LHK ‘Ali Hadri’ thërret të mos nënshkruhet demarkacioni me Malin e Zi

Vendosjen e vijës kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan e ka quajtur si shkelje të rëndë të moralit kombëtar dhe profesional.

Kjo Kryesi, ka bërë me dije se është duke e ndjekur me shqetësim të madh punën dhe angazhimin e Komisionit shtetëror për vendosjen vijës kufitarë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Kryesia e LHK “Ali Hadri”, përmes një komunikate, i benë thirrje kreut të Komisionit shtetëror të Kosovës, Prof. dr. Murat Meha, që të mos hudh nënshkrim në një marrëveshje që se ka legjitimitetin e qytetarëve të Rugovës dhe të Kosovës.

Kjo Kryesi, konsideron se vendosja e vijës kufitarë në gjendjen e paraqitur është shkelje e rendë e moralit kombëtare dhe profesional.

“Ne, i bëjmë thirrje faktorit vendor dhe atij ndërkombëtare që të ndërhynë në zgjidhje e kësaj çështje dhe të mos lejohet eskalimi i situatës së përgjithshme në rajonin e Rugovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i përkrah fuqishëm përpjekjen e popullsisë së rajonit të Rugovës për mbrojtjen me çdo kusht të pronave të tyre. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Lajmet e Fundit