14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Kërkohet ndihmë për 17-vjeçaren nga Brezna e Dragashit, e sëmurë nga zemra

Albresa Muhamet Gashin (1998), prindërit e kishin kontrolluar te mjeku në Dragash, nën dyshimin se ishte prekur nga gripi. Por, mjekët iu kishin thënë prindërve se duhet ta kontrollojnë në Spitalin Rajonal në Prizren, e këta të fundit e udhëzojnë për në Prishtinë, pasi konstatojnë se vajza ka probleme me zemrën.

“E sollëm për flomë, por na thanë se vajza ka probleme me zemrën. Na thanë se vajza është në jetë, me 30 përqind zemër. E patëm edhe në Shkup, por na thanë se intervenimi atje kushton rreth 20 mijë euro, e që ne nuk i kemi ato para, pasi gjendjen ekonomike e kemi të varfër. Mezi arnohemi me bukë, lere më t’i gjejmë këto para”, thotë për Radio Sharrin, Muhamet Gashi, babai i Albresës, i cili punon si roje nate në një ndërmarrje private në Prizren, ku merr vetëm 200 euro pagë.

“Nga kjo shumë, gjysma më shkojnë për rrugë dhe ushqim dhe, me rreth 100 euro duhet ta mbajë familjen 5-anëtarëshe”, pohon Muhameti, duke sqaruar se në punë duhet të shkojë çdo ditë.

Shtatë ditë në javë punon, vuan nga tensioni i gjakut dhe nga sheqeri, por Muhameti i ka harruar këto vuajtje, tani kur vajza e tij është në buzë të vdekjes. Edhe shtëpinë ku jeton, e ka të ndërtuar me ndihmën e bashkëvendësve të tij. Por, tani që nuk ka rrugëdalje, i është drejtuar redaksisë sonë për të kërkuar ndihmë nga kushdo që mund t’i ndihmojë.

“Shpëtimin e vetëm të vajzës e shoh përmes redaksisë suaj. Më kanë thënë se Radio Sharri dëgjohet kudo në diasporë dhe, kam një shpresë se do të gjenden njerëz që mund të më ndihmojnë për t’ia shpëtuar jetën vajzës”, shprehet Muhameti për Radio Sharrin, duke mos i përmbajtur lotët, pasi, siç thotë, ka kërkuar ndihmë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, por atje i kanë thënë se anëtarët e Komisionit që i shqyrtojnë këto raste, ndodhen në pushim. /Radio Sharri/

Më Shumë

Policia shqipton 1.777 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1777 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Fillon realizimi i projektit për restaurimin e shtegut drejt Kalasë së Prizrenit

Ka nisur shtrimi i shtegut drejt Kalasë së Prizrenit. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonën e nënkalasë, duke...

Lajmet e Fundit