25.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 6601

Vetura përplas motoçikletën në Prizren, dy të lënduar

0

Në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçikletë me ngasës shqiptarë.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar QKUK dhe pas tretmanit njëri është liruar ndërsa tjetri mbetet për tretman të mëtutjeshëm. /PrizrenPress.com/

Kompetencat e “Zajednicës” trazojnë Kosovën

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, pritet që t’ia “lidhin kryet” marrëveshjes së shumëpërfolur për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Dy liderët, në një raund bisedimesh që pritet të jetë me shumë tensione, do ta konkretizojë idenë se si do të duket “Zajednica” në periudhën vijuese, me kompetenca ekzekutive siç po e kërkon Serbia apo si një OJQ siç po propozon Kosova.

E në anën tjetër, BE duket se do ta gjejë një kompromis ndërmjet dy propozimeve, që Asociacioni të mos i ketë kompetencat e një autonomie politike e territoriale, por jo edhe si bashkësi dekori. /zëri/

“Dëshmia” e komandant Drinit të vrarë për UÇK-në (Video)

0

Prizreni ishte qyteti i parë që UÇK-ja e kishte marrë nën kontroll pas largimit të forcave serbe më 15 qershor të vitit 1999.

Ishte ditë e enjte, kur UÇK-ja e kishte konsoliduar kontrollin në Prizren dhe aty ishte komandanti Ekrem Rexha, i njohur si Drini i cili më pas u vra në rrethana të pasqaruara.

Për vrasjen e komandantit Drinit ka pasur një proces gjyqësor, por e vërteta asnjëherë deri me tash nuk ka dalë në shesh, transmeton Indeksonline.

Ai në një kronikë të Associeted Press-it (AP) flet për atë se si Prizreni duhet të shërbejë si shembull për qytetet tjera, duke shtuar se trupat e tij do të presin urdhra nga NATO-ja.

Tutje ai flet se si UÇK-ja asnjëherë nuk ka lënduar civil dhe këtë nuk do ta bëjë as në liri.

“Ne asnjëherë nuk kemi lënduar civil, ne asnjëherë nuk kemi lënduar fëmijë, gra dhe pleq. Secili që ka qenë i involvuar në krime do të jetë përgjegjës për atë që ka bërë. Të tjerët, janë të lirë të qëndrojnë, ne nuk do të bëjmë presion të asnjëri”, ka thënë komandant Drini.

Vrasja e komandant Drinit

Komandant Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për aftësitë e tij ushtarake për të janë thurur gjithfarë legjendash. Përmendet shpesh sidomos “kërcënimi” që si komandant i Zonës Operative të Pashtrikut ua kishte bërë oficerëve të KFOR-it gjermanë në momentin e hyrjes së UÇK-së në Prizren se do të shkrinte deri në një 10 mijë ushtarët sa kishte thënë që i ka në rast se serbët që kishin bërë krime ndaj popullatës civile do të provonin të qëndrojnë këtu.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje.

Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, ndërsa siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Në Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore të Prizrenit thonë se nuk ka asgjë të re rreth këtij rasti. Sipas kryeprokurorit, Sylë Hoxha, lënda tashmë mund të jetë dorëzuar nga ndërkombëtarët (të cilët kanë qenë kompetentë për këtë rast) në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Tregim/Ajo më la se i pëlqente jeta rrugaçe!

0

Jam një kurbetxhi i Gjilanit në Gjermani. Tash një vit erdha në Kosovë për pushim veror, por edhe për t’u çmallur me familje. Pas pak ditësh vendosa të shkoja në plazh në Sarandë. Ndërkohë, u njoha me një vajzë, që e quanin Genta. E ftova të pinim diçka freskuese në një lokal që ndodhej buzë detit dhe filluam të bisedonim me njëri-tjetrin për gjërat e kaluara: ajo të vetat e unë të miat. Dhe, përfunduam me martesë.

Por, ajo më la se i pëlqente jeta rrugaçe!
Menjëherë pas njohjes shkëmbyem numrat e telefonit për të qenë në kontakt me njëri-tjetrin. Kah mbrëmja ajo më dërgoi një mesazh që të takoheshim përsëri të nesërmen. Në sms më tha: “Në ato momente, kur isha me ty, ndjehesha e qetë dhe e lumtur, por kisha shumë emocione që të flisja hapur dhe lirisht, prandaj po të dërgoj këtë sms”.

Unë iu përgjigja me sms se do të takoheshim përsëri të nesërmen e do të flisnim gjerë e gjatë e më hapur me njëri-tjetrin.

Të nesërmen kështu ndodhi: ajo më mori në telefon dhe e lamë vendtakimin po te i njëjti lokal ku kishim pirë së bashku. Kur arrita në lokal ajo veç ishte ulur në tavolinë në verandën e lokalit. E pyeta:

“Ke shumë kohë që më pret?”.

Ajo m’u përgjigj:

“Gjysmë ore kam që kam ardhur”.

Morëm pije, pastaj biseduam gjerë e gjatë për çdo fushë të jetës. Më tha se i pëlqente të bënim një xhiro buzë detit dhe vazhduam të flisnim për dëshirat e jetës. Në një moment, ajo m’u drejtua me pyetjen:

– Çfarë të pëlqen më shumë te një vajzë që preferon të bëhet gruaja jote?

Iu përgjigja se te një vajzë më pëlqen thjeshtësia, sinqeriteti dhe të jetë e edukuar. Ajo më pa në sy dhe më tha:

– Do ta dish realitetin e jetës sime? Të intereson?

Unë iu përgjigja:

– Po, dua të di realitetin tënd.

Ajo nisi t’më tregonte një histori dashurie që e kishte zhgënjyer dhe filloi të qante. Në atë moment i hodha dorën në qafë dhe vazhdova t’ia fshija lotët. Ajo m’u afrua e më dhuroi një puthje që më la pa fjalë. Puthja e saj më bëri që të ndjeja dashurinë që po hapte derën e zemrës sime. Më pas vazhdova ta puthja pa pushuar derisa i thash:

– Më lë pak kohë për të thënë “të dua”. Të mendohem para se ta them, se është e lehtë të thuash “të dua”, por është e vështirë ta mbash, se zhgënjimi të hidhëron siç e di dhe ti vetë…

Ajo më tha:

– Të falënderoj për sinqeritetin që ke e po tregon ndaj meje!

Po vij me ty në Gjermani…
Kështu, bëra një muaj plazh bashkë me të dhe po i vinte fundi kohës së pushimit. Unë kisha vendosur, më në fund, të kthehesha në Gjermani dhe i tregova asaj. Ajo nisi të qante dhe më tha se nuk mundte dot pa mua.

“Më merr edhe mua me vete!”, më tha troç.

Të them të vërtetën, edhe mua më kishte hyrë në zemër dashuria e saj dhe ndjeja shumë për të, por nuk e tregoja veten.

Më në fund, shkova në shtëpinë e saj. U gëzuan kur më panë të familjes së saj. Biseduam gjerë e gjatë dhe ramë në ujdi që ajo të vinte me mua në Gjermani.

Më la me gishta n’gojë!
Por, për çudi, pas dy muajsh iku nga banesa ku jetonim pa më treguar fare. Nuk e dija se ku kishte ikur, madje edhe numrin e telefonit e kishte kthyer në postë, për të mos lënë gjurmë që ta gjeja.

E kërkova një muaj dhe si përfundim nuk e mora vesh fare arsyen e ikjes së saj. I telefonova familjes së saj se mos ishte kthyer në Shqipëri dhe ata m’u përgjigjën duke qarë se nuk ndodhej as në Shqipëri dhe se nuk u kishte telefonuar fare, se kishin një muaj pa ia dëgjuar zërin.

Mbas gjashtë muajsh, kur u ktheva në mbrëmje nga puna, derisa dilja nga vetura, pash Gentën. Nuk u besoja dot syve të mi! Ajo po më shikonte që çfarë do t’i thosha në atë moment. Mendova ta ofendoja, por nga kurioziteti për të ditur arsyen e përshëndeta…

Filloi t’më tregonte pse kishte ikur. Arsyeja ishte se i pëlqente jeta e rrugës…

Por, unë nuk isha i interesuar për një femër rrugaçe, por për femër që do më bëhej grua, andaj edhe e çova në rrotë të sames…/H./Kosovarja/

Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/ajo-me-la-se-i-pelqente-jeta-rrugace/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Vehapi pret Ciro Forten, flasin për bashkëfinancimin e projekteve

0

Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur në takim kolonel, Ciro Forte, Komandant i KFOR-it në Brigadën Multinacionale Perëndim dhe LMT-së zyra në Rahovec. Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohet për mundësin e bashkëfinancimit në projekte të përbashkëta në mes të komunës dhe KFOR-it.

Kolonel, Ciro Forte, Komandant i KFOR-it në Brigadën Multinacionale Perëndim, falënderoi kryetarin për bashkëpunimin e mirë që ka komuna e Rahovecit me KFOR-in në përgjithësi.

“Në jemi këtu që të vazhdojmë bashkëpunimin me komunën e Rahovecit, në bashkëfinancimin e projekteve për vitin 2016”, tha Kolonel Ciro Forte.

Kryetari Vehapi, falënderoi për vizitën dhe për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po vazhdon të jep KFOR-i. Po ashtu Vehapi tha se bashkëpunimi i mirë që është me zyrtarët e LMT-së në Rahovec do të vazhdohet edhe me tutje.

“Unë ju falënderoj juve për interesimin që ju keni, që të bashkëfinanconi në projekte, ne jemi të hapur që të hymë në bashkëfinancim në projekte të ndryshme”, tha Vehapi. /PrizrenPress.com/

Ministri Agani vizitoi Suharekën

0

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka vazhduar vizitat nëpër komunat e Kosovës, me qëllim të koordinimit të projektet të cilat lidhen me planifikimin hapësinor dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në vazhdën e këtyre vizitave ministri Agani, i shoqëruar nga zëvendësministri Mendim Rugova, ka vizituar sot Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga kryetari Sali Asllanaj. E ku u potencua nevoja e zbatimit të legjislacionit në fuqi, veçanërisht kur janë në pyetje lejet mjedisore komunale dhe tani zbatimi i Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Ministri Agani u zotua se do të vazhdojë këtë bashkëpunim në mënyrë sistematike, duke mbështetur projekte konkrete në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, por edhe thellimin dhe koordinimin e aktiviteteve.

Agani vkerësoi punën e autoriteteve komunale të Suharekës, sa i përket kujdesit ndaj çështjeve mjedisore dhe të planifikimit hapësinor. Duke shtuar se me një bashkëpunim të nivelit qendror me Komunën këto rezultate duhet të avancohen edhe më tutje.

Edhe kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, e vlerësoi të dobishëm këtë takim për adresimin e problemeve mjedisore, duke falenderuar ministrin Agani për përkushtimin e treguar ndaj nivelit lokal, me theks të veçantë për adresimin e problemeve që mbulon dikasteri që ai drejton. /PrizrenPress.com/

LHK ‘Ali Hadri’ thërret të mos nënshkruhet demarkacioni me Malin e Zi

0

Vendosjen e vijës kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan e ka quajtur si shkelje të rëndë të moralit kombëtar dhe profesional.

Kjo Kryesi, ka bërë me dije se është duke e ndjekur me shqetësim të madh punën dhe angazhimin e Komisionit shtetëror për vendosjen vijës kufitarë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Kryesia e LHK “Ali Hadri”, përmes një komunikate, i benë thirrje kreut të Komisionit shtetëror të Kosovës, Prof. dr. Murat Meha, që të mos hudh nënshkrim në një marrëveshje që se ka legjitimitetin e qytetarëve të Rugovës dhe të Kosovës.

Kjo Kryesi, konsideron se vendosja e vijës kufitarë në gjendjen e paraqitur është shkelje e rendë e moralit kombëtare dhe profesional.

“Ne, i bëjmë thirrje faktorit vendor dhe atij ndërkombëtare që të ndërhynë në zgjidhje e kësaj çështje dhe të mos lejohet eskalimi i situatës së përgjithshme në rajonin e Rugovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i përkrah fuqishëm përpjekjen e popullsisë së rajonit të Rugovës për mbrojtjen me çdo kusht të pronave të tyre. /PrizrenPress.com/

Adelina Ismaili në “Dance with me”

0

Adelina Ismaili do t’i rikthehet skenës shqiptare, por jo me një projekt muzikor.

Këngëtarja po përflitet të jetë njëra nga konkurentet e edicionit të dytë të spektaklit “Dance with me”, transmeton Telegrafi.

Ndër emra të tjerë të cilët po diskutohen si konkurentë në këtë garë vallëzimi janë edhe Ingrid Gjoni, Irena Kita, Cekja (Sejfulla Myftari), Roza Lati, Arilena Ara dhe Albërie Hadërgjonaj.

Kujtojmë se fitues i edicionit të parë të këtij spektakli u shpall dyshja Sabri Fejzullahu dhe Rozana Radi.

Seldi publikon foto me vajzën e Milaim Zekës (Foto)

0

Seldi Qalliu, kohët e fundit ka qenë jashtë vëmendjes për shkak se nuk ka sjellë asnjë projekt muzikor apo të jetë pjesëmarrës në angazhime të ndryshme.

U përfol për një lidhje të tij me Sinan Hoxhën disa vite më parë, por e vërteta nuk ishte ajo.

Sinani do të martohet në fund të gushtit më të fejuarën e tij, Andrrën. Dhe Seldi po ashtu ka bërë publike lidhjen me të dashurën e tij simpatike, raporton Shekulli.

Seldi me Dafina Zeken1

Ajo që dihet është se e dashura e Seldit është Dafina Zeka, vajza e gazetarit dhe publicistit kosovar, Milaim Zeka. Ajo jeton në Suedi.

Seldi me Dafina Zeken2

Ai ka vendosur ta mbajë të fshehtë lidhjen me këtë të fundit, duke mos treguar asgjë për të, vetëm një fotografi. Së shpejti, Seldi do të sjellë një baladë muzikore për të cilën ka filluar përgatitjet sipas tij.

E shpifur| Miley Cyrus puthet në buzë me qenin

0

Miley Cyrus është e prirur për skandale. Ajo nuk ndalet së provokuari dhe ngjalluri debate nëpër media dhe rrjete sociale.

Së fundmi me fotot e publikuara në të cilat ajo puthë në buzë qenin e saj, pa dyshim që nuk ka kaluar pa marrë komente si ato negative ashtu edhe ato pozitive.

Si do që të jetë Cyrus nuk e ka problem aspak kur për të flitet keq ajo tashmë është mësuar me këtë dhe e sheh si diçka normale.

Përderisa nga fotot duket që ajo e ka shumë për zemër qenin e saj me të cilin publikon vazhdimisht foto.

Miley Cyrus puthet me qenin1