11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 6621

Kujtohet lindja e UÇK-së në Zonën e Pashtrikut

0

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është mbajtur një tubim gjithëpopullor për nder të 18-vjetorit të daljes publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.

Në këtë tubim kanë qenë të pranishëm kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, veteranët e luftës nga Rogova e

Hasit dhe Theranda, me ç’rast është zbuluar Pllaka Përkujtimore në vendin ku ka qenë furra e bukës e UÇK-së.

Veterani i luftës, Isuf Gashi, ka potencuar se është nder që shtabit të tretë në nivel të Kosovës i janë bashkëngjitur e gjithë rrethina si Zatriqi, Ratkoci, Malësia e Vogël e shumë fshatra të tjerë.

Në fjalën e tij të mbajtur në shënimin e 18-vjetorit të daljes publike të UÇK-së Zona Operative e Pashtrikut, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka thënë se janë mbledhur për ta shënuar 18-vjetorin e rezistencës, ku djemtë më të mirë i thanë jo histerisë së një armiku i cili po synonte shuarjen tonë.

“Urdhërdhënësit dhe zbatuesit serbë filluan realizimin e planit famëkeq për zbrazjen e tokës sonë qoftë përmes dëbimit, vrasjeve e dhunës në forma të ndryshme. Por, djemtë e këtij trualli ishin ndër të parët që bënë një plan tjetër për ta prishur këtë plan famëkeq të pushtetit”, ka thënë Vehapi.

Kadri Veseli injorohet nga Ramadan Muja

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka injoruar ushtruesin e detyrës së PDK-së, Kadri Veselin. Ai nuk ka marrë pjesë mbrëmë në takimin që strukturat e PDK-së në Prizren, Rahovec, Suharekë, dhe Has, kanë pasur me Veselin.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Ramadan Muja ka mospajtime me strukturat e parisë(PDK).

Sekretari Organizativ i PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi tha se Ramadan Muja ka qenë i ftuar në takimin e mbrëmshëm të PDK-së, pjesë e së cilës ishte edhe Kadri Veseli.

“ Ka qenë i ftuar, por nuk ka mundur të vijë për shkak se ka qenë me grip”, tha Gashi. Sipas tij, Muja,për shkak ftohjes, dje nuk ka qenë as në punë.

“Sot, ka dalë në punë”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tregon se kryetari Muja,dje ka qenë në punë dhe se nuk ka probleme shëndetësore.

“Dje ka qenë në punë”.

“Edhe sot”,tregon Berisha.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ka qenë mirëpritësi i parë i ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi. Ai nuk ka lënë takim që nuk e ka shoqëruar Thacin, gjatë vizitave në Prizren./PrizrenPress.com/

Ai nuk fjeti një javë

0

Autoritetet amerikane përjashtuan mundësinë që Prince të jetë vetëvrarë, por nga ana tjetër vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij.
Ai që hedh disi dritë mbi këtë fakt është kunati i këngëtarit. Mediat amerikane shkruajnë se Maurice Philips, bashkëshorti i motrës së Prince, Tykas, u tha disa të pranishmëve se 57-vjeçari nuk kishte vënë gjumë në sy prej gjashtë ditësh para se të ndërronte jetë.

“Punoi 154 orë me radhë. Ishte një njeri i mirë dhe shumë punëtor. Ishte kunat i mirë”, citohet ai.

Ndërkohë, autopsia nisi të premten, por sipas zyrës mjeko-ligjore do të duhen ditë ose javë para se zbulimet të publikohen.

Legjenda e muzikës u gjet pa ndjenja në një ashensor të pronës së tij në Paisley dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë nuk munden ta kthenin atë në jetë.

Një valë homazhesh u zhvilluan në të gjithë botën për këngëtarin enigmatik i cila ka shitur më shumë se 100 milionë disqe. Adhurues të tij u mblodhën në çdo vend të Amerikës për të kërcyer e kënduar këngët e tij

Aksident në Velipojë, humb jetën vajza 10-vjeçare

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë. Për pasojë një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Sektor” në momentin që vajza me inicialet V.SH., po kalonte rrugën.

Ajo është përplasur nga një automjet dhe goditja ka qenë tepër e fortë, çka ka bërë që e mitura të mos mbijetojë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Gjashtëmbëdhjetë vendimet e Ekzekutivit të Prizrenit

0

Ekzekutivi i Prizrenit ka marr sot 16 vendime të reja.

Shefi i Zyrës për informim i Komunës, Ymer Berisha, tha se këto vendime kanë për qëllim përmisimin e jetës së qytetarëve.

Ai veçoi disa vendime që janë miratuar, sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për shpalljen e tenderit të rregullimit të varrezave në afërsi të fshatit Landovicë, projekt ky që do të realizohet në partneritet publiko-privat, si dhe vijimin e projekteve për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj nëntokësore, si dhe për shtimin e kapaciteteve të ujit në komunën e Prizrenit.

Zyrtari Berisha, njoftoi më tej edhe rreth miratimit të kërkesës së Drejtorisë së Administratës për mbështetje financiare të manifestimit përkujtimor që organizohet në Gorozhup, për shënimin e 17- vjetorit të betejave të ushtrisë së lavdishme çlirimtare në kufirin ndërshqiptar. /TV Prizreni/

Drejtoria e Shërbimeve Publike:
Shpallë tenderin për ndërtimin e varrezave të reja në Landovicë, sipas procedurave me Partneritet Publiko Privat, ndërtimin e ujësjellësit në rr. “Beteja e Pashtrikut” dhe në fshatin Gërnqarë, ndërtimin e rrugëve lokale dhe kanalizimit ne fshatin Krajk, Nashec-faza e dytë, në Bregdri, si dhe ndërtimin e kanalizimit në fshatin Mazrek. DSHP-ë, shpallë edhe tenderin për rregullimin e parkut ne lagjen Ortakoll,dhe ndërtimin e rrugës në fshatin Reqan.

Drejtoria e Administratës:
Lejon mbështetje financiare për organizimin e manifestimit “Epopeja e Gorozhupit”

Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës:
Mbulon shpenzimet e ushqimit për komisionar dhe vëzhgues të Testit të Arritshmërisë për semimaturantë.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit:
Mbështet financiarisht shënimin e festës memoriale-kombëtare të turqve të Kosovës, në vlerë 3000 euro.

Drejtoria e Shëndetësisë:
Shpallë tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Drejtorive tjera komunale dhe furnizim me lëndë djegëse-pelet për nevojat e QMF-ve dhe Urgjencës.

Zbulohet sekreti i Arian Çanit me Bleonën

0

Në spektaklin e djeshëm “Your Face Sounds Familiar”, Arian Çani e ka krahasuar Bleonën me aktoren hollivudiane Angelina Jolie, për shkak të pamjes së saj. Ky mund të quhet edhe kulmi tjetër i marëdhënies së tyre që pas emisionit “Zonë e Lirë”, kur moderatori e puthi në buzë Live (shiko videon ne linkun poshte) shtatorin e kaluar duke i thënë: “E kam shumë xhan”.

Por çfarë ka ndryshuar që prej kohës që të dy zinin faqet e kronikës rozë, sepse Bleona deklartonte nëpër studio televizive: “Arian Çani është një copë idjoti”, ndërsa gazetari nuk linte rast pa përmendur në emisionin e tij vargjet që kishte shpikur vetë: “O Bleona, o Bleona i ke bythët si vagona”.

Një pjesë të sherrit që nisi që prej vitit 2002 e ka treguar vetë Çani në “Zonë e Lirë”: “Bleona, unë me ty nuk kam asgjë përveçse jam i çuditur, që dikur në vitin 2002 babai yt më erdhi të redaksia e ‘Gazetës Shqiptare’. Unë nuk mbaj mend nëse e takova apo jo, por më thanë se ishte shumë i nxehur me mua, për një shkrim që ishte botuar në gazetë.

Vetëm kjo më ka bërë përshtypje dikur”,- i ka thënë ai kur janë takuar pas kaq kohësh.

Por tani me sa duket gjithçka është sheshuar. Bleona i shkoi në studion e tij dhe tani që janë bashkë në “Your Face Sounds Familiar”, Çani i ka me vagona komplimentat për Bleonën

Njëqind të rinj, aderojnë në PDK-në e Prizrenit

0

Njëqind të rinj kanë aderuar në PDK-në e Prizrenit. Ata janë mirëpritur nga nënkryetari Enver Hoxhaj, Adem Grabovci si dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë Qendrore dhe asaj të Prizrenit.

Në PDK-në e Prizrenit ka aderuar edhe kuvendari i Iniciativës Qytetare, Getoar Besimi.

Besimi tha se PDK-ja është motor i zhvillimit dhe perspektivës, jo vetëm të qytetit, por edhe të Kosovës”./RTK/

Kush po e ngjesh nudo Shkendije Mujajn

0

Këngëtarja shqiptare Shkëndije Mujaj, e cila njihet për format e saj bombastike, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale.

Shkëndija së fundi nuk po ndalet së provokuari fansat e saj përmes fotografive.

Ajo para pak çastesh ka publikuar në Instagram një fotografi nudo.

Modelja që ka bërë gjithçka

0

Ndërhyrjet kirurgjikale dhe estetike për të korrigjuar pamjen janë bërë të përhapura thuajse në masë tashme, e njëra prej tyre është edhe 26-vjeçarja, Valeria Alendano.

Operacionin e parë plastik ajo e ka kryer që në moshën 19-vjeçare dhe që prej asaj kohe nuk është ndalur duke kryer njëri pas tjetrit një sërë ndërhyrjesh të tjera, hollimin e belit, zgjerimin e të pasmeve dhe kofshëve, e deri tek shkulja e dhëmbëve.

Ndërhyrja e parë ishte tek gjoksi, me të cilin ajo nuk ndjehej komode dhe që thotë se ishin tallur me të në moshën 15-vjeçare, kur në vendlindjen e saj, Venezuelë është si traditë që femrave u dhurohen një palë recipeta./TCh/

Molliqaj: Ramushi tha i pari po ndahemi

0

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, ka zbuluar detaje interesante të ndarjes së opozitës. Ai për herë të parë e ka bërë publike faktin se kush ishte i pari nga liderët opozitarë, që i dha fundin opozitës së bashkuar.

“Ne kemi pasur edhe një takim me AAK-në, me datë 22 prill. Z. Haradinaj ka qenë i pari që e ka thënë që rrugët tona janë ndarë. Ka qenë një vendim i njëanshëm i AAK-së, të cilin e ka ndjekur edhe Nisma”, ka thënë Molliqaj në këtë intervistë të dhënë për Gazetën Blic, e cila e plotë do të publikohet pas disa orësh.

Molliqaj ndër të tjera ka theksuar se VV, megjithatë është e hapur ndaj subjekteve tjera politike që e kundërshtojnë regjimin.

“Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues më 17 prill dhe ka diskutuar zhvillimet politik dhe ka dalë me një qëndrim që mbetet e hapur ndaj të gjitha subjekteve opozitare parlamentare dhe joparlamentare për të ndërtuar një front të përbashkët, të quajtur Alterantiva përballë regjimit. Por, ajo duhet të ndërtohet mbi parime dhe kritere. Dhe sigurisht se ne e shohim që ky front është i domosdoshëm dhe ne mbesim të hapur në vazhdimësi. Ne mendojmë që problem në Kosovë është regjimi, kapja e shtetit. Ne nuk mendojmë që flirtimi apo bashkëpunimi në cfarëdo forme me regjimin, e aq më pak në takime jo publike, do të ndihmonte për ta ndryshuar pushtetin në Kosovë”, tha ai.

Në këtë intervistë Molliqaj flet për largimin e Ilir Dedës, për Shpend Ahmetin, fillimin e ndarjes së opozitës së bashkuar, për strategjinë e VV për të bërë opozitën pa AAK-në e Nismën, për koalicionet paszgjedhore…/ Gazeta Blic