22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6617

Milionerët e paligjshëm, në duart e Speciales

0

Edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni në filtrin e Gjykatës Speciale

700 lëndë të krimeve të luftës nga EULEX-i janë duke u shpërndarë në prokuroritë vendore

“Gjykata Speciale është e orientuar tjetërkund. Nuk është vetëm për krime lufte, por do të përfshijë edhe krime të tjera. Atje do të shkojnë krimet ekonomike, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Gjykata Speciale do të na ndihmojë shumë, pasi do të pastrojë shumë institucione shtetërore. Ajo do të jetë shumë e dobishme, ngase do të na pastrojë edhe ne që punojmë në drejtësi. Duhet të bëhen hetimet ndaj milionerëve, se ku kanë qenë më herët dhe ku janë tani, për të parë se si kanë ardhur deri këtu. Janë lakuar emra individësh dhe kompanish, ndërkohë që nuk është bërë asgjë. Vendorët e kanë pasur problem të akuzojnë, për shkak të rrethanave”, ka thënë një burim i mirinformuar nga safi i parë i Prokurorisë së Shtetit

Milionerët e pasluftës në Kosovë dhe të inkriminuarit në fushën ekonomike dhe në atë të krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kalojnë gjithsesi në filtrin e Gjykatës Speciale. Funksionimi i kësaj gjykate nuk do të prekë vetëm individë, zyrtarë të lartë, por edhe drejtues biznesesh të paligjshme, që pa dyshim kanë lidhje me njerëzit e politikës. Ky është informacioni i sigurt që ka Prokuroria e shtetit dhe që konfirmohet nga burime të gazetës. Çka do të thotë se këndvështrimi i Gjykatës Speciale nuk do të jenë vetëm krimet e luftës apo vetëm i ashtuquajturi raport i Dick Martyt, por edhe raste të rënda të krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik.

“Gjykata Speciale është e orientuar tjetërkund. Nuk është vetëm për krime lufte, por do të përfshijë edhe krime të tjera të rënda. Atje do shkojnë krimet ekonomike, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Gjykata Speciale do të na ndihmojë shumë, pasi do të pastrojë shumë institucione. Ajo do të jetë shumë e dobishme edhe për ne në drejtësi. Duhet të bëhen hetimet ndaj milionerëve se ku kanë qenë më herët dhe ku janë tani dhe për të parë se si kanë ardhur deri këtu. Janë lakuar emra individësh dhe kompanish, ndërkohë që nuk është bërë asgjë. Vendorët e kanë pasur problem të akuzojnë për shkak të rrethanave”, ka thënë një burim i gazetës, pjesë e organit të akuzës…/kosova sot/

S’ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës

0

Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të Katalunisë, por kjo është qesharake pasi populli katalunas do të vendosë lirshëm për të ardhmen e tij, e pranoi apo jo Spanja pavarësinë e Kosovës. Kështu ka thënë ndër të tjera në një intervistë ekskluzive dhënë “Zërit” eurodeputeti katalunas, Josep-Maria Terricabras

Është i bindur që anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është garancia më e mirë për stabilitet dhe zhvillim në Kosovë e rajon. Madje Serbia do të jetë e detyruar që ta njohë Kosovën, nëse synon integrimin në Bashkimin Evropian.

Kështu ka thënë eurodeputeti katalunas Josep-Maria Terricabras, i cili në shumë prononcime ka përkrahur integrimin e Kosovës në BE, në një intervistë ekskluzive dhënë “Zërit”. Sipas tij, Parlamenti Evropian duhet të veprojë më shpejt sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën.

Mbetja e Kosovës, i vetmi vend i izoluar, sipas Terricabras, është një trajtim jo i drejtë nga Evropa që po u bëhet kosovarëve.

Eurodeputeti katalunas, ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe kushtet që kjo e fundit do t’i ketë drejt integrimit. “Njohja e Kosovës nga Serbia do të jetë absolutisht dhe padyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Terricabras.

Mbi jetën akademike në Kosovë

0

Nga  Eqrem Kryeziu

Kultivimi i servilizmit të studentëve në shkollat tona, veçan në shkollimin e lartë, ka qenë i kobshëm dhe është i tillë për shoqërinë. Ëndrra e secilit servil është të bëhet, për kompensim, një person autoritar e dominues aty ku mundet e kur mundet. Qoftë kjo familja a rrethi i tij i punës. Në çastin kur servili bëhet pushtetar, ai kërkon servilizëm absolut prej vartësve a prej komunitetit partiak, sikur që e kemi parë tashmë.

Gjatë robërisë, servilët bëhen me lehtësi spiunë, duke me qenë se, të paktën, dominojnë mbi fatet e atyre që i dëmtojnë përmes denoncimeve.
Edhe në liri ata kërkojnë autoritetin që i nënshtron. Duket sikur janë bërë ekskluzivisht të varur nga thithja e apasionuar e tullumbit. Mjafton t’ua rrezikosh këtë thithje që të sistemohen që të gjithë në radhë të disiplinuar.

Apeli i individëve për ta përqëndruar energjinë e shoqërisë në caqe të caktuara nuk gjen fare jehonë, sepse vetëm ëndrra për të dominuar vepron tek servilët.
Një pedagog do të duhej të vlerësohet me pavarësinë e mendimit të studentëve të vet, qoftë ky mendim edhe kundër pedagogut vetë. Çdo kriter tjetër është gënjeshtër e rëndë. Fakti se filan profesori ia ka dalë të shndërrohet në një Bacchus para studentëve dëfton se i gjori nuk ka arritur kurrë emancipimin dhe individuacionin. Pale pastaj studentët e tij.

Në paraqitjen time të fundit para opinionit, në zgjedhjet parlamentare që kaluan, iu referova kësaj dukurie dhe ngula këmbë se vetëm kultivimi i debatit pro et contra tezave të profesorit i përfshin të rinjtë në procesin e pavarësisë së tyre intelektuale e psikike.* I kisha para vetes atëbotë dy akademikët e partisë, por ata më shikonin me do syçka alienësh, shprehje kjo që nuk u pëlqenin ato që thoshja.
Natyrisht, nuk isha i famullisë së tyre.

Kërkohet ndihmë për 17-vjeçaren nga Brezna e Dragashit, e sëmurë nga zemra

0

Albresa Muhamet Gashin (1998), prindërit e kishin kontrolluar te mjeku në Dragash, nën dyshimin se ishte prekur nga gripi. Por, mjekët iu kishin thënë prindërve se duhet ta kontrollojnë në Spitalin Rajonal në Prizren, e këta të fundit e udhëzojnë për në Prishtinë, pasi konstatojnë se vajza ka probleme me zemrën.

“E sollëm për flomë, por na thanë se vajza ka probleme me zemrën. Na thanë se vajza është në jetë, me 30 përqind zemër. E patëm edhe në Shkup, por na thanë se intervenimi atje kushton rreth 20 mijë euro, e që ne nuk i kemi ato para, pasi gjendjen ekonomike e kemi të varfër. Mezi arnohemi me bukë, lere më t’i gjejmë këto para”, thotë për Radio Sharrin, Muhamet Gashi, babai i Albresës, i cili punon si roje nate në një ndërmarrje private në Prizren, ku merr vetëm 200 euro pagë.

“Nga kjo shumë, gjysma më shkojnë për rrugë dhe ushqim dhe, me rreth 100 euro duhet ta mbajë familjen 5-anëtarëshe”, pohon Muhameti, duke sqaruar se në punë duhet të shkojë çdo ditë.

Shtatë ditë në javë punon, vuan nga tensioni i gjakut dhe nga sheqeri, por Muhameti i ka harruar këto vuajtje, tani kur vajza e tij është në buzë të vdekjes. Edhe shtëpinë ku jeton, e ka të ndërtuar me ndihmën e bashkëvendësve të tij. Por, tani që nuk ka rrugëdalje, i është drejtuar redaksisë sonë për të kërkuar ndihmë nga kushdo që mund t’i ndihmojë.

“Shpëtimin e vetëm të vajzës e shoh përmes redaksisë suaj. Më kanë thënë se Radio Sharri dëgjohet kudo në diasporë dhe, kam një shpresë se do të gjenden njerëz që mund të më ndihmojnë për t’ia shpëtuar jetën vajzës”, shprehet Muhameti për Radio Sharrin, duke mos i përmbajtur lotët, pasi, siç thotë, ka kërkuar ndihmë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, por atje i kanë thënë se anëtarët e Komisionit që i shqyrtojnë këto raste, ndodhen në pushim. /Radio Sharri/

Ka vdekur legjendari kroat Arsen Dedic (Video)

0

Artisti legjendar kroat, Arsen Dedic, ka vdekur sot në Zagreb, në moshën 78 vjeçare.

Ai ishte kompozitor, shkrimtar, përkthyes, poet dhe kantautor i famshëm në tërë Ballkanin.

Dedic ka lindur në vitin 1938, në Shibenik. Gjatë karrierës së tij të begatshme ka fituar shpërblime të shumta në festivale dhe konsiderohet si themelues i shansonës kroate./KlanKosova/

Viti 1999: Delegacioni kosovar rrugës për në Paris (Video)

0

Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar edhe disa pamje të luftës së fundit në Kosovë. Aty shihen forcat serbe në qytetin e Rahovecit.

Sipas përshkrimit, videoja është e kohës kur forcat serbe luftonin për të rimarrë kontrollin e Rahovecit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Mediat serbe atëherë raportonin se ishin më shumë se 600 pjesëtarë të UÇK-së që luftonin në qytet.

Siç shihet në video, dhe nga raportimet e atëhershme të mediave serbe, armët e shumta që duken në pamje janë konfiskuar nga serbët pasi që pjesëtarët e UÇK-së i kishin lënë ato prapa.

Në pamje shihen edhe shumë shqiptarë të cilët ishin paraburgosur nga forcat paramilitare serbe.

Në përshkrimin e videos nga AP, thuhet se serbët dyshonin se mes turmës së shqiptarëve të paraburgosur ka edhe burra, pjesëtarë të UÇK-së.

Lufta në Kosovë: Civilët shqiptarë, peng të forcave serbe në Rahovec (Video)

0

Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar edhe disa pamje të luftës së fundit në Kosovë. Aty shihen forcat serbe në qytetin e Rahovecit.

Sipas përshkrimit, videoja është e kohës kur forcat serbe luftonin për të rimarrë kontrollin e Rahovecit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Mediat serbe atëherë raportonin se ishin më shumë se 600 pjesëtarë të UÇK-së që luftonin në qytet.

Siç shihet në video, dhe nga raportimet e atëhershme të mediave serbe, armët e shumta që duken në pamje janë konfiskuar nga serbët pasi që pjesëtarët e UÇK-së i kishin lënë ato prapa.

Në pamje shihen edhe shumë shqiptarë të cilët ishin paraburgosur nga forcat paramilitare serbe.

Në përshkrimin e videos nga AP, thuhet se serbët dyshonin se mes turmës së shqiptarëve të paraburgosur ka edhe burra, pjesëtarë të UÇK-së.

Shikojeni betejën frontale mes UÇK-së dhe paramilitarëve serbë (Video)

0

Në dy video të ndara të agjencisë së lajmeve Associated Press mund të shihni luftën frontale të UÇK-së me paramilitarët serbë. Por videot e bëra jo domosdoshmërish kanë lidhje mes vete.

Video e parë, në 3 minuta e 12 sekonda, tregon anën e paramilitarëve serbë, bashkë me frikën dhe sharjet që ata bëjnë deri sa luftojnë.

Në të dytën, shihen pozicionet e ushtarëve të UÇK-së, me cigare në gojë, derisa disa prej tyre mbesin të plagosur.

Ndahet nga jeta Artisti i Popullit, Albert Verria

0

U nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, Artisti i Popullit, Albert Verria, aktor i madh i dhjetra roleve në kinematografinë dhe dramës shqiptare dhe të huaj, që la pas 110 role, shumica e të cilave falë interpetimit të tij, janë sot pjesë e kujtesës kombëtare.

Për shumë njerëz, Albert Verria njihet si aktori vlonjat. Por pak e dinë se Vlora nuk është qyteti i lindjes, por qyteti ku nisi rrugën si aktor.

Lindi në Fier më 3 shtator 1936, në familjen e madhe tregtare Verria, një ndër 5 të parat që zbritën në Fier nga Voskopoja në vitin 1796 me djegien e parë të qytetit mesjetar me emër për kulturën shqiptare, të cilat shënuan nisjen e vizionomisë te qytetit Fierit, aso kohe fshat.

Në Fier bëri shkollën fillore dhe të mesme dhe rrugës së artit i hyri që në vogëli, kur fëmijë, shkonte në Apolloni. Atje gërmonte me durim të jashtëzakonshëm profesor Hasan Ceka, që i mblidhte dy- tre fëmijë të vegjël dhe u tregonte për amfiteatrin dhe dramaturgjinë antike. Rolin e parë si fëmijë, ishte nga pjesa “Minçurini i vogël”, ku lozi personazhin e një djali të vogël me emrin Shulkë, të apasionuar pas botanistit të famshëm rus.

Pasi mbaroi studimet e mesme për zoteknikë, Albert Verria punoi si zooteknik për dy vjet në Kukës e më pas, u rikthye në Fier si pedagog në shkollën e kuadrove bujqësore, ku mjaft pedagogë të shkolluar jashtë vendit, me kulturë të mirë artistike, flisnin për operan, baletin, teatrin, c’ka ndikoi tek ai për të mbajtur gjallë dëshirën e fshehur për artin. Në 1959 kur u hap për herë të parë në Tiranë shkolla për aktorë, “Aleksandër Moisiu”, Albert Verria ishte me punë në Berat, ku regjizori me emër, Viktor Stratobërdha, që nga drejtor i kinemasë, ishte dërguar me internim aty, e nxiti të ngjiste skenën, e ndihmoi në përgatitjen e monologjeve dhe pantonimave të ndryshme. Konkurroi dhe fitoi studimet në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963) me grupin e parë të saj. U emërua aktor në Teatrin e Vlorës, duke shënuar drejtimin përfundimtar të karrierës së Albert Verrisë drejt teatrit dhe kinemasë. Që nga viti 1979, Albert Verria mban titullin “Artist i Popullit”.

Asnjëherë nuk e ndau dashurinë mes kinemasë dhe teatrit: “Teatri të jep kënaqësi se je në kontakt me spektatorin. Ndien buzëqeshjen e tyre, frymëmarrjen, emocioni është i drejtpërdrejtë. Ndërsa kinematografia të jep popullaritet. Filmi transmetohet dhe ritransmetohet disa here”, kujtonte Albert Verria.

Nga viti 1963 dhe deri në 1991, kur doli në pension, Artisti i Popullit Albert Verria ka luajtur në 110 role të ndryshme në teatër, variete, seriale të ndryshme televizive dhe në kinematografi, pa lënë mënjanë edhe rolin si regjizor në disa shfaqje të ndryshme. Rolet e Vehipit tek “Familja e peshkatarit” në 1963, të fajdexhiut tek drama “Rrenjët” e Kujtim Spahivoglit në 1969, Halil Shkoza tek “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit, etj, janë nisjet e para të roleve, që përvijuan Albert Verrinë si aktor i përmasave të mëdha, që shumë shpejt u pranua dhe u afirmua nga publiku.

Ishte vetëm 32 vjec në vitin 1972 kur interpretoi rolin e kapedanit Sulo tek filmi “Kapedani”, që e vendosi në rreshtin e parë të artistëve të mëdhenj shqiptarë. Me rolet e tjerë si “Hiluku” tek Operacion Zjarri” [1973], “Soll Lili” tek “Agimet e stinës së madhe”, Kaporal Pelegrini tek “Në fillim të verës” -1975, Nuri Beu tek “Koncert në vitin 1936”-1978, Kopi tek filmi “Rrethimi I vogël”-196, etj, janë të tjerë role, që e bëjnë të njohur në mbarë trevat shqipfolëse artistin e Popullit Albert Verria.

Numurohen mbi 20 filma ku ai luajti role, që sot mbahen mënd, qoftë dhe për një batutë të vetme, sepse Albert Verria dinte t’i futej në lëkurë cdo roli për ta bërë madhëeshtor dhe të paharrueshëm nga shikuesit.

Për artistin e madh, Albert Verria pensioni nuk ishte asgjë, sepse moshën e kishte sfiduar me gjallërinë dhe pasionet, aq të shumta dhe jo vetëm për artin skenik. Gjithë filozofinë e jetës, fenomentët e saj, shfaqjet e sjelljeve, prej të cilave gjenden burimet e të mirës dhe të keqes, Albert Verria ju dha jetë në disa libra filozofikë dhe gati mitikë. Në vitet e fundit ja doli të botojë dhe promovojë disa libra si “Rrëfim paradoksal”, “Deshifrimi”, “Misteri” dhe “Deri kur”, ndërsa i mbetën, për mungesë financimi, ende të pabotuar librat e tjerë si “Homosapiens dhe i padukshmi”, “Universi, koha, materia”, “Fundi i pashmangshëm”.

Para pak vitesh, hapi ekspozitën me 62 fotografi të roleve, personazhet e interpretuar prej këtij mjeshtri të madh të aktrimit. Të gjitha personazhet i mblodhi në një biografi artistike, fiksuar në celuloid si një rrugëtim fotofilm me rolet. Në 62 fotografi me përmasa të mëdha kalojnë rolet e paharruar të “Xha Sulos” te filmi “Kapedani”, Soll Lili tek “Agimet e stinës së madhe”, Hiluku” tek “Operacioni zjarri”, etj, etj. “Arsyeja kryesore që më shtyu të hap këtë fotoekspozitë, nuk është vetëm që të ekspozoja krijimtarinë time, por nëpërmjet këtyre fotove t’u kujtoj artëdashësve shqiptarë, kudo ku janë, filmat ku kemi luajtur dhe vazhdojmë të luajmë sot e kësaj dite”, shprehej në përurimin e parë të ekspozitës tek Galeria “Zenit” në Tiranë vite më parë Albert Verria. E hapi ekspozitën si një homazh artistëve të mëdhenj të skenës dhe artit shqiptar, që nuk jetojnë më, si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Naim Frashëri, Kujtim Spahivogli, Violeta Manushi, etj, me të cilët luajti në filma të ndryshëm.

Jetoi një jetë plot dashuri për artin, ku asnjë rrethanë e fatit nuk ia ndryshoi drejtimin e “shkruar” të tij: të bëhej një aktor i madh i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Para pak muajsh Albert Verrisë i erdhi propozimi i fundit për të luajtur në një film ndërkombëtar me një rol në filmin “Contromano”, skenarist dhe regjisor Andamion Murataj, fitues i “Ariut të Argjendtë” për Skenarin më të Mirë me filmin “Falja e Gjakut”, me Gary Keith Griffin drejtor fotografie i nderuar me çmimet më të rëndësishme të kinemasë, deri fitues i çmimit Oscar 1992. Personazhi që do të luante ishte një 80 vjeçar, një rol me shumë karakter, i vështirë dhe me domethënie të madhe, pasi filmi bazohet në temën e hapjes së dosjeve. Filmi fitues në Projektin “Memoria” mes 60 projekteve të propozuara, mbështetet nga “Pulia Film Comission” në Itali.

Por nuk mundi të realizonte rolin e tij të fundit, që e kishte shumë qejf për shkak të sëmundjes së rëndë, që e mbajti gjatë në spitalet e Tiranës.

Për plot 52 vjet, Artisti i Popullit Albert Verria jetoi në Vlorë, ku krijoi familjen me dy djem dhe karrierën e tij artistike. E donte deri në fund Vlorën, ndaj dhe shprehej përherë: “Megjithëse jam nga Myzeqeja, kam marrë shumë nga Vlora. Kam marrë atë që vlonjatët bëjnë shumë për njëri- tjetrin. Janë të besës, të fjalës, krenarë, që i përkasin qytetit ku është ngritur flamuri. Vlonjatët i duan dhe i respektojnë artistët e tyre. Gjithë shpirtin tim të përkushtimit ndaj artit, e kam për ta nderuar këtë spektator, që pret biletën për të më parë dhe që dua t’ua shpërblej vetëm me lojë të mrekullueshme”.

“Të largohesh nga kjo botë është njerëzore, të largohesh me dinjitet është hyjnore”, shkruan në një nga librat e tij ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Artisti i Popullit Albert Verria. Kështu jetoi, kështu dhe po ikën sot nga ne……..

Filmat dhe rolet e luajtur ndër vite nga Artisti i Popullit Albert Verria.

Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani
Trapi i Vjetër (2005), komedi
Misioni përtej detit – (1988)
Në emër të lirisë – (1987)
Rrethimi i vogël – (1986), shoku Kopi
Melodi e pandërprerë – (1985) bariu
Ditë të qytetit tim – (1982) (TV)
Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili
Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi
Përtej mureve të gurta – (1979), babai i Asimes
Koncert në vitin 1936 – (1978), Nuri Beu
Nga mesi i errësirës – (1978) , Ibishi
I treti – (1978), Saliu
Thirrja – (1976), Lec Kabashi
Në fillim të verës – (1975) , Kaporal Pelegrini
Shtigje të luftës – (1974), Jani Ferra
Shpërthimi – (1974) xha Kasemi
Brazdat – (1973), babai Ademit
Operacioni zjarri – (1973), Hiluku
Kapedani – (1972), xha Sulo
Kur zbardhi një ditë – (1971), Bakalli
I teti në bronz – (1970), Alo
Përse bie kjo daulle – (1969), i dehuri

/Shqiptarja.com/

Ky është ambasadori i ri i ShBA-ve në Kosovë (Video)

0

Greg Delawie, do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ambasada e SHBA-ve, ka publikuar një video të ambasadorit Greg Delawie, ku ai flet për Kosovën, e mbi të gjitha ai thotë se mezi pret që ta shijojë një makiato në Kosovë, transmeton zeri.info.

“Është nderë për mua që të shërbej si ambassador i SHBA-ve në Kosovë. Shërbimi publik është shumë i rëndësishëm për familjen time. Unë kam qenë diplomat për më shumë se 30 vjet. Gjithmonë kam besuar në marrëdhëniet e mira dhe në tolerancë. Për mua dhe familjen time do të jetë kënaqësi të jemi këtu. Po ashtu mezi pres të shijojë makiaton e Kosovës, e cila është më e mira në botë”, ka thënë ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.