19.1 C
Prizren
E premte, 6 Qershor, 2025
Home Blog Page 6612

Djali i Holbrooke: Babai e ka dashur shumë Kosovën

0

David Holbrooke, djali i diplomatit Richard Holbrooke, ka ardhur në Kosovë, për të promovuar filmin “The Diplomat”, kushtuar karrierës së babait të tij.

Ai ka vizituar qytetin e Vitisë, kur ka marr pjesë në ekspozitën e hapur për nderë të babait të tij, njëherit ka vizituar edhe kompleksin “Richard Holbrooke”, ku është i vendosur busti i diplomatit dhe ekzpositgën e hapur për nderë të babait të tij.

David Holbrooke, thotë se babai i tij e ka dashur shumë Kosovën edhe ka folur gjithmonë mirë për Kosovën.

“Babit i ka ardhur mirë që në Kosovë ka pasur sukses puna e tij dhe që paqja dhe prosperiteti vazhdojnë me pas sukses”, ka thënë David Holbrooke. Ai thotë se është regjisor dhe nuk është diplomat, kështu thotë se nuk aq për diplomaci dhe për politikën e jashtme. “Por e di që babai im shumë ka pasur dëshirë për paqe dhe stabilitet, ka qenë prioritet i tij, dhe e dyta në agjendën e tij ka qenë zhvillimi ekonomik edhe ka pasur dëshirë që të gjithë në rajon të bashkëpunojnë për zhvillimin ekonomik”, është shprehur David Holbrooke.

Sokol Haliti, kryetar i komunës se Vitisë, është shprehur mirënjohës ndaj vizitës së David Holbrooke që komunën që ai e drejton.

“Ju e dimi që nga vitit i kaluar ne jemi shuar për një qytetar dhe atë një qytetar i nderuar dhe i respektuar në tërë botën, në veçanti në Ballkan, për shkak se ai është një nga ish diplomatët që ka vendosur paqe në Ballkan me diplomacinë e tij të njohur”, ka thënë Haliti, derisa ka folur për bustin e Richard Holbrooke, i vendosur në qendrën e Vitisë.

Rita Ora puth Chris Brown?

0

Mentorja e X – Factor Uk, Rita Ora është gati për të publikuar këngën e saj të fundit me Chris Brown, “Body on me”. Video e këngës që po pritet me mjaft interes nga fansat do të publikohet nëser.

Bruime pranë artistëve thanë se video është xhiruar në Los Angelos dhe ka skena shumë sensuale, madje edhe një puthje mes Brown dhe Orës. Mediat britanike thonë se mes tyre mund të këtë edhe një “feeling”, por kënëgtarja me origjinë shqiptare e e ka mohuar duke thënë se ata janë miq të vjetër.

“Body on me” ka arritur 3 milionë klikime në youtube sapo u publikuan në versionin audio. Vetëm një njeri duket se nuk e ka qenë dakord për këtë bashkëpunim. Rihana e ka shprehur hapur xhelozinë për Rita Orën dhe duetin me ish të dashurin e saj, Chris Brown.

Amber Rose “viktimë” e një rrjeti prostitucioni

0

Imazhi i Amber Rose është përdorur për të joshur vajza apo modele në një rrjet prostitucioni dhe lidhur me këtë ajo nuk kishte asnjë ide.

TMZ ka mësuar se kompania LAPD, nxiste modele të reja për të realizuar një fotosesion të paguar shumë mirë për disa veshje. Modelet që aspironin të bëheshin pjesë e këtij seti fotografik, pasi kontaktonin me kompaninë merrnin përgjigje sikur Amber Rose ishte personazhi kyç në zgjedhjen e modeleve.

Kompania e cila dyshohet se ishte duke u përpjekur për të joshur modele dhe më pas për t’i pasur pjesë të rrjetit të prostitucionit njihej ndryshe me emrin “FaceTime me Amber”.

Për ta bërë dhe më të besueshme këtë pjesë, kompania montoi një video të Amber dhe e bëri atë të dukej sikur fliste ajo në telefon me modelet. Kompania kërkonte modele mbi 18 vjeç dhe shumë seksi. Pas këtij skandali kompania “fantazmë” po hetohet.

Diktati i Qeverisë mbi Kuvendin

0

Legjislativi po vazhdon të jetë i kontrolluar nga ekzekutivi, në vend se të ishte e kundërta.

Për dy mandate Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi ishte kritikuar për diktim të agjendës së punës së Kuvendit të Kosovës.

Të njëjtën rrugë, sipas analistëve politikë, po e ndjek edhe Qeveria Mustafa. Sipas tyre, legjislativi po vazhdon të jetë i kontrolluar nga ekzekutivi, në vend se të ishte e kundërta.

Kuvendi i Kosovës, nga analistët politikë, nuk shihet si autonom, por si një institucion që në vazhdimësi i nënshtrohet diktatit të Qeverisë. Megjithëse është pritur Qeveria Mustafa do ta ketë një qasje tjetër karshi legjislativit, sipas analistit Artan Muhaxhiri, edhe qeveria aktuale po vazhdon me mënyrën e njëjtë të funksionimit në raport me Kuvendin.

“Deputetët e partive në pushtet më shumë ngjajnë si anëtarë të kabinetit qeveritar sesa si deputetë të cilët ekanë marrë mandatin që në mënyrë të pavarur t’i paraqesin kërkesat e qytetarëve të cilët i kanë votuar ata. As në rastin e kryeministrit Mustafa nuk ka ndonjë ndryshim, sepse votimi është krejtësisht i diktuar dhe nuk ka aspak hapësirë për ndonjë qëndrim autonom”, u shpreh Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Edhe opinionisti Imer Mushkolaj thotë se Kuvendi i nënshtrohet diktatit politik dhe partiak që vjen nga partitë e koalicionit qeverisës.

“Të gjitha aty që janë premtuar nga zoti Mustafa në kuptimin e funksionalizimit sa më të mirë të institucioneve, në radhë të parë të Qeverisë, por pastaj edhe të Kuvendit, kanë rënë në ujë dhe ne sot jemi në një situatë të diktatit politik dhe partiak të Qeverisë karshi Kuvendit”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.

Rasti i fundit i ndërhyrjes së Qeverisë në agjendën e Kuvendit, u vlerësua se ishte ai i riprocedimit të amandamentit 24 të Kushtetutës që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, e i cili paraprakisht nuk kishte kaluar në Kuvend. Sipas Driton Selmanajt nga KDI-ja, kjo po e dëmton parlamentarizmin në vend.

“Nuk është praktikë e mirë parlamentare që një vendim i Kuvendit, çfarëdoqoftë ai të rikthehet përsëri. Kjo flet për fragjilitetin e institucionet e Kosovës, për dobësinë që institucionet e kanë. Ne mund të themi se kjo e lëndon demokracinë, e lëndon parlamentarizmin dhe jetën plurale në Kosovë”, tha Selmanaj për Radio Kosovën.

Analistët vlerësojnë se trendi i ndikimit të Qeverisë karshi Kuvendit po vazhdon edhe gjatë këtij mandati dhe sipas tyre, sa herë që ka vendime ose ligje që i shkojnë për shtati kabinetit qeveritar apo liderëve të partive të koalicionit, Kuvendi detyrohet t’i nënshtrohet diktatit të Qeverisë, duke harruar demokracinë dhe Kushtetutën e Kosovës.

Qeriqi: Politika po ndërhyn në polici dhe gjyqësor

0

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi nuk ka pranuar të jap ndonjë deklaratë për policinë, kur është paraqitur sot në orën 9:00, në stacionin numër 2 të forcave të rendit në Prishtinë.

Ai ka konfirmuar se ishte ftuar për intervistë lidhur me protestën e veteranëve të UÇK-së të datës 7 gusht të këtij muaji, si organizator dhe dëshmitar.

“Nuk kam pranuar që të japë deklaratën, nuk do të japë një të tillë edhe nëse më thërrasin vetëm në cilësinë e organizatorit. Nuk do të flasë për ish bashkëluftëtarët e mi”, ka thënë ai në një prononcim për “Klan Kosova”.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se pas refuzimit për të dhënë deklaratën e tij, është njoftuar se mund të ketë pasoja.

“Më kanë lexuar disa nene duke më thënë se mund të kem pasoja për këtë por kjo nuk ka rëndësi për mua, nuk frikësohem”, ka deklaruar Qeriqi.

“Jam krenar për punën sado të vogël që bëj”, është shprehur ai. Qeriqi ka shtuar se edhe arrestimi i tij, në protestën e fundit të veteranëve të UÇK-së, por edhe kjo thirrje për intervistë, është ndërhyrje e pastër politike. “Politika po ndërhyn në polici dhe gjyqësor”, ka thënë ai.

“Edhe arrestimi im ishte politik, më kanë arrestuar për mbajtje 48 orëshe por më pas më kanë liruar pas 25 – 26 orëve me vetëm një urdhër për lirim pa asnjë arsyetim”, ka treguar Qeriqi.

Ai ka thënë se është për respektim të rendit e ligjit, “por jo në këtë mënyrë, gjyqësori dhe policia duhet të jenë të pavarura”. Qeriqi bërë me dije se është duke u përgatitur një organizim edhe më i madh për të shprehur, siç tha, pakënaqësitë e ish-luftëtarëve të UÇK-së, për gjendjen e të cilëve këmbënguli se është e rëndë.

Nëna më seksi e shoubizit shqiptar ekspozon asetet

0

Edhe pse është bërë nënë, Soni Malaj vijon të ruajë një fizik me linja perfekte, dhe kjo falë ushtrimeve të vazhdueshme të saj në palestër.

Dhe rezultati është i qartë, këngëtarja është gjithnjë e më seksi.

Këtë fakt Soni nuk heziton ta vërë në pah në daljet e saj apo edhe në fotografitë që publikon në rrjetet sociale.

Edhe një herë këngëtarja ka treguar fizikun joshës që posedon, duke treguar me bikini linjat seksi.

Rrihen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë përfshirë në rrahje në Prizren. Motivi i rrahjes ende nuk dihet. Policia e Kosovës njofton se nga kjo rrahje njëri prej tyre ka marrë lëndime trupore.

“ Për arsye të pa njohura tre të dyshuar janë rrahur mes veti me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”,njofton Policia e Kosovës.

“Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Arrestohet një zhurjan

0

Një person është arrestuar në fshatin Zhur të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Studiuesi japonez: Kodet e Kanunit të ngjashëm me Biblën

0

Kazuhiko Yamamoto, ky studiues japonez, edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga kontakti i parë me rregullat e Kanunit të shqiptarëve, e pasi botoi edhe një libër për të, duket se nuk do të heq dorë nga zbulimi i burimeve parake të tij.

Në seminarin e 34-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare në Prishtinë, që nisi dje, ai do të paraqesë kumtesën që mban titullin “Një variant i studimit të koncepteve etike të Biblës hebraike me termat e strukturës etike të Kanunit”.

Prof. Yamamoto jep mësim në Universitetin e Kiushus në Japoni. Ai ra kontakt me rregullat e Kanunit, ku ishte në Tokio në fillim të viteve ‘90 duke lexuar novelën “Prilli i thyer” të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Mësojmë, shkruan Shqiptarja.com, se Kazuhiko Yamamoto ka nisur hulumtimet e tij mbi Kanunin shqiptar dhe kodet e tij, duke bërë krahasime e zbulesa të njëpasnjëshme.

Rruga e Kosovës drejt UNESCO-s, e pandalshme

0

Zyrtarët qeveritarë dhe njohësit e organizatave ndërkombëtare nuk besojnë se Serbia do të arrijë ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Edita Tahiri dhe Afrim Hoti kanë deklaruar për “Epokën e re” se rruga e Kosovës drejt këtij mekanizmi të rëndësishëm ndërkombëtar është e pandalshme, duke shtuar se përpjekjet e Serbisë për ta penguar këtë anëtarësim do të shkojnë huq.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se shtetet e ndryshme të botës në momentin e votimit do ta kenë parasysh rolin paqësor dhe stabilizues të shtetit të Kosovës në rajon.

“Serbia nuk mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, sepse Kosova tashmë është një shtet i njohur nga mbi 110 vende të botës, në mesin e tyre fuqi të mëdha botërore. Po ashtu, Kosova ka dhënë dhe po jep dëshmi si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Kosova është seriozisht e angazhuar për normalizim e marrëdhënieve ndërfqinjësore edhe me Serbinë. Ndërkohë që, me gjithë fqinjët e tjerë të rajonit, zhvillon politika të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal. Kështu që, mendoj se vendet e ndryshme të botës që do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO do ta kenë parasysh rolin paqësor dhe stabilizues të shtetit të Kosovës në rajon”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka bërë me dije se angazhimet e Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovë në UNESCO dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë janë kundër frymës së marrëveshjes së Brukselit.

“Angazhimet e Serbisë, që ta pengojë në një mënyrë apo tjetër shtetin e Kosovës në politikën e jashtme dhe institucionet ndërkombëtare, nuk janë në frymën e marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore. Edhe pse verbalisht Serbia vazhdimisht pretendon se po punon për fqinjësi të mirë, në anën tjetër në forma në ndryshme bën pengesa”, është shprehur Tahiri, duke shtuar se veprime të tilla Serbia po bën vazhdimisht.

“Këtë e kemi parë edhe në procesin e zbatimit të marrëveshjes për bashkëpunimet rajonale, ku Serbia, në vend se të heqë dorë nga pengesat, ashtu siç është zotuar me këtë marrëveshje, ne kemi informacione se ajo kohë pas kohe angazhohet për të kundërtën. Kështu që, qëndrimi ynë është që Serbia duhet të jetë konsekuente në atë që në Bruksel dakordohet, shpreh gatishmërinë apo nënshkruan për normalizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore me Kosovën”, është shprehur ajo.

Edhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, beson se angazhimi i Kosovës dhe miqve të saj do të triumfojë në këtë rrugë karshi përpjekjeve të Serbisë dhe aleatëve të saj.

“Nuk besoj se Serbia do të mund ta pengojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO, sepse anëtarësimi është çështje e procedurës. Tash të dyja vendet janë duke lobuar për dhe kundër, mirëpo unë besoj se Kosova, me mbështetje të miqve, do të anëtarësohet në këtë mekanizëm dhe përpjekjet e Serbisë do të shkojnë huq”, ka thënë Hoti.

Ai ka deklaruar se UNESCO nuk ka vend për ata që aplikuan maksimën e “tokës së djegur”.

“Në UNESCO nuk ka vend për ata që aplikuan logjikën e ‘tokës së djegur’, në vend të ndarjes demokratike dhe kulturore të shteteve; njohën vrasjen dhe terrorin shtetëror në vend të demokracisë dhe të drejtave të njeriut; dhe dogjën, bombarduan e shkatërruan në mënyrë të planifikuar të gjithë tempujt fetarë gjatë luftës së Kosovës”, është shprehur Hoti.

Menjëherë pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), diplomacia serbe ka nisur një ofensivë diplomatike me aleatët e saj për ta penguar këtë anëtarësim. /Epoka e Re/