10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Babë e bir në gjykatë për vrasjen e trefishtë në Prizren

Babë e bir janë paraqitur në gjykatën e Prizrenit për t’u përballur me akuzat për vrasjen e trefishtë në Prizren.

Eshref Shemallari dhe Ejup Shemallari akuzohen se më 8 mars 2015, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme, privuan nga jeta Ferdi Shishkon, Haki Thaqin dhe Bergin Ersoyn, të tre nga Prizreni.

Incidenti kriminal, i cili ishte temë e diskutimeve të shumta për shkak të të kaluarës recidiviste të të vrarëve, tashmë ka nisur të gjykohet në Gjykatën e Prizrenit.

Në seancën e sotme avokatët Mahmut Halimi e Betim Shala kanë kërkuar që të hedhet poshtë aktakuza ndaj të pandehurve kërkesë kjo që është kundërshtuar nga prokurori Genc Nixha. Ky i fundit në nisje të seancës u ka paraqitur avokatëve dokumentacionin dhe provat e mbledhura nga prokuroria përfshirë ekzaminimin e në veture “Golf 2”.

Mënyra se si është kryer ky ekzaminim u kritikua nga avokati Mahmut Halimi, i cili dha vërejtje në raport me arsyetimin se nuk është bërë ekzaminimi i mekanizmit të dyerve.

Por, prokurori Nixha tha se ekzaminimi i mekanizmit të veturës nuk ka mundur të bëhet pasi që automjeti i ishte kthyer pronarit të veturës.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Ejup Shemallari, avokati Betim Shala, propozoi si provë emisionin “Drejtësia në Kosovë të datës 16 mars 2015, ku ishte trajtuar ngjarja.

Vendimi për vazhdimin e procesit gjyqësor në këtë rast pritet të merret nga gjykatësi i çështjes, i cili sqaroi palët se vendimi do u kumtohet me shkrim. /Kallxo.com/

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit