17.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 6599

Verifikimi i luftëtarëve, premtim që s’dihet kur do të realizohet

0

Procesi i verifikimit të statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i premtuar kaherë, nuk dihet kur do të realizohet plotësisht dhe të shpallen listat përfundimtare. Premtimi i fundit ishte se deri në fund të gushtit do të publikohen listat përfundimtare, por njohës të afërt me procesin thonë se nuk ka gjasa kjo të ndodh, madje as që mund të përmendin ndonjë afat.

Deri më tani mbizotëron vlerësimi se procesi i verifikimit të luftëtarëve u manipulua dhe dolën shumë problem e paqartësi që në start kur filluan të publikohen listat e Komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prandaj ndodhi që të ketë po aq ankesa sa edhe kishte “të verifikuar” në listat e publikuara, që u quajtën preliminare. Është ky një fenomen që është vështirë të komentohet, pasi supozimet se përse u deformua procesi i verifikimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, janë të shumta.

Se procesi i verifikimi u manipulua dhe u degradua flet fakti se kishte shumë të pakënaqur dhe tani ky komision nuk po ia del në krye me shqyrtimin e rreth 22 mijë ankesave që kanë arritur në adresë të tij nga të pakënaqurit me verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së.

Rikujtojmë se të pakënaqur me zvarritjen dhe degradimin e procesit të verifikimit të statusit të dëshmorit, invalidit apo të internuarit të UÇK-së nuk janë vetëm veteranët e luftës së UÇK-së, të cilët protestuan disa herë, por edhe anëtarët e komisionit të përmendur qeveritar, dy prej të cilëve tashmë kanë dhënë dorëheqje nga ai komision.

Nga pakënaqësitë që kanë rrjedhur sa i përket procesit të verifikimit të veteranëve të UÇK-së, kohë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Shemsi Syla e më pas edhe anëtari tjetër, Avdi Raci.

Ata kanë refuzuar të jetë pjesë e këtij komisioni, me arsyetimin se nuk po vepron në përputhje me ligjin dhe vlerat e luftës, gjë që ka vënë në dyshim legjitimitetin dhe objektivitetin e komisionit , për të cilin kaherë është thënë se po vepron sipas diktatit.

Faik Fazliu, udhëheqës i Zyrës për veteranët e luftës së UÇK-së, në Zyrën e kryeministrit, ka thënë për KosovaLive se ende janë në proces të shqyrtimit ankesat dhe nuk ka qenë në gjendje të jep ndonjë datë se kur mund të përfundoj ky proces.largea_10962200_954537814556737_1388901347_n1423662161

“Jemi në proces të shqyrtimit të ankesave. Besojmë që kjo do të përfundoj shpejt. Nuk kemi ndonjë datë të caktuar. Me rëndësi është që jemi në fund të procesit”, theksoi Fazliu.

Edhe Xhavit Jashari, përfaqësues i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, ka pohuar për KosovaLive se nuk ka gjasa që ky proces të përfundoj brenda muajit gusht, pasi siç ka thënë ai, kjo ende shumë punë të t’u bërë.

“Numri i ankesave është shumë i madh dhe besoj që procesi nuk do të mund të përfundoj shumë shpejt, aq më pak siç mendon dikush për një periudhë të shkurtë kohore. Komisioni ende nuk na ka dhënë informacione me shifra konkrete se deri ku ka mbërri me shqyrtimin e ankesave”, tha Jashari.

Sipas tij, kërkohet një punë sistematike në mënyrë që ky proces të përfundoj, sepse, siç shton ai, është një proces i vështirë dhe i ngutshëm për t’u kryer për shkak të veteranëve, disa prej të cilëve jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike.

“Në mënyrë që veteranët t’i gëzojnë të drejtat e tyre ashtu siç parashihet me Ligjin për vlerat e luftës, procesi duhet të përfundoj sa më shpejt. Në qoftë se shqyrtimi i ankesave nuk do të ndodhë brenda këtij muaji ne do të kërkojmë të dimë se ku ka ngec puna dhe t’i ushtrojmë kompetencat tona”, shtoi Jashari.

I pyetur se si u bë që ende pa përfunduar procesi ka filluar pajisja e disa veteranëve të UÇK-së me certifikata të verifikimit, ai tha se kjo po ndodhë vetëm në ato raste të cilat nuk janë kontestuese dhe nuk ka pasur ndonjë ankesë ndaj tyre.

“Ne si komision e kemi marrë një vendim konform rregullores dhe ligjit që të gjithë ata veteranë që nuk janë raste kontestuese dhe që dikush nuk ka parashtruar ankesë ndaj tyre pra që janë qind për qind veteranë të pajisen me certifikata. Ata veteranë pritet t’ i gëzojnë të drejtat që u takojnë me ligj”, nënvizoi Jashari për KosovaLive.

Të pakënaqur me zvarritjen e këtij procesi, veteranët e luftës së UÇK-së kanë paralajmëruar sërish protesta në muajin shtator.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i cili ishte njëri nga ata që më së shumti e ngriti zërin kundër deformimit të procesit të verifikimit të luftëtarëve dhe zvarritjes deri në pafundësi të këtij procesi, disa herë ka theksuar për media se procesi ishte i politizuar dhe i manipuluar.

Ai ka thënë se problemi kryesor për fryrjen e listave të luftëtarëve të UÇK-së dhe anashkalimin e disa luftëtarëve është tek Komisioni qeveritar për verifikimin e këtyre listave. Ai mendon se ky procesi, i filluar para gati tri vitesh qëllimshëm po zvarritet.

Sipas tij, ata që duke u thirrur në vlera të luftës dhe duke ua atribuuar vetvetes kontributin që nuk e kishin sikur ata që ishin në frontin e saj, e kanë politizuar procesin për të krijuar mundësi që pa qenë luftëtar në vijën e frontit me çdo kusht ta fitojnë atë status.

“Kjo është bërë qëllimshëm edhe është politizu ky proces për arsye se ka në listat e publikuara deri më tani edhe njerëz të politikës. Ka edhe njerëz që fare nuk kanë qenë në luftë dhe janë fut në këto lista. Ky fakt ka ndikuar që ky proces të manipulohet dhe të stërzgjatet”, thotë Qeriqi.

Sipas tij, vetë fakti se janë mbi 20 mijë ankesa, rreth një e treta e numrit që kishin aplikuar, pra tërësisë që ishte objekt verifikimi dhe rreth dy të tretat e asaj që do të duhej të ishte produkt i verifikimit, flet shumë, është dëshmi se procesi i identifikimit të pjesëmarrësve të luftës ishte i manipuluar dhe i bastarduar tërësisht.

KosovaLive rikujton se ende nuk zbatohet për të gjithë Ligji nr. 04/l -054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është miratuar me 8 dhjetor 2011, ndërsa në Gazetën Zyrtare, NR. 30, është shpallur me 31 dhjetor 2011.

Plotësime dhe ndryshime të këtij ligji u bënë në pranverën e vitit 2014 dhe atëherë u tha se ligji do të fillon të zbatohet nga 1 korriku i vitit 2014 premtim që nuk u zbatua, tani me arsyetimin se Komisioni qeveritar për verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së nuk e ka përfunduar punën. /KosovaLive/

Kjo është marrëveshja për Asociacionin

0

Komisioni Evropian ka publikuar marrëveshjen bazë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë e arritur mbrëmë në Bruksel.

Më poshtë lexojeni të plotë këtë marrëveshje:

Asociacioni/Komuniteti i komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore

Korniza ligjore

1) Asociacioni/Komuniteti i komunave me shumicë serbe në Kosovë është themeluar si një Asociacion/komuniteti i komunave me shumicë serbe, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, Ligji e ratifikimit të Marrëveshjes së Parë dhe ligjin e Kosovës

2) Në bazë të Marrëveshjes së Parë që njeh karakterin e saj të veçantë, Qeveria e Kosovës do të miratojë një dekret drejtpërdrejt të zbatueshëm, që do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Komuniteti/Asociacioni do të jetë entitet legal i përcaktuar me Statutin e saj, i cili do të përbëhet nga të paktën elementet e përcaktuara më poshtë.

3) Statuti do të miratohet nga një asamble konstituive që përbëhet dhe votohet nga anëtarët e asambleve të komunave pjesëmarrëse.

Objektivat

4) Në përputhje me Marrëveshjen e Parë, Asociacioni/Komuniteti do të ketë objektivat e saj kryesore në ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për:

a) forcimin e demokracisë lokale
b) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale
c) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në edukim
d) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në kujdesin primar dhe sekondar shëndetësor e social
e) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural
g) të miratojë masa për përmirësimin kushteve të jetës për të kthyerit në Kosovë
h) të zbatojë, koordinojë dhe lehtësojë aktivitetet hulumtuese dhe zhvilluese
i) të promovojë, të përhap dhe avokojë çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të saj dhe t’i shfaq ato, përfshirë edhe tek autoritetet qendrore;
j) të ofrojë shërbime për anëtarët e saj, në pajtim me ligjet e Kosovës;
k) të vlerësojë ofrimin e shërbimeve publike të anëtarëve të saj dhe banorëve të tyre, si dhe për të mbështetur Komunitetin/Asociacionin në formimin e qëndrimeve të interesimit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore
l) kryen monitorimin siç kërkohet për implementimin e objektivave të saj;
m) të krijojë raporte dhe të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare;

5) Komuniteti/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca tjera shtesë që mund të delegohen nga autoritetet qendrore.

Struktura organizative

6) Asociacioni/Komuniteti do të ketë organet e mëposhtme:

a) një Asamble si organi më i lartë i përbërë nga përfaqësuesit e përcaktuar nga çdo asamble e komunave pjesëmarrëse, në mesin e anëtarëve të tyre të zgjedhur. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë ndryshimet në amendamentet e Statutit, rregullat e procedurës dhe të gjitha regulativat dhe vendimet administrative si për Statutin dhe objektivat e saj.

Të gjitha amendamentet në Statut, rregullat e procedurës dhe të gjitha regullativat dhe vendimet e miratuara nga Asambleja do të jenë të zbatueshme për anëtarët e saj, përveç nëse një prej anëtarëve të saj shpreh formalisht një vendim të ndryshëm.

b) një President i cili do të përfaqësojë Komunitetin/Asociacionin, para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës. Presidenti do të ndihmohet nga një nënkryetar. Kryetari dhe nënkryetari do të zgjidhet nga Asambleja nga radhët e anëtarëve të asambleve të komunave pjesëmarrëse dhe kryetarët e tyre.
c) Këshill i përbërë nga maksimumi 30 anëtarë në mesin e banorëve të komunave pjesëmarrëse, duke përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse; Këshilli është një organ këshillues i cili ofron udhëzime për punën e Asociacionit/Komunitetit.
d) Bordi përbëhet nga 7 anëtarë të votuar nga Asambleja nga radhët e kryetarëve të komunave dhe banorëve të komunave pjesëmarrëse; përbërja e saktë përcaktohet në Statut, me të drejtë për të marrë vendimet e nevojshme për menaxhimin ditor të Komunitetit/Asociacionit. Anëtarët e Bordit do të mbështeten në punë nga Kolegjiumet Profesionale të përbërë nga ekspertë, që mbulojnë zonat që bien nën objektiva dhe detyrat e Asociacionit/Komunitetit. Statuti do të përcaktojë numrin e Kolegjiumeve Profesionale dhe detyrat e tyre tek anëtarët e Bordit.
e) një Administratë e kryesuar nga Shefi i Administratës i caktuar nga Bordi dhe që i raporton Bordit, që mbështet punën e Komunitetit/Asociacionit, në veçanti Bordin dhe Presidentin. Stafi i administratës do të përfitojë nga statusi i punësimit, në përputhje me ligjin e Kosovës, përfshirë edhe Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shërbimin Civil, duke bërë të mundur që ata të kryejnë detyrat e tyre administrative. Anëtarët e Asociacionit/Komunitetit mund të vendosin për të përdorur një numër të të punësuarve për të mbështetur Komunitetin/Asociacionin në zbatimin e objektivave të saj.
f) një Zyrë Ankese me mandatin për të trajtuar ankesat në lidhje me objektivat.

7) Selia e Komunitetit/Asociacionit do të përcaktohet në Statut.

Raportet me autoritetet qendrore

8) Asociacioni/Komuniteti do të punojë me autoritetet qendrore në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndarjes së informatave

9) Asociacioni/Komuniteti do të promovojë interesat e komunitetit serb të Kosovës në raport me autoritetet qendrore.

10) Asociacioni/Komuniteti do të ketë të drejtë të propozojë, në përputhje me ligjin e Kosovës, amendamente në legjislacion dhe rregullativa tjera relevante për kryerjen e objektivave të saj.

11) Asociacioni/Komuniteti do të kenë të drejtë të iniciojë apo marrë pjesë në ose procedurat para gjykatave kompetente, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çdo akti apo vendimi nga çdo institucion që ndikon në ushtrimin nga ana e Asociacionit/Komunitetit të kompetencave të saj, në përputhje me Statutin e saj.

12) Asociacioni/Komuniteti do të kenë të drejtë të propozojnë përfaqësues në organet kompetente/trupat e pushtetit qendror, duke përfshirë Këshillin Konsultativ të Komuniteteve. Duke ndjekur monitorimin e paraparë me Marrëveshjen e Parë, përfaqësuesi i Asociacionit/Komunitetit do të ketë drejtë të ketë qasje në informata nga autoriteteve qendrore, në përputhje me ligjin e Kosovës.

13) Duke vepruar në emër të Asociacionit/Komunitetit, katër kryetarët e tyre në komunat e veriut do t’i sigurojnë Ministrisë së Brendshme listën e kandidatëve për nominim të Komandantit rajonal të Policisë, siç specifikohet me Nenin 9 të Marrëveshjes së Parë.

Kapaciteti ligjor

14) Asociacioni/Komuniteti do të jetë i pajisur me kapacitetet juridike të nevojshme sipas ligjeve të Kosovës, për të kryer objektivat e saj, përfshirë të drejtën për të poseduar pasuri luajtshme dhe të paluajtshme, të ketë bashkëpronësi të kompanive që ofrojnë shërbime lokale në kuadër të Asociacionit/Komunitetit për të lidhur kontrata, përfshirë edhe kontratat e punës.

15) Në bazë të Marrëveshjes së Parë, Asociacioni/Komuniteti konsiderohet i instaluar, me miratimin e dekretit, për qëllimet e objektivave të saj.

Buxheti dhe mbështetja

16) Asociacioni/Komuniteti do të ketë buxhetin e vet, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe dispozitat e ligjit për prokurimin publik.

Këto parime do të zbatohen në veçanti për kanalizimin e fondeve, përfshirë edhe nën 17.d

Shpenzimet do t’i nënshtrohen auditimit nga ana e Autoriteteve kompetente, përfshirë edhe nga Auditori i Përgjithshëm.

17) Asociacioni/Komuniteti do të financohet nga:

a) kontributet nga anëtarët e saj;
b) të ardhurat dhe mjetet nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni/Komuniteti, kompanitë e saj ose të nxjerra nga asetet e saj luajtshme a të paluajtshme;
c) transferet nga autoritetet qendrore;
d) kontributet, grantet, donacionet si dhe mbështetja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera, vendore e ndërkombëtare, si dhe nga Republika e Serbisë; Komuniteti/Asociacioni do të përjashtohet nga obligimet dhe taksat në realizimin e objektivave të saj, mbi të njëjtën bazë si komunat pjesëmarrëse.

Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare

18) Asociacioni/Komuniteti do të jetë i hapur për çdo komunë tjetër me kusht që anëtarët të jenë në marrëveshje.

19) Asociacioni/Komuniteti mund të shpërbëhet vetëm me vendim të Asamblesë së saj të miratuar nga shumica prej 2/3 e anëtarëve.

20) Asociacioni/Komuniteti do të ketë të drejtë në simbolet e veta zyrtare (stemës dhe flamurit) në përputhje me ligjin e Kosovës.

21) Statuti i Asociacionit/Komunitetit do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do t’i paraqitet nivelit të lartë të Dialogut brenda katër muajve nga data e marrëveshjes së këtyre parimeve/elementeve, me lehtësim nëse është e nevojshme, përfshirë edhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Statuti do të miratohet me një dekret në bazë të marrëveshjes në Dialog. Çdo ndryshim do të prezantohet nga Asociacioni/Komunitetit, do të miratohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

22) Brenda një viti të adoptimit të Statutit të Asociacionit/Komunitetit, një rishikim i implementimit të saj duhet të kryhet, përfshirë atë në lidhje me Nenin 5 të Marrëveshjes së Parë.

Në këtë link mund ta gjeni dokumentin në gjuhën angleze:

eeas.europa.eu/statements-eeas/docs/150825_02_association-community-of-serb-majority-municipalities-in-kosovo-general-principles-main-elements_en.pdf

Mustafa, Vetëvendosjes: Kriminelë, fashistë, ma shqetësuat familjen

0

Kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar ashpër sot në mëngjes ndaj aksionit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët dje ishin nisur drejtë shtëpisë së tij në Prapashticë.

Kryeministri përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur fashistë, kriminelë dhe kmerrë të kuq me yll në ballë aktivistët e Vetëvendosjes, për të cilët ka thënë se ja kanë traumatizuar nipërit dhe mbesat e tij.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Dje kreret e Vetevendosjes me militantet e tyre atakuan, rrezikuan dhe shqetesuan familjen time te ngushte dhe te gjere ne shtepite dhe pronat e tyre ne Prapashtice. E penguan lirine dhe privatesine e tyre, frikesuan dhe traumatizuan mesat dhe niperit e mij, femij te vegjel. Ata, te moshes dy, pese e tetevjecare nuk e kuptojne se dikush mund te dhunoje te drejten e tyre, qetesine dhe sigurine ne kopshtin, ne hululajat e tyre. Nuk e kuptojne se ne kete vend ka kriminel te fshehur pas petkut politik, djem e vajza te nenave e baballareve qe i japin te drejte veti te shkelin mbi te drejten e femiut, mbi te drejten e familjes, mbi te drejten e prones.
Femijet akoma nuk kane arritur te mesojne per fashizmin dhe as per kmerret e kuq, per historine dhe krimet e tyre, por ata dje perjetuan kercenim te njejta, ata i pane kmerret e kuq me yll prane deres se tyre.
Femijet nuk e kuptojne, por duhet ta kuptojne ata qe organizuan dhe bene veprime te tilla, se kjo nuk iu lejohet. Se ata duhet te pergjigjen para ligjit per veprime e tyre.
Duhet ta kuptojne edhe organet e rendit dhe te drejtesise se nuk mund ti mbyllin veshet dhe te behen te shurdher dhe te verber ndaj atyre qe publikisht kercenojne shtetin, sepse pergjegjesite tona per shtetin dhe vendimet shteterore, nuk jane ceshtje private.

A po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

0

Reagimet pro dhe kundër ndaj Gjykatës Speciale duket se nuk ishin vetëm “dallime konceptuale”.

Me pastrimin dhe në anën tjetër mbrojtjen e luftës së UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, partitë politike nisën një tjetër luftë përtej asaj që pamë.

Ndërkohë që jo vetëm kaq, disa liderë politikë kanë nisur të shpeshtojnë vizitat e tyre nëpër komuna.

Sipas analistëve, më i vërejtshëm është reagimi në formë sistematike për Asociacionin e komunave serbe, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi apo edhe fjalimet “e forta” nëpër institucionet ndërkombëtare.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, sipas tyre, nuk mund të përjashtohen.

Partitë opozitare mohojnë që veprimet e tyre të kenë lidhje me zgjedhje të parakohshme edhe pse nuk i përjashtojnë ato. /Zëri/

Nait Hasani kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme

0

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka reaguar ashpër pas arritjes së marrëveshjeve në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një postim në Facebook ka kërkuar edhe dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Shkrimi i plotë i Hasanit:

Asosacioni i komunave serbe ne Kosove me President, zv. President, me Kuvend, Keshill, Steme dhe Flamur per serbet ne Kosove I pranuar nga qeveria eshte mjerim politike I politikes ne Kosove. Kjo do te thote ndarje e Kosoves ne dy etnitete serbe dhe te komuniteteve tjera Shqiptare, Turke, Boshnjake, Ashkali, Egjiptase, Rome, Malazeze, Bugare etj dhe nderrim I sistemit juridike ne Kosove dhe shkelje e Kushtetutes se Kosoves.
Prandaj kuvendaret nuk duhet ta votojne.
Qytetaret shumice nuk duhet ta Pranojne kete asosacion te komunave serbe.
Qeveria duhet te jap doreheqje.
Zgjedhje te jashtezakonshme duhet te shkohet.
Mjerim per gjakun e derdhur per clirim. Kete gjendje edhe nen Serbie kem pas nen Millosheviqin. Per cka luftuam per me nda Kosoven. Ishalla zoti na shpeton. Per gjykaten speciale thonin dhe miqte tane se fiton Kosova. Tash me asosacion cka po fiton Kosova vetem mjerim dhe humbje te identitetit te vet.
Ky asosacion nuk duhet te pranohet.

Të dy palët shpallin fitoren

0

Kosova dhe Serbia kanë arritur të martën të merren vesh, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, dialog ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se “katër marrëveshje u nënshkruan pas një dite të gjatë të dialogut Serbi – Kosovë”.

Në rrjetin Twitter ajo ka theksuar se kjo është “e arritur madhore në procesin e normalizimit”.

Janë nënshkruar marrëveshjet për Asociacionin e komunave me popullatë shumicë serbe, për telekomunikimin, për energjetikën dhe për të ashtuquajturin “Park i paqes”.

Nënshkrimin e marrëveshjeve e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri, duke folur për transmetuesin publik të Kosovës, RTK, tha se të gjitha marrëveshjet janë arritur në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duke theksuar se kjo është një “fitore për Kosovën”.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Isa Mustafa tha se roli i këtij Asociacioni nuk do të jetë ekzekutiv.

“Baza ligjore apo legale e Asociacionit janë ligjet e Republikës së Kosovës dhe ato nuk lejojnë që të kenë asnjë kompetencë ekzekutive në Kosovë. Ndërkaq, Asociacioni mund t’u ndihmojë komunave me shumicë serbe që ato të rrisin efiçencën e veprimtarisë së vetë në shumë fusha. Por, ne me këtë nuk kemi lënë asnjë mundësi që të lindë një Republikë serbe, ashtu siç është në Bosnjë”, tha Mustafa.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel, garantojnë siguri për serbët në Kosovë.

“Sonte vendoset bashkësia e komunave serbe, e cila do të ketë kompetenca të gjera, do të ketë kryetarin, nënkryetarin, kuvendin, këshillin, stemën, flamurin…do të mund të financohet nga Serbia”, i tha Vuçiq transmetuesit publik në Serbi, RTS, duke premtuar se përmbajtja e të gjitha marrëveshjeve do të publikohet.

Sipas tij, delegacioni nga Serbia gjithë ditën ka biseduar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe se fare në fund është takuar me delegacionin nga Kosova.

Bisedimet u thirrën në prag të samitit të Vjenës, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen me liderët e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, në mesin e tyre kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se presin që kësaj radhe përfundimisht të ketë marrëveshje.

Përparimi në dialog, përkatësisht në normalizimin e marrëdhënieve, është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë drejt integrimit në BE. /Zëri/

Askush nuk e do shkollën teknike në Prizren

0

Shkolla moderne ende ka barriera për të regjistruar nxënësit

Edhe pse shkolla e mesme teknike në Prizren ka profile të shumta e që janë atraktive për tregun e punës, kjo shkollë vazhdon të jetë jo shumë e pëlqyer për të rinjtë e Prizrenit. Shkolla e Mesme Teknike “11 Marsi” ofron aftësim profesional për lëmi të ndryshme për të rinjtë prizrenas, që duan të aftësohen për tregun e punës.

Drejtori Xhelal Susuri potencon se kjo shkollë e mesme tanimë gjendet nën menaxhimin e Agjencionit për Arsim dhe Aftësim Profesional të Kosovës dhe nuk është nën kompetenca të Drejtorisë së Arsimit në Prizren.

“Ajo që na dallon si shkollë është fakti se kemi 15 profile të ndryshme që janë kryesisht kuadro të kërkuara nga tregu i punës dhe tregu i përgjithshëm në Bashkimin Evropian”, na thotë Susuri.

Sipas tij, gjatë takimeve të shumta që ka pasur me përfaqësues të BE-së dhe ekspertë të tregut të punës, ka parë interesimin e tyre për punëtorë të kualifikuar si; agjustator, instalues për ngrohje, pastaj instalues të ujësjellësit e kështu me radhë. Susuri fajëson edhe prindërit të cilit nuk i orientojnë si duhet fëmijët e tyre./Kosova Sot/

Cara Delevingne pozon nudo

0

Cara Delevingne ka pozuar nudo për të reklamuar buskuqin e ri të hedhur në treg nga Yvies Saint Laurent.

Kështu e kanë konceptuar reklamimin e modelit të ri të buskuqit, dizenjuesit e një ndër firmave më të njohura franceze.

E veshur vetëm me një xhaketë të zezë, modelja 23 – vjeçare, ka ekspozuar pjesët intime e ulur në një kolltuk.

Edhe pse Cara Delevingne tani është tepër e zënë me promovimin e dy filmave të rinj të sapo dalë në treg, Paper Towns dhe Suicide Squad, ka arritur të gjejë kohën edhe për modeling.

Edhe Tuna si Lady Gaga

0

Gjithnjë ka tërhequr vemendje për ndryshimin e look-ut, pasi preferon të provojë të gjitha tonalitet e ngjyrave. Preferenca e radhës për të është kjo ngjyrë.

Kujtojmë se pak muaj më parë të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja, Ronela Hajati për t’u prezantuar ndryshe në klipin e ri.

Në këtë rast të dy këngëtaret janë frymëzuar nga Lady Gaga e cila nuk njeh “frena” përsa i përket çmendurive që përcjell në publik.

Shpenzimet e Mujës, debatohen në Kuvend

0

Kuvendi i Prizrenit do të debatojë të enjtën për shpenzimet 6 mujore të buxhetit nga kryetari Ramadan Muja

Kryesuesi i KK-së Kujtim Gashi, tha se “falë një diskutimi konstruktiv anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa kanë përcaktuar pikat e rendit të ditës për seancën e radhës”.

Ai tha se pikat që më shumti pritet të zgjojnë debat, kanë të bëjnë me raportin 6 mujor të shpenzimeve buxhetore të kryetarit Muja, si dhe pika rreth ftesës publike për zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit, pas dorëheqjes së kryetarit të këtij Këshilli, Vesel Hoxhaj./TVPZ/