thënë aktori shqiptar.

Destani tregon se filmi komedi përçon një mesazh.

“Rinia pak i ikën përgjegjësisë, duke u nisur nga vetja dhe nga shokët që i kam. Flas për rininë e tashme. Unë shpesh duke i parë shokët kur u përmendet martesa duan të ikin nga kjo e që bëhet shprehi, i ikën përgjegjësisë, i ikën familjes”, është shprehur Destani, për të cilin filmi e jep mesazhin që gjinia mashkullore gjithmonë e lë në faj gjininë femërore.

“Kur jemi ulur vetëm në tavolinë. Nuk tregojmë ndjenja, jo të gjithë, të mos e bëjmë dramë”, ka thënë aktori, duke shtuar se shumica e meshkujve nuk janë në gjendje të bëjnë kompromis.

“Jetojmë bukur, shëtisim, edhe unë e di se kjo rrugë nuk të shpie askund, por të jep njëfarë lirie, një liri siç thuhet, je gjithmonë me vetminë, por nuk je i plotë”, ka treguar Blerim Destani, i cili nuk është “singel” dhe është i lumtur.

“Për mua lumturia është gjëja më e bukur”, është shprehur aktori i cili është i angazhuar në një projekt filmik kinez.

“Jam i kufizuar të flas për këtë projekt. Sepse vetëm tek ky filmi kinez është me kontratë që aktorët nuk kanë të drejtë të flasin për filmin, prandaj unë nuk mund të them as titullin e filmit. Janë aktorë të mëdhenj të filmit”, ka thënë Blerim Destani.

Ai shprehet se ka shumë aktorë shqiptarë të talentuar për të cilët uron që të kenë fatin të futen në projekte internacionale sepse ka shumë për të treguar.

“Shpresoj se një ditë të bëhemi të gjithë bashkë dhe të realizojmë një projekt shumë të madh vendor”, ka thënë Destani, për të cilin eksperienca është gjëja më e bukur që mund të krijojë një aktor.

“Deri më tani kam bërë shumë projekte. Secili prej tyre është ndryshe. Secili audicion është ndryshe. Secili regjisor flet ndryshe, të shpjegon ndryshe. Domethënë flet për një eksperiencë të veçantë”, është shprehur Blerim Destani, i cili ka dëshirë që një ditë, pse jo të provojë fatin edhe në regji. /Zëri/