22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6607

Paraburgim, arrest shtëpiak, dhe paraqitje në polici, për anëtarët e familjes Demiraj nga Gjonaj i Hasit

0

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit, arrestit shtëpiak dhe paraqitjes në polici ndaj Përparim, Jetmir dhe Ramiz Demirajt nga fshati Gjonaj i Hasit.

Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren,Afërdita Kicaj tha se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

“Përparim Demirajt nga fshati Gjonaj, iu caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 1 muaji, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale; përdorim i armës apo i mjetit të rrezikshëm dhe pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, njofto Kicaj.

“Jetmir Demiraj nga fshati Gjonaj iu ka caktohet masa e arrestit shtëpiak, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave të zyrtare”.

“Ramiz Demiraj nga fshati Gjonaj , iu ka caktohet masa e paraqitjes në stacionin policor në kohëzgjatje prej 1 muaji”./PrizrenPress.com/

Adem Grabovci: LDK të korrigjohet

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci thekson se disa nga ministrat e LDK-së kanë bërë lëvizje të panevojshme të punëtorëve. Në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic nënkyetari i PDK-së, ndonëse kërkon që LDK t’i korrigjoj gabimet, ai shton se koalicioni është shumë stabil.

Shefi i deputetëve të PDK-së është i bindur se kryetari i PDK-së do të zgjedhet president i vendit.

“Në çdo variant z. Thaçi do të zgjidhet president i vendit”, thotë Grabovci i pyetur se a do t’i kenë numrat e mjaftueshëm për ta zgjedhur shefin e tij për kryetar të shtetit.
Ai flet edhe për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Zgjedhjet nuk mund të mbahen kur kujt mund t’i teket apo për t’ia plotësuar dikujt dëshirën, por sipas afateve ligjore”, thotë Grabovci në këtë intervistë dhënë për Gazetën Blic.

Nënkryetari i PDK-së i quan spekulim, listat e publikuara në opinion në lidhje me atë se kush mund të jenë të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

Grabovci flet për herë të parë edhe për atë se kush është më i fortë në PDK. Edhe pse në opinion përflitet për një luftë të madhe ndërmjet dyshes së PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli se kush ta marrë primatin e partisë, Adem Grabovci thotë se nuk ka kurrfarë rivaliteti. Sipas tij, Hashim Thaçi është 1 i PDK-së, derisa sipas tij, 2 është Kadri Veseli.

I pyetur se më kënd është ai, me 1 apo me 2 e partisë, ai ka thënë një përgjigje diplomatike, duke thënë se vota është ajo që secilit ia përcakton pozicionin.

Ja ministrat e LDK-së që bënë veprime të ngutshme

Gazeta Blic: Z. Grabovci, ditëve të fundit ka pasur një përplasje ndërmjet PDK-së e LDK-së për largimin e disa njerëzve nga vendet e tyre të punës. Ju keni konsideruar këtë veprim të ministrit Avdullah Hoti si të ngutshëm dhe kundërligjor dhe se prisni korrigjime. U korrigjua një gabim i tillë nga ministri i LDK-së dhe a u kthyen në punë “profesionistët”, siç po i quani ju?

Grabovci: Fillimisht e ndiej të nevojshme të sqaroj se koalicioni qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së është shumë stabil. Ne e kemi ndërtuar këtë koalicion mbi bazën e parimeve të shëndosha, për të mirën e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Koalicioni ynë do të mbetet i tillë, duke i respektuar parimet, duke e respektuar njëri-tjetrin, duke i respektuar punëtorët e administratës publike, pavarësisht qëndrimeve dhe bindjeve të tyre politike. Por, disa raste që kanë ndodhur, nuk përkojnë me këtë frymë. Janë bërë lëvizje të panevojshme të punëtorëve në tri dikastere, në atë të Financave, të Tregtisë dhe Industrisë si dhe në atë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ne kemi praktikë që për shumë çështje të konsultohemi me partnerët e koalicionit. Është e vërtetë se për këtë çështje, që ka shkaktuar shqetësim në opinion, kam pas një konsultim me mikun tim, shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirin, nga i cili kam kërkuar që të shihet se çfarë ka ndodhur dhe që të korrigjohen gabimet. Ne do të reagojmë çdo herë që ndokund dëmtohet procesi, dëmtohet puna dhe suksesi i institucioneve të vendit. Në të njëjtën kohë i mirëpresim vërejtjet dhe sugjerimet nga kolegët tanë të koalicionit, në mënyrë që së bashku të ecim përpara. Besoj që pas reagimeve tona, do të mirren masat e nevojshme dhe do të korrigjohen gabimet e bëra.

Gazeta Blic: Si do të veproni si parti, në rast se ministri Avdullah Hoti dhe të tjerët nuk do t’i kthejnë prapa këto vendime?

Grabovci: Besoj fuqishëm se së bashku me partnerët e koalicionit do të ecim së bashku në të mirë të zhvillimit të vendit. Kjo është edhe detyrë dhe përgjegjësi e njerëzve që drejtojnë institucionet shtetërore.

Gazeta Blic: Është raportuar se pas këtij vendimi, PDK ia ka tërhequr vërejtjen LDK-së që të ndalet, ose në të kundërtën mund të vihet në pikëpyetje funksionimi i koalicionit. A rrezikohet funksionimi i koalicionit nëse do të ndodh largimi i njerëzve të PDK-së nga ministrat e LDK-së?

Grabovci: E thash edhe më lartë, se aktualisht koalicioni është duke shkuar mirë, me disa lëshime. Besoj se të gjithë partnerët do të punojnë pa hile për funksionimin sa më të mirë të koalicionit e jo për prishjen e tij.

Zgjedhjet nuk mbahen kur dikujt i teket

Gazeta Blic: Të dalim në një temë tjetër. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, po kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai madje tetorin e ka përmendur si kohën kur mund të mbahen zgjedhjet e reja. Cila është përgjigja juaj? Do të ketë apo jo zgjedhje?

Grabovci: Ne jetojmë në demokraci. Demokracia i ka rregullat e veta të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Mosrespektimi i rregullave demokratike quhet anarki, e cila mund të jetë me pasoja. Ne jemi parti insticionaliste, i respektojmë institucionet që i kemi ndërtuar me shumë mund dhe sakrifica. Duke respektuar institucionet ne e respektojmë vetveten dhe qytetarët e Kosovës. Zgjedhjet nuk mund të mbahen kur kujt mund t’i teket apo për t’ia plotësuar dikujt dëshirën, por sipas afateve ligjore. Para se të mendojmë për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të angazhohemi për mirëqenien e qytetarëve, për zhvillim ekonomik të vendit, për rend dhe ligj, që do t’i hapin vendit tonë rrugën e perspektivës drejtë familjes së madhe evropiane. Ketë nuk mund ta bëjë gjithë secili, por vetëm ai që ka vizion dhe vlera të qarta. Dua të saktësoj se puna, angazhimi dhe vizioni i PDK-së për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit, kanë bërë që përkrahja për PDK-në të jetë në rritje të vazhdueshme, e cila do të dëshmohet kurdo që do të mbahen zgjedhjet.

adem1

Gazeta Blic: Nëse do të ketë zgjedhje, ndoshta edhe për shkak të zhvillimeve si pasojë e formimit të Gjykatës Speciale, a është e gatshme PDK që t’i hyjë kësaj gare?

Grabovci: Kosova ka institucionet e saja dhe ka stabilitet institucional. Zgjedhjet e reja dhe formimi i Dhomave të Specializuara, nuk mendoj se kanë ndërlidhje. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka kryer obligimet që i takojnë për këtë çështje. Përndryshe, kurdo që është nevoja, PDK është e gatshme për të rikonfirmuar besimin qytetar, madje për të treguar se ka rritje të mbështetjes qytetare.

Hashim Thaçi do të jetë president në cilindo variant

Gazeta Blic: Disa deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar se do të pengojnë zgjedhjen e z. Thaçi në krye të shtetit. Kanë mbetur edhe pak muaj deri në përmbylljen e mandatit të znj. Jahjaga, a i keni numrat prej 2/3 për të qenë prezent në sallë për zgjedhjen e kreut të PDK-së në krye të shtetit?

Grabovci: Lideri i PDK-së, z. Thaçi, është lideri më i votuar në vend. Ai ka përkrahjen më të madhe qytetare. Ne e kemi thënë edhe më herët, se do preferonim që me votën e drejtpërdrejtë qytetare të kemi edhe zgjedhjen e kreut të shtetit. Dhe, padyshim se aty z. Thaçi do ishte bindshëm më i votuari. Por, në anën tjetër, nëse veç zgjedhja e Presidentit do bëhet të përmes votës së deputetëve, atëherë besojmë se marrëveshja me partnerët do të respektohet në tërësi. Në çdo variant z. Thaçi do të zgjidhet president i vendit.

Gazeta Blic: Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje! ka paralajmëruar veprime radikale nëse do të miratohet Asociacioni i Komunave Serbe. A do të guxoni si koalicion ta miratoni këtë asociacion, i cili flitet se do të ketë edhe kompetenca ekzekutive?

Grabovci: Së pari, institucionet e Kosovës kanë shprehur përkushtimin e tyre që të kontribuojnë për të krijuar raporte të mira me të gjithë. Veçanërisht me qytetarët e vet. Do ta bëjnë këtë gjithmonë duke mbrojtur mbi të gjitha interesin e vendit dhe të ardhmen e qytetarëve tonë. Ne nuk udhëhiqemi nga politikat e rrugëve dhe kërcënimeve. Kontributi ynë ka qenë dhe vazhdon të mbetet i fokusuar në të mirën e ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit të vendit. Askush nuk do të miratoj një asociacion të tillë që do të kishte kompetenca ekzekutive. Dallimi nga kjo që themi ne dhe asaj që thotë një pjesë e opozitës është se ne garantojmë për këtë dhe punojmë për këtë, ndërsa ata bëjnë zhurmë, me qëllim të përfitimit të poenave politik tek elektorati. Qytetarët e vendit e kanë të qartë se kush çka dhe si ka punuar gjatë gjithë periudhave nëpër të cilat kemi kaluar ne dhe vendi ynë. Andaj edhe janë të ngopur më këtë qasje, që ka më shumë tendenca populiste, se sa që në vete ngërthen diçka konkrete.

Listat janë spekulim i pastër

Gazeta Blic: Pas kalimit në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Gjykatën Speciale, kanë filluar të dalin lista me emra të atyre që mund të akuzohen nga ana e kësaj gjykate. Si i komentoni këto lista?

Grabovci: E kam thënë edhe më parë, por po e përsëris: çështja e listave është një spekulim për mua. Emrat e listave nuk mund të dihen. I dinë vetëm ata që janë marrë me hetimin e çështjeve. Por, edhe sikurse të dihen emrat, do të ishte e pamoralshme të manipulohen me emra përderisa nuk janë bërë publik nga organi i akuzës, kur dihet se gjithë ata njerëz kanë familje, rrethin familjar dhe shkaktojnë shqetësim. Është e pandershme të manipulohet me emra. Ne e kemi mjaftë jetën tonë të rënduar me procese dhe shqetësime.

Gazeta Blic: Në lista janë përmendur edhe emra të rëndësishëm të partisë suaj, sikurse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti etj. Vërtetë mund të ketë lista me emra të tillë?

Grabovci: E përsëris se listat janë spekulime. Nuk kam ndonjë koment tjetër për këtë, përderisa nuk ka asgjë zyrtare. Megjithatë e them me bindje të plotë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe si e tillë është mbështetur nga qytetarët dhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë.

Gazeta Blic: Zyrtarë nga partia juaj kanë deklaruar se Hashim Thaçi nuk është intervistuar nga askush. Keni informacione, është intervistuar apo jo z. Thaçi?

Grabovci: Nuk kam informacion, se z. Thaçi është intervistuar. Ai vazhdon të jetë njëri ndër liderët më të fuqishëm në skenën politike në vend, i cili po angazhohet që Kosovën ta përfaqësoj denjësisht në të gjithë skenën ndërkombëtare.
Ja kush është 1 e kush 2 i PDK-së

Gazeta Blic: Në opinion përflitet se ka një rivalitet të madh në mes të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, se kush ta ketë primatin në parti. A ekziston ky rivalitet dhe ku jeni ju në këtë mes, si ndër njerëzit më të fuqishëm të partisë? Jeni me Hashim Thaçin apo me Kadri Veselin?

Grabovci: Partia Demokratike e Kosovës, tashmë është dëshmuar si parti që kultivon vlerat demokratike, duke krijuar hapësirë veprimi e debati në strukturat e saj. Si parti, kemi kaluar edhe në procese të brendshme zgjedhore, ku janë zgjedhë në mënyrë demokratike organet e saja drejtuese. Zgjedhjet kanë qenë të hapura dhe mundësia e kandidimit ka qenë e hapur. Më vota unanime, në krye të partisë vazhdon të jetë kryetari i partisë, z.Hashim Thaçi, e zëvendëskryetar Kadri Veseli. Ndërsa unë jam njëri nga nënkryetarët e partisë. Në bazë të përgjegjësive të marra nga vota në parti, punës dhe angazhimit, kuptohet se është e përcaktuar edhe pozita. Të gjithë kryejmë punën tonë, për të cilën jemi të thirrur, me përgjegjësi të lartë. Edhe koordinimi dhe bashkëpunimi është në nivel të shkëlqyeshëm. Ne jemi njohur dhe kemi bashkëvepruar edhe në kohëra shumë të vështira, pa u ndalur, dhe duke qenë shumë koherent në mes vete. Dhe, tani vazhdojmë poashtu, në të mirë të fuqizimit të institucioneve dhe shtetit të Kosovës. Pra, këtu nuk bëhet fjalë për asfarë rivaliteti.

Në Prizren fillon fushata në mbështetje të Abdullah Thaçit

0

Në Prizren ka filluar fushata për t’I dalë në ndihmë Abdullah Thaçit, I cili ditë mëparë u dënua me 5 mijë euro gjoë nga Gjykata Themelore në Prizre.

Postimi i plotë në “Facebook’

Kjo fushatë e nisur nga një grup i madh qytetarësh ka për qëllim grumbullimin e 5000 Eurove, si solidarizim me Abdullah Thaçin, i cili është dënuar me gjobë nga gjykata për shkak se e ka denoncuar korrupsionin e zyrtarëve publik.

Para disa ditësh, Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 5000 euro gjobë Abdullah Thaçin, ish punëtor i bankës ProCredit. Faji i vetëm i tij ishte se zbuloi detaje të transaksioneve bankare, të cilat tregojnë se si drejtori komunal i arsimit në Prizren ka keqpërdorur paranë publike. Dënimi i Abdullahut është një rast tipik i frikësimit të qytetarëve, të cilët marrin guximin për të zbuluar korrupsionin. Përveç që është larguar nga puna tre vjet më parë, menjëherë pas zbulimit të këtij rasti, Abdullahu është detyruar të paguaj shuma të konsiderueshme gjatë tërë procesit gjyqësor. Ndërsa, gjatë gjithë kësaj kohe, gjetja e një vendi të punës ka qenë mision i pamundur për te.

Për të kundërshtuar praktikën e frikësimit të qytetarëve dhe në shenjë solidarizimi me Abdullahun, një grup i madh i qytetarëve kanë nisur këtë fushatë që synon grumbullimin e mjeteve për të paguar gjobën e caktuar nga gjykata. Duke i ndihmuar Abdullahut, dëshirojmë t’i inkurajojmë edhe qytetarët tjerë, të cilët janë në dijeni të rasteve të korrupsionit por ndjehen të frikësuar nga ndëshkimet. Nëse shteti nuk është të gjendje të ofrojë mbrojtje, e për më keq përdor mekanizma të frikësimit dhe ndëshkimit, atëherë qytetarët mund t’i dalin në mbrojtje njëri tjetrit.

Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë atyre që besojnë në shtetin e së drejtës, që brenda mundësive të tyre të ndihmojnë fushatën “Me Abdullah Thaçin” duke kontribuar financiarisht për grumbullimin e mjeteve të nevojshme.
Kontributet tuaja mund t’i depononi në xhirollogarinë e Abdullahut:
Banka: Banka Kombëtare Tregtare
Dega: Prizren
Mbajtësi i llogarisë: Abdullah Thaçi
Numri i llogarisë: 1911695541021123
Sëift kodi: NCBAXKPR

Në momentin që do të arrihet shuma prej 5000 Eurosh, në këtë faqe do të publikohet lajmi për përmbylljen e fushatës. Bashkë me të, do të publikohet edhe bilanci i xhirollogarisë, si dëshmi e arritjes së shumës së synuar.

Ju falemnderit të gjithëve,
Fushata “Me Abdullah Thaçin”

Prokuroria nis hetimet për universitetin ilegal të Prizrenit

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ka autorizuar Njësitin për krime ekonomike dhe korrupsion në Prizren, që t’i ndërmarrë veprimet hetuese në kuptim të dispozitave ligjore, për rastin e një universiteti privat në Prizren ku dyshohet për keqpërdorime.

Kjo është komunikata e plotë e Prokurorisë Themelore të Prizrenit:

“Kryeprokurori Hoxha, ka autorizuar që të intervistohen personat e përmendur në shkrimin e Kohës Ditore e ku dyshohet se ish Zëvendës Ministri i Arsimit Usmen Baldzi dhe ish Nënkryetari i Kuvendit, tani Deputet i Parlamentit të Kosovës, Enis Kervan, nga Prizreni të cilët dyshohen se ish Zëvendës Ministri e ka marrë një laptop nga pronarët turq të Universitetit ilegal ndaj të cilit është zhvilluar procedurë penale për mos akreditim dhe falsifikim dhe nënkryetari i Kuvendit ka marrë të paktën 1.500 € para të gatshme pa u ditur arsyeja.

I pari i prokurorisë së Prizrenit, ka autorizuar të intervistohen personat e përmendur në artikullin e gazetës, si dhe të intervistohen personat tjerë të mundshëm për të cilët gjatë hetimeve do të rrjedhë ndonjë informacion të cilët do të kontribuonin në ndriçimin e rastit në fjalë.

Hoxha, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Njësiti i krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prizren, që të ndërmerr edhe veprime të tjera të cilat kanë apo mundë të kenë lidhshmëri me keqpërdorimet e mundshme në Universitetin ilegal i cili ka vepruar në këtë qytet, i cili tanimë është i mbyllur, të vërtetohet koha sa ka vepruar, se kush nga personat e akceptuar në këtë artikull kanë mundur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga Universiteti turk.

Po ashtu, kryeprokurori Hoxha, ka kërkuar nga ana e policisë së Kosovës, që pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, të njoftohen me shkrim Prokuroria Themelore në Prizren për veprimet e ndërmarra, në mënyrë që Prokurori i Shtetit, të shqyrtoj të njëjtat e më pas të vendosin për mënyrën meritore për çështjen e ngritur përmes informacionit të marrur nga ana e gazetës së përditshme “Koha Ditore” e datës 21 gusht 2015”.

Anais ekspozon të pasmet bombastike

0

Anais Pouliot është bërë pjesë e një reklame të brendshmesh ku ka treguar të pasmet e saj tejet seksi.

Modelja 24-vjeçare kanadeze duket vërtet e nxehtë.

Gjykata e Apelit: Edhe disa ditë do të publikohet vendimi për Ramadan Mujën

0

Gjykata e Apelit në Prishtinë ende nuk e di datën se kur do të shpallet vendimi për Kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, i cili është i dënuar nga shkalla e parë me dy vite burgim. Zyrtarët e Apelit kanë thënë se vendimi do të shpallet në ditët në vazhdim, pa e specifikuar saktësisht, se kur do të dihet fati i Kryetarit të Prizrenit

Ramadan Muja mund të qëndrojë pa ndonjë problem në Zyrën e Kryetarit të Prizrenit edhe më tutje pasi ende nuk dihet saktësisht se kur do të shpallet vendimi i Gjykatës së Apelit.

Zyrtarët e kësaj Gjykate kanë thënë për Gazetën Express se vendimi për Mujën dhe të tjerët do të shpallet në ditët në vazhdim.

Por, s’e kanë saktësuar se kur i bien “në ditët në vazhdim”.

Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, ka thënë se vendimi për rastin Muja do të shpallet në përputhje me procedurat ligjore.

“Gjykata e Apelit do ta publikojë vendimin e vet lidhur me rastin Muja dhe të tjerët, brenda disa ditësh. Sikurse çdo rast tjetër, Gjykata është duke vepruar në përputhje me procedurat ligjore dhe do të veprojë njësoj deri ne finalizimin e plotë të këtij procesi”, është shprehur Jashari.

Në seancën e vendimtare të Gjykatës së Apelit, e cila është mbajtur më 9 qershor, bashkë me Ramadan Mujën ishin paraqitur edhe pesë zyrtarët tjerë. Prej atëherë kanë kaluar 2 muaj e dhjetë ditë, ndërsa, zyrtarët e Gjykatës së Apelit, thonë se vendimi përfundimtar do të shpallet në ditët në vazhdim.

Rasti Muja është duke u zvarritur tash e ca muaj së pari për shkak të shëndetit të së parit më pas bllokada institucionale disa mujore.

Lënda fillimisht i ishte ndarë një gjyqtari ndërkombëtar të cilit ndërkohë i kishte kaluar mandati. Këshilli Gjyqësor i Kosovës atë kohë nuk ishte funksional dhe si pasojë e kuorumit të anëtarëve të KGJK’së nuk ishte e mundur të emërohen gjyqtarët e rinj- të cilët emërohen nga Kuvendi i Kosovës.

Mirëpo muaji gusht do të jetë përfundimtarë nëse qytetarët e Prizrenit do të dalin në zgjedhje të jashtëzakonshme apo jo. Më 9 qershor Gjykata kishte thënë se vendimi do t’u jepet palëve në formë të shkruar.

Por kryetari Muaj, i dënuar nga Gjykata Themelore është i bindur që do të dalë i pafajshëm. Në seancën e nëntë qershorit tha se gjykata do të vendosë drejtë. Në deklaratën e Prokurorisë e cila u lexua gjatë seancës kërkohet që shkalla e dytë ta refuzojë kërkesën e mbrojtjes dhe “ta vërtetojë aktgjykimin e shkallës së parë” ndaj kryetarit të Prizrenit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ramadan Muja i cili udhëheq me Prizrenin për 3 mandate në vitin 2014 është dënuar me 2 vite burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 3 vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 30 muaj. Muja dhe drejtorët e tij, nga Prokuroria e EULEX-it janë akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.

Kolegji i Gjykatës së Apelit i përbërë nga gjyqtarët vendorë Driton Muharremi dhe Adbullah Ahmeti dhe kryetari Piotrr Bojarczuk pritet që në ditët në vijim të shpall vendimin./gazeta express/

Kosova me 5.5 € miliard buxhet

0

Seremb Gjergji

Rritja e Buxhetit të Kosovës në €5.5 miliard euro, nënkupton edhe rritje të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo GDP-së dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Kjo është e mundur, duke aplikuar këtë Strategji dhe duke reformuar modelin e mbledhjes së taksave. Stabiliteti dhe pasurimi i familjeve me rreth €800-1000 euro në vjet është esenciale. Mesatarja e pagave te të gjithë shërbyesve civil do të arrijnë rreth €1000 euro. Mirëqenia do të lulëzoi, por edhe kriteret e BE-së në eliminimin e korrupsionit dhe informalitetit do të arrihen!

Nga janari 2016 pritet që të hyrat nga Doganat (si burim shumë i rëndësishëm i financimit të buxhetit të Kosovës) të zhduken. Kjo vjen si rezultat i Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian. Çka nënkupton kjo?

Kosova nuk do ta ketë më buxhetin aktual! Por, do ta ketë buxhetin rreth €650 milion euro. Do te filloi largimi nga puna i 30% të shërbyesve civil (shëndetësi, arsim, edukim, Komuna, Qeveri, Agjenci, etj), në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës. Do të prekën të gjitha kompanitë publike që marrin asistencë nga shteti (përveç Telekomit të Kosovës), sepse Telekomi i fiton paratë e veta. Komunat do të varfërohen aq shumë, sa nuk do të jetë lezet as të jesh Kryetar Komune. Do të ketë rënie të Ekonomisë dhe kriza do të thellohet edhe më shumë.
Përderisa marrëveshja (MSA-së), nuk lejon rritje të taksave, vendi është në një udhëkryq të madh?! Por, gjithë kjo gjendje kalohet duke aplikuar këtë Strategji.

Modeli €5.5 miliardësh i thithjes së taksave

Kur fiton qytetari, fiton edhe shteti.
Ka dalje nga kjo krizë. Madje duke e rritur buxhetin rreth €5.5 miliard euro në vit. PO, ky proces e ndalë në maksimum informalitetin (vetëm nëse e lejon ATK apo Doganat), e forcon shtetin dhe e ruan xhepin e konsumatorit.
Administrata Tatimore e Kosovës duhet të ndërroj modelin e mbledhjes së taksave. Jo t’i rrisë taksat, por ta ndërroj modelin e mbledhjes së taksave. Sistemi Softverik është i instaluar. Inspektorët tatimorë duhet ta ndalin korrupsionin në të dyja drejtimet duke e bërë QYTETARIN roje të vendit. Roje të interesit nacional dhe familjar.
Qeveria e Kosovës, në përkrahje të Kuvendit të Kosovës duhet të filloi aplikimin e modelit sa më parë që është e mundur. Testi i parë të filloj nga 1 tetori.

Duke filluar nga muaji tetor – do të ishte një “test-drive” për gjithë hapat e mëtejmë. Duke filluar nga Janari i vitit të ardhshëm – testi 3 mujor ndihmon edhe buxhetin për vitin dhe vitet ne vazhdim. Aplikimi i këtij modeli, poashtu hapë perspektiva të reja në fushën e zhvillimit të brendshëm ekonomik, rritjen e prodhimit vendor dhe pagesës së të gjitha taksave që ka qytetari ndaj shtetit pa asnjë problem.

Strategjia dhe implementimi

Të gjitha taksat/TVSH e shpenzimeve/blerjeve vjetore familjare, kthehen përsëri tek xhepi i konsumatorit; çdo fundvit. Në këtë mënyrë, ndalet INFORMALITETI në tërë Kosovën. Qytetari e ruan shtetin. Njëherësh, të gjitha hyrje-daljet në shtet janë të regjistruara. Mbledhja e kuponëve/faturave dhe regjistrimi i tyre nga qytetari bëhen në tri lloj formularësh të cilët përcaktojnë tri (3) segmentet e poshtëshënuara.

Implementimi është në këto tri segmente:

1. Infrastrukturë Ndërtimore;
2. Teknikë e Bardhë;
3. Ushqimore, Veshmbathje dhe Përditshmëri.

1. Investimet në pronë dhe ndërtimore – çdo investim në blerje, ndërtim, rindërtim dhe renovim të shtëpisë apo lokalit (pronë ndërtimore), pas mbushjes së formularit përkatës dhe dorëzimit të pagesës/transferim bankar, kuponit fiskal – blerësit/konsumatorit i kthehet 100% e TVSH-s prej 16% sa tash aplikohet me ligj në Kosovë.
2. Blerjet në Teknikë të Bardhë (janë të përfshira gjithë pajisjet hidro-sanitare, kuzhina, frigorifer, agregat, televizor dhe pajisje të tjera elektronike – kthehen 75% të TVSH-s prej 16% sa aplikohet me ligj në Kosovë.
3. Ushqimore dhe Veshmbathje hyjnë të gjitha blerjet e përditshmërisë për nevoja familjare/personale – nga orenditë, kabinete, veshmbathje, ushqimore, turizëm, ngjarje kulturore, komunikim (telefoni, interneti), transport, shëndetësi, shkollimi, etj do të kthehet TVSH nga numri i anëtarëve të familjes. Për një person kthehen 50%, dy persona 55%, tre persona 60%, 4 persona 65% 5 persona e më shumë në familje u kthehet 70% të TVSH-s prej 16% sa aplikohet me ligj në Kosovë.

Si pasurohet buxheti komunal

Ky model, jo vetëm që e mbushë arkën e shtetit, por edhe arkën komunale.
Qytetari i Kosovës do t’i mbledhë të gjithë kuponët fiskal dhe varësisht nga shuma e këtyre kuponëve – kthehet TVSH-ja. PSH: nëse për një vit keni shpenzuar/harxhuar mbi €10.000 mijë euro dhe i keni kuponët fiskal, varet se në cilën fushë (1, 2 apo 3) keni harxhuar më shumë – do të keni të kthyer në fund të vitit nga €800 deri në €1300 euro. Nëse keni investuar mbi €100.000 qind mijë euro; Atëherë, do t’i keni në xhepin tuaj mbi €10.000 mijë euro para të kthyera.
Secili qytetarë do të blejë aty ku ka kupon fiskal – në mënyrë që të fitoi TVSH-në në fund të vitit. Në këtë mënyrë çdo shitore do të ketë arkë fiskale. Pastaj, Inspektorët Tatimorë, merren me çështje më të rëndësishme.

Me paratë e kthyera në fund të vitit – ATK në bashkëpunim me Komunat e Kosovës, duke përllogaritur tatimet individuale në pronë, e ndal tatimin në pronë secilit përfitues; para se t’u kthehen paratë. Kjo, i pasuron të gjitha komunat – të cilat do të aplikonin taksa për të gjitha pronat – pa dallim, në qytet, fshat apo në bjeshkë. Pasurimi i komunave – hynë në vlerën e përgjithshme të €5.5 miliard eurove. Më pak fitojnë komunat me Zonën e Lirë Tatimore – psh: Gjakova dhe Mitrovica. Vetëm komunat do të mblidhnin nga €44-100 milion euro së paku çdo vit nga tatimen në të gjitha llojet e pronave. Që i bie secila komune e nxjerrë afërsisht buxhetin aktual që e merr nga Qeveria. Shto këtu edhe buxhetin qeveritar. Në këtë mënyrë – zhvillimi ekonomik, prodhimi i brendshëm dhe nevoja për forcë punëtore do të jetë e rritur shumë brenda 5 vjetëve. Nuk do të ketë punëtorë të mjaftueshëm, sa mund të ketë vende pune.

Pas gjitha kalkulimeve, pas të gjitha pagesave, qytetari i Kosovës, në xhepin e vet ka të paktën mbi €500 euro në €10.000 mijë euro shpenzime/blerje vjetore. Sa më i madh shpenzimi, aq më e madhe mbledhja në fund të vitit. Kjo e stimulon konsumin si komponenta më rëndësishme e Prodhimit të Brendshëm Bruto apo GDP-së. Këto para, do t’i shpenzoni në të mirë të familjes dhe shtëpisë. Janë këto para që mund të ndahen për pushime dimërore apo verore; paguani shkollimin e fëmijës, apo e filloni vitin me një pagë shtesë ?.

Çka bënë qytetari?

Duke parë interesin personal dhe të familjes, qytetari i Kosovës, do të blinte te gjithë artikujt vetëm aty ku merr Kupon Fiskal. Kjo do të shtyj të gjitha bizneset, e vogla, mesme apo të mëdha të kenë arka fiskale; edhe pse këto të fundit 99% të rasteve kanë arka. Përndryshe, brenda muajit do të detyrohen ta mbyllin biznesin – se nuk do të ketë blerës. Çka nënkupton kjo?
Të gjitha hyrje-daljet e mallit brenda dhe jashtë Kosovës regjistrohen, faturohen dhe në fund të vitit ATK barazon faturat e konsumatorëve me mallin e shitur nga importuesi/eksportuesi. Ky veprim e rritë ekonominë dhe e plotëson kushtin më të rëndësishëm drejtë BE-së – Kontrollin Financiar Shtetëror. E njëjta vlenë edhe për prodhimet vendore. Shteti ka kontrollin në të gjithë zinxhirin e pagesave dhe në baza mujore ka shifrat të sakta te të gjitha shit-blerjeve në vend.

Kjo e rritë kuotën buxhetore e të hyrave vjetore nga taksat deri në €5.5 miliard euro. Një stabilitet i këtillë financiar, i Ulë edhe Interesat Bankare të cilat janë tejet të larta për një vend që ende është në tranzicion dhe i dalë nga lufta dhe shkatërrimi.
Modeli aktual i mbledhjes së kuponëve për para të shpejta, le të vazhdoi – por të rritet norma e interesit të fitimit të mbledhësit. Kuota aktuale është qesharake!?
Ky model do t’i shtynte të gjithë tregtarët, të gjithë kontraktuesit, përfshirë edhe Kioskat/Trafikat dhe Tregun e Gjelbër që të furnizohen me Arka Fiskale. Për çmimin e arkave fiskale në kapitullin më poshtë.

Heqja e TVSH-së në kufi

Aktualisht të gjitha bizneset e Kosovës që importojnë mallra në Kosovë – bëjnë pagesën e TVSH-së në KUFI; në momentin që malli hyn në vend. Askush nuk e di se a shitet malli menjëherë, apo në fund të vitit. Por, nga ky veprim, çdo tregtar kufizohet dhe minimizohet fuqia e tij/saj tregtare. Poashtu, askush nga pushteti qendror apo lokal nuk brengoset apo merret me fatin a atij malli – a është shitur a jo – edhe pse shteti ia ka marrë TVSH-në paraprakisht. Psh: nëse një biznes importon në Kosovë €100.000 euro mallra, në kufi paguani €27.500; përfshirë edhe TVSH-ja si extra.

Me këtë Strategji, nuk ka nevojë të paguaj TVSH-në për mallin menjëherë, por kur e shet – sepse çdo lloj malli është i regjistruar dhe i menaxhuar deri në artikullin e fundit, i merret TVSH-ja. Kjo mundësi e ndihmon secilin tregtarë, por në të njëjtën kohë e ndihmon edhe shtetin me statistikat përkatëse – çfarë produkti përdoret në çfarë sezoni. Cilat produkte janë konstante dhe cilat janë sezonale. Mbi këtë bazë, Kosova e mbulon edhe një standard të BE-së. Madje në disa fusha; të dhënat do t’i ketë shumë më të sakta se vet BE-ja.

Arkat Fiskale – Gratis

Pagesat për Arkë fiskale duhet të zvogëlohen në €100 euro në vit për mirëmbajtje; apo €8.33 euro në muaj. Ndërsa, të gjitha pagesat i bënë Qeveria në bazë të ofertave që bëjnë konkurrentët në tenderim – duke ofruar kualitet për çmimin më të ultë në blerjen e arkiva fiskale. Shteti kursen edhe në këtë fushë.
Përdorimi i Arkës Fiskale, e lufton Informalitetin. Ky luftim, nuk kërkon as presion, as obligim e as shtytje; por të gjitha bizneset e obligojnë vetveten që të implementojnë arkat fiskale. Tarifa e ulte e një arke, e bënë shumë të lehtë edhe për ata që deri me tash e kanë kundërshtuar apo nuk e kanë instaluar për arsye ilegaliteti!

Me këtë Strategji, pa Arkë Fiskale, nuk do të ketë as Fitim e as Biznes për askënd që përkrahë Informalitetin. Në këtë mënyrë do të ndërpritet edhe kontrabanda me Serbinë dhe shume kontrabandimëve të tjera.

Ligjërisht s’ka pengesa!?

Ligjërisht, nuk ka asnjë pengesë as në aspektin ekzekutiv e as në aspektin legjislativ. Nga të gjitha drejtimet, procesi është shpejt i realizueshëm dhe shpejtë i arritshëm.

Ministri i Financave në bashkëpunim me Guvernatorin e BQK-së dhe Shefin e ATK-së, deri në shtator mund të procedojnë të gjitha ndryshimet e nevojshme për votim në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa, KUVENDARËT, me t’u kthyer nga pushimi i verës, mund ta votojnë ndryshimet ligjore të ligjeve përkatëse.

I gjithë shteti i Kosovës ka nevojë për një zhvillim të shpejtë dhe kjo Strategji është njëra ndër mënyrat më të arritshme dhe më të shpejta; dhe 100% të sigurta. Nevojitet vetëm vullneti i Qeverisë sonë. Tash për tash ky vullnet është në pikëpyetje!

Kryeministër Mustafa, a jeni gati ta Zhvilloni Shtetin dhe Pasuroni Qytetarin?

Zafa apel liderëve të komunitetit joshumicë: Mos përkraheni njerëz si Ramadan Muja

0

Në kohën kur pritet të merret vendimi përfundimtar për kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, deputeti i Kuvendit të Kosovës Zafir Berisha shpreson se komunitetet nuk do ta përsëritin gabimin sikur në zgjedhjet e kaluara, duke i dhënë votën njeriut të korruptuar.

“Përderisa po pritet brenda pak ditësh t’i konfirmohet dënimi nga Gjykata e Apelit grupit kriminal i cili po qeverisë me Prizrenin.

Po shpresojmë se liderët politik të komuniteteve Turk, Boshnjak, Rom dhe Ashkali të mos përsërisin gabimin që kanë bërë herën e kaluar duke e manipuluar komunitetin e tyre për të votuar njeriun i cili ishte duke u gjykuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe duke ia dhënë rreth 11 mijë vota të komuniteteve jo shumicë, veprim për të cilën po shpresoj që edhe ata vet janë bindur që kanë gabuar.

Njeriu edhe mund të gaboj, por kur e përsëritë gabimin atëherë nuk është diçka në rregull me të!Z.B”, ka shkruar në Facebook deptueti Berisha. /PrizrenPress.com/

Kush është më i fortë në PDK: Hashim Thaçi apo Kadri Veseli?!

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, e cila do të botohet në orët e pasdites flet për funksionimin e koalicionit me LDK-në, për kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, për Gjykatën Speciale, për listën e emrave që mund të akuzohen nga kjo gjykatë…

Në këtë intervistë, Grabovci flet për herë të parë edhe për atë se kush është më i fortë në PDK. Edhe pse në opinion përflitet për një luftë të madhe ndërmjet dyshes së PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli se kush ta marrë primatin e partisë, Adem Grabovci thotë se nuk ka kurrfarë rivaliteti. Sipas tij, Hashim Thaçi është 1 i PDK-së, derisa sipas tij, 2 është Kadri Veseli.

I pyetur se më kënd është ai, me 1 apo me 2 e partisë, ai ka thënë një përgjigje diplomatike, duke thënë se vota është ajo që secilit ia përcakton pozicionin.

Kjo është përgjigja e tij për atë se kush është më i fortë në PDK:

“Partia Demokratike e Kosovës, tashmë është dëshmuar si parti që kultivon vlerat demokratike, duke krijuar hapësirë veprimi e debati në strukturat e saj. Si parti, kemi kaluar edhe në procese të brendshme zgjedhore, ku janë zgjedhë në mënyrë demokratike organet e saja drejtuese. Zgjedhjet kanë qenë të hapura dhe mundësia e kandidimit ka qenë e hapur. Më vota unanime, në krye të partisë vazhdon të jetë kryetari i partisë, z.Hashim Thaçi, e zëvendëskryetar Kadri Veseli. Ndërsa unë jam njëri nga nënkryetarët e partisë. Në bazë të përgjegjësive të marra nga vota në parti, punës dhe angazhimit, kuptohet se është e përcaktuar edhe pozita. Të gjithë kryejmë punën tonë, për të cilën jemi të thirrur, me përgjegjësi të lartë. Edhe koordinimi dhe bashkëpunimi është në nivel të shkëlqyeshëm. Ne jemi njohur dhe kemi bashkëvepruar edhe në kohëra shumë të vështira, pa u ndalur, dhe duke qenë shumë koherent në mes vete. Dhe, tani vazhdojmë poashtu, në të mirë të fuqizimit të institucioneve dhe shtetit të Kosovës. Pra, këtu nuk bëhet fjalë për asfarë rivaliteti”./ Gazeta Blic

Bastiset “Kobra City” në Prizren, arrestohet Kallashi (Video)

0

Në mëngjesin e sotëm, Policia e rajonit të Prizrenit ka bastisur lokalin e natës “Kobra City”, ku kanë arrestuar pesë persona, ndër ta edhe valltaren dhe këngëtaren Donjeta Kosumi e njohur si “Kallashi”.

Hazir Berisha, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prizrenit ka thënë se bastisja filloi pas sigurimit të incizimit kur anëtarë të “Kobra City-t”, pak ditë më parë kishin rrahur katër viktima në një pompë të karburantit.

“Dy ditë më përpara shumë pjestarë të këtij lokali janë rrahur në qytet, ose më mirë të themi kanë sulmuar katër viktima në qytet tek një pompë e karburanteve. Janë gjetur një varg parregullsish. Kemi të arrestuar për momentin pesë persona, një ndër to edhe Kallashi”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Ai ka thënë se pos PK-së, në vendin e ngjarjes po qëndrojnë edhe ekipi i KEDS-it dhe hidroregjionit, ku KEDS-i kishte vlerësuar se rryma ishte e lidhur me bajpas, pra ishte vjedhur.

“Ne jemi në kërkim të provave materiale sepse më parë kemi siguruar incizimet e rrahjes. Kemi ftuar pjestarë tjerë, zyrtarë të institucioneve tjera, KEDS-in, të hidro regjionit dhe inspektorë komunalë për të parë parregullsitë që ka këtu.
Energjia ka qenë e lidhur bajpas, apo e vjedhur si themi. KEDS-i e ka ndërpre energjinë menjëherë. Po ashtu, inspektorët kanë gjetur një varg shkeljesh, të themi mizori”, ka sqaruar ai më tej.

Berisha ka shtuar për Indeksonline se janë sekuestruar tri pistoleta dhe një pushkë gjysëm automatike dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm, po ashtu edhe një sasi e narkotikëve që janë në formë të pilulave, një peshorë që mat gjësende të imëta.

Ai ka thënë se bastisja është duke vazhduar ende./Indeksonline/