9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6622

Mustafa shpreh përkushtimin për të trajtuar kërkesat e Reçanit të Prizrenit

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka vizituar sot fshatin Reçan, në afërsi të Prizrenit dhe vendbanimet përreth këtij rajoni.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se Mustafa ka zhvilluar një takim me qytetarë ku ishin të pranishëm qindra banorë të Reçanit dhe fshatrave tjera, përfaqësues politik të komunitetit boshnjak dhe komuniteteve tjera që banojë në këto zona, përfaqësues të fermerëve, biznesmenë dhe përfaqësues të OJQ-ve.

Gjatë kësaj vizite, Mustafa shoqërohej nga ministri pa portofol, Rasim Demiri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, si dhe disa zëvendësministra të resorëve të tjerë.

Bëhet e ditur se Kryeminstri ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të trajtuar të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e tyre si dhe për të ofruar përkrahje për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e këtyre zonave.

“Për ne është me rëndësi që të zhvillojmë bisedë të hapur me qytetarët tanë, t’i dëgjojmë hallet e juaja, t’i dëgjojmë kërkesat e juaja, por po ashtu të marrim edhe propozimet, vërejtjet, sugjerimet e juaja, se si te organizojmë punën më mirë, si ta organizojmë ekonomikisht këtë zonë dhe Kosovën dhe si ta forcojmë shtetin ligjor, si ta përmirësojmë arsimin, dhe si të mundësojmë që sa më shumë qytetarë të kyçen në vetëqeverisjen lokale dhe të jenë më afër pushtetit lokal. Mirëpo, të gjitha këto do t’i bëjmë në bashkëpunim me komunën, në bashkëpunim me ministritë përkatëse dhe në bashkëpunim me qytetarët”, tha Mustafa.

Kurse Demiri është shprehur se, “kjo për ne është ditë e veçantë. Unë e falënderoj kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij që i janë përgjigjur ftesës tonë. Vetë ardhja e kryeministrit këtu dëshmon se kjo Qeveri, që udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka programin e saj, ka planin e saj, se si të lehtësohet dhe të përmirësohet jeta e të gjithë qytetarëve në Kosovë, në këtë mes edhe e qytetarëve të komunitetit boshnjak”.

Duke iu referuar rezultateve të arritura deri më tani nga Qeveria e Kosovës, Demiri, ka thënë se përparimi që është arritur në zhvillimin ekonomik, punësim, përmirësimin e sistemit arsimor dhe suksese tjera që janë përmendur nga kryeministri Mustafa një ditë më parë, janë të arritura për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe komunitetin boshnjak.

Demiri, po ashtu, ka njoftuar edhe për çështjet tjera që preokupojnë këtë rajon siç janë krijimi i komunës së re, migrimi dhe aspektet tjera të zhvillimit.

Gjatë debatit të zhvilluar, qytetarë të shumtë dhe përfaqësues politik kanë shtruar problemet dhe preokupimet e tyre, në të cilat kanë marrë përgjigje nga kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat.

“Loyola” në Prizren, shënoi përvjetorin e 11-të (Video)

0

Gjimnazi “Loyola” në Prizren, shënoi sot 11-vjetorin e themelimit të saj. Drejtori Aksel Bydefeld tha se kjo shkollë po edukon dhe arsimon brezat e rinj.

“Me punën dhe angazhimet që po bëhen në këtë institucion, po i arsimojmë dhe edukojmë brezat e rinj, që jeta e tyre në të ardhmen të ketë kuptim”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit të prindërve, Fatmir Rexhaj, tha se prindërit janë partnerë i stafit të shkollës.

“Ne jemi partner të drejtuesve dhe stafit të shkollës, ku përmes bashkëpunimit reciprok mundohemi që fëmijët tanë, të cilët i vijojnë mësimet në këtë shkollë dhe gjeneratat që do të vijnë, të arsimohen dhe edukohen në mënyrën më të mirë të mundshme për ta ndërtuar më mirë shtetin e Kosovës”, tha ai.

Pjesë e këtij manifestimi ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme përfshirë kryetarin e Komunës, Ramadan Muja me bashkëpunëtorë, deputeti i LDK-së,

Hatim Baxhaku, oficerë të KFOR-it dhe FSK-së, mysafirë të ftuar nga Gjermania ,prindër të nxënësve dhe pjesëtarë të këtij gjimnazi./TVPZ/

GJIMNAZI “LOYOLA” SHËNOI PËRVJETORIN E 11- të TË THEMELIMITMe një manifestim kulturor,është shënuar 11 vjetori i gjimnazit “Loyola” në Prizren , aktivitet ky i njohur me emrin “ Dita e dyerve të hapura”.Pjesë e këtij manifestimi ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme përfshirë kryetarin e komunës, Ramadan Muja me bashkëpunëtorë, deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku, oficerë të KFOR-it dhe FSK-së, mysafirë të ftuar nga Gjermania ,prindër të nxënësve dhe pjesëtarë të këtij gjimnazi.Aksel Bydefeld, drejtor i Loyola-s ,pasi përshëndeti të pranishmit , tha se me punën dhe angazhimet që bëhen në këtë institucion, ne po arsimojmë dhe edukojmë breza të rinj, që jeta e tyre në të ardhmen të ketë kuptim , theksoi ai. Ndërkaq, kryetari i këshillit të prindërve, Fatmir Rexhaj, tha se ne jemi partner të drejtuesve dhe stafit të shkollës, që përmes bashkëpunimit reciprok mundohemi që fëmijët tanë të cilët i vijojnë mësimet në këtë shkollë dhe gjeneratat që do të vijnë, të arsimohen dhe edukohen në mënyrën më të mirë të mundshme për ta ndërtuar më mirë shtetin e Kosovës, theksoi ai. Me rastin e shënimit të 11 vjetorit themelimit të këtij institucioni shkollor, para të pranishmëve u shfaq një program I larmishëm artistik nga nxënësit e gjimnazit “Loyola”.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Samstag, 16. April 2016

Eventet për Kadarenë, zhvendosen në Kosovë

0

Prej tri ditësh ka nisur në Prishtinë Java e Bibliotekave. Këtë vit ky aktivitet ka hyrë në edicionin e tij XIV. Përfaqësues së botës së librit janë mbledhur në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës ku po mbahen dhe aktivitetet e kësaj ngjarjeje kulturore. Pjesë e këtij aktiviteti është dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë e përfaqësuar nga drejtoresha e Institucionit Prof. Persida Asllani dhe specialistë të sektorëve të ndryshëm. Sipas saj, “kjo pjesëmarrje vjen si shprehje e bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë të dy bibliotekave kombëtare, bashkëpunim i theksuar edhe në Protokollin e bashkëpunimit mes dy qeverive, përkatësisht në aktivitetet e përbashkëta e reciproke mes dy Ministrive të Kulturës”. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të prezantojë disa evente gjatë kësaj jave, siç është ekspozita “Qytetet e Kadaresë”, aktivitet në kuadër të vitit kulturor kremtues në 80-vjetorin e shkrimtarit, me dëshirën për të ndarë rrugëtimin në veprën kadareane përmes leximit dhe shkrimit të qytetit, të propozuar edhe më parë për publikun në Tiranë. Gjithashtu, në bashkëpunim mes dy bibliotekave kombëtare – të Shqipërisë dhe të Kosovës, është ndërmarrë edicioni II i Konferencës së përbashkët shkencore: “Kadare – leximi dhe interpretimi”, në të cilën kanë referuar studiues të të dyja vendeve.

“Specifikë e këtij edicioni për BKSH-në ishte pjesëmarrja me kumtime e studime shkencore mbi veprën e Kadaresë të vetë specialistëve të bibliotekës, duke dëshmuar vullnetin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë për t’u shndërruar edhe në promotore të kërkimit shkencor në vend e rajon. Kumtimet e këtij edicioni synonin të merrnin në shqyrtim mundësitë e reja të leximit dhe interpretimit të veprës kadareane. Nga romanet te poezia, nga dialogu te digresioni, nga shkrimi te teksti, nga fiksioni tek eseja, nga botimet kritike te leximet subjektive, tipar i kësaj konference mbeti në thelb sfida e përhershme e leximit dhe interpretimit të letërsisë. Gjatë ditës së parë të Javës së Bibliotekave në Kosovë, BKSH nisi prezantimet edhe me promovimet e botimeve të saj profesionale dhe bibliografike: “Bibliografinë e librit shqip 1945-1958” (vëllimi III), përmbyllje e etapës së fundit të Bibliografisë Retrospektive të Librit Shqip, si dhe “Aftësimi në Informacion përmes Teknologjive të Reja dhe Komunikimit” – Aktet e Konferencës së Shkencës së Bibliotekave dhe Informacionit Shqipëri-Kosovë 2014. Pas kurorëzimit me sukses të dy vëllimeve të para të bibliografive retrospektive të librit shqip të periudhës: 1555-1912 dhe 1913-1944, BKSH njoftoi përfundimin edhe të vëllimit III të Bibliografisë Retrospektive të librit shqip, që i përket periudhës 1945-1958. Kjo bibliografi do t’i bashkëngjitet dy bibliografive të para që gjenden tashmë në faqen e Bibliotekës Kombëtare bksh.al, në versionin online.

Kështu plotësohet i gjithë informacioni bibliografik mbi botimet libër, që prej librit të parë të dokumentuar “Meshari” i Gjon Buzukut e deri në librat e fundit të botuar që përfshihen në bibliografinë kombëtare korrente. Pas një përmbledhjeje të kritereve të përshkrimit dhe të hartimit të dy vëllimeve të para të bibliografive retrospektive, u prezantua dhe Vëllimi III, që përmbyll etapën e këtyre bibliografive. Ky vëllim përfshin të gjithë librat, që janë botuar në Republikën e Shqipërisë prej vitit 1945 deri në 1958 dhe ndodhen në fondet e Bibliotekës Kombëtare. Kështu, përdoruesi i Bibliotekës Kombëtare, i ndodhur sot kudo në botë, qoftë student, studiues i fushave të rëndësishme të dijes, ka një informacion të plotë mbi librin që ndodhet në fondet e Bibliotekës, por mbi të gjitha një informacion të organizuar dhe të pajisur me elemente të rëndësishme kërkimi. Hartimi i Vëllimit III të bibliografisë retrospektive të librit përbën një kontribut, në historinë e bibliografive kombëtare të librit, duke e kompletuar tërësisht pasqyrimin e librave shqip, prej 1555-s e deri 1958. Kjo punë dhe ky prezantim u zhvillua nga bibliografja e BKSH-së zn. Brunilda Tahiri.

“Aftësimi në informacion” ka qenë një tjetër pjesë e rëndësishme e zhvillimit të bibliotekave. Kjo strategji u parapri me organizimin në vitin 2014 e Konferencës së shkencës së bibliotekave dhe informacionit Shqipëri-Kosovë Edicioni IX me temë: “Aftësimi në informacion përmes teknologjive të reja dhe komunikimit”, ku Shqipëria u përfshi në kremtimet  e përvjetorit të 40 të përkufizimit të termit “Aftësim në Informacion”, si një nga principet bazë të bibliotekonomisë bashkëkohore në nivel tashmë global. Aktet e botuara të kësaj konference u prezantuan në Kosovë nga specialistja e BKSH-së, Renida Ferro, e cila sqaroi gjithashtu se në këtë botim përfshihet e përkthyer në shqip paketa e plotë e dokumenteve (deklarata, manifeste etj.) të IFLA-s dhe UNESCO-s mbi Aftësimin në Informacion. Gjithashtu, u vijua me prezantimin e projektit të BKSH-së mbi strategjinë e “Aftësimit në Informacion”, qëllimi, objektivat, mjetet me të cilat realizohet ajo si dhe modulet teorike e praktike.

Interes pati funksionimi dhe zbatimi i strategjisë për grupmosha të ndryshme dhe  zbatimi i saj për kategori të ndryshëm përdoruesish. Të pranishmit u njohën edhe me aktivitetet, veprimtaritë, seminaret, vizitat e grupmoshave të ndryshme dhe leksionet e hapura mbi “Aftësimin në Informacion” që zhvillohen prej më se një viti në mjediset e BKSH-së. Për drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku “edicioni i sivjetmë me të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë, synon të kryejë funksionin e një ndërgjegjësimi publik për të promovuar kulturën bibliotekare, për të nxitur përdorimin e bibliotekës, por edhe përkrahjen e tyre”. Ai vlerësoi se Java është dhe duhet të jetë javë e një respekti kombëtar për bibliotekat dhe bibliotekarët, të përkushtimit ndaj tyre, të cilët e mirëmbajnë kujtesën për kulturën dhe dijen njerëzore. Ndërsa drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit e shkëmbimit institucional mes dy bibliotekave, si dhe siguroi mbështetje sistematike për thellimin e tij.

Buena: Ju më tallni, por shihni format e mia seksi

0

Këngëtarja e grupit Sugababe, Mutya Buena, kishte ca kohë që nuk shfaqej në skenë.

Por së fundmi e kritikuan për format e saj.

Megjithatë ajo iu është përgjigjur të gjithë atyre që e tallin duke postuar disa foto të nxehta në IG.

Iva Aliko çmendet pas Bashës: Është seksi, deputeti që më bleu shtëpi është i martuar

0

Iva Aliko, vajza që para disa kohësh askush nuk e njihte, por disa operacione plastike, një veshje ekstravagante, tentimi për t’i hyrë muzikës dhe tani këto deklarata, janë këto disa nga mënyrat që biondja ka zgjedhur për t’u bërë e njohur. Por, në të vërtetë askush nuk e njeh si këngëtare, por për deklaratat e saj që realisht janë apo jo të vërteta kanë bërë bujë.

Në një intervistë për Bluetooth ajo tregon historinë e saj me deputetin që i ka blerë shtëpi tek “komuna e Parisit”. Ajo rrëfen se ai është një politikan kosovar dhe se është i martuar, por këtë biondja se ka problem. Ndër të tjera ajo thotë se, jo pak ngacmime ka marrë edhe nga deputetët shqiptarë, por i ka refuzuar. Idhulli i Ivës vazhdon të mbetet Sali Berisha, për figurën politike që ka, ndërkohë më seksi sipas saj është Lulzim Basha.

Ditët e fundit mediat kanë folur se një politikan në moshë të madhe ju ka dhuruar një shtëpi, sa i vërtetë është ky lajm?

Po është shumë e vërtetë. Bëhet fjalë për një deputet kosovar, jo shqiptar. Është fakt tashmë që më ka dhuruar një apartament tek “Komuna Parisit”.

A keni një lidhje ju të dy, apo thjesht ju ka ngacmuar?

Jo ne të dy jemi të lidhur prej disa muajsh.

Po bashkëjetoni?

Jo nuk po bashkëjetojmë, takimet tona janë mes Tiranës dhe Kosovës.

Është i martuar?

Po është i martuar, jeton në Kosovë me familjen.

Si jeni njohur ju të dy?

Në fakt ka qenë një miku im që na ka prezantuar para pak kohësh.

Është një ministër i qeverisë kosovare?

Nuk dua të jap më shumë të dhëna, mjafton që është një deputet shumë i njohur në Kosovë.

Një tjetër ministër është ndarë nga gruaja për të jetuar me modelen, Diana Avdiu, a do ta bënit dhe ju publik emrin e tij?

Jo, nuk dua ta bëj publik se nuk dua t’i shkatërroj familjen.

Në çfarë pike është lidhja juaj, a jeni të dashuruar?

Nuk është se jemi të dashuruar, jemi në fazën e simpatisë.

Çfarë ju josh tek i dashuri juaj politikan?

Është shumë i përkushtuar ndaj meje. Më plotëson dëshirat dhe tekat e mia, më respekton.

Trembeni teksa mendoni se dikush mund t’ju shohë gjatë takimeve tuaja?

Natyrisht që e kam edhe këtë frikë, por takimet tona janë shumë të fshehta. I shmangim ambientet publike.

E mendon ai të ndahet nga gruaja?

Jo, dhe unë as nuk dua që ta mendojë.

Ndërkohë Iva si këngëtare, pse i hytë kësaj rruge?

Mendoj se kam zë, po marr mësime private nga një mësuese kantoje. Plus që është një nga pasionet e

mia.

I ke parë koleget e tua, Xhesika Ndoj, Gugu, që kanë deklaruar historitë e tyre me politikan, mendoni se mashtrojnë?

Po, i kam parë. Nuk mendoj se mashtrojnë. Përderisa i thonë, diçka të vërtetë duhet të ketë.

I trembeni paragjykimeve për faktin se ke një histori me një burrë të martuar?

Nuk më intereson shumë pjesa e paragjykimeve.

Jeni gjithnjë ekstravagante, do guxonit të vinit nudo?

Mendoj se po.

Pak kohë më parë jeni shprehur se keni një simpati për Berishën, çfarë simpatie është kjo?

Duhet të sqaroj që Berishën e vlerësoj shumë për figurën politike që ka, e shoh si idhull. Normalisht që nuk mund ta shikoj si mashkull, aq më tepër për moshën që ka.

Kush nga politikanët shqiptarë të duket më seksi?

Padyshim që Lulzim Basha.

A ju ka ngacmuar ndonjë politikan shqiptar?

Po, madje jo më larg se dje më erdhi një sms, nga një deputet shqiptar, që më shumë më bëri për të qeshur.

Si e mendon Iva të ardhmen e saj?

Mendoj se është diçka që nuk mund ta parashikoj. E shikoj muzikën si pjesë timen të pandarë, ndërsa pjesën tjetër, do t’ia lëmë kohës.

Imogen, një ‘bombë seksi’ në plazhet e Majemit

0

Koha në Britani nuk duket e mirë, ndërkohë që pranvera akoma nuk ka ardhë mirë.

Por Imogen Thomas nuk e ka këtë shqetësim.

Ajo po pushon në SHBA në plazhet e Majemit, ku ka ekspozuar format e saj.

Limaj tregon se si e ka ndërmend të marrë pushtetin në Suharekë

0

Dega në Suharekë e Nismës për Kosovën ka shënuar dy vjetorin e themelimit.

Në takimin që e hapi kryetari i degës Shaban Gollopeni, u fol rreth sfidave dhe sukseseve që ka pasur Nisma në Suharekë.

Por i pari i kësaj partie, Fatmir Limaj, u bëri thirrje të pranishmëve në këtë tubim që të përgatiten për zgjedhjet që do të mbahen. Ai tha se koalicioni do të nisë shumë shpejt. Sipas tij, “kjo do të sjellë Nismën në pushtet në Suharekë”, transmeton TherandaPost.

Ai tregoi për qëllimet e Nismës qysh para dy viteve.
“Para dy viteve, Nisma ka pas një objektiv tjetër.., dhe si rezultat i këtij qëllimi ne arritëm të kemi një opozitë të bashkuar”, ka thënë ai.

Donika Kadaj Bujupi mbetet në AAK!(Foto)

0

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas dorëheqjes ajo ka qenë e përfolur se mund të bashkohet me Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo, ajo vazhdon të jetë pjesë e AAK-së. Po të hysh në ueb-faqen e AAK-së dhe të klikosh te strukturat e partisë, emri i Kadaj-Bujupit ende figurin si anëtare e kryesisë së partisë.

DONIKA-AAK-1-1

 

Thaçi nuk tregon se a do të japë dorëheqje nëse akuzohet nga Specialja

0

Presidenti Hashim Thaçi, nuk është deklaruar nëse zotimi i tij se nuk do të ketë vend në institucione për zyrtarë të akuzuar, vlen edhe për të.

Thaçi për herë të dytë e ka dhënë një premtim të tillë prej se ka marrë detyrën e presidentit.

“Persona me dosje kriminale e njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione apo në agjenci”, ka thënë ndër tjera presidenti i Kosovës”, ka thënë Thaçi në ceremoninë e organizuar për 8 vjetorin e Kushtetutës gjatë kësaj jave.

Në kabinetin e tij nuk janë përgjigjur nga e marta në pyetjet e Insajderit nëse Thaçi do të japë dorëheqje nëse akuzohet për krime lufte apo krime tjera që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës.

Thaçi është nën hetime nga Task Forca Speciale si “kreu i një grupi kriminal” i identifikuar si “Grupi i Drenicës”.

Zyra për media nuk ka folur prej të martës rreth kësaj çështje.

Presidenti i vendit ndërkohë ka folur edhe për ndryshime në Kodin Penal të Kosovës. Ka thënë se është formuar një ekip ekspertësh vendës e ndërkombëtarë.

“Në kuadër të kompetencave që unë kam si president i vendit në të ardhmen e afërt do të fillojë ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës, me gjithë se është më i miri në rajon, por kemi vërejtur disa boshllëqe që janë të nevojshme të eliminohen apo disa vrima të cilat janë të nevojshme të plotësohen me disa propozime shtesë”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Do të ulemi të diskutojmë dhe do të propozojmë me gjithë skenën politike që në mënyrë të përshpejtuar të ndodhin ato ndryshime në mënyrë që edhe sistemi i drejtësisë të jetë më efektiv. Që ta plotësojnë njëra tjetrën edhe sistemi prokurorial edhe ai gjyqësor por edhe shtëpitë korrektuese”./Insajderi.com

Erdogan kritikon shtetet islamike që nuk njohin Kosovën

0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në fjalimin e mbajtur përpara anëtareve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ndër të tjera ka deklaruar se detyra thelbësore e Organizatës është që të interesohet për problemet e myslimanëve në çdo cep të botës.

Ai bëri të ditur se ndjehen të hidhëruar për shkak se brenda 56 vendeve anëtare të OBI-t, ka ende nga ato që nuk e kanë njohur Qipron turke dhe Kosovën. Erdogan ka deklaruar se nuk e kupton shtyrjen e kësaj çështjeje duke parashtruar arsye në lidhje me mospranimin.(TRT)