11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 6620

Një këngë e trishtë jete

0

Lajmëroni kambanat të bien tri herë, sepse unë e di pse zogu në kafaz këndon. Lajmëroni të bien, sepse vendi po digjet nga malli dhe padurimi për të risjellë dhe njëherë në jetë kujtimet, të cilat fluturuan nëpër rrugëtime dhe qiej, të cilat i siguruan asaj mbijetesën në kohë. Dëgjoni se si ajo u bë e mirëqenë për ne, jo prej ndryshimit të lëkurës, por prej ndryshimit të mendësisë. Ajo ndër të paktët i tregoi botës mbarë, se zogu nuk do të flasë, por do të këndojë. Ajo e cila nuk e mbajti vetëm për vete tregimin, por ja rrëfehu letrave të bardha, duke i dhënë ngjyrë të vërtetës, e cila në fillim është e trishtë dhe sjell dhembje shumë, shumë të mëdha.

Dhe në dhembjet më të mëdha, gjithmonë fshihen ëndrrat më të pabesueshme, ku me to përplasen gjenitë e së ardhmes, të cilat janë të paracaktuar për të treguar se përse kemi ardhur në këtë jetë.

Rruga e saj nisi në St. Louis, Missouri, nga ku mori rrjedhë e gjithë historia e saj, për t’u bërë ndofta artistja më me peshë e këtij shekulli dhe prej së cilës morën shkas mijëra të tjerë për të vazhduar rrugëtimin e tyre. Në atë qytet ku lumenjtë rrjedhin, ajo qysh në moshën trevjeçare përjetoi ndarjen e prindërve, ku babai i saj, së bashku me të vëllain katër vjeç, i dërgoi për të jetuar në Arkansas, me gjyshen e tyre.

Historia vetëm e zakonshme që nuk është, mbase e vështirë po, dhe më lejoni t’ju tregojë pse. Sepse, në kohën kur ajo lindi, historia po përballej me situata shumë të vështira ekonomike, sociale dhe kulturore. Kur depresioni i madh ishte në fillesat e çmendurisë së tij. Kur përdaljet sociale dhe kulturore nuk kishin fre. Kohë kur asnjëri nuk ishte i sigurt dhe ku askush nuk mund t’ia lejonte vetes t’i besonte dikujt të panjohur. Kohë të tilla të elektrizojnë trupin dhe të zbukurojnë pamjen, duke menduar se të gjithë ne e hëngrëm.

E ndaj, kur të gjitha këto ngjarje ishin procese, të cilat ishin ende në zhvillim, ajo po rritej duke u zhvilluar në rrethanat e këtyre proceseve, dhe vendimi i marrë së bashku me vëllain e saj, Baily Jr., katër vjet më vonë për të shkuar e për të jetuar me nënën e tyre, ndoshta do të përbënte një ndër ato vendime, ndër të cilat ajo me kënaqësi do të donte ta kthente pas, pasi në atë periudhë me të u abuzua seksualisht nga i dashuri i nënës së saj. Një burrë, i cili quhej Freeman, e për ironi të fatit u lirua nga burgu pas vetëm një nate qëndrimi. Dhe për besë u bë një burrë i lirë, pasi pak ditë më vonë u dërgua në duart e Perëndisë, mendohet nga xhaxhallarët e vajzës, e cila besonte se zëri i saj e vrau atë burrë. Ashtu siç ajo është shprehur: “Besova se zëri im e vrau atë; e vrava atë njeri, sepse i tregova emrin dhe më pas mendova të mos flisja më, sepse zëri im mund të vriste këdo”. Për këtë ngjarje ajo nuk foli për pesë vjet me radhë, duke besuar se ishte ajo vrasësja.

Shihni se si gjenitë piqen e gatuhen, për të rrezatuar gjithçka që një qenie inteligjente ka nevojë të dijë! Andaj, kur ju thonë se jeni normal, të zakonshëm, do t’ju sugjeroja ta merrnit për kompliment.

Këto vite heshtjeje, ajo i kaloi pranë muzikës, librave nga ku u zhvillua dhe talenti i saj, për të qenë e paarrirë nga të gjithë. Talenti për të fituar kudo dhe në çdo fushë. Ajo po jepte shenjat se ishte një dhe e vetme në llojin e saj. Diçka ju mor dhe diçka e pabesueshme ju dha, talenti për të parë shpirtin e vërtetë të frymëzimit të qenies njerëzore, të shohësh përtej ngjyrave dhe egos. Ajo po jepte shenjat e atij njeriu, i cili ka impakt të menjëhershëm përkundrejt të tjerëve, sepse qëndrimet e saj po fillonin të thelloheshin dhe të mbaheshin nga rrënjë të forta. Dhe këto rrënjë kanë vetëm një emër, znj. Bertha Flowers, mësuesja e saj, e cila e kishte çuar në disa vende në botë, të cilat do të kishin një ndikim jashtëzakonisht të madh tek ajo. E kishte prezantuar me William Shakespeare, Charles Dickens, Edgar Allan Poe, Douglas Johanson dhe James Weldon Johanson. I kishte dhënë të zezës së saj dinjitetin për të vazhduar përpara kur e kishte prezantuar me Frances Harper, Anne Spencer dhe Jessie Fauser, të tria shkrimtare femra me ngjyrë. Në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, ajo i dha jetë djalit të saj, Clyde.

Ju e mendoni atë se ka lindur duke shkruar, duke dhënë konferenca, duke u dëgjuar, duke u aspiruar e duke u lëvduar. Të marrosur pas aktualitetit. Jo nuk është kështu dhe nuk duhet të ishte kështu. Ajo nuk duronte pabarazitë klasore, gjinore, racore, të gjithfarëllojshme dhe as nuk pyeti kurrkënd duke përfshirë dhe nënën e saj, kur u martua me Tosh Angelos, pavarësisht se ishte i bardhë dhe grek. Ndonëse ajo martesë zgjati vetëm katër vjet. Jo, jo do duhet të filloni të ndryshoni konfigurimin që keni për këtë grua, femër, zonjë, sepse një pjesë të mirë të jetës së saj e ka kaluar duke kërcyer profesionalisht nëpër klube nate, rreth San Franciskos, aty ku dritat ndizeshin e fikeshin për të diktuar “The Purple Onion”. Këtu në këtë vend, e rrethuar nga miqtë dhe agjentët e saj, ajo mori dhe nofkën e saj të plotë. Pasi emri i saj nga Marguerite, vëllai e thërriste gjithmonë “e imja”.

Gjatë kësaj periudhe të artë të karrierës së saj si kërcimtare profesioniste, ajo zhvillojë një tur të gjatë nëpër Europë, nga ku krijoi dhe një zakon të çuditshëm: të mësonte të gjitha gjuhët e shteteve ku shkelte dhe brenda pak viteve ajo u bë një njohëse e mirë e gjuhëve. Nën ngjyrat e muzikës Calypso, ajo nxori dhe albumin e saj të parë më 1957-n, “Miss Calypso”. Në Nju Jork, gjeti mbështetjen e John Oliver Killens, nga ku u bashkua me “Hellen Writers Guild”, ku u takua me disa autorë afro-amerikanë, si Rosa Guy, të cilët do ta ndihmonin të ishte ajo që u bë më vonë. Ngjarjet e viteve, të cilat kishin një përqendrim shumë të madh të vëmendjes te të drejtat e njerëzve me ngjyrë, bënë të mundur që ajo të takohej me heroin e Selmës, “I have a dream”, nga ku zhvilloi së bashku me Killensin, “legjendaren” “Cabaret for Freedome”, e më pas u propozua dhe u caktua koordinatore e Konferencës së Lidershipit të Kristianëve të Jugut (SCLC). Ju tregova që në fillim se rruga e saj është e përbërë nga milje të shumta, të cilat e kanë bërë që të përshkojë dhe oqeanin për të filluar e për të punuar nëpër gazetat e Ganës dhe të Egjiptit si asistente redaktore, e më pas si profesoreshë në Universitetin e Ganës, ku u detyrua të qëndrojë për një kohë më të gjatë, për shkak të një aksidenti automobilistik që i biri i pësojë. Aty ajo pati mundësinë që të takonte Malcolm X, dhe të hidhte themelet e një miqësie, që në zemër do të zgjaste përjetë, por në Tokë, do të zgjaste deri më 1965-n, kur ajo dhe Malcolm X u rikthyen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ngritur një organizatë të re, të quajtur Organizata e Unitetit të Afro-Amerikanëve, për të drejtat civile, nga ku një ditë më vonë, Malcolm X u vra dhe ku dhembje të forta pushtuan zemrën dhe shpirtin e asaj vajze, e cila u duk se do të ndryshojë përgjithmonë. Ndonëse u përpoq të ndryshonte drejtimin dhe arsyetimin e jetës, për të gjetur prehje në Hawaii tek i vëllai, për të vazhduar karrierën e saj si këngëtare, ajo nuk mundi të hiqte dorë nga dhuntia e saj për të vazhduar luftën për nder të vëllezërve dhe motrave të saj. Shihni, lufta të bën më të mirë ndonjëherë. Ajo shkoi në Nju Jork më 1967-n, ku ritakoi mikeshën e saj, Rosa Guy, dhe “vëllain” e saj, James Baldwin. Në vitin 1968, ku fryma antizezake kishte arritur kulmin, Martin Luther King, Jr. i kërkoi asaj të organizonte një marrshim, nga ku pati shumë të vrarë dhe miku i saj Gillespie kujton: “1968-a ishte një vit i trishtë, plot dhembje, të vrarë, por ishte gjithashtu dhe viti kur Amerika e para dëshmoi shpirtin e gjenialitetin krijues të kësaj gruaje”. Në po të njëjtin vit, e inspiruar nga ngjarjet dhe miqtë e saj, ajo krijojë autobiografinë e saj të parë, “I Know Why the Cadged Bird Sings”, nga ku mori dhe mirënjohjen ndërkombëtare. Dhe gjithçka tjetër ka qenë histori për Maya Angelou.

Shihni miq, nuk ka një motiv, arsye pse ndodh kështu apo pse ndodh në një mënyrë tjetër. Është forca që tregohet pas ngjarjes që dikton vlerat dhe arritjet e vërteta. Nuk ka forcë më të madhe sesa hedhja poshtë e barrierave, të cilat të pengojnë për të arritur shndritjen tënde. “Nëse shpenzon kohën me ide për të ngjasuar normal, atëherë nuk do të dish kurrë sesa i mrekullueshëm mund të kishe qenë”, thotë Maya.

Nuk mendoj se ajo nuk e ka vrarë mendjen për çfarë të tjerët thoshin rreth historisë së saj, por ndonëse ishte stër stërmbesa e Mary Lee, e cila mbeti shtatzënë me gjyshen e Maya-s, nga pronari i saj i bardhë, John Savin, i cili e detyrojë Lee-n të nënshkruante një deklaratë që ai nuk ishte babai i fëmijës dhe të akuzonte një tjetër; ndonëse deklarata u provua që ishte e rreme dhe ai ishte babai, juria për të gjitha këto e gjeti atë jo fajtor; ndonëse stër stërgjyshja e saj u dërgua në shtëpinë e të varfërve në Missouri për të lindur vajzën e saj, Margaret Baxter; ndonëse u përdhunua; ndonëse kundër të gjithëve dhe gjithçkaje ajo nuk rreshti së ndihmuari, lektuari (ndonëse pa diplomë universitare), së botuari, prodhuari filma dhe muzikë, duke folur për gjithçka njerëzit kishin nevojë. Ajo nuk rreshti së thëni edhe kur u ngujua të mos fliste që: Unë ngrihem, ashtu si jeta; Unë jam ëndrra dhe shpresa e skllavit dhe kaq natyrshëm … unë përsëri ngrihem. Tani e kuptoni pse zogu këndon.

Iva Aliko: Më ofruan 100 mijë euro për një rol porno

0

Je e dashuruar në këto momente që po flasim?

Nuk e jam e dashuruar për momentin, pasi jam fokusuar në karrierën që kam nisur si këngëtare. Dashurinë e kam lënë për më vonë, sepse tani ndihem e dashuruar vetëm me veten time.

Cilat janë përmasat e tua fizike?

Përmasat e mia janë 98-60- 110.

Mund të na tregosh më shumë rreth stilit të jetës?

Stili i jetës sime duket, nuk ka nevojë për shumë koment.

Bukurinë që ke si do e përkufizoje?

Bukurinë që kam nuk e përkufizoj dot unë, por e vlerësojnë të tjerët.

Të kanë komentuar se ke bërë bërë ndërhyrje të shumta, mund të na thuash se cilat pjesë të trupit i ke kështu në saj të bisturisë?

Po. Vetëm buzët.

Gjoksin dhe vithet?

Jo, i kam të miat

Kush t’i ka prekur deri tani për të provuar origjinalitetin e tyre?

Nëpër emisione ata që kanë dyshuar. Kam qenë e hapur që t’i provojnë e t’i shuajnë dyshimet.

Ndonje ofertë për të pozuar nudo ke marrë?

Po kam marrë oferta për të pozuar nudo, dhe shumë oferta si brenda ashtu dhe jashtë vendit për të luajtur në filma porno.

Cila kompani e industrisë pornografike ta ka bërë ofertën dhe sa të kanë ofruar për një rol?

Nuk më pëlqen ta bëj publike emrin e kompanisë. Më kanë ofruar shumat nga 50 mijë euro deri 100 mijë euro për një rol, disa kompani filmash pornografikë në Turqi, Zvicër e deri nga SHBA.

Pas propozimit për të luajtur në filmat pornogafikë u informove si realizohen skenat e tyre?

Jo, nuk më interesojnë momentalisht. Ndoshta më vonë po.

Arrestohet në Prizren, dërgohet në burgun e Dubravës

0

Një person është arrestuar në rrugën “De Rada” në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Dhunohet një femër në Suharekë

0

Një femër është dhunuar në Suharekë. Policia e Kosovës njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Pushtetari a vuan në Ferr?

0

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Sipas pikëpamjeve të librave të shenjtë, ato na tregojnë se Djalli është një qenie e padukshme që sillet egërsisht dhe pamëshirshëm në planetin TOKË, njëkohësisht bënë vepra të liga? Por sipas studiusve të kohëve tona thonë se Djalli nuk ekziston, porse ai është vetëm pjellë e imagjinatës njerëzore. Njerëzit me të drejtë pyesin nga erdhi kjo qenie kaq e ligë? Djalli nuk është emri që ju vu atij kur u krijua. Ky është një emër përshkrues, që do tëthotë: – shpifës, mashtrues, kundërshtar i së mires, armik i Perëndisë e njerëzimit. Natyrisht se një kriminel përpiqet që në vendin e krimit të mos lërë asfarë gjurme. Por organet e rendit policor posa paraqiten në vendin e krimit ku është kryer një krim, ata kuptojnë se duhet të ekzistij edhe një kriminel. Gjithnji sipas pikpamjeve te librave të shenjtë kanë identifikuar si kryekriminel Djallin që ka sjellë gjithë këtë botë të korruptuar. – Pasojat e sundimit të tij përfshijnë hipokrizinë, gënjeshtrat, luftrat, torturat, shkatrrimet, si dhe krimet, lakminë e korrupcionin.

Ndaj dhe Përëndia e kishte flakur Djallin nga mbretëria qiellore në botën e errët të mbretërisë së Hadit, për ta vuajtur dënimin në Ferr. Pra Djalli ishte mishërimi i së gabuarës, i së ligës, i së keqës, i asaj që më së shumti urrehet nga njerëzimi, e ai është mëkati e krimi.

Në pëfytyrimin e njerëzve Ferri konsiderohet si vendqëndrim i të vdekurve që në tokë kishin bërë të liga, të këqia dhe krime. Sipas mitologjisë: – Shpirtërat e të vdekurve i sillte në mbretërin e Hadit në ferr Hermësi, ky përcjellës i shpirtrave, i dergonte atje në Ferr që të vuanin për krimet që kishin bërë në tokë.
Pa shihni këtë kalbjen politike si dhe hipokrizin e disa prej politikanëve tanë nëmbarë hapsirat shqiptare.

Ç’dreq hipokritë janë këta? Sillën sikur të jenë sundimtarët tanë që duhet adhuruar si Perëndi?!

Ndërsa në realitet punët dhe veprat e tyre janë të ngjashme me ato të Djallit.

Në zemrën e tyre sikur ka zënë rrënjë ambicia egoiste që gjithçka nga pasuria e atdheut duan ta rrëmbejnë, ta zhvatin vetëm për vetën e tyre, për të afërmit, për familjet e tyre, për militantët e tyre partiak, që t’i kënaqin dëshirat e tyre për të jetuar në lukse të tepruara. Kështu ata po e sfidojnë të drejtën e popullit të varfër për të jetuar dinjitetshëm. Êshtë jetësore të punojë e bashkuar e gjithë shtresa popullore e të varfërfërve, e të paknaqurve, për t’ju kundërvu këtyre politikanëve mashtrues e të korruptuar në mbarë hapsirat shqiptare që ndodhën si në pozit poashtu edhe në opozit, për ta marrur me mjete politike e paqësore populli në dorë fatin e tij, që të marrë në dorë anën e drejtësisë.

Deri kur të durohen mashtrimet e tyre, ata na paraqesin çdo ditë sikur Atdheu ynë po përparon e po lulëzon, e në anën tjetër populli po e shehë se gjithçka e vlershme kombëtare sikur po përmbyset nga antivlera dhe nga antikombëtarët, sikur po humbet në këtë proces ndryshimi demokratik. Ku është tani Atdheu? Ku mbetën doket dhe zakonet e mira mbi të cilën kishte ndërtuar jetën populli shqiptar, sikur po humbasin! Pse duhet të ndihen krenar të varfërit e të paknaqurit në atdheun e tyre, kur janë të detyruar të punojnë shumë e të fitojnë pakë në Ndërmarrjet e ndryshme të pronarëve privat, me vështirësi e jetojnë jetën, ndërsa tjetri që ka afërsi me pushtetarin jeton me salltanetet e tepruara?

Ata skamnorë, ajo armata e të papunëve, ajo armata e pensionistëve, e njohin mire trishtimin që fshihet në shpirtin e keq të pushtetarit të korruptuar, e të djallosur, të gjithë këta zonja e zotërinjë ndjehen sit ë papërshtatshëm në atdheun e tyre, e çfarë zonja e zotërinjë janë këta njerëz kur nuk gëzojnë jetë të dinjitetshme, kur shohin para syve lumturi të rreme, lumturi të shtirrur, shumica e këtyre njerëzve dëshirojnë të jetë e vërtetë ajo që thonë pushtetarët gënjështarë?

Nën dritën e këtyre të vërtetave, pyesin të vuajturit, pyesin skamnorët, pyesin të papunët, a’thua ky pushtetari shpirt tiran e shpirt djallosur a do të vuaj kur të shkoj në Ferr? Unë them se problemi është që të kuptojmë dobinë e vërtet të ndryshimit politik në të ardhmen.

Më 27.04.2016

Mamaja e Dragonjve

0

Që prej shfaqjes në “Game of Thrones” fama e saj ka ngjitur shkallët me shpejtësi, aq sa sot është një ndër femrat më të kërkuara nga revistat rozë për pozime.

Jo më kot Emilia Clarke, që luan rolin e “mamasë së dragonjëve” në serialin në fjalë, meriton vëmendjen që ka.

Aktorja 29-vjeçare ka tërhequr vëmendjen me setin e radhës të fotove të nxehta, ku ndryshimi i vetëm nga roli që ka në serialin e famshëm që tashmë ka hyrë në sezonin e gjashtë, është ngjyra e flokëve.

Emilia Clarke1 Emilia Clarke2

PDK nuk komenton asgjë rreth bastisjes dhe kërkimit të Azem Sylës

0

PDK nuk ka dashur të komentojë aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për bastisjen e shtëpisë së së deputetit të saj, Azem Syla dhe një ish vozitësi të kësaj partie.

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dashur të komentojë aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për bastisjen e shtëpisë së së deputetit të saj, Azem Syla dhe një ish vozitësi të kësaj partie.

“Nuk di asgjë për këtë”, tha shkurt sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati.

Ai ka lënë të hapur mundësinë që PDK më vonë gjatë ditës të dalë me një deklaratë.

Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

Në këtë aksion përpos shtëpisë së Sylës janë në proces të kontrollimit edhe 15 lokacione të tjera në mbarë vendin.

Në përgjithësi, burimet e EULEX-it kanë thënë s ebëhet fjalë për një grup prej 40 personash ndërsa në shënjestër për t’u bastisur janë 42 lokacione.

Azem Syla, gjatë luftës, për një kohë ka qenë komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Sondazhet paraprake, Trump fiton në 5 shtete

0

Miliarderi Donald Trump, ka fituar me lehtësi në 5 shtetet verilindore që votuan të martën. Kështu, ai ka shkuar më pranë zgjedhjes si kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa nga ana tjetër, Hillary Clinton arriti të fitojë në 4 shtete, Kënektikat, Delauare, Mariland dhe Pensilvani. Në Rode Ajlënd ishte Bernie Sanders ai që triumfoi.

Sipas BBC-së, rivalët e miliarderit njujorkez tashmë e kanë larguar vëmendjen nga verilindja, për t’u fokusuar në zona të tjera. Ted Cruz dhe John Kasich kanë bashkuar forcat për të ndihmuar njëri-tjetrin në Indiana, Oregon dhe Nju-Meksiko.

Trump e quajti fushatën kundër tij “Të ndalim Trump-in” një përpjekje “të mjerë” dhe e akuzoi Partinë Republikane se po e trajton atë padrejtësisht, duke e cilësuar sistemin e emërimit si të “manipuluar”

Kurti: Haradinaj, destruktiv

0

Albin Kurti fajëson Ramush Haradinajn për moskrijimin e “Alternativës për Kosovën”, që do t’i bashkonte tri partitë opozitare, “Vetëvendosjen”, AAK-në, “Nismën”, dhe shoqërinë civile.

Ai thotë se AAK-ja luajti rol destruktiv, duke vendosur kushte për “Vetëvendosjen”

AAK-ja nuk ishte e gatshme për ndërtimin e Alternativës dhe se subjekti i Ramush Haradinajt nuk kishte parime, por interesa partikulare, kështu thotë ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në intervistë për gazetën “Zëri”.

Ai bën të ditur se kishte pranuar kërkesën e AAK-së që në listë të ishin të barabarta me pjesëmarrje, 40 me 40, edhe pse “Vetëvendosja” është subjekti më i madh opozitar. Por, sipas tij, Haradinaj këmbëngulte që ta kishte ose mandatarin, ose bartësin e listës.

“Por ne nuk mund ta pranonim një imponim të tillë. Pra, prej dy kërkesave të tyre ne e pranuam njërën kërkesë, por ata donin që ne t’i pranonim të gjitha, kjo ishte e papranueshme për ne”, ka treguar për “Zërin” Kurti.

Azem Syla: “Jam në Durrës, tash po nisna për Kosovë”

0

Policia e EULEX-it nuk arriti ta arrestojë sot Azem Sylën. E kërkoi në Prishtinë dhe në shtëpinë e tij familjare në Kishnarekë të Drenasit, por kot.

Indeksonline mëson se Azem Syla për herë të fundit i është lajmëruar policisë në telefon nga Durrësi.

“Jam në Durrës, tash po nisna me ardhë për Kosovë”, janë fjalët e fundit të Azem Sylës, e që më pas nuk është bërë i gjallë, duke e shkyçur celularin, thonë burime të Indeksonline.

Indeksonline po ashtu merr vesh se Azem Syla akuzohet për tri vepra të rënda penale: Krim të organizuar, pastrim parash dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në aksionin e gjerë të Policisë së EULEX-it e cila ishte e asistuar nga forcat speciale të Policisë së Kosovës janë bastisur mbi 40 lokacione në tërë Kosovë, derisa deri me tash janë arrestuar disa persona. /Indeksonline/

Policia e Kosovës dhe EULEX në kërkim të Azem Sylës, arrestohet ish shoferi i tij

E plotësuar: Në lagjen Pejton nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, për mbi dy orë, Policia e Kosovës dhe EULEX kanë bastisur njërën nga ndërtesat e banimit, përkatësisht banesën e ish shoferit të deputetit Azem Syla.

Fqinjët e këtij personi i kanë thënë KosovaPress-it se policia e ka arrestuar fqinjin e tyre të cilin ata e njohin si vozitës të Azem Sylës.

Aksion i madh i Policisë dhe EULEX-it, kërkojnë Azem Sylën

Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë duke bastisur në 50 lokacione të ndryshme, ndërsa aksioni ka të bëjë me krimin e organizuar.

Aksioni është duke u zhvilluar momentalisht. Burime të RTV Dukagjinit bëjnë të ditur se Policia e Kosovës do të arrestojë edhe ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën.

Mësohet se tashmë Policia ka qenë në shtëpinë ku jeton Azem Syla, por meqenëse ai nuk ndodhej aty i ka lënë një ftesë për tu paraqitur në Polici.

Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

Në vazhdim, Telegrafi do të ju informojë me të rejat tjera rreth këtij aksioni. /Telegrafi/