14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Zvicër: Shqiptari dënohet me burg përjetë

Një shqiptar u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia zvicerane, pasi akuzohet për vrasjen e shokut të tij në vitin 2009 për një borxh prej 30 mijë frangash zvicerane.

Gjyqtari i çështjes e cilësoi vrasjen si një “ekzekutim të vërtetë”.

Shoku i tij kishte marrë të dashurën me vete, ndërsa kishte hipur në makinën e 39 vjeçarit nga Kosova, teksa ky i fundit e qëlloi me pistoletë për ta hedhur viktimën më pas në një përrua. 39 vjeçari është dënuar edhe në Itali me 22 vite burg për një vrasje tjetër.

I akuzuari ka mohuar në vijimësi akuzat e ngritura. Vendimi u mor nga gjykata e Rrethit Affoltemer pjesë e kantonit të Zuriut (Zurich).

“Nuk kishte asnjë provë”, argumentoi shqiptari në një deklaratë personale, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. “Ky është një skandal i madh”, tha i dënuari përpara Prokurorit. “Zvicra nuk është Koreja e Veriut”.

Akuza e Prokurorisë është ngritur mbi deklarimet e të dashurës së viktimës, e cila në momentin e krimit ishte në pjesën e pasme të automjetit.

Dënimi nuk është përfundimtar pasi mund të dërgohet në Gjykatën e Lartë të Zuriut. 39vjeçari mbetet në paraburgim deri në një njoftim të mëtejshëm.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, gjyqtari zgjati paraburgimin nga gjashtë muaj deri në mesin e tetorit. /Ora News/

Më Shumë

Shorter – Cheese, duel i yjeve në gjysmëfinale të Play-off-it

Gjysmëfinalja e “Play-off”-it në ProCredit Superligë mes Bashkimit dhe Borës ka prodhuar një nga duelet më të forta individuale të sezonit, ku Shannon Shorter...

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Lajmet e Fundit